Republika e Kosovës është anëtarësuar si shtet anëtar në Unionin Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës dhe Resurseve Natyrore (IUCN), selia e së cilës ndodhet në Gland të Konfederatës Zvicerane.
Procesi i anëtarësimit në këtë organizatë është udhëhequr nga Ministria e Punëve të Jashtme në bashkërendim dhe koordinim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.
Me këtë anëtarësim, Kosova fuqizon edhe më tutje subjektivitetin e saj ndërkombëtar, ndërsa përfitimet për vendin do të jetë të shumëanshme në çështjet që ndërlidhen me veprimtarinë dhe mandatin e organizatës.
IUCN është organizata e vetme për mbrojtjen e mjedisit, duke siguruar kështu, që çështja e ruajtjes së natyrës të ketë zërin e saj në nivelet më të larta të qeverisjes ndërkombëtare.
Takim me një delegacion të bizneseve amerikane, të cilat kanë shprehur interesim për eksplorimin e ekosistemit të Teknologjisë Informative dhe të Inovacionit në Kosovë, duke mos përjashtuar mundësitë tjera të investimeve dhe bashkëpunimit ekonomik.
Delegacioni i kryesuar nga konsullja e Kosovës në SHBA, Teuta Sahatqija, Ani Zeldan, kryeshef ekzekutiv i “Quantum Media Group”, themeluesja e “Partners in Digital Health”, Tory Cenaj, avokati Nelson Happy dhe gazetari nga “The Washington Diplomat”, Larry Luxner, u interesuan rreth klimës së të bërit biznes në Kosovë dhe rreth projekteve në sektorin e TIK dhe atë të energjisë.
Prishtinë, 12 mars 2019 – Delegacioni i kryesuar nga konsullja e Kosovës në SHBA, Teuta Sahatqija, Ani Zeldan, kryeshef ekzekutiv i “Quantum Media Group”, themeluesja e “Partners in Digital Health”, Tory Cenaj, avokati Nelson Happy dhe gazetari nga “The Washington Diplomat”, Larry Luxner.
Biseduam për një sërë temash, ku ua shpjegova potencialin që Kosova ka për zhvillim dhe hapësirën qe u ofrohet bizneseve të huaja për investime, si dhe folëm për sistemin e taksave që është shumë i avancuar.
Ndër të tjera, e potencova faktin qe Kosova vazhdon të mbetet një nga vendet në të cilin bizneset ruse dhe kineze nuk kanë arritur të hyjnë, e kjo i jep avantazh qysh në start bizneseve Perëndimore.
I informova se Kosova ka një sistem fiskal shumë të favorshëm për biznese, është një qendër lidhëse në Evropë dhe se Banka Botërore e ka cilësuar si vendin e dytë në rajon në raportin e të bërit biznes.
Prishtinë, 12 mars 2019 – Republika e Kosovës dita-ditës po merr vëmendjen e bizneseve të huaja si një vend i cili ofron mundësi të pafundme për investime, andaj ne si institucione duhet t’i fusim të gjithë mekanizmat në funksion, në mënyrë që këta investitorë t’i konkretizojnë planet e tyre.
“Kosova ka një sistem fiskal shumë të favorshëm për biznese, është vendi me borxhin më të vogël publik përshtatur GDP-së, është urë lidhëse me vendet e Evropës dhe ka qasje në tri porte detare, atë të Selanikut, Durrësit dhe të Malit të Zi. Në raportin e të bërit biznes Kosova radhitet e 40-ta në botë dhe e dyta në rajon”
Sektori i TIK-ut, është i vetmi sektor në Kosovë i cili ka bilanc tregtar pozitiv dhe është sektor i cili u ka mundësuar të rinjve të vendit të punojnë për vendet e Bashkimit Evropian dhe më gjerë, është sektor në të cilin ka projekte të ndryshme dhe nga i cili gjenerojnë vende pune.
Prishtinë, 12 mars 2019 – Pritje e ngrohtë delegacionit të bizneseve amerikane.
“Sektori i teknologjisë informative është sektor i cili ka bilanc tregtar pozitiv dhe është sektor në të cilin kompanitë vendase kryejnë shërbime ‘outsource’ për kompanitë në Evropë, SH.B.A. dhe më gjerë dhe është sektor në të cilin truri nuk ikën nga vendi. “Projekti Kosovo Digital Economy”, (KODE), në të cilin projekt me ndihmën e Bankës Botërore do të investohen 25 milionë euro për shtrirjen e infrastrukturës së rrjetit të internetit në 96% të territorit të Kosovës me synim të veçantë në zonat rurale”
Poashtu, u fokusuam tek potenciali njerëzor që Kosova ofron, me një rini të shkolluar dhe të gatshme për tregun e punës, gjë për të cilën delegacioni i bizneseve amerikane e vlerësoi si një elemet kyq për këdo që dëshiron të investojë në Kosovë.
Prishtinë, 12 mars 2019 – Fotografi e përbashkët me delegacionin e bizneseve amerikane.
