Mirëprita në takim Ambasadorin e Katarit në Shqipëri, jo-rezident për Kosovë, Ali Bin Hamad Al Marri

Prishtinë, 2 maj 2019 –

Pata kënaqësinë të mirëpres në zyrën time për një takim pune Ambasadorin e Shtetit të Katarit në Shqipëri, jorezident për Kosovë, Shkëlqesinë e Tij, Ali Bin Hamad Al Marri, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes të dyja vendeve tona.

E informova Ambasadorin Al Marri për procesin e hapjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Doha, e cila në vetvete është mesazh që ne i çmojmë jashtëzakonisht shumë marrëdhëniet me Shtetin e Katarit.

Ambasadorin Al Marri e njoftova për planin që kam për të vizituar zyrtarisht Katarin në muajin shtator, me ç’rast edhe do të inaugurojmë Ambasadën tonë atje, si dhe do të zhvilloj takime të nivelit të lartë me qëllim ngritjen e bashkëpunimit dy-palësh në të gjitha fushat.

Prishtinë, 2 maj 2019-Vizita e Ambasadorit të Shtetit të Katarit në Shqipëri,jo rezident për Kosovë, SH.T.Z Ali Bin Hamad Al Marri.