Takim në rezidencën time me komandantin e KFOR-it Gjeneral-Major, Lorenzo D’addario

Prishtinë, 30 janar 2019 –

Në rezidencën time në Hajvali, kam pritur Komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral -Majorin italian, Lorenzo D’ Addario. Zhvilluam një takim shumë miqësor, përderisa diskutuam mbi zhvillimet e gjithmbarshme, që po kalon vendi ynë nga ato politike, të sigurisë dhe bashkëpunimin me KFOR-in.

Kosova dhe qytetarët e saj i janë mirënjohës kontributit, që kanë ofruar, po ofrojnë dhe do të ofrojnë edhe në të ardhmen shtetet aleate, partnere dhe mike në forcimin e sigurisë dhe stabilitetit nacional dhe atij rajonal.