Në takim me Ambasadoret e vendeve të Quintit dhe të Bashkimit Evropian

Prishtinë, 2 dhjetor 2019 –

Kam pritur në takim Ambasadoret e vendeve të Quintit dhe të Bashkimit Evropian në Kosovë. Në këtë takim kam diskutuar për prioritet e politikës së jashtme të Kosovës dhe veçmas përkushtimin tonë për koordinim të ngushtë me të gjitha shtetet partnere në agjendën ndërkombëtare.

Kam siguruar ambasadorët se në mesin e prioriteteve kryesore është vendosmëria për të përdorur politikën e jashtme të Kosovës jo vetëm për të zgjeruar dhe ushtruar sovranitetin por edhe për qëllime të politikës së brendshme sikurse janë rritja e investimeve të huaja direkte në Kosovë.

Prishtinë, 2 dhjetor 2019 – Në takim me Ambasadorët e vendeve të Quintit.

Unë shpreha protestën dhe shqetësimin tonë për fushatën e ndyrë diplomatike dhe propagandistike të Serbisë. E bëra shumë të qartë se njohja e Kosovës dhe anëtarësimi i saj në organizata ndërkombëtare është faktori më i rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Kjo është një vijë e kuqe për Kosovën dhe për Serbinë më mirë që më shpejt sesa më vonë të pranojnë realitetin për të mirë të së ardhmes së saj dhe të të gjithë rajonit.

Prishtinë, 2 dhjetor 2019 – Në takim me Ambasadorët e vendeve të Quintit.