AKR logo
  • Ballina
  • Lajmet
  • AKR
    • Degët
    • Programi
    • Statuti
    • Kryesia
    • Këshilli drejtues
    • Forumet
    • Departamentet
    • Historiku
  • Presidenti
    • Lobimi
    • Muzeu presidencial
    • Zv.Kryeministër i parë
    • Ministër i Punëve të Jashtme
  • Raportet
    • Financiare
    • Të Punës
  • Kontakt
  • Anëtarësohu

Muzeu presidencial

search there
Behgjet Pacolli u zgjodh President i ri Republikës së Kosovës, pas votimit nga deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Pas zgjedhjes, Presidenti Pacolli dha betimin para deputetëve të Kuvendit. Prishtinë, 23 shkurt 2011, Kuvendi i Kosovës.
Behgjet Pacolli u zgjodh President i ri i Republikës së Kosovës
Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ditën e parë të punës e ka nisur me homazhe para varrit dhe vizitën në familjen e Presidentit Historik të Kosovës, dr. Ibrahim Rugova.
Homazhe tek varri i Presidentit Historik dr.Ibrahim Rugova
Ditën e pare si president e fillova me vizitë në familjen e Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova. Gjatë bisedës me familjen Rugova, fola për kontributin e madh që ka dhënë Presidenti Rugova për popullin dhe shtetin e Kosovës. Prishtinë, 24 shkurt 2011, Rezidenca e Presidentit Rugova.
Vizitë në familjen e Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova
Në vazhdim, Presidenti Pacolli shkoi në Prekaz. Fillimisht ai bëri homazhe para varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve të tjerë në Kompleksin Memorial në Prekaz.
Homazhe para varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve të tjerë në Kompleksin Memorial në Prekaz
Në takimin e përzemërt dhe vëllazëror në odën e Jasharajve, shtrënguam duartë me bacën Rifat duke përshëndetur të zotin e shtëpisë, në mendje më erdhi sakrifica e heronjve të kësaj shtëpie që vuri themelet e shtetit. Baca Rifat më ofroi gjithë mbështetjen politike dhe morale të familjes Jashari.
Shtrënguam duartë me bacën Rifat në takimin e përzemërt dhe vëllazëror në odën e Jasharajve
Gjatë ditës vazhdova në Prekaz. Homazhe para varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve të tjerë në Kompleksin Memorial, më pas në familje u prita nga baca Rifat Jashari. Ishte takim i përzemërt dhe vëllazëror me bacën Rifat, ku thash se “sakrifica e heronjve të kësaj shtëpie vuri themelet e shtetit”. Baca Rifat, më tha se “tash duhet me u përpjekë të jeni njëshi i shtetit dhe t’i shihni të gjithë në mënyrë të barabartë”.
Presidenti Pacolli shkoi për vizitë te baca Rifat në Prekaz
Pas Prekazit mora rrugën për në Gllogjan, ku vendosa kurora lulesh para varrezave të dëshmorëve. Më pas vizitova familjen Haradinaj, ku u prita nga Hilmi Haradinaj, kryetari i komunës së Deçanit Rasim Selmanaj, si dhe banorë të shumtë të fshatit. E vlersova mikpritjen e rrallë të kësaj familjeje dhe e konsiderova shtëpinë e tyre si pikë referimi për gjithë Kosovën. “Këta dëshmorë që kanë rënë këtu, djemtë e tij (Hilmi Haradinajt), e kanë vulosur pavarësinë e Kosovës”.
Presidenti Pacolli ishte edhe në Gllogjan për homazhe
Vizitova edhe familjen Haradinaj, ku u prit nga Hilmi Haradinaj, kryetari i komunës së Deçanit Rasim Selmanaj, si dhe banorë të shumtë të fshatit. Vlerësova i mikpritjen e rrallë të kësaj familjeje dhe e konsideroj shtëpinë e tyre si pikë referimi për gjithë Kosovën. Nga ana e tij, baca Hilmi më uroi për detyrën e re dhe shprehu besimin se do të jam president i të gjithë kosovarëve.
Vizitova edhe familjen Haradinaj, ku u prit nga Hilmi Haradinaj
Gjatë ditës vazhdova edhe në Orllan për homazhe te varri i Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. U prita nga një numër i madh qytetarësh, si dhe zhvillova një bisedë të përzemërt me familjen Pajaziti. “Vëllanë e dëshmorit e inkurajova dhe i premtova se do të punoj për ta çuar idenë dhe dëshirën e dëshmorit Zahir Pajaziti deri në fund, të krijoj dhe të forcoj një shtet të pavarur të Kosovës”.
Presidenti Pacolli bëri homazhe para varrit të Heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti
“Ishim edhe në familjen e dëshmorit tonë Zahir Pajaziti. Vëllanë e dëshmorit e inkurajova dhe i premtova se do të punoj për ta çuar idenë dhe dëshirën e dëshmorit Zahir Pajaziti deri në fund, të krijoj dhe të forcoj një shtet të pavarur të Kosovës, një shtet që garanton të drejtat e barabarta për çdo qytetar dhe një shtet që krijon mirëqenie për çdo qytetar”, theksoi Presidenti Pacolli pas vizitës në familjen Pajaziti.
Ishim edhe në familjen e dëshmorit, Zahir Pajaziti
Detyrën si president e pranova nga ish-U.D. i Presidentit, dr. Jakup Krasniqi, ku ceremonia e dorëzim-pranimit u zhvillua në kabinetin e Presidentit të Republikës. z.Krasniqi më uroi sukses në detyrën e Presidentit. Kurse unë i garantova z.Krasniqi, pasi ishte edhe kryetar i Kuvendit, se do të ketë bashkëpunim të vazhdueshëm, në interes të ndërtimit të një shteti të sinqertë për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Presidenti Pacolli pranon detyrën nga ish-U.D. i Presidentit, dr. Jakup Krasniqi
Takime në ditën e pare në zyre i fillova me ambasadorin e Republikës së Maqedonisë, Stojan Karajanov. Ambasadori më uroi për zgjedhjen në detyrën e re, dhe më përcolli ftesën e Presidentit maqedon, Gjorgji Ivanov për të vizitë zyrtare. E falënderova Presidentin Ivanov për ftesën për vizitë, dhe vura theksin tek marrëdhëniet mes Kosovës e Maqedonisë, të cilat janë shumë të mira dhe të cilat duhet të njohin zgjerim në të gjitha fushat.
Presidenti Pacolli priti në takim ambasadorin e Maqedonisë në vendin tonë, Stojan Karajanov
Posa pranova detyrën në kabinetin e presidencës prita kryeministrin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi. Në takimin tonë të parë zyrtar, pas krijimit të institucioneve të reja me kryeministrin Thaçi diskutuan për një varg çështjesh të rëndësishme dhe detyrat që i presin institucionet e vendit në të ardhmen. Si dy liderët më të lartë institucionalë u shprehëm se me shumë përkushtim do të bashkëpunojm në të gjitha fushat që janë të ndërlidhura me kushtetutë mes këtyre dy institucioneve.
Si dy liderët më të lartë institucionalë në vend, prita në Presidence kryeministrin, Hashim Thaçi
Takimet filluan me shefin e Zyrës Diplomatik të Belgjikës në Kosovë, Alan Van Gucht. Ai fillimisht uroi për zgjedhjen time si president i Republikës, duke më ofruar gjithë bashkëpunimin e tij dhe të shtetit belg. Unë e falënderova ambasadorin Gucht për ndihmën e pakursyeshme që Belgjika ka dhënë në të gjitha periudhat për Republikën e Kosovës dhe theksova se e mirëpresim dhe e çmoj këtë ndihmë, dhe se jam i përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe zgjerimin e tij.