Kënaqësi të mirëpres për një drekë pune në Rezidencën time Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario, i shoqeruar nga Nënkolonel Andrea Fiorentini, me të cilët biseduam për situatën në vend dhe për kontributin e KFOR-it, për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Gjeneral Majori D’Addario, më njoftoi për objektivat e KFOR-it, si dhe më siguroi që KFOR-i do të vazhdojë të mbetet partner serioz për institucionet e Republikës se Kosovës në përgjithësi.
Hajvali – Rezidenca, 11 mars 2019 – Takimi me Komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Lorenzo D’Addario, duke shkëmbyer dhuratat.
Katari e ka mbështetur Republikën e Kosovës në procesin e njohjeve dhe të anëtarësimit në organizata ndërkombëtare pa asnjë kusht. Për këtë do u jemi gjithmonë mirënjohës.
Me këtë shtet mik po i thellojmë raportet pasi që sot pata nderin të mirëpres në zyrën time Shkëlqesinë e Tij Z. Ali Bin Hamad Al Marri, Ambasador i Shtetit të Katarit në Tiranë, jo-rezident në Kosovë, i cili më prezentoi edhe kopjet e letrave kredenciale.
Prishtinë, 11 mars 2019 – Gjatë pritjes në zyrën time të Ambasadorit të Katarit Ali bin Hamad Al-Marri.
Me Ambasadorin Al Marri bisedova për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes të dyja vendeve tona, dhe njëherit e falënderova për ndihmën që Shteti i Katarit ka dhënë dhe vazhdon të japë për Republikën e Kosovës.
E informova Ambasadorin Al Marri për planet për hapjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Doha, dhe interesimin e Kosovës për t’i thelluar edhe më tutje marrëdhëniet tona.
Mora premtim se Katari do ta ndihmojë Kosovën edhe në marrjen e njohjeve nga disa shtete, dhe përmes Ambasadorit Al Marri ftova Shkëlqesinë e Tij Z. Mohammed bin Abdulrahman bin Jassim Al Thani, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme që ta vizitoj Kosovën.
Prishtinë, 11 mars 2019 – Gjatë takimit mes dy delegacioneve në zyrat e MPJ-së me Ambasadorin e Katarit Ali bin Hamad Al-Marri.
Së bashku me Ambasadorin e Mbretërisë së Belgjikës, në Kosovë, Francois Bontemps, kam nënshkruar instrumentet e ratifikimit të Marrëveshjes për “Sigurime Sociale” nga dy vendet tona.
Me këtë kemi forcuar kornizën ligjore dhe siguruam të drejtën e qytetarit tonë në 2 vende.
“Marrëveshja e lartpërmendur, përveç rëndësisë së përmbajtjes së saj, po ashtu do të lidhet me një shtet mik të Republikës së Kosovës, me qëllim të promovimit dhe thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin reciprok në fushën e sigurimeve sociale”
Me këtë Marrëveshje, do t’i mundësohet shtetasve të dy shteteve, e drejta e tyre në pensionet kontribut-paguese (duke përfshirë dhe pensionet e kursimeve individuale – trusti pensional), pensionet familjare dhe pensionet invalidore të punës.
Me këtë Marrëveshje, shtetasve kosovarë të cilët kanë punuar një kohë të gjatë në Belgjikë iu mundësohet që pas arritjes së moshës së pensionimit, të kenë të drejtë që këtë pension ta marrin në Kosovë.
Prishtinë, 8 mars 2019 – Gjatë konferencës për media me Ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Francois Bontemps.
Gjithashtu, shtetasve kosovarë do t’i mundësohet e drejta për t’i bashkuar periudhat e kontributeve (stazhit të punës), në mënyrë që të realizojnë pensionin, në rastet kur nuk është e mundur që të plotësojnë kushtet ligjore për pensionim qoftë në Kosovë apo në Belgjikë.
Në anën tjetër, personat të cilët banojnë në Belgjikë dhe plotësojnë kushtet për përfitim të ndonjërit pension sipas legjislacionit të zbatueshëm, pala kosovare është e obliguar që ta transferojë pagesën e pensionit nga Kosova në Belgjikë.
Prishtinë, 8 mars 2019 – Me këtë Marrveshje të nënshkruar kemi forcuar kornizën ligjore dhe siguruam të drejtën e qytetarit tonë në 2 vende.
Sipas marrëveshjes, çdo shtetas (kosovar apo belg), ka të drejtë të aplikojë në ndonjërin prej dy vendeve në këto lloje të përfitimeve.
Kjo marrëveshje ishte nënshkruar më 20 shkurt 2018 në Bruksel, ndërsa pas nënshkrimit dhe shkëmbimit të instrumenteve të ratifikimit ajo hyn në fuqi më 1 Qershor, 2019.
Në aspektin bilateral Kosova dhe Belgjika janë përqendruar në rritjen e bashkëpunimit politik, ekonomik dhe sigurisë, ndërsa në atë multilateral, Belgjika vazhdon ta mbështes Kosovën në të gjitha organizatat ndërkombëtare.
Prishtinë, 8 mars 2019 – Ambasadorin Bontemps e njoftova edhe me librin e botuar nga MPJ, e që tregon vendimin mbi ligjshmërinë e Pavarsisë së Kosovës nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND).
