Pranimi i kopjeve të letrave kredenciale nga ambasadori i Katarit

Prishtinë, 11 mars 2019

Katari e ka mbështetur Republikën e Kosovës në procesin e njohjeve dhe të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare pa asnjë kusht. Për këtë do u jemi gjithmonë mirënjohës.

Me këtë shtet mik po i thellojmë raportet pasi që sot pata nderin të mirëpres në zyrën time Shkëlqesinë e Tij Z. Ali Bin Hamad Al Marri, Ambasador i Shtetit të Katarit në Tiranë, jo-rezident në Kosovë, i cili më prezentoi edhe kopjet e letrave kredenciale.

Prishtinë, 11 mars 2019 – Gjatë pritjes në zyrën time të Ambasadorit të Katarit Ali bin Hamad Al-Marri.

Me Ambasadorin Al Marri bisedova për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes të dyja vendeve tona, dhe njëherit e falënderova për ndihmën që Shteti i Katarit ka dhënë dhe vazhdon të japë për Republikën e Kosovës.

E informova Ambasadorin Al Marri për planet për hapjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Doha, dhe interesimin e Kosovës për t’i thelluar edhe më tutje marrëdhëniet tona.

Mora premtim se Katari do ta ndihmojë Kosovën edhe në marrjen e njohjeve nga disa shtete, dhe përmes Ambasadorit Al Marri ftova Shkëlqesinë e Tij Z. Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme që ta vizitoj Kosovën.

Prishtinë, 11 mars 2019 – Gjatë takimit mes dy delegacioneve në zyrat e MPJ-së me Ambasadorin e Katarit Ali bin Hamad Al-Marri.