Gjatë vizitës sime në Mbretërinë e Belgjikës

Bruksel, 20 mars 2018

Takim shumë miqësor dhe i përzemërt me homologun tim, ministër i jashtëm dhe zëvendëskryeministër i Belgjikës, Didier Reynders në Pallatin Egmont.

Si të intensifikojmë marrëdhëniet dypalëshe,veçanërisht në planin e shkëmbimeve tregëtare; zhvillimet rajonale dhe bashkëpunimi për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ishin disa prej temave të diskutimit.

Shumë shpejt, vendet e BENELUX-it- një iniciativë e re ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor: vizita të ministrave të tyre të jashtëm dhe samit i përbashkët mes krerëve të shteteve në dy rajone me ngjashmëri, por dhe me diferenca të thella në zhvillim. Belgjika, Beneluksi, më pranë Kosovës!

Bruksel, 20 mars 2018 – Gjatë vizitës sime në Mbretërinë e Belgjikës zhvilluam takim bilateral me homologun tim nga ky shtet mik i Republikës sonë.

E njoftova bashkëbiseduesin me zhvillimet ekonomike në vend, me trajtimin e pakicave në Kosovë, ecurinë e dialogut me Serbinë, etj.

Shefi i diplomacisë belge, u interesua për aspekte të veçanta të këtij dialogu, marrëdhëniet me EULEX dhe rrugët e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Bruksel, 20 mars 2018 – Gjatë vizitës sime në Mbretërinë e Belgjikës në Pallatin Egmont të dy shprehëm vullnetin për të rritur bashkëpunimin në fushën e shkëmbimeve tregtare që sot janë në nivel të ulët.

“Na duhet që të vijojë ndihma e Belgjikës,- tha ministri Pacolli, i cili identifikoi disa fusha të bashkëpunimit prioritar, veçanërisht për integrimin ndërkombëtar, në UNESCO, Interpol, njohjet në zonën e Afrikës, etj.

Ministri Reynders, e njohu zotëri Pacollin me një iniciativë të re të vendeve të BENELUX-it ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor. Shumë shpejt, theksoi kryediplomati belg, do të ketë vizita të ministrave të tyre të jashtëm dhe një samit të përbashkët mes krerëve të shteteve të dy rajoneve.

Bruksel, 20 mars 2018 – Më pas nikoqiri më prezantoi mjedise të brendshme të Pallatit Egmont, një ndërtesë e shekullit të 16-të, dhe më përcolli me premtimin e një vizite të shpejtë në Kosovë.
Bruksel, 20 mars 2018 – Më pas nikoqiri më prezantoi mjedise të brendshme të Pallatit Egmont, një ndërtesë e shekullit të 16-të, dhe më përcolli me premtimin e një vizite të shpejtë në Kosovë.