Prishtinë, 13 korrik 2018 –
Pas kthimit nga Samiti i Berlinit që u organizua në Londër i jam kthyer aktivitetit në zyrat e Ministrisë së Punëve të Jashtme.
Takimet i fillova duke pritur në Kabinetin tim, Zëvendës presidentin e Fondacionit Heritage me seli në Uashington D.C., z. Dr James Carafano.
E njoftova përfaqësuesin e njërit prej think tank-ëve më me ndikim në D.C. me zhvillimet e gjithmbarshme në Kosovë dhe përparimet e shënuara deri më tash. Gjatë takimit, diskutuam në lidhje me mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në të ardhmen.
U njoftova, gjithashtu me lajmin e mirë se Kosova vazhdon të renditet relativisht lartë në ranglistën botërore të Indeksit për Liritë Ekonomike dhe në vendin e dytë në rajon, pas Maqedonisë.

Kjo është dëshmi serioze për krijimin e sigurisë tek investitorët botërorë, që të investojnë kapitalin e tyre në vendin tonë dhe të krijojmë mundësi të reja. Ne, duhet të punojmë edhe më shumë që të renditemi në top vendet e para.


Humanizmi është virtyt i shqiptarëve. Sot i ndava mirënjohje humanistit, mikut dhe vëllaut tim, Halil Kastratit. Jo vetëm për shumën që ka ndarë, por edhe për çdo lot gëzimi që ka ndarë.