Presidenti Pacolli prit shefin e Zyrës Diplomatik të Belgjikës në Kosovë, Alan Van Gucht
Si president prita në takim edhe shefin e EULEX-it, z. Xavier Bout de Marnhac, me të cilin zhvillova një bisedë të gjatë dhe miqësore. z.De Marnhac më ofroi gjithë bashkëpunimin e misionit që ai drejton. Edhe unë çmova lart rolin dhe punën e EULEX-it dhe shpreha gatishmërinë e institucioneve të Republikës së Kosovës për bashkëpunim me këtë mision. Konkluduam se bashkëpunimi duhet të jetë intensiv. Problemet janë evidente dhe mund të trajtohen vetëm nëse ato njihen dhe për këtë jemi dakord me z. De Marnhac që të bashkëpunojmë.
Presidenti Pacolli priti shefin e EULEX-it, z. Xavier Bout de Marnhac
Takova edhe ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Hans Dieter-Steinbah, i cili më përcolli urimet e tij dhe të shtetit gjerman për zgjedhjen në postin e presidentit të vendit. Biseda me ambasadori Steinbah u fokusua në ndihmën që ka dhënë Gjermania në planin e lobimit për njohjen e shtetit të Kosovës. E çmova lart përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë, duke shtuar se kjo përkrahje ka qenë dhe është me një interes të veçantë për institucionet dhe popullin e Kosovës, i cili ka çka të mësojë nga eksperienca gjermane.
Presidenti Pacolli priti ambasadorin e Republikës së Gjermanisë në Kosovë, Hans Dieter-Steinbah
Prita në takim edhe ministrin e punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, me të cilin diskutuam për angazhimin dhe koordinimin e punës së këtyre dy institucioneve kyçe të politikës së jashtme të vendit, me theks të veçantë në aktivitetin për sigurimin e njohjeve të reja të shtetit tonë. Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, politika e jashtme udhëhiqet nga presidenti i vendit dhe u dakorduam që ta hartojmë një plan të përbashkët të punës, një agjendë dinamike, agresive e cila do t’i sjellë Kosovës sa më shumë njohje.
Presidenti Pacolli takoi ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj
Ditën e tretë si President isha për vizitë në veriun e Mitrovicës. Më shoqëroi ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, me të cilin kaluam në këmbë urën, e cila që nga paslufta ishte kthyer simbol i ndarjes së qytetit. Ishte hera e parë që një President i Kosovës po vizitonte veriun. U prita me duartrokitje nga shumë qytetarë të cilët paraqitën problemet dhe hallet që kishin. “Jeni pjesë e halleve tona. Ndjejeni veten gjithmonë qytetarë të barabartë të Kosovës. Bandat, kriminelët, që e pengojnë jetën normale në këtë anë ne do t’i luftojmë me vendosmëri”. 26 shkurt 2011, veriu i Mitrovicës
Presidenti Pacolli vizitoi pjesën veriore të Mitrovicës
Vizita e radhës ishte tek dy familje në gjendje të rëndë materiale, njëra në Prishtinë e tjetra në fshatin Pojatishtë të Ferizajt. Aty vendosa që pagën si president do t’ua japë familjeve në gjendje të rëndë materiale. Lajmin ua kumtova nga afër edhe familjes Bunjaku dhe Avdyli, se pagën do e ndajë proporcionalisht për këto dy familje dhe për tetë familje të tjera në gjendje të rëndë sociale. “Sot isha këtu që t’i inkurajoj që të mos humbin shpresën. Kosova është duke bërë çdo gjë që të krijohen mundësi të reja për këto familje që kanë nevojë për mbështetje”.
Presidenti Behgjet Pacolli heq dorë nga paga, ua jep atë familjeve skamnore
Prita në takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në vendin tonë, Songul Ozan, e cila më uroi për detyrën dhe më dorëzoi urimin që më kishte dërguar Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl. Kontributi i madh i Turqisë gjatë periudhës së shtetbërjes së Kosovës ka qenë i një rëndësie të veçantë dhe shumë të madhe.
Presidenti Behgjet Pacolli priti ambasadoren e Turqisë, Songul Ozan
Me ambasadorin e Francës në Prishtinë, Jean François Fitou, zhvilloba një bisedë të gjatë dhe miqësore. Duke pranuar urimet e Ambasadorit Fitou dhe institucioneve të Francës për zgjedhjen në detyrën e re, theksova se Franca është mike e madhe e Kosovës dhe se kemi nevojë për shumë miq, të cilët Kosova do të dijë t’i respektojë dhe do të krijojë edhe miq të tjerë anembanë globit. Nga ana e tij, ambasadori Jean François Fitou tha se Kosova do ta gjejë vendin e saj në Evropë, dhe se ky realitet duhet të jetësohet, sepse nuk ka rrugëzgjidhje tjetër.
Pacolli: Franca është mike e madhe e Kosovës
Në një takim të gjatë dhe të përzemërt takova ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vendin tonë, Islam Lauka. Ai përcolli urimet e udhëheqësve më të lartë shtetërorë të Shqipërisë. Theksova në takim se qëllimi ynë i përbashkët është që të jemi sa më unikë në bashkëpunimin në të gjitha fushat dhe në rrugëtimin e përbashkët drejt shtëpisë së madhe evropiane.
Presidenti Pacolli u takua me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Islam Lauka
Prita në takim ambasadorin e Italisë në vendin tonë, Michael Giffoni, i cili më përcjelli urimet e Presidentit të Italisë, Giorgio Napolitano. Përkujtova ndihmën e madhe dhe të vazhdueshme të shtetit italian për Kosovën, qoftë me prezencën në kuadër të trupave të KFOR-it dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare, qoftë në format e tjera të përkrahjes së vendit tonë drejt anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare dhe në rrugën e integrimit në institucionet euroatlantike.
Presidenti Pacolli u takua me Ambasadorin e Italisë, Michael Giffoni
Me komandantin e KFOR-it në Kosovë, gjeneralin Erhard Buhler, shprehëm gatishmërinë e vazhdueshme për bashkëpunim, duke çmuar lart kontributin që forcat e KFOR-it kanë dhënë dhe po japin në vazhdimësi për shtetin dhe qytetarët e Kosovës. Me theks të veçantë, theksova kontributin e madh të KFOR-it për zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Pjesëtarët e KFOR-it kanë qenë gjithmonë shembull i disiplinës dhe i shërbimit professional.
Presidenti Pacolli u takua me komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler
Prita në presidence një delegacion amerikan me përfaqësues të Lutjeve të Mëngjesit (“National Breakfast Prayer”), i cili përbëhej nga David Bizli, ish-guvernator i Karolinës Jugore, si dhe Mansuer Fatfat, Lary Ros e Brajan Palmieri. Biseduam me miqtë amerikanë për një varg temash. Në këtë plan, përfaqësuesit amerikanë shtruan nevojën e krijimit të një qendre të “National Breakfast Prayer” në vendin tonë, për çka morën përkrahjen e plotë nga unë si President.
