Zv.Kryeministër i parë


Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Afrikën Qëndrore, në Guinea Conakry dhe në Ganë


Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Afrikën Qëndrore, në Guinea Conakry dhe në Ganë

Prishtinë, 18 maj 2011 Në kuadër të aktiviteteve lobuese për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e Kosovës, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Afrikën Qëndrore, në Guinea Conakry dhe në Ganë. Në këto shtete, zëvendëskryeministri Pacolli do të zhvillojë takime me burrështetas dhe personalitete të larta të këtyre shteteve.



Zëvendëskryeministri Pacolli mori pjesë në ceremoninë inauguruese të Presidentit të ri të Bregut të Fildishtë, Alassane Ouattara


Zëvendëskryeministri Pacolli mori pjesë në ceremoninë inauguruese të Presidentit të ri të Bregut të Fildishtë, Alassane Ouattara

Prishtinë, 21 maj 2011 Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë qëndrimit në Afrikë, në kuadër të angazhimeve lobuese për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e pavarur të Kosovës, në mesin e shumë burrështetasve, mori pjesë në Ceremoninë Inauguruese të Presidentit të ri të Bregut të Fildishtë, z. Alassane Ouattara.  Gjatë kësaj ceremonie, zëvendëskryeministri i Kosovës, z. Pacolli është takuar me shumë personalitete, përfaqësues të vendeve të ndryshme, të cilët ishin të ftuar në solemnitetin e inaugurimit të Presidentit, z. Ouattara. Në cilësinë e Presidentit të Ri, të Bregut të Fildishtë, z. Alassane Ouattara, në një koktej […]



Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli po vazhdon aktivitetet e tij në kuadër të fushatës lobuese për shtimin e numrit të njohjeve


Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli po vazhdon aktivitetet e tij në kuadër të fushatës lobuese për shtimin e numrit të njohjeve

Prishtinë, 25 maj 2011 Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, është takuar sot me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Guinea Conakry, dh në Togo, në kryeqytetin Lomé, ku është takuar me zëvendëspresidentin e këtij shteti. Z. Pacolli në Lagos  takohet me Kryetarin e Komunitetit Ekonomik të shteteve të Afrikës Perëndimore, z. James Victor Gbebo. Ndërkaq nesër zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, z. Behgjet Pacolli do të udhëtojë në Afrikën Qendrore, konkretisht në Republikën e Rwandës, në Kryeqytetin Kigali, ku do të takoj Kryeministrin e këtij vendi, z. Bernard Makuza. Qëllimi kryesor i këtij takimi do të jetë […]



Kryeministri Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Pacolli ndezën qirinj në përkujtim të 11 Shtatorit


Kryeministri Haradinaj dhe zëvendëskryeministri Pacolli ndezën qirinj në përkujtim të 11 Shtatorit

Prishtinë, 11 shtator 2017 Kryeministri i Republikës së Kosovës Ramush Haradinaj i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, sonte në Sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet kanë ndezur qirinj në përkujtim të viktimave të sulmit të 11 shtatorit 2001, në Qendrën Botërore Tregtare në New York. “Duke qenë thellësisht falënderues për atë çfarë Qeveria e ShBA-së dhe populli bujarë amerikan ka bërë për lirinë e Kosovës, pavarësinë dhe shtendërtimin, populli i Kosovës dhe Qeveria e tij, do të mbështesë gjithnjë dhe pa hezitim SHBA-në, në luftën kundër terrorizmit global dhe do të qëndrojë paluhatshëm përkrah popullit amerikan në ditë të vështira, por edhe […]



Zëvendëskryeministri Pacolli u takua me presidentin e Malit të Zi, Gjukanoviq


Zëvendëskryeministri Pacolli u takua me presidentin e Malit të Zi, Gjukanoviq

Munich, 16 shkurt 2019 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e 55-të Sigurisë e cila po i zhvillon punimet e saj në Munich të Gjermanisë, konferenca më e madhe e sigurisë në botë, sot u takua me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq. Kryeministri Haradinaj e ka njoftuar presidentin Gjukanoviq për progresin e Kosovës, prioritetet e Qeverisë së Kosovës, për forcimin e sundimit të rendit dhe ligjit, zhvillimin ekonomik, orientimin euroatlantik të Kosovës, si dhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Në këtë takim, kryeministri Haradinaj ka vlerësuar raportet e mira […]



Zëvendëskryeministri Pacolli kërkon mbështetjen e Holandës në procesin e liberalizimit të vizave


Zëvendëskryeministri Pacolli kërkon mbështetjen e Holandës në procesin e liberalizimit të vizave

Munich, 16 shkurt 2019 “Holanda i ka dhënë shumë Kosovës në etapat më të rëndësishme historike të Kosovës dhe Kosova është përherë mirënjohëse”, kështu tha Kryeministri Haradinaj pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës, Stef Blok, me të cilin ka biseduar për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve. Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj e ka njoftuar ministrin Blok, për të arriturat e Kosovës, për prioritetet e Qeverisë në zhvillimin ekonomik, fuqizimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA dhe përkushtimin […]



Roli dhe mbështetja e Mbretërisë se Bashkuar me rëndësi për rajonin


Roli dhe mbështetja e Mbretërisë se Bashkuar me rëndësi për rajonin

Munich, 16 shkurt 2019 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një takim bilateral me ministrin britanik të Shtetit për Evropë dhe Amerikë në Zyrën e Jashtme dhe të Komonuelthit, Alan Duncan dhe Richard Moore, Drejtor i Përgjithshëm Politik në Ministrinë e Jashtme. Gjatë takimit, kryeministri Haradinaj i ka njoftuar ministrin Duncan dhe Moore për të arriturat e Qeverisë së Kosovës, për zhvillimet aktuale në vend, dinamikën qeverisëse dhe për përkushtimin e institucioneve në fuqizimin e zhvillimit ekonomik, hapjen e vendeve të reja të punës dhe për rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Duke vlerësuar lart […]



