AKR mirëpret marrëveshjen e arritur me ShBA për të dërguar FSK-në në misione jashtë vendit

Prishtinë, 5 janar 2021 –

AKR mirëpret marrëveshjen e arritur me Shtetet e Bashkuara për të dërguar Forcat e Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit si pjesë e Gardës Kombëtare të Iowes.

Ky është hapi i duhur në funksionalizimin e plotë të Forcave të Armatosura të Kosovës.

Në të njëjtën kohë është mesazhi që Kosova i dërgon botës se Kosova është e gatshme dhe e aftë të marrë detyrime ndërkombëtare dhe të ofrojë ndihmë ndërkombëtare.

Një fillim i mbarë i vitit për Ushtrinë e Kosovës e cila tani do të marrë pjesë në misione paqeruajtëse në kuadër të Forcës Kombëtare të shtetit të Iowas. Një ëndërr e hershme sot është bërë realitet. Urime të gjitha vajzave dhe djemve që i shërbejnë vendit tonë me krenari!