Presidenti Pacolli priti përfaqësuesit e “National Breakfast Prayer”
Takim zhvillova edhe me Zv/kryeministrin dhe minister i Drejtësisë, Hajredin Kuçi. U pajtuam për bashkërendimin e punëve të institucioneve të vendit, përpara sfidave të rëndësishme që na presin, siç janë bisedimet me Serbinë, sigurimi i njohjeve të reja, ndërmarrja e hapave për anëtarësimin e Kosovës në sa më shumë institucione ndërkombëtare, proceset e integrimit në institucionet euroatlantike e sfida të tjera.
Presidenti Pacolli priti zëvendës – kryeministrin Hajredin Kuçi
Prita në takim një delegacion të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të Shqipërisë, të kryesuar nga zëvendëskryetari z.Kreshnik Spahiu, i cili më përcjelli përshëndetjet e Presidentit Bamir Topi. Biseda jonë u fokusua tek funksionimi i sistemit të drejtësisë si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, me qëllim të shkëmbimit të përvojave, por edhe të arritjes së rezultateve në drejtim të përmirësimit të përgjithshëm të imazhit të shqiptarëve në botë.
Presidenti Pacolli priti një delegacion të Këshillit të Lartë të Drejtësisë të Shqipërisë
Në presidencë prita një delegacion të përfaqësuesve të tri shteteve afrikane: Republika e Afrikës Qendrore, Cape Verde (Kepi i Gjelbër) dhe Kongo-Brazzavile, të kryesuar nga diplomati Dominique N’Gouabi Osser. Në një bisedë miqësore, theksova se Kosova, si shtet i ri, ka nevojë për shumë miq dhe në këtë prizëm ajo ka një respekt të veçantë për popujt e Afrikës dhe dëshiron bashkëpunimin sa më të mirë me shtetet e këtij kontinenti. Temë dominuese ishte sigurimi i sa më shumë njohjeve për Republikën e Kosovën.
Presidenti Pacolli priti një delegacion të përfaqësuesve të tri shteteve afrikane
Për një takim në presidence erdhi edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Britanike, Gjenerali Sir Peter Wall. Mbretëria e Bashkuar është mike e madhe e Kosovës, është pjesë e suksesit të Kosovës, ndaj dhe gëzon respektin dhe falënderimet të mëdha të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës. Prezenca tyre në vendin tona është shumë me rëndësi për ne. Një ndihmë shumë domethënëse dhe që vlerësohet shumë është që ushtria e Mbretërisë së Bashkuar jep për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK).
Presidenti Pacolli priti shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Britanike, Gjeneralin Sir Peter Wall
Imzot Vincenco Paglia, president i Komunitetit “Shën Egjidio” nga Italia, që ka qenë e pranishme në Kosovë që nga viti 1994, me projektet e shumta në ndihmë popullit të Kosovës, ishte në presidenc për takim. Paglia tha se komuniteti që ai drejton do të japë gjithë ndihmesën e tij në rrugën e integrimit të Kosovës në Evropë. Duke folur për punën e Komunitetit “Shën Egjidio”, thash se ky fondacion dhe Imzot Paglia janë të njohur dhe të mirëpritur gjithnjë në Kosovës.
Presidenti Pacolli priti Imzot Vincenco Paglian, president i Komunitetit “Shën Egjidio”
Isha për vizitë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, për tu nënshkruar në librin e zisë, të hapur në, në përkujtim të dy pilotëve të SHBA, të cilët humbën jetën më 2 mars në Frankfurt. Në librin e zisë, si President, në emër të popullit të Kosovës, shpreha ngushëllimet më të thella familjeve dhe popullit amerikan për jetët e humbura të dy pilotëve të vrarë në një akt makabër.
Presidenti Pacolli u nënshkrua në librin e zisë për dy pilotët e SHBA, të vrarë dje në Frankfurt
Në zyrën e presidencës sot kisha legjendën e futbollit, Franc Beckenbauer, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, me të cilin zhvillova një bisedë të gjatë dhe miqësore. Kërkova nga legjenda Beckenbauer që të bëjë çka do që është në mundësitë e tij që të ndihmojë në ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës, që të jemi pjesë të UEFA-s dhe të FIFA-s. Legjenda Beckenbauer tha se nga ana e tij ai do të bëjë gjithë çka është e mundshme që të ndihmojë sportin e Kosovës që të ecë përpara drejt ndërkombëtarizimit.
Presidenti Pacolli priti legjendën e futbollit Franc Beckenbauer
Si Presidenti i Republikës së Kosovës, kam dekoruar legjendën e futbollit gjerman, Franc Beckenbauer me çmimin Ambasador Nderi i Kosovës. Ky është çmimi i parë që si President i Kosovës, dorëzova legjendes gjermane. Çmimi Ambasador nderi i jepet z. Beckenbauer për kontributin që ai ka dhënë dhe që do të vazhdojë ta japë për integrimin e futbollit kosovar në UEFA dhe në FIFA.
Franc Beckenbauer Ambasador nderi i Kosovës
Pjesmarrës në manifestimin qendror të shënimit të 13-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari. Fillimisht, u prita nga garda e FSK-së në Ministrinë e Forcës, ku u prita nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi. U prita në takim edhe nga ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku. Si komandant Suprem i FSK-së, ofrova gjithë mbështetjen në zhvillimin ushtrisë. Vazhdova në manifestimin qendror në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku ishin të pranishëm edhe kryeministri Thaçi, dhe përfaqësues të institucioneve të ndryshme.
Gardës së FSK-së duke nderuar presidentin Pacolli
U prit në një takim nga ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku dhe bashkëpunëtorët e tij. Ministri më njoftoi për rrugëtimin drejt përmbushjes së Kapaciteteve të Plota Operacionale, gjithnjë me synimin që kjo forcë, me ndihmën e KFOR-it dhe ushtrive mike, të mbërrijë sa më parë nivelin profesional të ushtrive moderne. Si komandant Suprem i FSK-së, ofrova gjithë mbështetjen në zhvillimin e kësaj force.
U prit në një takim nga ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku
Pas takimit, parakalova para Gardës së FSK-së në manifestimin qendror të shënimit të 13-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, organizuar në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë.
Parakalova para Gardës së FSK-së në manifestimin qendror të shënimit të 13-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari
Të pranishëm ishin baca Rifat Jashari, kryeministri Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, përfaqësues diplomatikë të akredituar në vendin tonë, udhëheqës të KFOR-it, si dhe qytetarë të shumtë, të ardhur për të përcjellë këtë ceremoni që shënon fillimin e manifestimit treditor në shënim të përvjetorit të rënies së komandantit Adem Jashari dhe luftës heroike të familjes Jashari.
Së bashku me bacën Rifat dhe kryeministrin Thaçi pjesmarrës në ceremoni
I shoqëruar nga Baca Rifat dhe kryeministri Thaçi parakaluam para ushtarëve të rreshtuar të FSK-së. Po ashtu, shikuam nga afër altilerinë dhe pajisjet ushtarake që posedon FSK-ja.
I shoqëruar nga Baca Rifat dhe kryeministri Thaçi parakaluam para ushtarëve të rreshtuar të FSK-së
Vepra e heronjve është aty, ajo flet, është e gjallë për ta kujtuar se më shumë duhet të bëjmë në të ardhmen. Gjurmët e luftës së ndritshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjenden kudo në sipërfaqen e Republikës tonë dhe ne s’mundemi t’i harrojmë ata asnjëherë. Në procesin e ndërtimit të shtetësisë tonë, ne arritëm të ngrisim një institucion profesional të mbrojtjes së lirisë, siç janë Forcat e Sigurisë të Kosovës. Ajo është trashëgimtarja e drejtpërdrejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në fjalen time para të pranishmëve thash: Vepra e heronjve është aty, ajo flet, është e gjallë
Në ditën e dytë të manifestimeve për shënimin e 13-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bëra homazhe para varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve të tjerë. Prekazi është një vend që i bashkon shqiptarët nga të gjitha trojet dhe nga diaspora. Në Prekaz u vulos pavarësia e Kosovës, të cilën ne e gëzojmë sot. Lavdi këtyre dëshmorëve dhe gjithë dëshmorëve të tjerë të rënë në luftën për liri. U qoftë i lehtë dheu i Kosovës. Vizitoi edhe familjen Jashari ku u prit nga baca Rifat Jashari dhe anëtarët e tjerë të familjes Jashari.
