Takim me ambasadorin zviceran në Kosovë Jean-Hebert Lebet

Prishtinë, 29 Mars 2019 –

                                                 DEKLARATË

Konfederata Helvetike, së bashku me SHBA, Gjermaninë, Francën, Britaninë, Italinë dhe vendet tjera perëndimore, ka mbështetur, fuqishëm rrugëtimin e Republikës se Kosovës në të gjitha etapat.

Kontributi i Zvicrrës, ku kemi një diasporë të madhe me afërsisht 300 mijë qytetarë tanë, është i madh në çlirimin, shtetëndërtimin dhe zhvillimin e Republikës se Kosovës.

Ambasadorit Jean – Hebert Lebet, i shpreha mirënjohjen e thellë të institucioneve dhe popullit të Kosovës, për kontributin e tij dhe shtetit që përfaqëson.

Miqtë dhe aleatët kanë dhënë dhe po japin kontribut të madh, për ardhmërinë e këtij vendi andaj të gjithë ne, duhet t’i dëgjojmë me shumë vëmendje këshillat dhe sugjerimet e tyre. Sa herë kemi qenë bashkë me aleatët, kemi dalë fitimtar.

Ne do të vazhdojmë bashkë dhe kemi cfarë të mësojmë nga një demokraci qindar vjeçare sikurse është Zvicrra.