Zëvendëskryeministri Pacolli takon ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas


Zëvendëskryeministri Pacolli takon ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas

Munich, 15 shkurt 2019 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë vizitës zyrtare në Munich, në kuadër të konferencës së sigurisë, është takuar me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, me të cilin ka biseduar për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, progresin e bërë në këto 11 vjet të shtetndërtimit, në zhvillimin ekonomik, por edhe për perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Kosovës. Kryeministri Haradinaj, ka falënderuar ministrin Maas, për përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë dhënë Kosovës në të gjitha periudhat, që nga paslufta deri në ditët e sotme në të gjitha fushat. “Populli i Kosovës do […]



Në planin e jashtëm politika e Kosovës është unike


Në planin e jashtëm politika e Kosovës është unike

Prishtinë, 23 korrik 2018 Kryeministri i Republikës së Kosovës, ka zhvilluar një vizite pune në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku është pritur nga zëvendëskryeministri/njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, me bashkëpunëtorë. Me këtë rast, kryeministri Haradinaj ka ofruar mbështetjen e tij për projektet dhe planet konkrete të Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke thënë se së bashku me zëvendëskryeministrin/njëherësh ministrin e Punëve të Jashtme, z.Pacolli, kanë punuar shumë rreth politikës së jashtme të Kosovës, duke e konsideruar politikën e jashtme temë mjaft të rëndësishme për Kosovën. “Kemi filluar punën si Kosovë në planin e jashtëm të sfiduar […]



Kryeministri Haradinaj merr pjesë në Samitin e Sofjes dhe Forumin Ekonomik të Vjenës


Kryeministri Haradinaj merr pjesë në Samitin e Sofjes dhe Forumin Ekonomik të Vjenës

Sofje, 17 maj 2018 Ka filluar sot në Sofje të Bullgarisë, Samiti i Evropës dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, i njohur si Samiti i Sofjes, në të cilin po merr pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj. Samiti do të udhëhiqet nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili do ta përfaqësojë Evropën bashkë me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker. Krahas krerëve shtetërorë të vendeve, pjesë e këtij samiti do të jenë edhe presidenti i Parlamentit Evropian, Antonio Tajani, Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Federica Mogherini dhe Komisioneri i BE-së për […]



Jemi të përkushtuar për miqësi të përhershme me SHBA-të


Jemi të përkushtuar për miqësi të përhershme me SHBA-të

Prishtinë, 12 mars 2018 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë. Në fokus të bisedës ishin zhvillimet politike në vend, mbështetja që SHBA-të po japin në ndërtimin dhe konsolidimin e Kosovës, si dhe thellimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Kryeministri Haradinaj falënderoi Ndihmës Sekretarin Mitchell për ndihmën e pakursyer të SHBA-ve, duke theksuar nevojën për mbështetje të mëtejme në të gjitha proceset integruese të Kosovës, por edhe në zhvillimin ekonomik dhe në forcimin e sundimit […]



Pacolli dhe Haradinaj vizitoin Qendrën Klinike Universitare të Kosovës


Pacolli dhe Haradinaj vizitoin Qendrën Klinike Universitare të Kosovës

Prishtinë, 11 shtator 2017 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli, ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka vizituar në orët e mbrëmjes Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht Repartin e Emergjencës. Gjatë kësaj vizite kryeministri Haradinaj u prit nga drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Curr Gjocaj dhe nga drejtori i Klinikës Emergjente, Basri Lenjani. Me këtë rast kryeministri Haradinaj tha se qëllimi i kësaj vizite është të shohë nga afër kushtet në të cilat gjendet QKUK-ja, si dhe për të shprehur përkrahjen e plotë për shëndetësinë […]



Kryeministri Thaçi, dhe zv.kryeministri Pacolli, për 28 Nëntor bënë homazhe duke vendosur lule në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, dhe para shtatoreve të Komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti dhe ish-presidentit Rugova në Prishtinë


Kryeministri Thaçi, dhe zv.kryeministri Pacolli, për 28 Nëntor bënë homazhe duke vendosur lule në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, dhe para shtatoreve të Komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti dhe ish-presidentit Rugova në Prishtinë

Prishtinë, 28 nëntor 2013 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 28 Nëntorit, ditës së shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe të  Flamurit Kombëtar, ka bërë homazhe dhe ka vendosur lule në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe para shtatores së Komandantit të UÇK-së, Zahir Pajaziti dhe para shtatores së ish-presidentit Rugova në Prishtinë. Pasi ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, Kryeministri Thaçi ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës dhe mbarë viseve shqiptare për festën e 28 nëntorit, Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit Kombëtar, ditëlindjes së komandantit legjendar të […]



