Kam marrë pjesë në Samitin e radhës të “Procesit të Berlinit”, i mbajtur në Londër

Londër, 9 korrik 2018

Me ftesë të qeverisë britanike, u mbajt në Londër në kuadrin e Procesit të Berlinit, Samiti i përfaqësuesve të vendeve të Ballkanit Perendimor, në të cilën morën pjesë përveç kryeministres së Britanisë së Madhe, Thereza May, edhe Kancelarja e Gjermanise Angela Merkel dhe disa udhëheqës të tjerë të vendeve të BE.

Samiti u mblodh në një periudhë problematike për qeverinë e Madhërise se saj Theraza May, por kjo nuk pengoi suksesin e tij.

Londër, 9 korrik 2018 –Gjatë Samitit të Londrës kam takuar Alan Duncan, Ministër i shtetit për Evropë dhe Amerikë si dhe anëtar i Parlamentit në Mbretërinë e Bashkuar.

Së pari, qeveria e Britanisë së Madhe përcaktoi si objektiv kryesor të bashkepunimit të saj me këto vende në kuadrin e këtij procesi:

– Ndihmen e saj per te luftuar trafiqet dhe krimin e organizuar, duke vendosur kështu gishtin direkt në problemin më madhor dhe më përcaktues për të ardhmen e këtyre popujve; krimin e organizuar të lidhur me pushtetin, drogën dhe trafiqet e tjera kriminale. Në këtë kontekst kryeministrja e Britanisë së Madhe njoftoi se qeveria e saj do të

– dyfishojë fondet, pra nga 40 në 80 milionë dollarë ndihma për luftën e krimit dhe trafiqeve kriminale për vendet e Ballkanit Perendimor.

Dhe së fundi, me rëndësi shumë të madhe, vendimi i përbashkët i Britanisë se Madhe, Austrisë dhe Norvegjisë për të ngritur dhe financuar

– Observatorin Balkanik të Krimit të Organizuar!

Londër, 9 korrik 2018 – Gjatë fjalë sime në Samitin e “Procesit të Berlinit”.

Në adresimin e tim si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm, në sesionet e tjera të diskutimeve të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor kam prezantuar prioritetet dhe të arriturat e Qeverisë së Kosovës.

Po ashtu, vlerësova lartë kontributin që ka dhënë iniciativa e vendeve të Ballkanit Perëndimor tani më e njohur si “Procesi i Berlinit” në përshpejtimin e krijimit të kushteve infrastrukturore për zhvillim ekonomik si dhe në paqësimin e mëtutjeshëm të rajonit përmes bashkëpunimit konstruktiv.

Gjatë pjesës fillestare të takimit të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor, isha pjesë në panelin diskutues me shoqërinë civile, gjatë të cilit diskutuam lidhur me përmirësimin e perspektivës së rinisë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Londër, 9 korrik 2018 – Gjatë fjalë sime në Samitin e “Procesit të Berlinit”.

Ndaj pyetjeve të drejtuara nga përfaqësues të organizatave të ndryshme rinore nga Ballkani Perëndimor, u përgjigja duke theksuar rëndësinë e forcimit të rinisë në vetvete dhe rëndësinë e bashkëpunimit të rinisë me institucionet qeveritare në adresimin e shqetësimeve të tyre drejt përmirësimit të perspektivës përmes krijimit të kushteve më të mira për edukim, punësim, etj.

Gjithashtu shpreha kënaqësinë për dinamikën pozitive të rinisë kosovare dhe kontributin e saj në ndërtimin e vendit dhe lidhjeve të mëtutjeshme me njerëzit e rajonit dhe më gjerë.

“Përmes kreativitetit të saj, rinia kosovare duhet të vazhdoj të ndjek rrugën e saj dinamike dhe të mbaj gjallë shpresën dhe guximin për ndryshime pozitive. Ardhmëria është e tyre”

Kurse në sesionin e pasditës u diskutua për bashkëpunimin e përgjithshëm rajonal dhe çështjet bilaterale.  Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiq, me të marr fjalën fillojë me lajmet e rrejshme siç din ai të bënte se ka tërheqje njohjesh për Kosovën.

Reagova menjëher duke demantuar Daçiqin the delegacionin propagandues serb që ishin pjesmarrës në samit.

