Sarajevë, 15 mars 2018
Me 15 mars zbrita në aeroportin e Sarajevës ku u prita nga delegacionet e shtetit boshnjak. Gjatë asaj mbrëmje shetitëm edhe rrugëve të Sarajevës, një ecje një ditë para përfaqësimit të Republikës së Kosovës në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor WB6.
Gjatë takimit, do të prezantojë qëndrimin e shtetit të Kosovës për rrugën e mëtutjeshme eurointegruese pas prezantimit të Strategjisë së Zgjerimit të KE-së si dhe, bashkë me homologët nga vendet e Ballkanit Perëndimor, do të diskutojmë për përgatitjet për Samitin e radhës në kuadër të “Procesit të Berlinit”, që do të mbahet në Londër.


Pacolli-Daçiqit: Shtetësia e Kosovës është diçka e kryer
Të nsërmen në Sarajevë nisi takimi i përbashkët i ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor me drejtues të lartë të Komisionit Europian dhe Britanisë së madhe në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Iniciativës së Triestes, dy instrumenta nxitës të afrimit të këtyre vendeve me Bashkimin Europian.
Takimi u hap nga nikoqiri, ministri i jashtëm i Bosnjë Hercegovinës, Igor Crnadak, i cili ja dha pastaj fjalën ministres së jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, në emër të Bullgarisë, vend që kryeson Bashkimin Europian.
Drejtori i Zgjerimit, Kristian Danielson, në emër të Komisionerit Hahn, ilustroi pritshmëritë e Bashkimit Europian prej vendeve të Ballkanit në reforma dhe në bashkëpunim rajonal.
“Ballkani është bërë prioriteti numër një për Komisionerët Mogherini dhe Hahn dhe gjithë Bashkimin Europian, dhe ju duhet të kapni momentumin e artë”, ju drejtua Drejtoresha për Ballkanin dhe Turqinë në Komision, Angelica Eichhorst, ministrave të Ballkanit.
Ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, bëri thirrje për më shumë realizëm prej Bashkimit Europian, duke i kërkuar më shumë qartësi për afatet, instrumentet, mjetet, në dispozicion të zgjerimit të vendeve të Ballkanit.
Kurse pas Bushatit mu përcjell fjala mua, ku në fillim të fjalës pata disa fjalë keqardhjeje për përpjekjet e Bosnjës për të përjashtuar Kosovën nga ky aktivitet.

“shtetësia e Kosovës është diçka e kryer. Ne do të jemi bashkë në Sofie, si gjithë shtetet e tjerë të Ballkanit dhe të Bashkimit Europian”.
Më pas, fola edhe për implikimet e Strategjisë së Zgjerimit të Bashkimit Europian në veprimtarinë e qeverisë së Kosovës, brenda vendit dhe në marrëdhëniet me rajonin dhe BE-në.
Nënvizova faktin se Strategjia e konfirmoi anëtarësimin e sigurt në të ardhmen e afërt të Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, diçka që tashmë u bë e qartë dhe për Serbinë.
“Ne mbetemi të angazhuar fuqimisht në procesin e integrimit europian, zbatimin e marrëveshjes së Asocim Stabilizimit, ashtu si dhe në Dialogun e Lehtësuar prej BE- për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që duhet të përfundojë me një marrëveshje ligjërisht detyruese për të dy palët”
“Po rrisim bashkëpunimin me të gjithë fqinjët, madje dhe me Greqinë që e mbështet integrimin tonë europian”, thash në vazhdim.

Duke ju referuar Procesit të Berlinit, iniciativë e Bashkimit Europian për të nxitur bashkëpunimin ekonomik, infrastrukturor, etj midis vendeve të Ballkanit, shefi i diplomacisë kosovare propozoi krijimin e një Zone të Lirë Ekonomike ndërkufitare midis Veriut të Kosovës dhe Jugut të Serbisë, si një veprim asimetrik, që do të sillte zhvillim ekonomik, do të normalizonte marrëdhëniet ndëretnike dhe do të relativizonte rëndësinë e kufijve.
Duke ju referuar Zonës së Përbashkët Ekonomike në rajon, thaah se e mirëkuptonte qasjen e Bashkimit Europian që e shihte këtë Zonë si paradhomën e integrimit.
“si të zgjidhim pabarazitë në trajtimin reciprok? Si ta detyrojmë Bosnjën dhe Serbinë që të heqë pengesat për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave, dhe kapitaleve në gjithë këtë hapësirë? Si ta detyrojmë Serbinë të zhbllokojë funksionimin e linjës së Interkoneksionit midis Shqipërisë dhe Kosovës, veprim që e kryen për të ruajtur monopolin në shpërndarjen e energjisë në rajon? Si t’i kapërcejmë pabarazitë e krijuara prej pozicionit gjeografik, duke kompensuar ato vende që nuk kanë kufij me BE-në? Na duhet, gjithashtu dhe një instancë arbitrimi për mosmarrëveshjet mes nesh, jo thjesht mbi bazë dypalëshe apo rajonale”, qartësova pozicionin e Kosovës.
Duke ju referuar lëvizjes së lirë të qytetarëve në rajon dhe drejt BE-së, kërkova liberalizimin e vizave me BE-në, “sepse Kosova nuk mund të bëhet vrima e zezë e Europës”.
Në fund, i’u drejtova homologut boshnjak me shaka: “duhet ta mbyll shpejt fjalimin, sepse qëndrimi im në Bosnjë, është vetëm për dy ditë sipas vizës që më dhatë”.
Bëra thirrje që të lehtësohen kontaktet midis qytetarëve boshnjak të Kosovës apo kosovarëve në përgjithësi dhe Bosnjës, në përputhje me frymën e bashkëpunimit rajonal.
Në takim me ministrin e shtetit Britanik për Evropë dhe Amerikë, Alan Duncan
Takimet i kam vazhduar me zyrtarë të lartë të shteteve mike të Kosovës. Takova ministrin e shtetit Britanik për Evropë dhe Amerikë, Alan Duncan, të cilin e kam njoftuar për të arriturat e Qeverisë së Kosovës, për zhvillimet aktuale në vend, dinamikën qeverisëse dhe për përkushtimin e institucioneve në fuqizimin e zhvillimit ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.
Prezenca dhe kontributi i Mbretërisë së Bashkuar është i nevojshëm në Stabilitetin e Ballkanit dhe Kosova është e përkushtuar që të fuqizojë partneritetin mes dyja vendeve.