Republika e Kosovës ka pranuar mbështetje të madhe nga Belgjika, sidomos në Organizatën Botërore të Doganave (OBD); në avancimin e statusit në Frankofoni, ndërsa vazhdon të përkrahë fuqishëm vendin tonë edhe për anëtarësimin në Interpol dhe agjendën evropiane.
Mbretëria e Belgjikës kishte qenë njëri ndër shtetet e para, që e kishte njohur Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, më 24 shkurt 2008.
Ambasadorën jo-rezidente të Panamasë në vendin tonë, Anabella Guardia de Rubinoff, e informova për të gjitha proceset e rëndësishme, që po kalon vendi si në nivel vendor ashtu edhe atë ndërkombëtar.
Kosova dhe Panamaja kanë arritur, që të ndërtojnë marrëdhënie të shkëlyeshme. Në vazhdim, diskutuam edhe mbi situatën në Venezuelë.
E ritheksova qëndrimin tonë të palëkundur se Kosova ka njohur, z. Guaido, dhe legjitimitetin e tij si të vetmin përfaqësues të qytetarëve në Venezuelë në përputhje me qëndrimet e aleatëve tanë dhe atyre të Lima Group.
Vlerësuam bashkërisht se dy shtetet tona kanë potencial të thellimit të raporteve bilaterale në shumë fusha të interesit të përbashkët.
Jam vërtetë i lumtur, që me ftesën time sot po e viziton vendin tonë në një vizitë zyrtare disa ditore, homologu dhe miku im nga Republika e Maltës, Carmelo Abela. Zhvilluam një takim shumë të këndshëm dhe shkëmbyem pikëpamjet mbi shumë çështje të interesit të përbashkët.
Dy vendet tona gëzojnë një partneritet të qëndrueshëm dhe një miqësi të fortë.
Prishtinë, 6 mars 2019 – Pritja sipas protokolit të shtetit homologut tim nga Malta, Carmelo Abela.
Republika e Maltës vazhdon të qëndrojë përkrah Kosovës në rrugëtimin tonë evropian, duke qenë ndër shtetet më mbështetëse në BE, si për liberalizim të vizave ashtu edhe për integrimin e Kosovës në BE.
Malta ka qenë dhe vazhdon të jetë e zëshme në mbështetje të Kosovës në çdo organizatë ndërkombëtare dhe është zëri ynë edhe aty, ku ne nuk mund të jemi ende. Dy vendet tona gëzojnë një partneritet të qëndrueshëm dhe një miqësi të fortë.
Prishtinë, 6 mars 2019 – Takim bilateral me homologun tim nga Malta, Carmelo Abela. Dy vendet tona gëzojnë një partneritet të qëndrueshëm dhe një miqësi të fortë.
Jam i lumtur, që shkëmbyem Notën zyrtare, për të vazhduar Kornizën e Bashkëpunimit në mes të dy MPJ-ve edhe për dy vite të tjera, për të thelluar më tej marrëdhëniet tona përmes konsultimeve politike, shkëmbimit të ekspertizave në integrimin evropian; përmes iniciativave kulturore, që dy popujt tanë ta njohin më mirë njëri tjetrin; trajnimin e diplomatëve të rinj; aktivitete në promovim të investimeve të tregtisë etj.
Prishtinë, 6 mars 2019 – Takim me homologun tim nga Malta, Carmelo Abela në zyren time të MPJ-së.
Ministri Abela në konferencën e përbashkët për media pas takimit me Pacollin tha se marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Maltës dhe Kosovës zyrtarisht u vendosën në shtator të vitit 2011, ndërsa Malta e njohu Kosovën në gusht të vitit 2008, të njëjtin vit kur shpalli pavarësinë.
Abela tha se Malta do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në procesin e anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare, si INETRPOL, UNESCO dhe të tjerat, në mënyrë që të garantojë ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal global.
Ai tha se edhe pse Kosova i plotësoi 95 kriteret e kërkuara për liberalizimin e vizave, ka vende brenda Bashkimit Evropian që për arsye politike kundërshtojnë heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.
Prishtinë, 6 mars 2019 – Në Konference për media së bashku me homologun maltes Abela.
“Ne do të vazhdojmë të mbështesim liberalizimin e vizave për Kosovën. Ne votuam në Komitetin LIBE në Parlamentin Evropian, por e di se, nga ana tjetër, disa anëtarë të BE-së, për disa arsye politike, ende janë kundër liberalizimit të vizave. Ne duhet të vazhdojmë dialogun në këtë drejtim”, tha Abela.
Unë deklarova para gazetarëve se edhe në takimin e sotëm u konfirmua se Kosova mund të llogarisë në mbështetjen e pakufizuar të Maltës në të gjitha fushat.
“Biseduam për vizita, shkëmbim pikëpamjesh dhe përvojash. Në të ardhmen e afërt do të kemi viza elektronike dhe ata që vijnë në Kosovë, do të bëjmë të mundur aplikimin në mënyrë elektronike për vizat dhe Malta ka përvojë në këtë drejtim, me sistem të avancuar dhe kemi rënë dakord që një delegacioni i yni të shkojë në Maltë dhe të shoh se si funksionon”
Jam shumë i lumtur, gjithashtu, që e finalizuam edhe Marrëveshjen dypalëshe për Eliminimin e Taksave të Dyfishta. Kjo Marrëveshje do të ndihmojë drejtpërdrejt në hapjen e rrugëve për shkëmbimet tregtare midis Kosovës dhe Maltës.
