Vizita në Shkup, Republika e Maqedonisë

Shkup, 25 tetor 2017

Kisha kënaqësinë e veçantë, që sot ta vizitojë shtetin fqinj, Republikën e Maqedonisë. I fillova takimet me homologun dhe mikun tim, ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

U dakorduarm, që të kemi mbledhje të përbashkët të dy Qeverive në fillim të vitit të ardhshëm.

U pajtuam, gjithashtu, që të kemi marrëdhënie edhe më të afërta, jo-formale me kontakte të rregullta ditore dhe që Kosova dhe Maqedonia të mbështesin njëra tjetrën në nivelin rajonal, rrugën drejt integrimeve evro-atlantike si dhe në nivelin ndërkombëtarë.

Propozimet e mia për heqjen e pengesave të tanishme në qarkullimin e mallërave, krijimin e një pike të përbashkët doganore/terminali doganorë, pastaj themelimin e një Zone të Lirë Ekonomike në mes të dyja vendeve si dhe krijimin e një Holdingu të Përbashkët për hekurudhat, transmisionin e energjisë dhe infraskuturën u mirëpriten nga pala maqedonase.

Shkup, 25 tetor 2017 – Takim me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov.

Përshëndeta bashkëpunimin dhe qasjen, që Qeveria e re e Maqedonisë ka vendosur me përfaqësuesit politik të komunitetit shqiptarë në Maqedoni, duke i thënë një frymë të re relaksimit dhe përmirësimit të marrëdhënieve në mes komuniteteve shumë-etnike.

Shkup, 25 tetor 2017 – Takim me Ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov. Ne kemi arritur të nënshkruajmë 21 Marrëveshje në mes dy vendeve. Kemi në proces 4 nisma të reja dhe disa Memorandume.

Takime shumë të frytshme dhe të ngrohta zhvillova edhe me Kryeministrin, Zoran Zaev dhe Kryetarin e Kuvendit z. Talat Xhaferi.

Kosova, natyrshëm, i ka parë dhe i sheh me prioritet marrëdhëniet me Maqedoninë dhe vlerëson se ato janë në nivel mjaft të mirë.

Edhe në takim me kryetarin e Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, konstatuam se edhe Maqedonia natyrshëm i konsideron si mjaft të mira marrëdhëniet me ne dhe se dy palët kemi shprehur vullnet pozitiv për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve tona.

Ne kemi arritur të nënshkruajmë 21 Marrëveshje në mes dy vendeve. Kemi në proces 4 nisma të reja dhe disa Memorandume.

Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kosovës, me shembullin e tyre për bashkëpunim kontribuojnë në drejtim të ngritjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon në nivelin më të lartë të mundshëm dhe se vizitat e këtilla janë vërtetim pikërisht i atyre angazhimeve.

Shkup, 25 tetor 2017 Takim me Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, gjatë vizitës së parë zyrtare.

Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kosovës, me shembullin e tyre për bashkëpunim kontribuojnë në drejtim të ngritjes së marrëdhënieve të mira fqinjësore në rajon në nivelin më të lartë të mundshëm dhe se vizitat e këtilla janë vërtetim pikërisht i atyre angazhimeve.

Shkup, 25 tetor 2017 – Shtrëngim duarsh me Kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev.

Kryeministrit maqedonas i shpreha qendrimin se Kosova i mbështet integrimet në NATO të Maqedonisë që do të kontribuojnë ndaj përforcimit të sigurisë dhe do të ndikojnë në perspektivat për tërë rajonin.

Qeveria e Kosovës është përcaktuar të ndërtojë marrëdhënie të mira me Maqedoninë, si dhe me të gjithë fqinjët dhe me këtë në mënyrë aktive të kontribuojë ndaj ardhmërisë së tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor, në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Shkup, 25 tetor 2017 – Konferenca për shtyp gjatë vizitës sime në Shkup. Ku para mediave sigurova se Qeveria e Kosovës është përcaktuar të ndërtojë marrëdhënie të mira me Maqedoninë, si dhe me të gjithë fqinjët dhe me këtë në mënyrë aktive të kontribuojë ndaj ardhmërisë së tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor, në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
Shkup, 25 tetor 2017 – Gjatë takimit bilateral në mes të delegacioneve të dy shteteve, Kosovë – Maqedoni.