Prishtinë, 20 qershor 2019 –
Prezantuam logon tonë, diskutuam për idetë dhe prioritetet tona kryesore gjatë kryesisë sonë dhe prezantuam projekt kalendarin e aktiviteteve.
SEECP gjatë kryesimit të Kosovës në detyrë do të zhvillohet më tej si një shprehje e solidaritetit dhe përpjekjeve të shteteve pjesëmarrëse për të forcuar lidhjet dhe bashkëpunimin midis tyre dhe shteteve dhe strukturave tjera euroatlantike.
Sipas objektivave kryesore të SEECP që janë forcimi i bashkëpunimit politik dhe të sigurisë, bashkëpunimi ekonomik, Kosova do të kontribuojë për të punuar më tej së bashku, për të krijuar në rajon kushtet tona për prosperitetin e kombeve tona në një mjedis të paqes, sigurisë, fqinjësisë së mirë stabilitetit, qasja koherente e bashkëpunimit rajonal, promovimi i vlerave universale demokratike, respektimi dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut.
Kryesia e Kosovës në detyrë do të jetë një vazhdimësi e parimeve të Kartës së SEECP, Deklaratat e Samitit të SEECP që bashkëpunojnë ngushtë me të gjitha shtetet pjesëmarrëse të SEECP dhe strukturat përkatëse rajonale dhe ndërkombëtare.