Pacolli: Në Prekaz u vulos pavarësia e Kosovës
Vizitova edhe kullën e familjes Jashari ku u prita nga Baca Rifat dhe anëtarët e tjerë të familjes Jashari. Takimet me të janë të ngrohta dhe miqësore. E çmoi lart sakrificën e familjes Jashari, e cila ka dhënë kaq shumë për pavarësinë dhe shtetin e Kosovës.
Vizitova edhe kullën e familjes Jashari ku u prita nga Baca Rifat
Gjatë qëndrimit në Prekaz, vendosa kurora lulesh edhe para lapidarit të Salë e Hamit Jasharit, duke nderuar kujtimin e tyre dhe të rënëve të tjerë për liri.
Gjatë qëndrimit në Prekaz, vendosa kurora lulesh edhe para lapidarit të Salë e Hamit Jasharit
Me bashkëpunëtorët, në Prekaz, gjithashtu vizitova familjen e Habib Jasharit, e cila gjatë luftës ka qenë e strehuar te familjarët e familjes time Pacolli.
Vizitova familjen e Habib Jasharit, e cila gjatë luftës ka qenë e strehuar te familjarët e familjes time
I shoqëruar nga bashkëpunëtorët dhe komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler, qëndrova për vizitë në pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht në pikat kufitare 1 dhe 31, në Zubin Potok dhe Leposaviq. Gjatë vizitës, takova policët kufitarë dhe doganierët, pash punën e tyre dhe qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në këto dy pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Isha i shqetësuar me gjendjen në këtë pjesë të vendit, ku popullata, si ajo shqiptare dhe serbe, mbahen peng nga strukturat e pakontrolluara dhe që veprojnë jashtë ligjit.
Presidenti Pacolli vizitoi pikat kufitare 1 dhe 31 në Zubin Potok dhe Leposaviq
Me rastin e 7 Marsit, ditës së Mësuesit, prita në presidencë një grup të arsimtarëve dhe të veteranëve të arsimit. I urova dhe falënderova për kontributin që kanë dhënë dhe po japin për arsimin në Kosovë në kohët më të vështira. Duke folur në emër të arsimtarëve dhe veteranëve të arsimit, profesori dhe shkrimtari Ramiz Kelmendi u shpreh: “E ndjeva veten jashtëzakonisht të nderuar. Lum ai shtet e lum ai pushtet i cili nderon arsimtarët e vet”. Ndërsa mësuesja Sofije Kllokoqi, që ka qenë mësuese imja, evokoi kujtime nga ajo kohë dhe u shpreh shumë e gëzuar që nxënësi i saj ka arritur kaq shumë suksese dhe është bërë President i vendit.
Presidenti Pacolli uroi arsimtarët dhe veteranët e arsimit për Ditën e Mësuesit
I prita në presidencë për t’i uruar në Ditën e Mësuesit, profesorin dhe shkrimtari Ramiz Kelmendi, si dhe mësuesen Sofije Kllokoçi, që ka qenë arsimtare e imja. Shkrimtari Ramiz Kelmendi u shpreh: “E ndjeva veten jashtëzakonisht të nderuar. Lum ai shtet e lum ai pushtet i cili nderon arsimtarët e vet”. Ndërsa mësuesja Sofije Kllokoçi, evokoi kujtime nga ajo kohë dhe u shpreh shumë e gëzuar që nxënësi i saj ka arritur kaq shumë suksese dhe është bërë President i vendit.
I prita në presidencë për Ditën e Mësuesit, profesorin Ramiz Kelmendi, si dhe mësuesen Sofije Kllokoqi
E prita në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z.Lukas Beglinger, i cili përcolli urimet e Presidentes së Konfederatës së Zvicrës, znj.Micheline Calmy-Rey. Kontributi i znj. Micheline Calmy-Rey dhe i Zvicrës në shtetndërtimin e Kosovës ka qenë shumë i madh. Kosova ka nevojë ende për ndihmë nga Zvicra, në përcjelljen e përvojave të këtij shteti në vendin tonë, si dhe fushën e drejtësisë, ku Zvicra mund t’u japë një ndihmë të çmueshme institucioneve përkatëse të vendit tonë. Gjithashtu, theksova kërkesën që sa më shumë biznese nga ky vend të investojnë në Kosovë.
Presidenti Pacolli priti ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z.Lukas Beglinger
Koordinatorja e agjencive zhvillimore të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në vendin tonë, Osnat Lubranti, ishte mysafire në presidencë. “Kosova duhet të ketë një plan afatmesëm të zhvillimit”, theksoi zonja Lubranti, duke shtuar se sfidat më të mëdha të vendit mbetet kontigjenti i madh i të rinjve të gatshëm për të hyrë në tregun e punës, si dhe shkalla e lartë e papunësisë. Si koordinatore e agjencive për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, ajo tha se kanë hartuar një plan pesëvjeçar të zhvillimit të Kosovës, në koordinim me të gjitha institucionet e vendit.
Presidenti Pacolli priti në Presidence znj. Osnat Lubranti, përfaqësuese e përhershme e UNDP-së në Kosovë
Austria gjithmonë ka qenë mike e jona dhe ka mbetur mike e vërtetë e Kosovës. Kontributi i Austrisë për vendin tonë është shumë i madh dhe ne e vlerësojmë shumë këtë, i thash ambasadorit të Austrisë në vendin tonë, Johann Brieger. Ambasadori Brieger, më dorëzoi letrën e urimit që Presidenti Fisher më dërgoi. Brieger theksoi bashkëpunimin e vazhdueshëm të mirë mes Austrisë dhe Kosovës, në shumë fusha, bashkëpunim ky që ka dhënë frytet e veta, por edhe e ka forcuar edhe më miqësinë mes dy shteteve.
Pacolli: Austria ishte dhe ka mbetur mike e vërtetë e Kosovës
Me rastin e 8 Marsit, ditës së gruas, në Gjakovë organizova pritje dhe shtrova drekë për gratë e Krushës, të Gjakovës dhe vendbanimeve të tjera të këtij rajoni. Në emër të grave të mbledhura kryetarja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nysrete Kumnova, në një fjalë emocionale, përshkroi gjendjen e rëndë të nënave, bashkëshorteve, motrave dhe familjarëve të të pagjeturve, të cilat çdo festë, e edhe 8 Marsin, e përjetojnë me dhimbje. Bashkëndjeva dhimbjen që kanë nënat, gratë, motrat e të pagjeturve. Thash se nuk di a do të jemi në gjendje t’ua kthejmë hakun, për gjithë atë që keni bërë për ne. Por, unë mund t’ju premtoj se do të punoj me gjithë fuqinë, që ta ndieni se ju jeni të vlefshme për ne.
