Vizita e homologut të Malit të Zi z. Srdjan Darmanoviç në Prishtinë

Prishtinë, 20 mars 2019 –

Sot prita në një takim shumë miqësor homologun tim, Srdjan Darmanovič, në kryesim të delegacionit shtetëror nga Mali i Zi.

Diskutuam agjendën e ngjeshur të çështjeve me interes reciprok dhe për rajonin, sikurse janë bashkëpunimi ekonomik, përkrahja në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, çështje të bashkëpunimit diplomatik në rrafshin ndërkombëtar, dhe atë të anëtarësimit të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Prishtinë, 20 mars 2019 – Në zyren time të Ministrisë së Punëve të Jashtme, prita në takim shumë miqësor homologun tim, Srdjan Darmanovič,

Jemi dy vende që dimë si t’i qasemi bashkëpunimit dhe jemi në avantazh, sepse nuk kemi asnjë çështje të hapur. Po ashtu, ndjehem i inkurajuar me qëndrimin e homologut tim malazez, i cili sugjeron që përmbyllja e dialogut me Serbi duhet të përfundoj me njohje.

Ky është edhe qëndrimi përfundintar i Kosovës.

Pothuaj secili shtet në rajon sugjeron të njejtin epilog, prandaj besojmë që Serbia do ta kuptoj që e ardhmja e saj pa njohje të Kosovës, është e ardhme e errët dhe pa perspektivë evropiane dhe ndërkombëtare.

Prishtinë, 20 mars 2019 – Takimi mes dy delegacioneve tona Kosove – Mali i Zi në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.

Serbia nuk duhet të pengoj shtetet në fqinjësi të ndjekin kursin perendimor, prandaj e ritheksova edhe në këtë konferencē për media, se Serbia dhe BeH duhet ta korigjojnë kompasin e prishur politik!

Edhe homologu im Dermanoviq, në konference për media tha se shkëmbimi i territoreve Kosovë-Serbi nuk është ideja më e mirë. Sipas tij, nëse të dyja vendet pajtohen, do të jetë mirë edhe për ta.

“Jemi një vend i vogël që dëshiron paqe në rajon dhe të cilit nuk i pëlqejnë krizat. Ne u dëshirojmë fqinjëve tanë gjitha të mirat, sepse as për neve nuk do të jetë mirë kur nuk do të jetë mirë për ta. Dëshirojmë që Kosova dhe Serbia t’i zgjidhin çështjet si është më të mirë dhe të përfundojnë procesin me njohjen e njëra-tjetrës, megjithëse e dimë që është rrugë e gjatë. Çfarë do të ndodhë në ndërkohë dhe si do të jetë finalizimi i problemit midis Serbisë dhe Kosovës, nuk mund ta shohim ende”

Prishtinë, 20 mars 2019 – Në konference për media së bashku me Ministrin e Jashtëm nga Mali i Zi, H.E. Srdjan Darmanovic.

Sa i përket idesë për korrigjimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, Dermanoviq tha se ajo nuk është ideja më e mirë çdoherë.

“Shohim që ka koncepte të ndryshme për zgjidhje. Njëra nga to është për korrigjimin e kufijve. Ne nuk përzihemi në çështje të brendshme të dy vendeve. Kemi disa brenga rreth mundësive për korrigjim të territoreve. Kjo nuk është ideja më e mirë çdoherë, por, nëse kjo është e mirë për fqinjët tanë dhe ata merren vesh, do të jetë mirë edhe për neve. Pra, ne dëshirojmë që problemet në Ballkanin Perëndimor të mbyllen dhe të mos ketë më çështje të hapura”

Kurse edhe unë fola para mediave dhe potencova se Kosova me Malin e Zi nuk kanë më çështje të hapura, me ta kemi marrëdhënie të shkëlqyera.

Prishtinë, 21 mars 2019 – Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes dy paleshe për zbatimin e MSA-së.

“Keni mbështetur Kosovën për anëtarësim në INTERPOL po ashtu edhe për anëtarësim në UNESCO. Ne nuk arritëm ta kryejmë punën vitin e kaluar. Sigurisht këtë vit Kosova do të jetë në axhendën e rendit të ditës në samitin e ardhshëm të Interpolit në Amerikën Jugore. Edhe pse me vështirësi ne do të jemi në axhendë edhe njëherë do të kërkojmë votën e juaj. Jo vetëm tuajën, por edhe të shteteve që janë të afërta me vendin tuaj”

Prishtinë, 21 mars 2019 – Me homologun nga Mali i Zi në ambientet e MPJ-së pas nënshkrimit të marrveshjes dy paleshe për zbatimin e MSA-së.

Të dy u pyetum nga gazetarët pas konferencës për demarkacionin Kosovë – Mali i Zi, por njëzëri tham se nuk duhet të flasin më për një çështje të kryera.

Unë e falënderova shtetin malazez për qasjen konstruktive ndaj Kosovës, duke potencuar se bashkëpunimi në të gjitha fushat duhet të vazhdojë, për t’i treguar botës se edhe dy shtete të vogla mund të bëjnë punë të mëdha.

Në mbrëmje për delegacionin nga Mali i Zi organizova darkë në rezidencen time në Hajvali.

Rezidenca në Hajvali, Prishtinë, 20 mars 2019 – Në ballë të oxhakut në rezidencen time në Hajvali, bashkëbisedim me homologun nga Mali i Zi, Srdjan Darmanovic.
Rezidenca në Hajvali, Prishtinë, 20 mars 2019 – Darka me Ministrin e Jashtëm nga Mali i Zi, H.E. Srdjan Darmanovic.
Rezidenca në Hajvali, Prishtinë, 20 mars 2019 – Pas darkës ngrehem një dolli së bashku me delegacionin nga Mali i Zi.