Prishtina duhet të ketë një shesh dhe një bust të Arben Xhaferit


Prishtina duhet të ketë një shesh dhe një bust të Arben Xhaferit

Nga Behgjet Pacolli — Ditët e fundit u mbush një vit prej ndarjes nga jeta të intelektualit të shquar Arben Xhaferi. Ai iku i qetë në një ditë pushimesh, pa na lajmëruar, besnik i një besimi të pashpallur të kahershëm të tij, që të mos lodhte të tjerët për ta nderuar edhe kur të vdiste. Përballë një vdekje si kjo, me mesazhet që na përcolli, megjithatë ne bashkëkohësit e tij, duhet të pyesim: a e kemi nderuar ne si duhet këtë njeri të madh, në jetë dhe pas saj? Pyetja vjen prej dikujt si unë që vetëm kohët e fundit para se ai […]



Si të ndalojmë ikjet nga Kosova


Si të ndalojmë ikjet nga Kosova

Nga Behgjet Pacolli — Po i përcjelli me vëmendje kudo ku ndodhem debatet e shumta që zhvillohen në mediat tona. Mundohem të kuptoj pse njera temë debati është më e pranishme se tjetra. Pse në një temë përfshihen më shumë debatues, pse ajo temë qëndron më gjatë në media  etj. Kështu korriku ka qenë muaj kur për arsye të kuptueshme, politika dhe jeta sociale bëhet më e qetë, por mediat kanë sjellë shumë tema debati. Është debatuar rreth shkrimeve të disa analistëve për luftën, për dy vjetorin e aksionit në veri, për përmbajtjen e bisedimeve të Brukselit, etj. E kam […]



Pacolli takohet me ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, jorezidente për Kosovë, znj.Louise Larocqye


Pacolli takohet me ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, jorezidente për Kosovë, znj.Louise Larocqye

Zv.kryeministëri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, sot priti në një takim ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, Jorezidente për Kosovë, znj Louise Larocqye. Z. Pacolli, shprehu falënderimet e veçanta për qeverinë Kanadeze, sidomos për rolin që kishte shteti Kanadez në rindërtimin e institucioneve demokratike në Kosovë. z. Pacolli po ashtu e informoi ambasadoren LaRocqye me iniciativat që po ndërmerr Qeveria e Kosovës lidhur me tërheqjen e investimeve të huaja, sidomos në zhvillimin e bujqësisë, energjisë elektrike dhe minierave, duke kërkuar që edhe biznesi kanadez të jetë prezent në vendin tonë. Ambasadorja Louise Larocqye, e përgëzoj z. […]



Pacolli merr premtim për njohje nga Tajlanda


Pacolli merr premtim për njohje nga Tajlanda

17.06.2013 Zëvendëskryeministri i Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka pritur në një takim një delegacion të shtetit të Tajlandës, të udhëhequr nga i dërguari i kryeministressë këtij vendi, z.Pichate Satirachaval. Zëvendëskryeministri Pacolli ka informuar delegacionin nga Tajlanda për gjendjen aktuale politike në vend, duke theksuar nevojën që Kosova të lidhë marrëdhënie diplomatike me shtetin e Tajlandës. Në këtë kontekst, zëvendëskryeministri Pacolli ka informuar delegacionin tajlandez edhe me potencialet ekonomik që Kosova posedon, si vend strategjikisht i përshtatshëm për investitorët. “Ne jemi shumë të interesuar që të kemi marrëdhënie diplomatike me Tajlandën. Ne tashmë jemi pjesë e shumë organizatave ndërkombëtare dhe jemi në […]



Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli fton Qeverinë e Emirateve Arabe të investojnë në Kosovë


Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli fton Qeverinë e Emirateve Arabe të investojnë në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka pritur sot në një takim ministrin e Ekonomisë së Emirateve të Bashkuara Arabe, Sulltan Saeed Al Mansoori. Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli ka njoftuar z.Al Mansoori gjërësisht për zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në Kosovës, duke nënvizuar në veqanti nevojën e përkushtimit shtetëror për zhvillim ekonomik. Në këtë kontekst, zëvendëskryeministri Pacolli ka kërkuar nga ministri Al Mansoori bashkëpunim mes dy vendeve veqanërisht në sferën ekonomike. z. Pacolli ka përmendur faktin se Kosova është një vend mjaft atraktiv dhe me mundësi të mëdha për investime nga Emiratet e Bashkuara Arabe, si vend me potencial […]



Arrin nota verbale e njohjes nga Republika e Tanzanisë


Arrin nota verbale e njohjes nga Republika e Tanzanisë

Lajmi për njohjen nga Tanzani, ky shtet me ndikim në kontinentin afrikan është komunikuar nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli nëpërmjet një konference për medie, të enjten me 30 maj 2013. Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli gjatë ditës së sotme gjithashtu ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e punëve të jashtme të Tanzanisë, z.Bernard Membe, me të cilin ka diskutuar për hapat e mëtutjeshëm që duhet të ndiqen, në funksion të lidhjes së marëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Nota Verbale nga shteti i Tanzanisë që konfirmon njohjen e pavarsisë së Kosovës.



Tanzania njeh pavarësinë e Kosovës


Tanzania njeh pavarësinë e Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë, z. Behgjet Pacolli, ka njoftuar se Tanzania e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ai ka treguar se njohja nga Tanzania vjen si rezultat i punës së tij dhe lobimit në Afrikë. “Kjo është njohja më e rëndësishme për Kosovën. Pas kësaj njohje, do të ketë edhe shumë shtete tjera që do ta pranojnë pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar Pacolli. Aktualisht Kosova është njohur nga rreth 100 shtete të botës.