Pacolli: Kosovarët dinë t’i duan dhe t’i respektojnë nënat dhe motrat e tyre
E takova znj. Jane Armitage, drejtoreshë e Bankës Botërore për Shqipërinë dhe koordinatore rajonale për Evropën Juglindore, si dhe z.Ranjit Nayak, shef i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë. Vështirësitë në Kosovë janë evidente. Shoqëria jonë ka nevojë për ndihma në çdo aspekt, ka nevojë për këshillat e juaja në çdo kohë, theksova në takim. Qartësova se në të ardhmen, duhet dhënë prioritet projekteve të cilat janë të realizueshme dhe që kanë efekt të drejtpërdrejtë për qytetarët e Kosovës.
Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli zhvilloi takim me z. Jane Armitage, drejtoreshë e Bankës Botërore për Shqipërinë dhe koordinatore rajonale për Evropën Juglindore, si dhe z.Ranjit Nayak, shef i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë
“OSBE ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në demokratizimin e vendit tonë”, theksova gjatë takimit me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, z.Werner Almhofer. Ne synojmë të hyjmë në Evropë dhe për ta arritur këtë duhet të jemi të kompletuar në të gjitha fushat, në këtë plan, Kosova ka nevojë për reforma në një varg fushash, ku një nga më kryesoret është reforma në fushën e drejtësisë. Shefi i Misionit të OSBE-së, në Kosovë, z.Werner Almhofer, theksoi gatishmërinë e organizatës që ai drejton për të dhënë ndihmesën e saj kudo që kërkohet.
Presidenti Pacolli priti shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Werner Almhofer
Prita në takim drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), z. Bashkim Smakaj. Ai më njoftoi me punën e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, e cila tashmë po hyn në vitin e tretë të funksionit të saj, organizimin e saj dhe sfidat që e presin në të ardhmen. Nga ana ime përgëzova z.Smakaj dhe drejtuesit e tjerë të kësaj agjencie për punën që po bëjnë dhe u ofrova bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të tij dhe të institucioneve të vendit.
Presidenti Pacolli drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Bashkim Smakaj
Në kuadër të aktivitetit takova Ombudspersonin e Kosovës, z.Sami Kurteshi. Theksova rëndësinë e madhe që ka për shoqërinë tonë institucioni i Ombudspersonit, në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve të vendit. Ombudspersoni i Kosovës, z.Kurteshi më njoftoi me punën dhe shtrirjen e zyrave të këtij institucioni në komuna të ndryshme të Kosovës dhe për sfidat me të cilat përballet institucioni që ai drejton.
Presidenti Pacolli priti Ombudspersonin e Kosovës, z. Sami Kurteshi
Isha për ngushëllime në familjen Musliu në fshatin Uglar të komunës së Gjilanit, djali i së cilës, Leutrimi, u vra, derisa po kthehej nga mali së bashku me babanë e tij. Gjatë vizitës në familjen e babait të Leutrimit, Rrahim Musliu, u bëra thirrje organeve të drejtësisë ta zbardhin sa më parë këtë rast. “Është një dhimbje e madhe që ne e ndajmë bashkë me familjen, është një humbje dhe një rast i cili është dashtë t’i takojë të kaluarës, jo kësaj kohe”.
Presidenti Pacolli ishte për ngushëllime në familjen Musliu në Uglar të Gjilanit
Prita takim ushtruesin e detyrës së guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), z.Gani Gërguri dhe zëvendësguvernatorin, Nexhat Kryeziu. Ata më njoftuan për gjendjen në BQK, punën që bën ky institucion, rezultatet e arritura, por edhe sfidat që e presin në të ardhmen. Kosova ka një sistem stabil, të sigurt dhe të shëndoshë financiar. Vura theksin tek projektet e së ardhmes, duke pasur gjithnjë synim zhvillimin e vendit dhe integrimin e tij sa më të shpejtë në institucione dhe struktura ndërkombëtare.
Presidenti Pacolli priti drejtuesit e Bankës Qendrore të Kosovës
Ambasadori i Francës në vendin tonë, Jean Francois Fitou, më dorëzoi letrën e urimit të Presidentit të Francës, Nicolas Sarkozy, I cili më dërgoi që u zgjedha president. Presidenti Sarkozy kishte shkruar se kaluan tri vjet nga pavarësia. Kosova po forcohet në fushën ndërkombëtare dhe ka marrë gjithnjë njohje të shumta. Ka ditur të udhëheqë përpjekje të rëndësishme në një kontekst delikat dhe kompleks. Unë e di se mund të llogarisë në ju për të dyfishuar zellin e madh në këtë punë. Kosova ka bërë reforma kruciale për konsolidimin e institucioneve dhe në mbizotërimin e Ligjit. Është angazhuar me vendosmëri në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Nuk kam dyshim se, me nxitjen e juaj, Kosova do të mund të përballet me sfidat që e presin.
Sarkozy uron Pacollin, siguron për përkrahjen e vazhdueshme të Francës për Kosovën
Prita në takim një Delegacionin të Fondit Monetar Ndërkombëtar të kryesuar nga z. Adam Bennett, Këshilltar i Lartë i Departamentit Evropian në përbërje të të cilit ishin edhe z. Mr. Costas Christou, Shef i Departamentit Evropian për Kosovë dhe Jose Sulemane përfaqësues i Departamentit Evropian për Kosovë. Kërkova nga mysafirët mirëkuptim për plotësimin edhe të atyre objektivave që ende nuk janë plotësuar në programet e përbashkëta me FMN-në.
Presidenti Pacolli priti në takim një Delegacionin të Fondit Monetar Ndërkombëtar
Pjesmarrës në ceremoninë vjetore të KFOR-it, organizuar në Prishtinë, në të cilën morën pjesë përfaqësues të pranisë ndërkombëtare në vend. Isha i nderuar që në cilësinë e Presidentit të Republikës së Kosovës, të shtetit mikpritës të KFOR-it, t’i përshëndes në këtë ceremoni shtetet mike që janë pjesë e KFOR-it. Ne ju jemi mirënjohës dhe ju jeni mysafirët tanë, në tokën tonë. Ju e dini kultin që ka populli ynë për miqtë e vet. Populli i Kosovës ju do dhe ju respekton. Ju faleminderit gjeneral Buhler, juve dhe trupave tuaja, për mbështetjen që jeni duke i dhënë Kosovës.
Presidenti Pacolli mori pjesë në ceremoninë vjetore të KFOR-it
Presidenti i Sllovenisë, Danilo Turk, përmes ambasadorit Jozef Hlep, më përcjelli urimin e tij. Republika e Sllovenisë dhe Republika e Kosovës kanë arritur rezultate të shkëlqyera si dy shtete mike, dhe kjo sigurisht paraqet një bazë të shëndoshë për bashkëpunim në të ardhmen e afërt. Sllovenia të vazhdojë të përkrahë Kosovën në përpjekjen e saj për t’u bërë një vend demokratik me perspektivë euroatlantike. Unë jam plotësisht i bindur që dialogu ynë do të kontribuojë në marrëdhëniet pozitive mes dy vendeve tona.
Presidenti Danilo Turk premton përkrahjen e vazhdueshme të Sllovenisë për Kosovën
Prita në Presidence mikun tim myftiun e Kosovës, Naim Tërnava me bashkëpunëtorë. Me myftiun Tërnava theksuan nevojën e bashkëpunimit të vazhdueshëm në të gjitha fushat, në çuarjen përpara të proceseve, në të mirë të interesit të Kosovës dhe të të gjithë qytetarëve të saj. Duke çmuar lart angazhimin e Myftiut Tërnava dhe të Bashkësisë Islame të Kosovës, i ofrova përkrahjen e vazhdueshme të tij dhe të institucioneve të vendit.
