Vaduz, 21 qershor 2018
Thellimi i marrëdhënieve bilaterale, liberalizimi i vizave, anëtarësimi i vendit tonë në Organizata Ndërkombëtare, avancimi i Agjendës Evropiane dhe dialogu me Serbinë kanë qenë disa nga temat kryesore të këtij takimi me shefen e diplomacisë nga Lihtenshtajni.
Falënderova Principatën e Lihtenshtajnit për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur ndaj shtetit të Kosovës; duke shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e Institucioneve të vendit për të thelluar dhe zgjeruar edhe më shumë bashkëpunimin dhe partneritetin institucional në mes dy vendeve nëpërmjet inicimit dhe nënshkrimit të Marrëveshjeve të reja që do të hapnin mundësi të reja.

Kërkova mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata evropiane dhe ndërkombëtare si dhe kontributin e mundshëm të këtij shteti në lidhje me liberalizimin e vizave, megjithëse ky vend nuk është anëtar i BE-së, por vetëm i Zonës Schengen.
