Dy qeveritë, e Kosovës dhe e Shqipërisë u bashkuan në Kukës për të përkujtuar eksodin e vitit 1999

Kukës, 16 prill 2014 –

Programet antishqiptare, si ”Naçertanje” e deri te ”Memorandumi” i Akademisë së Shkencave të Serbisë, për realizimin e projektit për një Kosovë pa shqiptarë, janë dëshmi e tentativave serbe për pastrim etnik.

Me përpjekjen për shfarosje dhe me gjenocidin të përgatitur para 15 viteve, plani famëkeq “Patkoi”, u promovua në Manastirin e Graçanicës, më 20 maj të vitit 1995, në deklaratën e aprovuar nga tubimi i Lëvizjes së Rezistencës Serbe, me në krye krininelin Vojisllav Sheshel, për dëbimin e 400 mijë shqiptarëve.

Me fillimin e luftës, Millosheviqi mendoi se përfundimisht ia arriti qëllimit për të realizuar planet shekullore për një Kosovë pa shqiptarë. Fshatrat e djegura, dëbimet, asgjësimi i dokumenteve të identifikimit dhe udhëtimit të shqiptarëve të dëbuar, dëshmojnë se një pjesë e madhe e shqiptarëve është llogaritur që të mos kthehej kurrë.

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, duke pritur kosovarët dhe pjestarët e OJQ-së “Eksodi 99”.

Me luftën e UÇK-së dhe me ndihmën NATO-s, shqiptarët përjetuan kthimin biblik në tokën e tyre të djegur. Dashuria për vendin, gjuhën dhe zakonet ishte aq e madhe, sa që Perëndimi u habit nga fluksi i njerëzve që prisnin të ktheheshin në Kosovë.

15 vite pas dy qeveritë, e Kosovës dhe e Shqipërisë u bashkuam në Kukës për të përkujtuar eksodin e vitit 1999, kur drejt Shqipërisë u dëbuan dhunshëm qindra mijë kosovarë nga forcat serbe të diktatorit Sllobodan Millosheviq.

Në këtë përvjetor ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e shqiptarëve nga Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe Mali i Zi.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli (nga e majta), kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi. Prezent gjatë ceremonisë që u organizua në qytetin e Kukësit.

Prezent ishin edhe mijëra qytetarë që përjetuar këtë eksod në 99-të, ata ishin në Kukës për të përkujtuar njërën nga ngjarjet më të rënda që ndodhi në luftën e Kosovës.

Gjatë fjalës time në konferencën me titull: “Nga eksodi te partneriteti strategjik”, shpreha mirënjohje për kryeministrin Rama dhe autoritetet shqiptare që mundësuan përkujtimin në Kukës të 15-vjetorit të eksodit kosovar.

“Unë nga thellësia e zemrës falënderoj ato motra, ato nëna, ata baballarë, ata vëllezër që hapën dyert e shtëpive të tyre dhe lëshuan vend për njerëzit, për fëmijët, gratë nga Kosova. Ishte një bujari e paparë dhe sigurisht kjo ngjarje është motivi ynë shumë i fortë sot për të krijuar vizion për një jetesë të përbashkët. Faleminderit shumë për çdo gjë që keni bërë për popullin e Kosovës, popullin tim, vëllezërit dhe motrat nga Kosova”.

Fjala ime gjatë ceremonisë që u organizua në qytetin e Kukësit.
Pas 15 vitesh përsëri bashkë ishte mesazhi i tubimit në Kukës, ku u organizua përvjetori i 15 i eksodit kosovar.

Unë i them Lavdi Kukësit dhe gjithë Shqipërisë për mikpritjen vëllazërore! Duhet ta kujtojmë historinë që ajo të mos përsëritet dhe viktima të barazohet me dhunuesin!

15 vjetori i eksodit të bashkatdhetarëve tanë që ikën nga vatrat e tyre stërgjyshore nga tmerret e luftës dhe të ndjekur nga njësitë ushtarake serbe, u përkujtua në Kukës. Është shumë mirë të mos harrojmë këtë krim të madh të konsumuar në mes të Europës në fundin e shekullit të 20- si genocid dhe spastrim etnik të shqiptarëve!

Ky përkujtim ngjan i qëlluar sot, kur për shkak të njëlloj apatie që ne kemi treguar për të dokumentuar krimet e serbëve, po ndërron statusi i viktimës me atë të kriminelit! Dik Marti dhe Karla del Ponte, kanë arritur njëfarë suksesi me ngritjen e Tribunalit të Posaçëm, vendim që do diskutohet javën që vjen.

I kam vuajtur shumë skenat e atyre krimeve megjithëse kam qenë jashtë Kosovës. Shumë familjarë të mi janë vrarë, shtëpi të tyre janë granatuar apo djegur. U mobilizova për të çuar ndihma së bashku me aktiviste të mëdha humanitare europiane në kampet e Kukësit ku qëndronin bashkëvendasit e mi, gra, pleq, fëmijë. Kam punuar për të sensibilizuar diplomacinë ndërkombëtare, kam marrë pjesë në shumë emisione të rëndësishme të mediave europiane për ta treguar tragjedinë e popullit tim.

U mobilizova për të çuar ndihma së bashku me aktiviste të mëdha humanitare europiane në kampet e Kukësit ku qëndronin bashkëvendasit e mi, gra, pleq, fëmijë.

Kukësi u bë monument i bujarisë njerëzore universale dhe mbarë bota kishte sytë tek Kukësi. Kukësi dhe Shqipëria penguan realizimin e planit të Milosheviqit, që duke nxjerrë afro gjysmën e popullsisë jashtë, mendonte se ata nuk do ktheheshin më.

Bashkëvendasit tanë që ishin afër vatrave të tyre, u kthyen menjëherë pas mbarimit të luftës dhe kjo ishte një fitore e madhe strategjike e kombit shqiptar. Mirënjohje të përjetshme për këtë vepër të madhe!

Këtu po prezantoj disa ballina të shtypit dhe medias së Tiranës që u mor gjerë dhe gjatë me zhvillimet e Kukësit, shtypi kosovar u morë fare pak e hiq detaje protokollare.

Shtypi dhe mediat e Tiranës u mor gjerë dhe gjatë me zhvillimet e Kukësit, ai i joni u morë fare pak e hiq detaje protokollare.
Rama e Pacolli, ja platforma e bashkimit, ishte titulli i njëres nga gazetat ditore të Tiranës.
Edhe këtu një nga titujt e gazetave nga Tirana që përcollën fjalën time nga kjo ceremoni.
Të hiqen barrierat doganore ishte titulli i një gazete tjetër shqiptare, duke cituar nga fjala ime.
Kosova kërkon sërish portin në Shëngjin, ishte titulli i gazetës tjetër të përditshëm.