Prishtinë, 23 prill 2018 –
Marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Italisë, janë dhe do të mbeten në nivel të shkëlqyer.
Italia është afër Kosovës edhe si ndjenjë edhe si gjeografi. I gëzohemi investitorëve italian dhe duhet thelluar bashkëpunimi ekonomik, krahas miqësisë dhe bashkëpunimit politik me këtë vend.
Italia e ka një aleat, Kosovën. Italia ka qenë një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe një nga misionet më të rëndësishme. Ky partneritet do të vazhdojë.
Falënderova ministren Pinotti për kontributin e dhënë të Italisë për Kosovën në të gjitha etapat e zhvillimit, në veçanti në periudhën e pasluftës.
Po ashtu ftova investitorët italian që të prezantojnë në Kosovë, pasi që Kosova ofron ambient të përshtatshëm për investimet e huaja.
“I gëzohemi investitorëve italian dhe duhet thelluar bashkëpunimi ekonomik, krahas miqësisë dhe bashkëpunimit politik me këtë vend. Italia e ka një aleat, Kosovën”
Në këtë takim biseduam edhe për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, ku kërkova mbështetjen e Italisë gjatë këtij procesi.
Nga ana e saj, ministrja italiane e vlerësojë angazhimin tim, duke shtuar se Italia do të jetë përkrahëse e proceseve në rrugën e integrimeve euroatlantike të Kosovës.
“Italia ka qenë një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe një nga misionet më të rëndësishme. Ky partneritet do të vazhdojë”, ka thënë Pinotti.
Në takim kanë marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ambasadori italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi dhe komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Cuoci.
