Takim të frytshëm me Ambasadorin e Banglladeshit për Kosovë (rezident në Gjermani), Mosharraf Bhuiyan

Prishtinë, 15 mars 2022 –

Kam pasur një diskutim shumë të frytshëm me Ambasadorin e Banglladeshit për Kosovë (rezident në Gjermani), Mosharraf Bhuiyan për bashkëpunimin dypalësh mes vendeve tona dhe potencialin që duhet të shfrytëzohet për të forcuar lidhjet tregtare dhe ekonomike.

Bangladeshi e njohu Republikën e Kosovës si shtet të pavarur më 27 shkurt 2017.

Një vit më vonë në të njëjtën datë, Përfaqësuesi i Përhershëm i Kosovës dhe i Bangladeshit në Kombet e Bashkuara nënshkruan një traktat për vendosjen zyrtare të marrëdhënieve diplomatike.

Mirë që gjatë mandatit tim Ambasada e Kosoves u hap në Dhaka.

Ambasada e Republikës së Kosovës në Dakha të Banglladeshit.
Takim me përfaqësues të lartë të institucioneve të Banglladeshit, në kohën kur loboja për të hapur ambasaden e Kosovës në Dakha.