Presidenti Pacolli priti myftiun Naim Tërnava
Presidenti i Republikës së Italisë, Giorgio Napolitano më ka dërguar ftesë zyrtare për të vizituar këtë shtet. Jam ftuar nga Presidentin Napolitano të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të 150 vjetorit të formimit të Italisë së bashkuar, që do të mbahet më 2 qershor në Romë. “Prania Juaj do të ishte një nder për mua e për Qeverisë Italiane dhe do të përbënte një dëshmi të re domethënëse të lidhjeve të forta të miqësisë që bashkojnë Kosovën e Italinë. Me shpresën se shumë shpejt do t’ju takoj në Romë, kam kënaqësinë t’ju shpreh përshëndetjet e mia më të përzemërta”, shkruan në ftesën e Presidenti i Italisë.
Presidenti Giorgio Napolitano fton Presidentin Pacolli për vizitë në Itali
Zhvillova takim me kryetaren e KQZ, znj. Valdete Daka, ku u dhanë nismat e para rreth ndryshimeve në ligjin zgjedhor, por edhe për ndryshimin e pikës së Kushtetutës, e cila e përcakton Kosovën si një zonë zgjedhore. Theksova se eksperienca jo e mirë me zgjedhjet e fundit është ajo që duhet të na shtyjë të punojmë për këto ndryshime. Synimi i zyrës së Presidentit është që sa më shpejtë të organizojë një tryezë me përfaqësuesit e partive të ndryshme, qofshin ato parlamentare, të opozitës ose të koalicionit, qofshin edhe ato jashtë parlamentit, me shoqërinë civile dhe të dëgjojmë idetë në çfarë mënyre t’ia fillojmë reformimit të ligjit zgjedhor.
Presidenti Pacolli priti kryetaren e KQZ-së, znj. Valdete Daka
E prita në presidence admiralin Samuel J. Locklear, komandant i Forcave të Bashkuara të NATO-s në Napoli, i cili shoqërohej nga komandanti i trupave të KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler. Falënderova admiralin Locklear për kontributin që NATO ka dhënë dhe po jep në vazhdimësi për popullin e Kosovës, me theks të veçantë në ndihmën e vazhdueshme për trajnimin dhe profesionalizimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK). Kërkova që eprorët e FSK-së të shkollohen në akademitë e ndryshme ushtarake të NATO-s, dhe që pjesëtarët e FSK-së të jenë pjesë e misioneve paqësore në botë, në kuadër të NATO-s, kudo ku kjo shihet e nevojshme.
Presidenti Pacolli kërkon që eprorët e FSK-së të shkollohen në akademitë ushtarake të NATO-s
Prita në takim ambasadorin e ri të Republikës së Kroacisë në vendin tonë, z. Zoran Vodopija, i cili edhe dorëzoi letrat kredenciale. Ai më përcjelli urimet e Presidentit të Kroacisë, Ivo Josipoviq. Kroacia e ka ndihmuar në vazhdimësi Kosovën, si në periudhën e paraluftës, ashtu edhe në të gjitha fazat e shtetndërtimit të saj. Prania e Kroacisë në Kosovë, në të gjitha format, është e një rëndësie të veçantë. Në veçanti, mundësitë shumë të mëdha të bashkëpunimit në fushën e ekonomisë.
Ambasadori i ri i Kroacisë dorëzoi letrat kredenciale
Ambasadori i ri i Mbretërisë së Bashkuar në vendin tonë, z.Ian Cliff i dorëzoi letrat kredenciale, me një ceremoni solemne, në Presidence. Populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës falënderojnë shumë Mbretërinë e Bashkuar për çdo gjë që ka bërë, për mbështetjen që i ka dhënë formimit dhe forcimit të Republikës së Kosovës. “Për Mbretërinë e Bashkuar, Kosova është një partner i rëndësishëm në rajonin e Ballkanit. Keni pasur përkrahjen e vazhdueshme të saj në të kaluarën dhe do ta keni edhe në të ardhmen”, theksoi ambasadori Ian Cliff.
Presidenti Pacolli priti ambasadorin e ri të Mbretërisë së Bashkuar, Ian Cliff
Prita në takim përfaqësues të Federatës Universale të Paqes, të prirë nga z.Wiliam Song dhe z.Tim Miller. Njoftova mysafirët se vendi ynë, ka nevojë për përkrahje nga miqtë e saj të shumtë, në mënyrë që sa më shpejtë të futet në familjen e vendeve të përparuara. Drejtuesit e Federatës Universale të Paqes, pasi uruan Presidentin Pacolli për zgjedhjen në detyrën e re, thanë se do të japin kontributin e tyre në drejtim të promovimit të paqes dhe të dialogut, si forma të zhvillimit e të përparimit të të gjithë popujve e shteteve.
Presidenti Pacolli priti një delegacion të Federatës Universale të Paqes
Takova një delegacion të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), të kryesuar nga Haxhi Arifi, kryetar. Me delegacionin e BSPK-së diskutuam për nevojën e ngritjes së pagave, që ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e punëtorëve, por biseduan edhe për gjendjen jo të lehtë ekonomike, në të cilën po kalon vendi, e sidomos për nevojat e mëdha për investime kapitale dhe për vështirësitë e mbulimit të këtyre investimeve.
Presidenti Pacolli priti drejtuesit e BSPK-së
Prita një delegacion të përbërë nga udhëheqës të Betejës së Koshares, të prirë nga Rrustem Berisha. Në takim u diskutua për përgatitjet për shënimin e përvjetorit të Betejës së Koshares. Sipas traditës, manifestimi “Ditët e Shqipes” edhe këtë vit, do të organizohet nën Patronazhin e Presidentit të Republikës. Manifestimi “Ditët e Shqipes” përfshin tri manifestime kryesore: shënimin e 9 prillit, datës kur u thye kufiri shqiptaro-shqiptar, 11 prilli, dita e rënies së Heroit të Kombit Agim Ramadani, dhe 19 prilli, dita e rënies së Heroit të Kombit Sali Çeku.
Manifestimi “Ditët e Shqipes” mbahet në patronazhin e Presidentit të Kosovës
Në presidence kisha kënaqësin të prisja z.Edmond Haxhinasto, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë. Në planin e bashkëpunimit ndërshtetëror, përsërita idenë e krijimit të kushteve për lëvizjen e lirë të njerëzve, ideve e mallrave, duke jetësuar në këto hapësira idenë e Minishengenit, që do të jetë në të mirë të lëvizjes së lirë të qytetarëve, por që do të shërbejë edhe si parapërgatitje për integrimin sa më të shpejtë në familjen e madhe evropiane.
Presidenti Pacolli priti z.Edmond Haxhinasto, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë
Vizitën e parë zyrtare jashtë vendit që nga zgjedhja e President po e zhvilloj në Republikën e Shqipërisë, me ftesë të Presidentit Bamir Topi. U prita në Pallatin e Brigadave nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, me një ceremoni madhështore solemne, ku u ekzekutuan himnet kombëtare të të dy vendeve dhe u kalua në revistë Truproja e Nderit. Të dy presidentët zhvilluam takim kokë më kokë. Më pas ata u drejtuam bisedimet zyrtare dypalëshe të delegacioneve shtetërore përkatëse, në të cilat u diskutuan një varg temash me rëndësi për bashkëpunimin mes të vendeve. Në përfundim të takimi të delegacioneve, dhamë deklarata për mediat e shumta.
