Vizita ime e radhës në Kenia, në pallatin presidencial u prita nga presidenti Ruto

Nairobi, 10 korrik 2023 –

Sapo perfundova takimin me presidentin e Republikës së Kenyas, William Ruto në pallatin presidencial në Nairobi. Takimi me mikun tim presidentin Ruto është gjithmonë kënaqësi.

I lumtur të dëgjoj që pas pranimit zyrtar të pasaportës së Republikës së Kosovës shumë kosovar po udhëtojnë për aktivitete biznesore atje.

Potenciali ekonomik që ka Kenya dhe Afrika është i jashtëzakonshëm. Me shaka presidenti Ruto deklaroi para ministrave të tij se ndjehet gjysmë kosovar dhe i takon shtetësia e Kosovës, si për të treguar simpatinë për vendin tonë.