Prishtinë, 26 mars 2018
E informova që Qeveria e Kosovës, është e përkushtuar të përmbushë dhe kushtin e mbetur për liberalizimin e vizave.
Siç e dini, edhe ju demarkacioni ka kaluar e informova homologen time për këtë dhe kushti tjetër, i cili pothuajse është i përmbushur. Unë kërkova nga homologia që të ndihmojë Kosovën në procesin e mëtutjeshëm të jetësimit të së drejtës universale të kosovarëve, që të udhëtojnë edhe ata sikur të tjerët pa viza drejt vendeve të Evropës.

Austria merr Presidencën e BE-së që nga qershori i këtij viti dhe deri në fund të vitit, dhe për këtë unë e luta ministren, që gjithmonë të ketë kujdes dhe t’i ndihmojë Kosovës në të gjitha kërkesat, që sigurisht do të jenë të shumta.
Ku është e mundur Kosova do të gjejë mbështetjen te miku ynë Austria, kështu më tha homologia ime.
Kurse gjatë konferencës së përbashkët për media pas takimit, ministrja austriake, Karin Kneissl tha se Austria është ndër shtetet e para e cila ka hapur ambasadën e saj në Kosovë në vitin 2008.
Duke folur për çështjet ekonomike ajo tha se ndërmarrësit austriak duhet të ndihmohen më shumë dhe të ketë më shumë siguri për të investuar në Kosovë.

Ajo tha se është informuar nga Pacolli për angazhimin e autoriteteve të Kosovës duke theksuar se ka ende gjëra që duhet të bëhen për të treguar që Kosova këtu po vepron arsyeshëm.
Ndërkaq, lidhur me procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, Kneissl tha se është proces i ndjeshëm dhe një temë e ndjeshme politike për çka potencoi se Austria përshendet punën dinamike të FSK-së veçanërisht integrimin e suksesshëm të rekrutëve serb kosovarë në FSK.
Duke folur për integrimin e shteteve të Evropës Juglindore në BE, ajo tha se shtetet e rajonit duhet ti afrohen BE-së sipas meritave dhe këto varën nga përgjegjësit në shtetet përkatëse.
Kurse, për marrëveshjën e paqes në mes Kosovës dhe Serbisë ajo tha se Austria do të ndihmojë që të ketë marrëveshje në nivel komunash dhe në sferën politike dhe do të shtyjë përpara edhe njohjen e Kosovës nga pesë shtetet e BE-së.

Ndërsa, Zv/kreministri Pacolli gjatë konferencës tha se Austria e ka ndihmuar shumë Kosovën në rrugëtimin e saj drejt integrimit evropian dhe drejtë shoqërive të civilizuara.
Duke përmendur çështjen e liberalizimit të vizave Pacolli tha se Kosova pothuajse ka përmbushur edhe kushtin tjetër që është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ka kërkuar ndihmën e Austrisë që liberalizimi i vizave të ndodhë sa më shpejtë.