Aktivitet i ngjeshur diplomatik i Zëvendëskryeministrit Pacolli në Etiopi


Aktivitet i ngjeshur diplomatik i Zëvendëskryeministrit Pacolli në Etiopi

Në ditën e dytë të qëndrimit në Adis Abeba të Etiopisë, zëvendëskryeministri i Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka zhvilluar një sërë takimesh, në kuadër të samitit të Unionit Afrikan. Pas takimit me komisioneren e lartë të këtij Unioni, z.Dlamini Zuma, zëvendëskryeministri Pacolli ka takuar presidentin e Guinesë Ekuatoriale Teodor Obiang, presidentin e Ruandës, z.Paul Kagame dhe presidentin e Afrikës së Jugut z.Jakob Zuma. Gjatë takimeve të ndara, zëvendëskryeministri Pacolli ka njoftuar udhëheqësit afrikan për proceset politike pas arritjes së marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si akt me të cilin shteti serb de fakto dhe de jure, ka pranuar shtetin e Kosovës. […]



Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli merr pjesë në samitin e Unionit Afrikan


Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli merr pjesë në samitin e Unionit Afrikan

Zëvendëskryeministri I Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka udhëtuar për në Adis Abeba të Etiopisë për të marrë pjesë në samitin e vendeve të Unionit Afrikan. Gjatë këtij samiti, zëvendëskryeministri Pacolli do të zhvillojë takime të rëndësishme me udhëheqës shtetesh nga kontinenti I Afrikës, me fokus të veqantë tek shtetet që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës. Në ditën e parë të qëndrimit në Etiopi, zëvendëskryeministri i Kosovës, z.Behgjet Pacolli do të marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së konferencës vjetore të Unionit Afrikan që koincidon me 50 vjetorin e themelimit të kësaj organizate. Gjatë kësaj ceremonie zëvendëskryeministri Pacolli pritet të […]



Tash, t’i përkushtohemi ekonomisë


Tash, t’i përkushtohemi ekonomisë

Nga Behgjet Pacolli Që nga shpallja e pavarësise e këtej Kosova është perballur me sfida të mëdha për të shtrirë sovranitetin e vet në të gjitha pjesët e territorit dhe për të mbrojtur integritetin dhe kushtetutshmërine e vendit. Nga ana tjeter me shumë kujdes dhe menquri Kosova u mor me implementimin e ligjeve dhe obligimeve që dilnin nga Pakoja e Ahtisarit. Këto ishin obligime që bashkësia nderkombetare dhe miqtë e Kosovës i kishin parashtruar, ne i kishim pranuar në Vienë, dhe në formë të këshillave ata kërkonin çdo ditë nga institucionet e vendit që  ato të zbatohen. Prej këtyre obligimeve […]



Ja çfarë kam bërë për lobimin


Ja çfarë kam bërë për lobimin

Nga Behgjet Pacolli Të mërkurën pata mundësinë, të raportoja për punën time në Kuvendin e Kosovës, në Komisionin e jashtëm. Në bazë të rregullores së punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës, komisionet parlamentare ftojnë në raportim vetëm ministrat, por gjithsesi për mua ishte një mundësi e mirë që dy institucionet tona të kenë bashkëpunim reciprok. Pata mund sinë të vlersoja drejtimin profesional të kreut të këtij Komisioni, zotëri Albin Kurtit, qëndrimin korrekt të profesor Sabri Hamitit, të deputetit Hidajet Hyseni, të deputetes bosnjake Emilia Rexhepi dhe me përjashtim të provokimeve të znj Kada Bujupi, apo të ndonjë ndërhyrjeje tendencioze […]



Qeveria e Kosovës do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve, në veri dhe jug të Mitrovicës


Qeveria e Kosovës do të jetë në shërbim të gjithë qytetarëve, në veri dhe jug të Mitrovicës

Mitrovicë, 29 mars 2013 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli dhe ministra të tjerë të kabinetit qeveritar, ka vizituar qytetin e Mitrovicës, për të parë më afër projektet infrastrukturore që janë duke u zhvilluar në këtë qytet. Fillimisht, kryeministri Thaçi ka vizituar punimet në Fabrikën e Përpunimit të Ujit në Shipol, një investim mbi 10 milionë euro. “Kjo fabrikë plotëson nevojat e gjithë qytetarëve të territorit të Mitrovicës, në jug dhe në veri, por edhe për qytetin e Skënderajit, dhe sipas nevojës edhe për qytetarët e Vushtrrisë, derisa të përmbyllet projekti tjetër atje, […]



Zv/Kryeministri Pacolli ka pritur kryetarin e Asamblesë së Madhe të Turqisë, z.Cemil Çiçek


Zv/Kryeministri Pacolli ka pritur kryetarin e Asamblesë së Madhe të Turqisë, z.Cemil Çiçek

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka pritur në një takim kryetarin e Asamblesë së Madhe të Turqisë, z.Cemil Çiçek. Gjatë kësij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli ka shprehur falenderimet e Qeverisë dhe popullit të Kosovës për rolin thelbësor që Turqia është duke luajtur në konsolidimin e shtetit tonë. Gjithashtu, zëvendëskryeministri Pacolli ka bërë thirrje edhe për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik, duke inkuruajuar ardhjen e sa më shumë investitorëve nga Turqia në Kosovë. “Ne jemi mirënjohës për kontributin që keni dhënë për njohjet e Kosovës. Gjithashtu e vlerësojmë lartë interesimin e investitorëve turq për të investuar në Kosovë, dhe […]



ZV/Kryeministri Pacolli takoi kryetarin e Senatit të Mbretërisë së Holandës z.Fred de Graa


ZV/Kryeministri Pacolli takoi kryetarin e Senatit të Mbretërisë së Holandës z.Fred de Graa

