Prishtinë, 21 janar 2019 –
Në takim me Ambasadorën kroate, në Prishtinë, znj. Marija Kapitanović, biseduam rreth kërkesave të MPJ-së, drejtuar shtetit kroat të cilat do të realizohen në vitin 2019.
Më pas diskutuam edhe për vizitën time në Kroaci, përmbushja e kërkesave relevante dhe dergimi i Ambasadorëve Kroatë.
Temë diskutimi ishte edhe gjetja e një zgjidhjeje të përbashkët , në lidhje me çështjen e INA-së, ku në ditët në vijim do të presim përfaqësuesin e INA-së, për të sqaruar këtë çështje.
Në fund fare diskutuam edhe për krijimin e një Forumi ekonomik mes Kosovës dhe Kroacisë gjatë këtij viti, u diskutua për projekte konkrete sidomos në fushën e Bujqësisë.
