Manifestimi “Ditët e Shqipes” mbahet në patronazhin e Presidentit të Kosovës

Prishtinë, 18 mars 2011 –

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti një delegacion të përbërë nga udhëheqës të Betejës së Koshares, të prirë nga Rrustem Berisha.

Në një takim të gjatë dhe miqësor, u diskutua për zhvillimet e përgjithshme në vend dhe sidomos për përgatitjet për shënimin e përvjetorit të Betejës së Koshares.

Sipas traditës, manifestimi “Ditët e Shqipes”, që organizohet çdo vit në shënimin e kësaj beteje të lavdishme të luftës së fundit në Kosovës, organizohet nën patronazhin e Presidentit të vendit.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti një delegacion të përbërë nga udhëheqës të Betejës së Koshares, të prirë nga Rrustem Berisha.

Edhe këtë vit, ky përvjetor do të organizohet nën Patronazhin e Presidentit të Republikës, z.Behgjet Pacolli, i cili e pranoi me kënaqësi kërkesën që institucioni që ai drejton të përkujdeset për shënimin sa më dinjitoz të përvjetorit të Betejës së Koshares.

Manifestimi “Ditët e Shqipes” përfshin tri manifestime kryesore: shënimin e 9 prillit, datës kur u thye kufiri shqiptaro-shqiptar, 11 prilli, dita e rënies së Heroit të Kombit Agim Ramadani, dhe 19 prilli, dita e rënies së Heroit të  Kombit Sali Çeku.