Zëvendëskryeministri i Kosovës z. Behgjet Pacolli ka pritur në një takim kryetarin e Senatit të Mbretërisë së Holandës z.Fred de Graaf. Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli njoftoi z.De Graaf me proceset politike që po kalon Kosova, veqanërisht me procesin e dialogut Kosovë-Serbi. z. Pacolli i transmetoi z. Graaf qëndrimin e Qeverisë së Kosovës se ky dialog për normalizimin e marëdhënieve është shumë i nevojshëm dhe është në funksion të proceseve integruese të të gjithë rajonit në BE. z. Pacolli gjithashtu njoftoi zyrtarët e lartë holandez me procesin e reformave ekonomike të cilat duhet të ndodhin tani pas vendimit për riformatimin e Qeverisë. […]



5 vjet pas shpalljes së pavarësisë


5 vjet pas shpalljes së pavarësisë

nga Behgjet Pacolli –  100 vjet më parë, Konferenca e Ambasadorëve të fuqive të mëdha në Londër vendosi copëtimin e Shqipërisë. 5 vjet më parë, Kosova shpalli pavarësinë. Nuk janë lajme krejt pa lidhje me njeri tjetrin. Ka një tjetër konferencë të madhe ndërkombëtare, ajo e Parisit 1919, e cila konfirmoi vendimet e 1913. Duke ju referuar kësaj konference ku u diskutua gjithashtu për fatet e Shqipërisë dhe të Ballkanit, një nga arkitektët e paqes së sotme në Ballkan, ambasadori i ndjerë Riçard Hollbruk, shkroi diçka që i vendos në një farë lidhjeje këto dy ngjarje. Me fjalë të tjera […]



Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli merr premtim për njohje të shpejtë nga Cape Verde


Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli merr premtim për njohje të shpejtë nga Cape Verde

Në kuadër të angazhimit lobues për shtimin e njohjeve për Republikën e Kosovës, zëvendëskryeministri z.Behgjet Pacolli, ka vizituar shtetin e Cape Verdes. Zëvendëskryeministri Pacolli është pritur në një takim nga kryeministri i këtij shteti z. José Maria Neves me të cilin ka diskutuar për fillimin e ndërtimit të marëdhënieve ndërshtetërore ndërmjet dy vendeve. Zëvendëskryeministri Pacolli ka njoftuar kryeministrin Neves me progresin demokratik të shënuar në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë me 2008 dhe në veçanti për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, që po zhvillohet me ndërmjetësimin e BE-së. Sipas z.Pacolli, fakti që Kosova dhe Serbia janë duke zhvilluar dialog për […]



Pacolli organizon Mbrëmje gala, për 100 individualitetet shqiptare të suksesshme në botë, një përzgjedhje e Albanian Excellence


Pacolli organizon Mbrëmje gala, për 100 individualitetet shqiptare të suksesshme në botë, një përzgjedhje e Albanian Excellence

Të mërkurën në mbrëmje z. Behgjet Pacolli organizoi një Mbrëmje gala, për të prezantuar 100 individualitetet shqiptare të suksesshme në botë, një përzgjedhje e Albanian Excellence. Me praninë e një pjese të madhe të tyre, të dy ish presidentëve të Shqipërisë  Alfred Moisiu dhe Rexhep Meidani, ministrit të jashtëm shqiptar Edmond  Panariti, ish kryeministrit Majko, personaliteteve të tjera të shquara të Kosovës nga politika,bota akademike, media, këta individë prezantuan sukseset e tyre dhe idetë e tyre për  të ardhmen e kombit. Mes të ardhurve nga e gjithë bota, ishin Altin Kaftira, balerin nga Hollanda, Nevruz Çarkaxhiu, shkrimtar kosovar me banim […]



Dominica konfirmon njohjen e Republikës së Kosovës. Nota verbale arrin javën e ardhshme.


Dominica konfirmon njohjen e Republikës së Kosovës. Nota verbale arrin javën e ardhshme.

Dominica është shteti i radhës anëtar i OKB-së që njeh Republikën e Kosovës.  Konfirmimi ka ardhur gjatë darkës zyrtare që zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka zhvilluar me kryeministrin e këtij shteti z. Roosevelt Skerrit, të premten në Paris, menjëherë pas kthimit nga kontinenti afrikan.  Kryeministri Skerrit i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori i vendit të tij në OKB, i konfirmoi zëvendëskryeministrit Pacolli se shteti i tij ka vendosur që të njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ndërsa formalizimi do të bëhet në mbledhjen e radhës të Qeverisë së këtij shteti, javën e ardhshme. Zëvendëskryeministri […]



Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli sërish në kontinentin e Afrikës. Priten rezultate


Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli sërish në kontinentin e Afrikës. Priten rezultate

Në kuadër të angazhimeve shtetërore për lobim, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës z.Behgjet Pacolli ka filluar edhe një turne lobimi në kontinentin e Afrikës . Në kuadër të këtij turneu, zëvendëskryeministri Pacolli, sipas agjendës do të vizitojë Guinenë Ekuatoriale, Togon, Republikën Demokratike të Kongos dhe Kamerunin. Zëvendëskryeministri Pacolli do të takohet me krerët më të lartë shtetëror të këtyre shteteve me qëllim të formalizimit të njohjeve për Republikën e Kosovës. Pas disa vizitave të zhvilluara më parë në këto vende, dhe një aktiviteti të ngjeshur diplomatik, zëvendëskryeministri Pacolli prêt rezultate konkrete në shtimin e numrit të njohjeve për […]