Presidenti Pacolli pritet në mënyrë madhështore nga Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi
Zhvilllova takim edhe me kryeministrin Sali Berisha, me të cilin diskutova për një varg temash me interes për të dy vendet. Theksova se institucionet e Kosovës kanë nevojë për ndihmën e vazhdueshme të Shqipërisë, për eksperiencat në rrugën e zhvillimit dhe të proceseve integruese në institucionet euroatlantike, që është një synim i përhershëm i popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës. Theksova nevojën e harmonizimit të legjislacionit, si dhe të krijimit të lehtësirave për bizneset në të dy shtetet.
Presidenti Behgjet Pacolli u prit nga Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha
Adresimi im në parlamentin shqiptar si president i Republikës së Kosovës. Të dashur vëllezër të Shqipërisë, po vij në Tiranë në të parën vizitë jashtë Kosovës, si president i Republikës. Dhe ky rrugëtim imi jo vetëm simbolikisht u përkrye nëpërmjet kryeveprës së Kombit shqiptar, rrugës Durrës-Kukës-Morinë, ndoshta investimit më madhor të shqiptarëve në këtë fillim shekulli. Si njeri me eksperiencë profesionale të një lloji të caktuar, unë megjithatë nuk dua të humb kohën tuaj të çmuar me vlerësime metaforike, madje as dhe për kryeveprat.
Fjala e Presidentit të Republikës së Kosovës, shkëlqesisë së tij, zotit Behgjet Pacolli, në Parlamentin e Shqipërisë
U nderova në takim edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, z.Edi Rama. Me këtë rast, ai më dorëzoi Çelësin e Tiranës, duke çmuar lart personalitetin e tim. “Besoj se këtë çelës e kam merituar. Do të jap kontributin tim për Bashkinë e Tiranës, që është kryeqyteti edhe i Kosovës edhe i kombit”, thash me këtë rast. Ndërsa, kryebashkiaku Rama u shpreh se ishte një ditë e bukur pranvere në Tiranë dhe nuk kishte ditë më të përshtatshme për të mirëpritur presidentin e ri të Kosovës, duke i dhënë në dorë çelësin e qytetit dhe duke i shtrënguar dorën e vëllazërimit, dorën e bashkëpunimit, dorën e një lidhjeje që bëhet gjithmonë e më e fortë mes shqiptarëve këtej dhe andej kufirit, ndërkohë që kufiri të bëhet gjithmonë e më simbolik.
Edi Rama ia dorëzoi Presidentit Pacolli Çelësin e Tiranës
Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, takova z.Shpëtim Idrizi, kryetar i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU). Biseduam për gjendjen politike dhe ekonomike, për problemet që i mundojnë Kosovën dhe Shqipërinë. Biseduam edhe për të drejtat e njeriut dhe ne tani kemi edhe mbështetjen e madhe të bashkësisë ndërkombëtare e cila e ndihmon kauzën tonë të madhe. Kosova nuk do ta lë këtë iniciativë vetëm në fjalë, por do të fillojë punë intensive. Ne do të formojmë një grup, i cili do t’ia fillojë punës që nga tani dhe besoj se deri te takimi tjetër ne do të kemi rezultatet e para të formimit të një tregu të gjerë, që del jashtë kufijve të Shqipërisë, jashtë kufijve të Kosovës.
Presidenti Pacolli u takua me kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi
Zhvillova takim edhe me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI), z.Ilir Meta, me të cilin diskutova për një varg temash të rëndësishme për bashkëpunimin në mes të dy vendeve, por edhe për projektet e përbashkëta dhe vazhdimin e punës për sigurimin e sa më shumë njohjeve për Kosovën, por edhe për trasimin e rrugës së saj drejt integrimeve euroatlantike.
Presidenti Pacolli u takua me kryetarin e LSI, z.Ilir Meta
Presidenti i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, i cili po qëndron në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Republikën e Shqipërisë, me ftesë të Presidentit Bamir Topi, vendosi kurora lulesh dhe bëri homazhe para Monumentit “Nënë Shqipëri” në Tiranë. Vendosja e kurorave u përcoll me ceremoni shtetërore nga Garda e Republikës, ndërsa Presidenti u shoqërua nga komandanti i Përgjithshëm i Gardës së Republikës së Shqipërisë, z.Ndrea Prendi dhe nga anëtarët e delegacionit të Kosovës, që e shoqërojnë atë në vizitë.
Presidenti Pacolli vuri kurora lulesh para Monumentit “Nënë Shqipëri” në Tiranë
Presidenti i Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, në një ceremoni solemne, u nderua me çmimin “Honoris Causa” në Universitetin Evropian të Tiranës. Në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ish-presidentët Alfred Moisiu e Rexhep Meidani, ministra të Qeverisë së Shqipërisë e të Qeverisë së Kosovës, profesorë, studentë e mysafirë të tjerë të shumtë.
Presidentit Pacolli u nderua me çmimin “Honoris Causa” në Universitetin Evropian të Tiranës
Isha pjesë e Forumit të Biznesit Kosovë-Shqipëri, në të cilin morën pjesë një numër i madh përfaqësuesish të biznesit nga të dy vendet, të cilët diskutuan një varg temash rreth mundësive të shtimit të bashkëpunimit mes të dy vendeve. Njerëzit e biznesit flasin pak, por veprojnë shumë. Veprimet e tyre ndikojnë drejtpërsëdrejti në jetën e qytetarëve. Asnjëherë të mos jenë të ndara politika dhe biznesi. Politika të jetë ndoshta shumë herë në dispozicion të biznesit. Atëherë jemi në rrugë të mire.
Presidenti Pacolli mori pjesë në Forumin e Biznesit Kosovë-Shqipëri
Presidenti Pacolli në vazhdim të vizitës së tij u takua me Trashegimtarin e Fronit Mbreteror, Leka Zogu, me të cilin, në një takim të ngrohtë e miqësor, bisedoi për një varg temash me interes për të dy vendet.
Presidenti Pacolli në vazhdim të vizitës së tij u takua me Trashegimtari i Fronit Mbreteror, Leka Zogu
Vizitova qytetin e Krujës, ku u prit nga prefekti i Qarkut të Durrësit, që mbulon edhe Krujën, z.Genc Alizoti, si dhe nga kryetari i Bashkisë së Krujës, z.Lulzim Guni. Vizitova Muzeun Historik Kombëtar, Muzeun Etnografik dhe Pazarin e Vjetër në këtë qytet. Ndalesa e fundit e vizitës ishte në qytetin e Lezhës, ku disa muaj më parë isha shpallur qytetar nderi. U prita nga prefekti i Lezhës, z.Pal Dajçi dhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, z. Viktor Tushaj, si dhe nga qytetarë të shumtë të këtij qyteti. Me këtë rast, vura kurora lulesh dhe bëra homazhe para varrit të Skënderbeut.
Presidenti Pacolli po kështu vizitoi qytetin e Krujës, homazhe tek varri i Skenderbeut
Fillova vizitën zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë, me ftesë të Presidentit Gjorgji Ivanov. Të dy presidentët kemi ndjekur antonimin e himneve të të dy vendeve dhe pastaj kemi parakaluar para Gardës së Nderit. Më tej, kemi zhvilluar një takim kokë më kokë, pastaj kemi drejtuar takimin e delegacioneve të të dy vendeve, në të cilin janë diskutuar një varg temash, që nga sfera e bashkëpunimit politik e deri te zhvillimi ekonomik. Kemi konstatuar se si Kosova ashtu edhe Maqedonia janë partnerë strategjikë të njëra-tjetra, duke pasur parasysh marrëdhëniet shumë të mira mes të dy vendeve në të gjitha fushat, si dhe rrugëtimin e tyre drejt integrimit sa më të shpejtë në institucionet ndërkombëtare.