Prishtinë, 6 mars 2019 – Jam shumë i lumtur, gjithashtu, që e finalizuam edhe Marrëveshjen dypalëshe për Eliminimin e Taksave të Dyfishta. Kjo Marrëveshje do të ndihmojë drejtpërdrejt në hapjen e rrugëve për shkëmbimet tregtare midis Kosovës dhe Maltës.
Ministri i Jashtëm Pacolli: Kosova dhe Kolumbia kanë vendosur marrëdhënie diplomatike, do të shkëmbehen Ambasadorët
Sot kam mirëpritur një letër të pranuar nga homologu im nga Republika e Kolumbias, Carlos Holmes Trujillo García, nëpërmjet së cilës jam njoftohet mbi Dekretin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në mes dy shteteve, veprim ky, që mundëson komunikimin e përhershëm të nivelit më të lartë në mes dy vendeve me shkëmbimin edhe të Ambasadorëve.
Kjo letër pason pas një takimi, që kam zhvilluar me ministrin e jashtëm të Kolumbias, Carlos Holmes Trujillo García, në pjesën e parë të muajit shkurt në Uashington D.C.
Pas takimit me ministrin e jashtëm të Kolumbisë, Carlos Holmes Trujillo García, muajin e kaluar, Kosova dhe Kolumbia kanë vendosur marrëdhënie diplomatike nëpërmjet shkëmbimit të Ambasadorëve. Kosova do të hapë Ambasadën e saj me qëndrim në Bogota dhe Kolumbia do të emërojë Ambasador jo-rezident nga Italia.
Nëpërmjet hapjes së Ambasadës rezidente në Bogota, Republika e Kosovës synon mbulimin dhe përfaqësimin jo-rezident diplomatik edhe në shtete të tjera në atë kontinent.
Me ftesë të autoriteteve të shtetit nikoqir, Emirateve të Bashkuara Arabe, kam qëndruar në Abu Dhabi, për të marrë pjesë dhe përfaqësuar vendin në sesionin e 46-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, që do të zhvillojë punimet më datën 1 dhe 2 mars, 2019.
Në sesionin e titulluar: “50 vjet të Bashkëpunimit Islamik: Udhërrëfyesi për Prosperitet dhe Zhvillim”, pritet të ketë përfaqësues nga 26 shtete anëtare dhe nga pesë shtetë vëzhguese.
Gjate punimeve të këtij Sesionit do të takoj homologët nga kontinente të ndryshme ku do të loboj fuqishëm per thellimin e bashkëpunimit dypalësh, përkrahjes për njohie dhe antarësimit në organizata ndërkombëtare.
Ditën e parë të samitit kam takuar Ministrat e Jashtëm të EBA, Rumanisë, Somalisë, Afganistanit, Libisë, dhe do të takoj delegacione të tjera. I falënderova të gjitha këto vende për përkrahjen që e kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për Kosovën.
Deklarata ime për mediumin ndërkombëtar FORSAN NEWS rreth pjesmarrjes sime në Organizatën për Bashkëpunim Islamik.
Në Abu Dhabi, në samitin e OBI-së, takime me përfaqësues nga Arabia Saudite, Jordania dhe Turqia
E mrekullueshme ta takosh një mik të mirësi Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan dhe për të diskutuar me të marrëdhëniet e shkëlqyera që gëzojnë Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Ne do të forcojmë partneritetin tonë në ekonomi dhe tregti përmes projekteve konkrete që do të ishin të dobishme për dy vendet tona.
Abu Dhabi, 1 mars 2019 – Gjatë takimit me Ministrinei Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.
Shkëmbim i mirë me Ministrin e Jashtëm të Rumanisë, Teodor Melescanu në anën e OIC Abu Dhabi mbi përparësitë e First Romanian Presidency of the Council of the EU-2019 dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.
Abu Dhabi, 1 mars 2019 – Gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm i Rumanisë, Teodor Melescanu.
Kur shpallëm pavarsinë e shtetit, Afganistani ishte vendi i parë prej nga na erdhi njohja zyrtare. Andaj, është gjithmonë kënaqësi të bisedosh me mikun e mirë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Afghanistanit, Salahuddin Rabbani dhe të diskutosh për marrëdhëniet e mira mes Kosoves dhe Afghanistanit.
Së shpejti duhen ndërmarrë hapa konkretë për ta forcuar atë.
Abu Dhabi, 1 mars 2019 – Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Afganistanit, Salahuddin Rabbani.
Shkëmbim i mirë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Somalisë me Ministrin Ahmed Isse Awad. Ne kemi marrëdhënie të mira dhe e mbështesin njëri – tjetrin në fazën ndërkombëtare.
Ne do të punojmë për të forcuar shkëmbimin dypalësh.
