Valletta, 1 nëntor 2017
Malta dhe Kosova do të mbajnë një Forum Ekonomik në Kosovë. Ministri i Jashtëm i Maltës, Carmelo Abela, e pranoi me kënaqësi ftesën time, gjatë takimit, që kishim në Ministrinë e Jashtme në Valletta, që ai ta vizitojë Kosovën, bashkë me një grup biznesmenesh nga ky shtet.
Besojmë, që do të krijohen kontaktet të reja me bizneset vendore, që do të hapin mundësi të reja për rritjen e shkëmbimit tregtarë, investimeve dhe krijimit të vendeve të reja të punës.

NË TAKIM ME PRESIDENTEN E MALTËS, COLEIRO PRECA
Gjatë vizitës time në Maltë, u prita në një takim shumë të ngrohtë dhe miqësorë edhe nga Presidentja e Maltës, Shkëlqësia e Saj, Marie-Louise Coleiro Preca.
Malta, do të vazhdojë të jetë një mbështetëse edhe më e fuqishme e Kosovës kudo, që ajo ka zë dhe votë.
Do të punojmë, që të nënshkruajmë edhe një Memorandum Bashkuëpunimi në mes dy vendeve, në fushat, që do të jenë me interes për të dyja vendet dhe që ndër të tjera do të përfshijnë edhe arsimin.

Kërkoi nga Presidentja e Maltës që mbështetja e cila ekziston të vazhdoj edhe më tutje, në veçanti sa i përket anëtarësimit të vendit tonë në Këshillin e Evropës, Interpol, UNESCO dhe organizata të tjera dhe mbështetjen për forcimin e legjitimitetit ndërkombëtarë të Kosovës nëpërmjet zgjerimit të njohjeve të reja.
Duke folur për anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, presidentja Marie-Louise Coleiro Preca, më konfirmoi se vendi i saj në vazhdimësi e ka mbështetur Kosovën dhe do të vazhdojë që ta mbështesë edhe më tutje.

FOLËSI KRYESOR NË KONFERENCËN GLOBALE PËR TOLERANCË DHE PAQE
Në inaugurimin e Konferencës Globale për Tolerancë dhe Paqe, e cila i kishte mbajtur punimet, në Valletta të Maltës.
Në këtë Konferencë isha folësi kryesor, së bashku me Kryeministrin e Maltës, Joseph Muscat, si dhe homologun tim nga Malta, Ministrin e Jashtëm Carmelo Abela.