Behgjet Pacolli në mesin e 100 figurave të ndritura shqiptare


Behgjet Pacolli në mesin e 100 figurave të ndritura shqiptare

Z.Pacolli u zgjodh gjithashtu edhe President nderi i Albanian Excellence, e cila çdo vit do të marrë përsipër identifikimin e individëve të suksesshëm jashtë vendit dhe do t’i shndërrojë ata në figura publike për opinionin e brendshëm. Në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë,  u zhvillua Mbrëmja Gala, me 100 të zgjedhurit e Albanian Excellence, një Organizatë jo qeveritare prestigjoze nga Shqipëria. Këta të zgjedhur ishin që të gjithë individë të shquar shqiptarë në profesione të ndryshme, si menaxherë, juristë, inxhinierë, muzikantë, profesorë, fizikantë, psikologë, etj të cilët janë afirmuar në fushën e tyre në rrafsh ndërkombëtar. Pacolli ishte […]



Republika e Burundit njeh Republikën e Kosovës


Republika e Burundit njeh Republikën e Kosovës

Republika e Burundit është shteti i radhës i OKB-së që e njeh Republikën e Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran. Nota verbale e njohjes i është dorëzuar zëvendëskryeministrit të Kosovës, z.Behgjet Pacolli nga ministri i punëve të Jashtme të Burundit z. Laurent Kavakure, në kryeqytetin këtij shteti, Bujumbura. Republika e Burundit është shteti i parë i vendeve anëtare të SADC dhe Afrikës lindore që njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.  Njohja nga ky shtet është e rëndësishme edhe për faktin se thehet akulli tek këto vende të cilat kultivojnë marëdhënie të mira me vendet si Rusia, Kina dhe India që […]



Zëvendëskryeministri Pacolli dërgon telegram ngushëllimi në Gana me rastin e vdekjes së Presidentit të Republikës, z.John Atta Mills


Zëvendëskryeministri Pacolli dërgon telegram ngushëllimi në Gana me rastin e vdekjes së Presidentit të Republikës, z.John Atta Mills

Në telegram thuhet: Shkëlqesi Me pikëllim të thellë, morëm lajmin për vdekjen e presidentit të Ganës, z.John Atta Mills. Populli i Kosovës, Qeveria jonë dhe të gjitha institucionet e shtetit tonë, ndajnë bashkë me Ju dhe popullin tuaj, dhimbjen për këtë humbje të madhe. Presidenti Mills, do të mbetet gjithmonë figurë e respektuar edhe në vendin tonë. Falë objektivitetit të tij, urtësisë së tij, dhe largpamësisë së tij, shteti i Ganës, u rreshtua përkrah shteteve demokratike të botës, që njohën Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe Sovran. Presidenti Mills, ishte nga ata burrështetas që përkrahu në vazhdimësi të […]



Zëvendëskryeministri Pacolli u takua me përfaqësuesit e Odës së Tregtisë dhe Industrisë së Jeddas


Zëvendëskryeministri Pacolli u takua me përfaqësuesit e Odës së Tregtisë dhe Industrisë së Jeddas

Jeddah, 16 qershor 2012 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Behxhet Pacolli u prit nga përfaqësuesit e Odës  së Tregtisë dhe Industrisë së Jeddas. Sekretari i Përgjithshëm i OTI-së, z. Adnan Mandouroh, i uroi mirëseardhje kryemnistrit Thaçi dhe në emër të përfaqësuesve të biznesit të OTT- së shprehu konsideratë të lartë, duke konstatuar se prezenca e delegacionit të nivelit të lartë shtetëror të Kosovës për OTI e Jeddas është ngjarje e veçantë. Para përfaqësuesve të OTI-së, kryeministri Thaçi e pasqyroi gjendjen e sigurisë dhe të legjislacionit në  Kosovë, dhe më këtë rast  ftoi investitorët dhe […]



Zyrtarizohet njohja nga Sao Tome. Arrin nota verbale


Zyrtarizohet njohja nga Sao Tome. Arrin nota verbale

Republika Demokratike e Sao Tome dhe Principe është shteti i 89 anëtar i OKB-së, që ka njohur Republikën e Kosovës, si shtet të pavarur dhe Sovran. Vendimi zyrtar për njohjen e Kosovës, është finalizuar me datë 13 mars 2012, ndërsa nota verbale e njohjes ka arritur ditën e sotme (e shtunë), 17 mars 2012.   Njohja nga Sao Tome dhe Principie është rezultat i një angazhimi të ngjeshur diplomatik të Qeverisë së Kosovës në kontinentin afrikan. Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, gjatë turneve lobues në kontinentin e Afrikës, ka zhvilluar disa vizita në këtë […]



Zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli priti Presidentin e Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa


Zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli priti Presidentin e Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa

Prishtinë 3 shtator 2011 Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, priti sot Presidentin e Republikës së Hondurasit, zotëri Porfirio Lobo Sosa, i cili në krye të një delegacioni po qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Kosovës. Në pritje ishin edhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Drejtësisë, z. Hajredin Kuçi dhe zëvendëskryeministrja dhe ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Znj. Mimoza Kusari-Lila. Duke i dëshiruar  mirëseardhje presidentit të Hondurasit,  zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka falënderuar presidentin Sosa dhe e ka vlerësuar kontributin e tij për Kosovën sidomos për aktin e njohjes së Kosovës […]