Londër, 9 korrik 2018 – Fytyra e ngrrysur dhe dëshprimi i minisrit Daçiq, pasi demantova me fakte dhe argumente shpifjet e tij se disa shtete kanë tërhequr njohjet ndaj Republikës së Kosovës.

“Nuk kemi marre asnjë notë verbale për tërheqje njohjesh. Procesi për njohjet do të vazhdojë”

Madje për deklaratat shpifëse u pyeta nga paneli se a po gënjen ministri Daçiq, se ka tërheqje njohjesh për Kosovën, duke qeshur konfirmova se ai këtë punë di të bëj më së miri.

Daçiqi tha se Papua Guiena e Re është vendi i gjashtë që e ka bërë tërheqjen e njohjes së pavarësisë së Kosovës, çka më detyroi menjëher të demantoja, duke shtuar se janë ‘Letra të falsifikuara’.

Delegacioni kosovar ishte pjesë e pritjes së dhënë prej Shkëlqesisë së tij Princit Charles @ClarenceHouse për pjesëmarrësit e #WBSummitLondon.

Londër, 9 korrik 2018 – I lumtur të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Princi Mbretëror Charles, dhe shtrëngim duarsh në shenj mirënjohje dhe falënderimi çfarë ka bërë Britania e Madhe për Kosovën.
Londër, 9 korrik 2018 – Më dëshiroi mirëseardhje në pritjen e organizuar Princi Mbretëror Charles, dhe gjatë shtrëngimit të duarve mes miqësh tha se ndjehet krenar për atë se çfarë ka kontribuar familja Mbretërore për Kosovën.

Në margjina të Samitit të Londrës, kam zhvilluar takime të shumta më përfaqësues të niveleve të larta nga shtete të ndryshme, që po marrin pjesë në këtë ngjarje.

Takova përfaqësuesin Special të Kryeministres britanike për parandalimin e dhunës seksuale në konflikte njëherit Ministër i Shtetit për Komonuelth dhe Kombe të Bashkuara, Lordin Ahmad.

Mikun britanik e njoftova në lidhje me adresimin e çështjes së trajtimit të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, duke e falënderuar për përkrahjen e madhe dhe konkrete, që Mbretëria e Bashkuar, nëpërmjet Ambasadën britanike në Prishtinë ka dhënë në sensibilizimin e kësaj çështje dhe për realizimin e të drejtave ligjore.

Londër, 9 korrik 2018 – Shtrengim duarsh me Lordin Ahmad.

Ne, të gjithë jemi të vetëdijshëm, që dhuna seksuale nga focat serbe gjatë luftës së fundit në Kosovë është një prej plagëve më të mëdha, që vazhdon të rëndojë një pjesë të konsiderueshme të shoqërisë kosovare edhe sot e kësaj dite.

Andaj, kërkova vazhdimin e përkrahjes së mëtutjeshme të shtetit britanik për senzibilimin e opinionit ndërkombëtar lidhur me këto krime brutale të forcave serbe me qëllimin e parandalimit të tyre në të ardhmen kudo në botë si dhe në nxitjen e ballafaqimit me drejtësinë të kryerësve të këtyre krimeve të rënda.

Shpreha përkushtimin e Republikës së Kosovës për të qenë pjesë e nismave ndërkombëtare për parandalimin e dhunës seksuale në konflikte dhe luftëra.

Bashkë me kryeministrin Haradinaj kam zhvilluar takim tepër të rëndësishëm me Kancelaren gjermane Angela Merkel

Bashkëpunimi i bazuar në besim është i domosdoshëm në rrugëtimin e Kosovës për zhvillim ekonomik, integrime evropiane dhe në fushën e sigurisë.

Gjermania vazhdon të jetë një ndër partnerët kryesorë të Kosovës dhe përkrahja e tyre është jetike në arritjen e objektivave tona të përbashkëta.

Londër, 10 korrik 2018 – Bashkë me kryeministrin Haradinaj kam zhvilluar takim tepër të rëndësishëm me Kancelaren gjermane Angela Merkel.
Londër, 10 korrik 2018 – Gjatë Samitit të Londrës kam zhvilluar takim miqësor me baroneshën Chatherine Ashton.