Një nga mëngjeset që e kalova së bashku me mikun e madh të Kosovës, kongresmenin Eliot Engel

Prishtinë, 21 nëntor 2017

Sa herë që kongresmeni Eliot Engel është në Prishtinë, edhe përkundër angazhime të mëdha, gjejm kohë që të takohemi.

Gjatë një mëngjesi pune, që sot zhvillova me Kongresmenin amerikan, Eliot Engel, ai e vlerësoi kontributin tim në shtimin dhe zgjerimin e gjeografisë së njohjeve në të gjitha anët e globit.

Kërkova vazhdimin e bashkëpunimit dhe shtimin e përpjekjeve të reja, së bashku me kongresmenin Engel, i cili ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në këtë drejtim, që të sigurojmë njohje të reja nga shtetet, që ende nuk e kanë ndërmarrë një hap të tillë.

Prishtinë, 21 nëntor 2017 – Gjatë takimit me Kongresmenin amerikan, Eliot Engel. Kontributi i Engel për vendin tonë është i njohur nga secili qytetar i Kosovës.

Kërkova, gjithashtu, rritjen e pranisë amerikane në Kosovë dhe i bëra thirrje, që Kongresmeni Engel të ushtrojë ndikimin e tij tek kompanitë gjigante amerikane me eksperiencë në fushën e minierave, që të vijnë dhe investojnë në Trepçë.

Mbi qëllimin e njëjtë të rritjes së investimeve amerikane në vendin tonë, i bëra ftesë mikut të madh të Kosovës dhe shqiptarëve, që brendet e njohura multinacionale amerikane në fushën e produkteve agro-ushqimore, të vijnë dhe të investojnë në Kosovë, në mënyrë që produktet e shkëlqyera të Kosovës, të bëhen pjesë e tregjeve globale.

Kongresmenin Engel e njoftova edhe me vizionin tim në qeverinë e re për të prodhuar rezultate sa më të shpejta ekonomike si dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve të vendit.