Zëvendëskryeministri Pacolli takon ish-presidentin kroat, Stipe Mesiq


Zëvendëskryeministri Pacolli takon ish-presidentin kroat, Stipe Mesiq

Prishtinë, 19 korrik 2011 Me ftesë të zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikë së Kosovës, Behgjet Pacolli, po qëndron në vizitë dy ditore në Kosovë, ish-presidenti i Kroacisë, Stipe Mesiq, i cili do të takohet me udhëheqësit më të lartë të vendit. Në një konferencë shtypi, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka vlerësuar lartë angazhimin dhe kontributin e z.Mesiq dhe Kroacisë për Kosovën. “Ish-presidenti Mesiq ishte president historik i ish-Jugosllavisë, president, i cili dha lajmin e parë që, Jugosllavi nuk ka më, z.Mesiq është president historik edhe i Kroacisë”, theksoi z.Pacolli, duke shtuar se, vizita e z.Mesiq është e mbushur me shumë aktivitete. […]



Zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli takon ambasadorin e Australisë në Republikën e Kosovës, rezident në Vjenë, z.Michael Potts


Zëvendëskryeministri i parë Behgjet Pacolli takon ambasadorin e Australisë në Republikën e Kosovës, rezident në Vjenë, z.Michael Potts

Prishtinë, 15 korrik 2011 Zëvendëskryeministri Pacolli, ka vlerësuar lartë rolin e shtetit të Australisë, në procesin e krijimit të shtetit të Kosovës. Ai ka njoftuar ambasadorin Potts, me progresin e arritur në Kosovë, dhe veçanërisht me hapat e ndërmarrë drejt, nxitjes së disa reformave thelbësore që do të krijonin kushte për zhvillim ekonomik. “Ne jemi duke u angazhuar fuqishëm, për reforma në drejtësi, ekonomi. E kam një  ide të qartë për ridizajnimin e Agjensionit të Privatizimit, duke e shndërruar atë në Agjension të Participimeve. Ne duhet të krijojmë kushte për të rritur sigurinë e investitorëve. Vetëm kështu besoj se do […]



Pacolli ka pritur në takimin e lamtumirës, Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së z. Lamberto Zannier


Pacolli ka pritur në takimin e lamtumirës, Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së z. Lamberto Zannier

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur në takimin e lamtumirës, Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së z. Lamberto Zannier. Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli ka falënderuar  zotin Zannier për përkrahjen që iu ka dhënë institucioneve të Kosovës në periudhën kalimtare të transferimit të kompetencave prej administratës së OKB-së tek shteti i Kosovës. ”Populli i Kosovës vlerëson punët e mira që keni bërë Ju gjatë qëndrimit në Kosovë”, tha në vazhdim z. Pacolli. Në anën tjetër, z. Zannier, ka vlerësuar lart angazhimet e zotit Pacolli dhe vizionin e tij për zhvillimin ekonomik […]



Zëvendëskryeministri Pacolli takoi presidentin e Nigerisë, z. Jonathan


Zëvendëskryeministri Pacolli takoi presidentin e Nigerisë, z. Jonathan

Prishtinë, 25 qershor 2011 Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli, në kuadër të angazhimeve për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e pavarur të Kosovës, ka takuar në  presidentin e Nigerisë, Goodluck Jonathan dhe zëvendëspresidentin  Namadi Sambo. Në një pritje shtetërore në Pallatin Presidencial në Abuja, zëvendëskryeministri Pacolli ka shprehur mirënjohjen e thellë për Presidentin e Nigerisë për trajtimin me prioritet që po i bëjnë çështjes së Kosovës, duke krijuar hapësirë që të diskutohet për realitetin e ri demokratik në Kosovë dhe për të shprehur nevojën që ka vendi ynë për njohje të reja. Z. Pacolli ka njoftuar Presidentin […]



Zëvendëskryeministri Pacolli takoi kryetarin e Parlamentit të Nigerisë, z. Gemade


Zëvendëskryeministri Pacolli takoi kryetarin e Parlamentit të Nigerisë, z. Gemade

Prishtinë, 25 qershor 2011 Gjatë qëndrimit në Nigeri zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli ka takuar  kryetarin e Parlamentit të Nigerisë, njëherit edhe Kryetar i Komisionit për Politike te Jashtme, Dr. Barnabas A.I. Gemade. Zëvendëskryeministri Pacolli ka folur gjerësisht për situatën politike e ekonomike në Kosovë, duke theksuar sfidat që ka kaluar vendi ynë gjatë periudhës së shtet-ndërtimit. Z. Pacolli ka theksuar edhe rëndësinë që ka opinioni pozitiv i GJND-së për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në respektim të plotë të vullnetit të qytetarëve të Kosovës. Kryeparlamentari  Barnabas A.I. Gemade,  ka premtuar se në kuadër të mbështetjes dhe […]



Zëvendëskryeministri Pacolli takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Nigerisë, Martin J. Ukomoibhi


Zëvendëskryeministri Pacolli takoi ministrin e Punëve të Jashtme të Nigerisë, Martin J. Ukomoibhi

25 qershor 2011 Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Nigerisë, dr. Martin J. Ukomoibhi. Zëvendëskryeministri Pacolli ka njoftuar ministrin e Jashtëm të Nigerisë për progresin demokratik të arritur në Kosovë në vitet e fundit, dhe opinionin e GJND-së rreth shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Ai ka theksuar se ky opinion duhet të jetë edhe një arsye më shumë që të gjitha shtetet që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, të marrin sa më shpejtë vendim për të pranuar realitetin e ri në Kosovë, realitet ky […]