Abu Dhabi, 1 mars 2019 – Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Somalisë, z. Ahmed Isse Awad.
Kam pasur një takim të frytshëm me Zëvendësministrin e Jashtëm të Turqisë z.Sedat Önal për marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera dhe mbështetjen e vazhdueshme qe Turkia po i jep agjendës Euro Atlantike dhe Globale të Kosovës.
Ne do të zgjerojmë më tej bashkëpunimin e ngushtë dypalësh në të gjitha sferat me interes reciprok.
Abu Dhabi, 1 mars 2019 – Gjatë takimit me Zëvendësministrin e Jashtëm të Turqisë, z.Sedat Önal.
Bukur të takohem me mikun tim të mirë Ministrin e Jashtëm Togoles z.Robert Dussey. Togo gjithmonë qëndronte me Kosovën dhe ne e vlerësojmë këtë miqësi të sinqertë.
Ne do të bëjmë bashkëpunim konkret në fusha të dobishme për vendet tona.
Abu Dhabi, 1 mars 2019 – Gjatë takimit meMinistrin e Jashtëm të Togo-s, z.Robert Dussey.
Një diskutim i shkëlqyeshëm me Adel Al-Jubeir, Ministrin e KSAmofaEN të Shtetit për Punët e Jashtme. Ne kemi marrëdhënie të shkëlqyera dhe ASK është një partner i besueshëm i Kosovës në qëllimin tonë për t’u bërë një anëtar i plotë dhe i barabartë i bashkësisë ndërkombëtare.
Ne do të forcojmë partneritetin tonë.
Abu Dhabi, 1 mars 2019 – Gjatë takimit meMinistrin e Shtetit për Punë të Jashtme të Arabisë Saudite,z. Abel Al-Jubeir.
Diskutim i shkëlqyeshëm mbi partneritetin tonë të shkëlqyeshëm me Jordanin, Ministri i Punëve të Jashtme Ayman Safadi. Kosova & Jordanoa gëzojnë lidhje të shkëlqyera dhe tradicionale dhe ne do të punojmë ngushtë për të forcuar marrëdhëniet në ekonomi, tregti, kulturë dhe siguri.
Mezi pres ta vizitoj Jordanin së shpejti. Jordania është një aleat i fortë.
Abu Dhabi, 1 mars 2019 – Gjatë takimit meMinistrin e Punëve të Jashtme i Jordanisë, Z.Ayman Safadi.
Lobim intenziv në OBI, takime me homologët nga Kuvajti, Gambia, Bangladeshi, EBA dhe Afganistani
Në ditën e dytë të vazhdimit të punimeve të sesionit të 46-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, që po i zhvillon punimet në Emiratet e Bashkuara Arabe, kam vazhduar lobimin intenziv edhe në orët e paraditës, me takimet dypalëshe, që kam zhvilluar me ministrin e jashtëm të Bangladeshit, Abdul Momen, me Zëvendëskryeministrin dhe ministrin e jashtëm të Kuvajtit, Sheikh Sabah Al Khaled Al Ahmad Al Sabah, ministrin e jashtëm të Gambisë, Mamadou Tangara, atë të Afganistanit, Salahuddin Rabbani si dhe Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.
Në të gjitha këto takime, kemi diskutuar për vazhdimin e thellimit të bashkëpunimit në mes dy vendeve, përderisa kemi kërkuar mbështetjen e mëtutjeshme për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtarë dhe integrimin e plotë të shtetit tonë në Organizatat Ndërkombëtare.
Hapja e Ambasadave të Republikës së Kosovës në Kuvajt e Bangladesh dhe emërimi i një Ambasadori jo-rezident në Afganistan ka qenë njëra nga temat e diskutimeve, ndërsa në takimet e ndara, që i kam zhvilluar me homologët nga Kuvajti, Bangladeshi dhe Afganistani si dëshmi e përkushtimit dhe zotimit të vendit tonë për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit dy-palësh në të gjitha fushat e interesit të përbashkët.
Në takimin me homologun nga Emiratet e Bashkuara Arabe, numri dy i Qeverisë, Pacolli, ka diskutuar mbi bashkëpunimin për promovimin e investimeve dhe tregtisë si dhe pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Kosovës në ExpoDubai 2020, ndërsa gjatë bashkëbisedimit me ministrin e jashtëm të Gambisë, ai e ka ftuar këtë të fundit, që ta vizitojë së shpejti vendin tonë.
Abu Dhabi, 1 mars 2019 – Gjatë takimit me Ministrinei Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.
Një takim i shkëlqyeshëm me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, ne biseduampër marrëdhëniet e shkëlqyera që gëzojnë dy vendet tona.
Kosova & Emiratet e Bashkuara Arabe do të zgjerojnë bashkëpunimin duke promovuar investime, shkëmbim tregtie, gjithashtu kemi biseduar për pjesëmarrjen e Kosovës në Expo Dubai. Emiratet e Bashkuara Arabe janë një partner i fortë i Kosovës.
Abu Dhabi, 2 mars 2019 – Gjatë takimit meZëvendëskryeministri dhe Ministrin e Jashtëm të Kuvajtit, z.Sheikh Sabah Al Khaled Al Ahmad Al Sabah.
