Vjenë, 19 qershor 2018
Ne, shikojmë përpara tek Presidenca austriake e Këshillit Evropian dhe rolin e saj, që të sillni Ballkanin Perëndimor brenda agjendës së BE-së; në veçanti në lidhje me liberalizimin e vizave dhe shpresojmë që BE-ja do të merr një vendim gjatë Presidencës Tuaj.
Shteti austriak është partner kryesor dhe njëri nga investitorët më të mëdhenj në vendin tonë, përderisa shpreha zotimin se prezenca ekonomike austriake në Kosovë është shumë e mirëpritur.
Këto tema i biseduam me Karin Kneissl në takimin tonë të dytë brenda vitit. Këtë herë ministrja e Jashtme austriake më priti në Minoritenplatz të Vjenës.

Tema e diskutimit ishin marrëdhëniet austriako-kosovare, për çka të dy u pajtuam se janë të shkëlqyera, Kryesia e Austrisë në Këshillin e BE-së që fillon më 1 korrik 2018 dhe afrimi i Kosovës me Bashkimin Evropian.
Në kuadër të afrimit me BE-në, Karin Kneissl dhe unë folëm për takimin e radhës të të ashtuquajturit Procesi i Berlinit, i cili do të mbahet në Londër në fillim të korrikut 2018. Austria mbështet qartazi perspektivat e anëtarësimit të Kosovës në BE.

Kosova është pjesë e Evropës. Ne mbështesim perspektivat e saj të anëtarësimit sepse një Evropë Juglindore e qëndrueshme dhe e begatë është në interes të Austrisë dhe të gjithë BE-së.

