Lisbonë, 2 tetor 2018 –
Dua të ndaj disa përshtypje nga koha ime në Portugali. Augusto Santos Silva kishte organizuar takimin e pritjes në pallatin e Necessidades në Lisbonë.
Pallati Necessidades (Portugalisht: Palácio das Necessidades) është një ndërtesë historike në Largo do Rilvas, një shesh publik në Lisbonë, Portugali. Ajo shërben si seli e Ministrisë së Jashtme Portugeze.

Sapo mbrrita në kryeqytetin portugez, Lisbona, u prita në takim nga homologu im, Ministri i Jashtëm i Republikës Portugeze, Augusto Santos Silva.
Me të cilin diskutuam se si Republika portugeze do ta mbështet Republikën e Kosovës në procesin e liberalizimit të shpejtë të vizave për qytetarët e Kosovës dhe anëtarësimin e plotë dhe të barabartë të vendit tonë në INTERPOL.
Kjo mbështetje e shtetit tonë mik dhe partner mu ri-konfirmua gjatë takimit bilateral, i thash se Portugalia mund të luajë një rol në arritjen e përparimit për kosovarët.

Si pjesë e punës sime në ministrinë e Punëve të Jashtme, jam përpjekur të vizitoj vende të Evropës, Australisë, vendet në Afrikë dhe Uashington DC çdo vit.
Në këto udhëtime, unë po takoja homologët e mi, udhëheqës qeveritarë, president dhe ekspertë të tjerë që po punojnë për lobimin dhe njohjen e Pavarsisë së Kosovës. Gjithmonë po mësoja shumë, duke u kthyer i frymëzuar nga ato takime.

Është mirë të jesh në gjendje të rifillosh këto vizita të rregullta. Ky ishte udhëtimi im i parë në Portugali në cilësinë e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës.

“Portugalia gjithmonë ka luajtur një rol të rëndësishëm për Kosovën, si para, ashtu edhe pas pavarësimit të vendit tonë dhe ne nuk mund ta harrojmë kurrë aktin e njohjes së pavarësisë sonë, në një moment krucial për ne”
E njoftova homologun tim se pas pavarësisë, ne kemi pasur zhvillime pozitive në Kosovë. Më e rëndësishmja është se nuk janë realizuar parashikimet e këqija të kundërshtarëve të pavarësisë.

Përkundrazi, Kosova gjatë kësaj kohe ka dëshmuar përgjegjësi të lartë dhe është bërë faktor i rëndësishëm i paqes dhe i stabilitetit në rajon.
Duke rikujtuar faktin se Republika e Kosovës deri më sot është njohur si shtet i pavarur dhe sovran nga 120 vende anekënd botës, kërkova nga ministri portugez Silva që Portugalia të shfrytëzojë influencën për ta ndihmuar edhe më tej procesin e njohjes së Kosovës nga sa më shumë vende.

Ndërkaq, ministri portugez Augusto Santos Silva tha se vizioni i Portugalisë është shumë i qartë, Kosova ka perspektivë evropiane dhe duhet të integrohet në Bashkimin Evropian dhe në NATO, ashtu si edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.
“Portugalia është e përkushtuar për stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës”, theksoi ministri Augusto Santos Silva, dhe kjo, sipas tij, dëshmon përkushtimin e thellë që ka Portugalia për Kosovën, për sigurinë dhe të ardhmen e saj euroatlantike.