Diskutim i shkëlqyeshëm me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e jashtëm te Kuvajtit, Z.Sheikh Sabah Al Khaled Al Ahmad Al Sabah, mbi miqësinë tradicionale midis Kosovës dhe Kuvajtit dhe eksplorimin e zonave që afrojnë vendet tona.
Kosova do të hapë Ambasadën e saj në Kuvajt për të forcuar lidhjet ekonomike dhe tregtare.
Abu Dhabi, 2 mars 2019 – Gjatë takimit meMinistrin e Jashtëm të Gambisë, Tangara.
Mirë për të parë mikun tim Mamadou Tangara, Ministër i Jashtëm i Gambia. Që nga vizita ime e fundit në Banjul, dy qeveritë tona kanë shkëmbyer intensifikuar.
Ne do të punojmë së bashku për të forcuar axhendën dypalëshe dhe shumëpalëshe. Tangara do të vizitojë Kosovën së shpejti për të forcuar lidhjet tona.
Abu Dhabi, 2 mars 2019 – Gjatë takimit meMinistrin e Jashtëm të Afganistanit, z.Salahuddin Rabbani.Abu Dhabi, 2 mars 2019 – Gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Afganistanit, z.Salahuddin Rabbani.
Diskutim i mirë me Ministrin e Jashtëm të Afganistanit z.Salahuddin Rabbani mbi bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh. Afganistani ka qenë ndër të parat që ka njohur Kosovën dhe mbështetur agjendën tonë të IO’s.
Ne do të emërojmë një Ambasador jo-rezident së shpejti në Kabul dhe do të eksplorojmë fushat e bashkëpunimit.
Vazhdon lobimi intenziv në OBI, takime me Ministrat e Jashtëm të Maldiveve, Omanit, Gabonit dhe Sierra Leone-s
Gjatë qendrimit ne Abu – Dhabi kemi vazhduar me agjendën e ngjeshur dhe lobimin intenziv nëpërmjet takimit të dhjetëra homologëve të tij, që po marrin pjesë dhe përfaqësojnë vendet e tyre në sesionin e 46-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OBI-it, dhe e cila po i zhvilon punimet në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi.
Kemi vazhduar takimet bilaterale me ministrin e Jashtëm të Maldiveve, Abdullah Shahid, atë të Omanit, Yusuf bin Alawi bin Abdullah, Gabonit, Kambogo Abdu Razzaq Guy dhe Sierra Leone-s, Dr. Alie Kabba kanë qenë aktivitetet e tjera të pasditës së sotme në margjina të punimeve të ditës së dytë të sesionit të 46-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të OBI-it.
Në të gjitha këto takime, kam falënderuar shefat e diplomacive të këtyre shteteve për mbështetjen, që i kanë dhënë vendit tonë në proceset e shtet-ndërtimit, kemi shkëmbyer pikëpamjet për shikimin e mundësive të thellimit dhe zgjerimit të mëtejmë të bashkëpunimit me shtetet njohëse, përderisa kemi kërkuar përkrahje për agjendën multilaterale të Kosovës, shpeshtim të kontakteve të drejtpërdrejta dhe ndërtim të partneriteteve të reja edhe me shtetet jo-njohëse.
Abu Dhabi, 2 mars 2019 – Gjatë takimit meMinistrin e Ministrin e Jashtëm të Ugandës.
Gjithmonë kënaqësi për të biseduar me Ministrin e Jashtëm të Ugandës dhe ish-Presidentin e UNGA-s Sam Kutesa për marrëdhëniet midis Kosovës dhe Ugandës dhe potencialit për të vendosur lidhje të ngushta dhe dinamike në shumë sfera me interes të ndërsjellë.
Abu Dhabi, 2 mars 2019 – Gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Maldiveve, z.Abdullah Shahid.
Takim i shkëlqyeshëm me Ministrin e Jashtëm të Maldiveve Z.Abdullah Shahid për marrëdhëniet e shkëlqyera që gëzojnë Kosova dhe Maldivet.
Ne festojmë 10 vjetorin e njohjes së Kosovës nga Maldivet dhe do të ndërmarrim aktivitete për të festuar këtë miqësi.
Abu Dhabi, 2 mars 2019 – Gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Omanit, z.Yusuf bin Alawi bin Abdullah.
E shkëlqyeshme gjithmonë për të biseduar me Ministrin e Jashtëm te Omanit, Z.Yusuf bin Alawi bin Abdullahpër bashkëpunimin e Kosovës me Omanin dhe potencialin që ne duhet të zgjerojmë në ekonomi, tregti dhe turizëm.
Mirënjohës Omanit për mbështetjen që i është dhënë agjendës shumëpalëshe të Kosovës.
Abu Dhabi, 2 mars 2019 – Gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Bangladeshit z.Abdul Momen.
I Kënaqur të shoh Ministrin e Jashtëm të Bangladeshit z.Abdul Momen dhe të flasë për marrëdhëniet e shkëlqyera që gëzojnë vendet tona.
Hapja e Ambasadës së Kosovës në Dhaka është një gur i ri në partneritetin tonë dhe ne presim bashkëpunim konkret në shumë fusha. E ftova të vizitojë Kosovën.
