Kosova ka marrë përsipër nga Bosnja dhe Hercegovina kryesimin e rradhës të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).
SEECP është organizata më e vjetër dhe më e rëndësishme politike në Evropën Juglindore që përfshin Kosovën, Shqipërinë, Bosnje dhe Herzegovinën, Slloveninë, Kroacinë, Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë Veriore, Greqinë, Bullgarinë, Rumaninë dhe Turqinë.
Kosova do të tregojë lidership rajonal në 12 muajt e ardhshëm duke promovuar një klimë më të mirë për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, në të njëjtën kohë do të tregojmë se sa politikisht korekt duhet të veprojmë në rajon me qëllim të forcimit të së ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Kosova do të promovojë aktivitete të ndryshme dhe do të presë shumë takime të nivelit të lartë gjatë kryesisë. Në të njëjtën kohë, Kosova gjithashtu ka Kryesimin e MARRI-it dhe të Fondit të Ballkanit Perëndimor, duke luajtur kështu një rol të fuqishëm në rajonin tonë. Vitin tjetër nga Kosova Kryesimi i SEECP do t’i dorëzohet Turqisë.
Prishtinë, 15 korrik 2019 – Kosova do të tregojë lidership rajonal në 12 muajt e ardhshëm duke promovuar një klimë më të mirë për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, në të njëjtën kohë do të tregojmë se sa politikisht korekt duhet të veprojmë në rajon me qëllim të forcimit të së ardhmes evropiane të Ballkanit Perëndimor. Prishtinë, 15 korrik 2019 – SEECP është organizata më e vjetër dhe më e rëndësishme politike në Evropën Juglindore që përfshin Kosovën, Shqipërinë, Bosnje dhe Herzegovinën, Slloveninë, Kroacinë, Malin e Zi, Serbinë, Maqedoninë Veriore, Greqinë, Bullgarinë, Rumaninë dhe Turqinë.
Konferenca për media ku kam prezantuar prioritetet e Kosovës në SEECP.
Kosova nga sot do të kryesojë këtë proces, një nismë kjo e hedhur në vitin 1996, që synon forcimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe shndërrimin e zonës në hapësirë të paqes, sigurisë e qëndrueshmërisë me qëllimin kryesor – integrimin e vendeve anëtare të nismës në strukturat euro-atlantike.
Prishtinë, 15 korrik 2019 – Kryesimi i Kosovës do të jetë një vazhdimësi e parimeve të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore, deklaratave të samitit dhe do të bashkëpunoj me të gjitha shtetet pjesëmarrëse të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore dhe strukturat relevante rajonale dhe ndërkombëtare.Prishtinë, 15 korrik 2019 -Do të përpiqemi të përdorim strategjitë më të mira për Ballkanin Perëndimor duke shpresuar dhe dëshiruar që Ballkani Perëndimor të mbetet përparësi për udhëheqësit e rinj të Bashkimit Evropian. Në këtë kuptim ne do të mundohemi të ndërtojmë energji të reja rreth këtyre përparësive edhe me Finlandën gjatë presidencës së tyre të Bashkimit Evropian në pjesën e dytë të vitit 2019 dhe me Kroacinë në pjesën e parë të vitit 2020.Prishtinë, 15 korrik 2019 – Forcimi i marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe transformimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në një zonë të paqes dhe qëndrueshmërisë, do të jenë përparësi e Kosovës gjatë kryesimit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).