Presidentit Behgjet Pacolli filloi vizitën zyrtare në Maqedoni, u takua me Presidentin Gjorgji Ivanov
Takova edhe kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.Trajko Velanovski. Prioritet i dy Republikave është marrëdhëniet e mira me të gjitha vendet fqinje. Marrëdhëniet mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës janë nivel shumë të lartë, si në fushën politike ashtu edhe në fushën ekonomike dhe është obligim i udhëheqësve të institucioneve, i politikanëve, që këto marrëdhënie t’i zhvillojnë edhe më tej. Maqedonia është një partner strategjik për Kosovën. Bashkëpunimi jonë është shembull për të tjerët.
Maqedonia është një partner strategjik për Kosovën
Zhvillova takim edhe me zëvendëskryeministrin z.Vasko Naumovski. “Vlerësojmë që së bashku do të shkojmë drejt integrimit të përbashkët në Bashkimin Evropian dhe në NATO”, tha zëvendëskryeministri Naumovski. Përgëzova zëvendëskryeministrin Naumovski për progresin e shënuar në fushën e integrimit euroatlantik. Duke iu referuar bashkëpunimit ekonomik dhe nevojës së zhvillimit të të dy vendeve tona, theksova se të investojmë me pak para që kemi, me pak kohë që na ka mbetur dhe më shumë shpirt që kemi në funksion të interesit të qytetarëve të vendit tone.
Presidentit Behgjet Pacolli u takua me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë, Vasko Naumovski
Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë vizitës së sotme në Shkup, ka vendosur kurora lulesh para Shtatores së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si dhe ka shëtitur në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë vizitës së sotme në Shkup, ka vendosur kurora lulesh para Shtatores së Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, si dhe ka shëtitur në Çarshinë e Vjetër të Shkupit.
Presidenti Pacolli, në Shkup, vuri kurora lulesh para Shtatores së Skënderbeut
Kam takuar edhe përfaqësuesit e partive politike në Maqedoni, liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, kryetarin e Partisë Socialdemokrate, Branko Cervenkovski, liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi dhe kryetarin e Demokracisë së Re, Ymer Selmani. Implementimi i Marrëveshjes së Ohrit, zhvillimet politike në Maqedoni dhe mundësitë për bashkëpunim mes Maqedonisë dhe Kosovës ishin disa nga temat e diskutimit.
Pacolli: Shqiptarët në Maqedoni duhet të jenë unikë
Së bashku me Presidenti Ivanov, morën pjesë në Forumin e Biznesit Kosovë-Maqedoni, në të cilin ishin të pranishëm një numër i madh i përfaqësuesve të kompanive të rëndësishme të të dyja vendeve. Derisa Maqedonia eksporton në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 450 milionë dollarë, Kosova eksporton në Maqedoni mallra me vlerë vetëm prej rreth 24 milionë dollarë. Inkurajoj njerëzit e biznesit që të bashkëpunojnë dhe ta ndryshojnë këtë bilanc. Mes Kosovës e Maqedonisë të mos ketë barriera, të mundësohet lëvizja e lirë e njerëzve, ideve e mallrave. Në të ardhmen, gjithashtu, të krijohet mundësia e lëvizjes së qytetarëve nga njëri shtet në tjetrin vetëm me letërnjoftime.
Presidenti Pacolli inkurajon rritjen e eksportit të mallrave kosovare në Maqedoni
Presidenti Pacolli dhe delegacioni që e shoqëroi, vizitoi Klinikën “Sistina” në Shkup, nga drejtuesit e së cilës u njoftua për funksionimin dhe punën e kësaj.
Presidenti Pacolli dhe delegacioni që e shoqëroi, vizitoi Klinikën “Sistina” në Shkup
Në vazhdim të vizitës në komunën e Tetovës, Presidenti Pacolli vizitoi edhe një nga ndërmarrjet më të suksesshme në këtë anë, fabrikën “Renova” në fshatin Xhepçishtë. Drejtuesi i kësaj fabrike, Shefki Idrizi e njoftoi Presidentin Pacolli me historikun e kësaj fabrike dhe të ndërmarrjes që ai drejton, e cila ka shtrirë aktivitetin e saj edhe në disa qytete të tjera të Maqedonisë, në Kosovë dhe në Shqipëri. Nga ana e tij, Presidenti Pacolli e përgëzoi z.Idrizi për punën e bërë dhe e inkurajoi që të zgjerojë edhe më tej biznesin e tij dhe bashkëpunimin me ndërmarrjet nga Kosova.
Presidenti Pacolli vizitoi edhe një nga ndërmarrjet më të suksesshme në këtë anë, fabrikën “Renova”
Viziten në Maqedoni e përmbylla në selinë e Kompanisë “Ecolog” në Tetovë. Duke folur për punën e Kompanisë, z.Lazim Destani më njoftoi për shtrirjen në të katër anët e globit, duke pasur të punësuar mbi 3500 punëtorë nga 25 shtete të ndryshme. Ai gjithashtu theksoi se, pas institucioneve shtetërore, “Ecolog” është kompania e parë për nga punësimi i një numri të madh të studentëve të dy universiteteve të Tetovës. E përgëzoi z.Destani për punën e madhe që bën kompania “Ecolog” dhe sidomos për faktin se ajo zhvillon një aktivitet të madh dhe është një krah i madh për familjet shqiptare të kësaj ane.
Presidenti Behgjet Pacolli vizitoi edhe selinë e Kompanisë “Ecolog” në Tetovë
Kam takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Austrisë, z.Michael Spindelegger, me të cilin biseduam për veprimet të cilat Kosova duhet t’i ndërmarrë në mënyrë që të përshpejtojë rrugëtimin e vet drejt BE-së. Ministrin e luta që Kosovës t’i ndihmojë në të gjitha integrimet e sidomos në ato ekonomike. Organizatat ekonomike për të cilat Kosova tani ka nevojë, të jetë pjesëmarrëse e barabartë me shtetet e tjera të Evropës.
Spindelegger: Do ta përkrahim Kosovën drejt rrugës së integrimeve evropiane
Kam pritur takim ambasadoren Finlandës në Sofje, Tara Laitiainen. Ambasadorja Laitiainen theksoi se vendi i saj është i përkushtuar për ta vazhduar përkrahjen për Kosovën, në të gjitha fushat, qoftë përmes prezencës konkrete në Kosovë në kuadër të mekanizmave ndërkombëtarë, qoftë në forma të tjera, me angazhimet në institucione të ndryshme për përmirësimin e jetës së qytetarëve të vendit tonë dhe hapjes së perspektivës evropiane për Kosovën.
Presidenti Pacolli priti ambasadoren e Finlandës, Tara Laitiainen
Kam udhëtuar në Paris të Francës për të takuar në një darkë pune Presidentin e Republikës së Guinea Conakry z. Alpha Condé, me të cilin diskutova për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Të dy u pajtuam që në të ardhmen të intensifikojm edhe më shumë marrëdhëniet në mes të dy vendeve.
Presidenti Pacolli u takua me Presidentin e Republikës së Guinea Conakry z. Alpha Condé
Copyright © 2023 Aleanca Kosova e Re. All Right Reserved.