Abu Dhabi, 2 mars 2019 – Gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Gabonit, z.Kambogo Abdu Razzaq Guy.
Shkëmbim i shkëlqyeshëm me Ministrin e Jashtëm të Gabonit z.Kambogo Abdu Razzaq Guy. Kosova dhe Gaboni do të intensifikojnë shkëmbimin politik dhe do të ndërmarrin hapa për të rritur marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare.
Së shpejti do të zhvillojmë raundin e parë të konsultimeve politike.
DEKLARATË
ABU DHABI, 2 MARS 2019
Ministri i Jashtëm Pacolli: Mirënjohës OBI-it dhe shteteve anëtare për aprovimin e Rezolutës, që bën thirrje për njohje të Kosovës, presim njohje edhe nga 19 shtetet tjera anëtare
E kam mirëpritur dhe përshendetur aprovimin me unanimitet të plotë të Rezolutës për Kosovën nga 57 shtetet anëtare të Organiztës për Bashkëpunim Islamik – OBI-it, në sesionin e 46-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm, në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Abu Dhabi. Mirënjohës OBI-it dhe shteteve anëtare për miratimin me unanimitet të Rezolutës, duke thirrur mbi shtetet e saj anëtare, që ta njohin Kosovën dhe mbështesin anëtarësimin e saj në Organizata Ndërkombëtare. Kosova do të vazhdojë angazhimin e saj me OBI-in dhe do të rris edhe më tej lidhjet, pas aprovimit të kësaj Rezolute.
Tashmë 38 shtete anëtare të OBI-it e njohin Republikën e Kosovës. Ne, presim që edhe 19 shtetet anëtare të kësaj Organizate, të cilat ende nuk e kanë marrë këtë vendim ta bëjnë këtë së shpejti. Rezoluta bën thirrje pikërisht për këtë dhe presim lëvizje të reja në këtë drejtim. Gjatë pjesëmarrjes dhe përfaqësimit të Kosovës në sesionin e 46-të të Këshillit të Ministrave të Jashtëm, në Abu Dhabi, kam takuar shumicën e homologëve të tij nga 57 shtetet anëtare, që morën pjesë në këtë takim dhe që vijnë nga katër kontinente të ndryshme të botës.
Mirënjohës OBI-të dhe shteteve anëtare për aprovimin e Rezolutës, që bën thirrje për njohje të Kosovës, presim njohje edhe nga 19 shtetet tjera anëtare.
Si udhëheqës i politikës së jashtme dhe diplomacisë së Republikës së Kosovës, po ju drejtohem me këtë letër vullnetmire. Jam thellësisht i bindur, që thellë-thellë, edhe nëse nuk i afirmoni publikisht, ju do t’i mirëkuptoni, si frymën ashtu edhe mesazhet konstruktive të kësaj letre të hapur. Askush nuk mundë të pretendojë se ju nuk e njihni fare mirë historinë politike të disa vendeve në rajon. Është temë tjetër se si i qaseni ju asaj aktualisht.
Institucionet e Republikës së Kosovës, janë vendosmërisht të përkushtuara, që t’i zbatojnë dhe afirmojnë të drejtat qytetare dhe kushtetuese të komunitetit serb në Kosovë. Kjo vlen kudo që jeton ky komunitet, në jug, lindje, veri apo perëndim të Republikës së Kosovës.
Përpos për serbët, ne veprojmë kështu edhe për të gjitha komunitetet që jetojnë në shtetin tonë të ri. Ndryshe nuk ka se si të jetë. Kosova renditet tek kombet dhe shtetet që u ngritën dhe që qëndrojnë mbi themelet e lirisë.
I nderuar z.President,
Sot ishim dëshmitar të një takimi mes Jush dhe disa serbëve të Republikës së kosovës. Jemi të tronditur me faktin, që në vend se ky takim të ishte rutinor, mos të them konstruktiv e paqedashës, Ju pohoni se këtij takimi do t’i referoheni në komunikime e biseda të nivelit të lartë ndërkombëtar, madje edhe ne Kinë. Nuk e kuptojmë logjikën e “mureve kineze” mes dy vendeve tona, e cila është edhe në kundërshtim me çasjen evropiane e cila po investon në konektivitet në këto hapesira.
Serbia, dhe ju si President i saj, nuk do të duhej të synonit, t’i ktheni serbët e Republikës së Kosovës në murin ndarës, ku përplasen mospajtimet tona ndër-shtetërore. Ju jeni në dijeni, se për dallim prej Serbise, Republika e Kosovës e ka paraparë me Kushtetutë që bashkëpunimi ndër-shtetëror mes të dyja vendeve tona të mund të lehtësohet edhe përmes komunikimit serb.Ju po ashtu e dini, që kjo nuk mund të ndodhë në dëm të karakterit Sovran dhe unitar të Republikës së Kosovës.
