Në Washington për takime të shumta me zyrtarë të lartë amerikan

Uashington D. C., 30 nëntor 2017

Para pak çastesh arrita në Uashington. Agjendë e ngjeshur dhe takime të shumta na presin përpara, duke përfshirë atë me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Gjeneralin H.R. Mc Master, Ndihmës-Sekretarin e Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, z. Mitchell, Kongresmenët Roskam e Price, ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, dhe miq të tjerë, që e mbështetën vendin tonë në kohët më të vështira.

Kosova është vërtetë e bekuar që e ka një aleat strategjik si Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Nëser do të shpalos edhe vizionin tim mbi zhvillimin ekonomik të vendeve të Ballkanit perendimor në adresimin tim para rreth 100 pjesëmarrësve të nivelit më lartë dhe vendim-marrësve të tjerë, që i bashkon konferenca e organizuar nga Këshilli Atlantik.

Zhvillova takimin e parë në Washingon me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, z. Wess Mitchel dhe Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit, z. Hoyt Yee.

Uashington D. C., 30 nëntor 2017 – Pritje në Departamentin Amerikan të Shtetit nga Ndihmëssekretari i Shtetit për Evropë dhe Euro-Azi, Wess Mitchel

Ri-konfirmuam bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve dhe dy popujve në të gjitha fushat. Mbështetja amerikane për Kosovën do të vazhdojë të jetë edhe më e fuqishme dhe do të ketë angazhim më të madh të ShBA-ve në Kosovë dhe rajon.

Do të jemi në sinkron të plotë në çdo hap dhe veprim. Kalimi i Marrëveshjes së  demarkacionit me Malin e Zi dhe fillimi i dialogut Kosovë – Serbi mbeten çështje kryesore. Partneriteti dhe aleanca jonë strategjike është e palëkundur dhe e përjetshme.

Në vazhdim të takimeve të nivelit të lartë gjatë vizitës time në SHBA, së bashku me Ministrat e Jashtëm të vendeve fqinje dhe ato nga rajoni takuam Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Gjeneralin H.R. McMaster, në Shtëpinë e Bardhë.

ShBA do të mbetet e përkushtuar ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe do të rrisë edhe më shumë fokusimin dhe angazhimin e saj.

Uashington D. C., 30 nëntor 2017 – Gjatë takimit me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump, Gjeneralin H. R. McMaster.
Uashington D. C., 30 nëntor 2017 – Në adresimin tim në Konferencën e Këshillit Atlantik në panelin “Investimi në të ardhmen: a mund ta rregullojnë ndërmarrësit Ballkanin?”

Përmbyllja me takimin e përbashkët me dy kongresmenët, miq dhe mbështetës të mëdhenj të popullit dhe institucioneve të Kosovës, Peter Roskam dhe David Price.

Ne vërtet i kemi borxh këtij vendi për gjithçka që ka bërë, është duke bërë dhe do të bëjë për vendin dhe popullin tonë.

Uashington D. C., 30 nëntor 2017Foto e përbashkët medy kongresmenët, miq dhe mbështetës të mëdhenj të popullit dhe institucioneve të Kosovës.

TAKIM ME KËSHILLTAREN SPECIALE E ZËVENDËS-PRESIDENTIT TË SHBA-SË PËR EVROPË DHE RUSI SI DHE Z. BRAD BERKLEY

Veç takimit me Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit amerikan, Gjeneralin McMaster zhvillova takime të ndara edhe me znj Molly Montgomery, Këshilltare Speciale e Zëvendës-Presidentit të ShBA-së për Evropë dhe Rusi si dhe z. Brad Berkley, Drejtor për Çështje Evropiane për vendet e Baltikut, Ballkan, Evropë Qëndore dhe Detin e Zi në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, institucion ky kryesor i politikëbërjes në Shtëpinë e Bardhë.

Uashington D. C., 30 nëntor, 2017 –Shtrëngim duarsh me Këshilltare Speciale e Zëvendës-Presidentit të ShBA-së për Evropë dhe Rusi si dhe z. Brad Berkley.

Kënaqësi që ta takoj në një mëngjes pune diplomatin veteran, negociatorin e shkathët, analistin e shkëlqyer dhe profesorin e respektuar, Daniel Serwer nga Shkolla prestigjioze për Studime të Avansuara Ndërkombëtare (SAIS) në Universitetin Johns Hopkins.

Me gjithë se jetojmë në Ballkanin Perëndimor dhe përballemi çdo ditë me realitetin, perspektiva e tij mbi rajonin dhe këshilltat praktike janë të jashtëzakonshme.

Uashington D. C., 29 nëntor, 2017 Në takim, gjatë vizitës zyrtare në ShBA.