Zëvendëskryeministri Pacolli: Investitorët do të vijnë në Kosovë, sepse vendi ynë është vend atraktiv për investitorët e huaj


Zëvendëskryeministri Pacolli: Investitorët do të vijnë në Kosovë, sepse vendi ynë është vend atraktiv për investitorët e huaj

Prishtinë, 8 qershor 2011 Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit me firmën “New Promotion Group” të Zagrebit. Me këtë rast, zëvendëskryeministri Pacolli ka falënderuar Odën Ekonimike të Kroacisë, e posaqërisht ambasadorin e Kroacisë, z. Vodopija për kontributin e dhënë në këtë drejtim, që ky bashkëpunim të bëhet i mundshëm tani në këtë periudhë. “Ky është një prej bashkëpunimeve të para në partneritetin publiko-privat, pra Qeverisë së Kosovës dhe partnerëve privat nga Kroacia”, ka theksuar zëvendëskryeministri Pacolli, duke thënë se Kosova ka nevojë për investime, për bashkëpunim me investitorët e huaj. Më […]



Zëvendëskryeministri Pacolli takon Presidentin e Ugandës


Zëvendëskryeministri Pacolli takon Presidentin e Ugandës

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë qëndrimit në Afrikë, ka vizituar Ugandën ku është pritur nga presidenti i këtij shteti, Yoëeri Museveni. Në kuadër të angazhimeve për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e pavarur të Kosovës, zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka qëndruar në Rezidencën Presidenciale të Ugandës, ku ka shprehur falënderimet e tij për presidentin Yoëeri Museveni, duke vlerësuar lartë gatishmërinë e institucioneve të këtij vendi për të takuar autoritetet përfaqësuese të shtetit të Kosovës. ZëvendëskryeministriPacolli ka informuar presidentin e Ugandës për zhvillimet demokratike në Kosovë, duke veçuar sfidat e rëndësishme që ka kaluar Kosova […]



Zëvendëskryeministri Pacolli viziton Republikën e Burundit


Zëvendëskryeministri Pacolli viziton Republikën e Burundit

28 maj 2011 Zëvendëskryeministri i parë i Republikë së Kosovës, Behgjet Pacolli në kuadër të fushatës së tij lobuese për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e pavarur të Kosovës, ka udhëtuar në Afrikën Lindore, në Republikën e Burundit, në kryeqytetin Bujumbara, ku është pritur nga zëvendëspresidenti i këtij vendi, z. Terence Sinunguruza, ku është diskutuar për zhvillimet politike aktuale në dy vendet.  Z. Pacolli ka vlerësuar gatishmërinë e zëvendëspresidentit Sinunguruza për këtë pritje, duke e parë këtë si mundësi të mirë për të intensifikuar kontaktet ndërmjet përfaqësuesve institucional të të dy shteteve, në drejtim të vendosjes së marrëdhënie diplomatike, […]



Zëvendëskryeministri Pacolli takon Kryeministrin e Ruandës


Zëvendëskryeministri Pacolli takon Kryeministrin e Ruandës

Prishtinë, 26 maj 2011 Zëvendëskryeministri Pacolli, është takuar  në kryeqytetin e Republikës së Ruandës, Kigali, me përfaqësuesit më të lartë shtetëror  të këtij shteti, me kryeministrin, Bernard Makuza dhe ambasadorin Joseph Nsegimana, me të cilët ka diskutuar për përshpejtim të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky vend. Po ashtu, zëvendëskryeministri Pacolli, është takuar edhe me Presidentin e Republikës së Guinesë Ekuatoriale, z. Teodoro Obiang, të cilit i ka argumentur arsyet e njohjes së shtetit të Kosovës. Gjatë ditës së mërkurë, zëvendëskryeministri Pacolli, ka udhëtuar në Adis Abeba të Etiopisë ku ka marrë pjesë  në samitiin e Unionit Afrikan,  në […]



Zëvendëskryeministri Pacolli: Njohja e Republikës së Kosovës nga shteti i Ghanës është shumë e afërt


Zëvendëskryeministri Pacolli: Njohja e Republikës së Kosovës nga shteti i Ghanës është shumë e afërt

Accra , 20 maj 2011 Në kuadër të vizitës së tij në vendet e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore, zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar në Accra të Ghanës, ministrin e punëve të Jashtme dhe Integrimit Rajonal të këtij shteti, Alhaji Muhammad Mumuni. Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli edhe njëherë ripërsëriti kërkesën për njohjen e shtetit të Kosovës. Pas këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli, është i bindur se njohja e Republikës së Kosovës nga shteti i Ganës është shumë afër. Aktiviteti lobues i zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli do të vazhdojë në Guinea Conacry dhe Afrikën Qendrore.



Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi merr vendim që të emërojë z.Behgjet Pacolli emërohet Zëvendëskryeministër i Parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës


Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi merr vendim që të emërojë z.Behgjet Pacolli emërohet Zëvendëskryeministër i Parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës

Prishtinë, 8 prill 2011 Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të nenit 94 (paragrafi 4), të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh nenin 6 (paragrafi 4,1) dhe nenin 7 (paragrafi 5 dhe paragrafi 6) të Rregullores nr.02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive (22.03.2011), dhe me qëllim të rritjes së performancës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, nxjerr:  VENDIM 1. Z.Behgjet Pacolli emërohet Zëvendëskryeministër i Parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës.2. Z.Behgjet Pacolli do të jetë i ngarkuar i veçantë për marrëdhënie ndërkombëtare për të siguruar njohje të reja për shtetin […]