Askush mbi faqe të dheut nuk mundë të mohojë faktin që serbët e Republikës së Kosovës jetojnë në një ambient të sigurtë dhe sipas një rendi juridik e institucional, ku të drejtat dhe mundësitë në dobi dhe favor të tyre, flasin asimetrikisht. Mohimi i fakteve nga ana juaj paraqet mëkat, përderisa t’u kërkohet serbëve t’i refuzojnë ato, përbëjnë mëkat e vuajtje bashkë. Është koha që Serbia t’i lejoje serbët të bëjnë jetën e tyre të lirë nga ndërhyrjet e saj.
Nuk mund të mos ua them, që mesazhet me të cilat i drejtoheni serbëve në vizitë në Serbi, dhe përmes tyre bashkëqytetarëve serb në Republikësn e Kosovës, ndonëse të projektuara të targetojnë rrugëtimin ndërkombëtar të vendit tonë, ngarkojnë negativisht dhe dëmtojnë vetëm komunitetin serb, asgjë më shumë. Kosova dhe shtetësia e saj, si Brenda ashtu edhe ndërkombëtarisht, nuk dëmtohen nga mesazhe të tilla përqarëse.
President i nderuar,
Politika e instrumentalizmit të qytetarëve serbë, nga Serbia zyrtare, në funksion të shfrytëzimit të tyre të vahdueshëm në procesin e dialogut për Marrëvëshjen gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese për të dy shtetet, ndërkombëtarisht e afirmuar si paqësore, nuk mund të jetë as premtuese as e qëndrueshme.
Politika dhe qasja instrumentalizuese si kjo në lidhje me takimin që keni zhvilluar sot, përpos që prodhon kundërefekte në teren, ajo po ashtu po deformon profilin paqedashës të cilin ju po provoni ta ndërtoni e ta plasoni me zell, kudo në komunitetin ndërkombëtar.
Jam i bindur qe pajtoheni me mua nëse ju them, se ju nuk mund të shiheni njëkohësisht si njeri paqësor në SHBA dhe Evropë, ndërsa si planprishës e paqeprishës në rajon.Është paradoksale, për të mos thënë cinike, që ju të derdhni lotë krokodili në forume të nivelit të lartë evropiane, në lidhje me përkushtimin tuaj për arritjen e Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse, përderisa në anën tjetër në Serbi plasoni mesazhe tensioni dhe pasigurie për qytetarët serbë që jetojnë në Republikën e Kosovës. Ky ështe pozicionimi më i keq i mundshëm, jo vetëm në raport me serbët e Republikës së Kosovës, por edhe në raport me procesin e dialogut për Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse.
I nderuar z.Vuçiq,
Më lejoni të ofroj një përmbyllje ekspeditive të kësaj letre të hapur, sepse sikur në këto mesazhe, ne do të fokusohemi të jemi ekspeditiv në secilin proces.
Qytetarët e Republikës së Kosovës janë përballur me vuajtje e sakrifica, deri në atë nivel, për të cilin deri më sot, asnjë përfaqësues i lartë i Serbisë nuk ka gjetur kurajon që ta pranojë, e të mos flasim për pranimin e përgjegjësisë shtetërore të vendit tuaj, të cilën ju e fshihni pas narracioneve jo të vërteta për të kaluarën dhe të tashmen e shtetit të Kosovës dhe shteteve tjera në Ballkan. Qindra masakra, dhjetra mijëra të vrarë dhe dhjetëra mijëra gra të dhunuara pranë fëmijëve dhe familjarëve të tyre.
Nuk mund të mos ua them, që Marrëveshja Gjithëpërfshirëse është një stad kthese drejt një paqeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, e ku nënkuptohet një process ku ju dhe vendi juaj, e pranoni përgjegjësinë, jepni llogari për krimet e kryera, dhe aktivisht përfshiheni në ndërtimin e një kapitulli të ri të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe popujve tanë.
Ndryshe nga pohimet tuaja fiktive, ne kemi ndërtuar një Ushtri paqësore e multietnike, FSK-në e cila mishëron vlerat e NATO-s, dhe e cila do të rrugëtojë bashkë me të.Duke qenë e kufizuar me vende anëtare të kësaj organizate, dhe me Kosovën e cila do të jetë anëtare e saj në të ardhsmen, Serbia do të kufizohet me paqe dhe stabilitet.
Secili vëzhgues rasti i zhvillimeve në rajon, e lëre më një President sikurse jeni ju, është në dijeni që për Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse mes dy shteteve tona, nuk ka alternativë.
Serbia ka pasur shumë liderë të cilët e kanë ditur që historia i ka rezervuar Kosovës atributet e shtetësisë, ndërkombëtarisht, por asnjeri nga ta nuk ka pasur kurajon që këtë ta pranojë publiksht këtë fakt. Rrjedhimisht Marrëveshja Gjithëpërfshirëse do të ndodhë, sepse ikja nga ajo nuka ka alternativë.
Uroj që ju të shiheni si Presidenti i Parëi Serbisë, i cili merr guximin të përballet me të vërtetën, njohjen e Republikës së Kosovës, dhe që nuk ikën nga kjo e vërtetë me takime të improvizuara sikurse ky i fundit mes jush dhe disa serbëve të Kosovës në vizitë tek ju në Beograd. Kontriboni paqës zoteri President i Serbisë!