Nju Jork, 21 shtator 2017
Në vlugun dhe dinamikën e takimeve pata kënaqësinë e veçantë ta takoj edhe homologen time nga Kenia, Amina Mohamed. Dua të besoj se Kenia do të njoh së shpejti Kosovën.


Nju Jork, 21 shtator 2017
Në vlugun dhe dinamikën e takimeve pata kënaqësinë e veçantë ta takoj edhe homologen time nga Kenia, Amina Mohamed. Dua të besoj se Kenia do të njoh së shpejti Kosovën.


Nju Jork, 21 shtator 2017
Mbështetja e Bangladeshit në Organizatën e Bashkëpunimit Islamik (OBI) për njohjen e mëtejshme të Kosovës është e rëndësishme dhe ne ju jemi mirënjohës për mbështetjen që ju keni dhënë rezolutës që përkrah pavarësinë e Kosovës.

Nju Jork, 21 shtator 2017
Mbretëria e Lesotho, në Afrikën jugore, ka luajtur rol shumë të rëndësishem tek vendet tjera sa i përket lobimit për shtetësin e Kosovës. Homologu im nga ky vend premtoi se raportet mes dy vendeve do të thellohen.



Nju Jork, 21 shtator 2017
Mbretëria e Bashkuar, me kontributin e madh që ka dhënë gjatë kësaj periudhe, ka qenë një ndër promotorët dhe mbështetësit kryesor të progresit që është arritur në Kosovë deri më tani.
Kërkova përkrahjen e mëtejme të Mbretërisë së Bashkuar dhe të Këshillit Britanik, sidomos në arsimimin e kuadrove të reja si dhe në fushën e trashëgimisë kulturore, si fushë e prioritetit strategjik të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Nju Jork, 20 shtator 2017
Kemi biseduar për gjendjen aktuale që i kemi vlerësuar raportet si të shkëlqyera dhe kemi shqyrtuar mundësinë që na ofron ky bashkëpunim për të avancuar bashkëpunimet tona.
Nuk kemi çështje të hapura me Malin e Zi. Ky shtet ka krijuar një ambient më të sigurt edhe për Kosovën duke e bërë rajonin rajon qind për qind të NATO-s dhe sa i përket Kosovës jemi të rrethuar me shtete anëtare të NATO-s.

Nju Jork, 20 shtator 2017
U shpreha mirënjohës ndaj Ishujve Solomon për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur dhe për mbështetjen e vazdueshme që po e japin për anëtarësimin e vendit në organizata ndërkombëtar.
Ftova kryeministrin Sogavare për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat.

Nju Jork, 20 shtator 2017
Kroacia përbën një model për shtetet e rajonit në jetësimin e reformave që janë kriter kryesor i përshpejtimit të rrugës së shteteve të Ballkanit në Bashkimin Evropian.
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor kanë pritshmëri të larta nga presidenca kroate, ndaj ne e falënderojmë Kroacinë si mbështetëse të fortë të integrimit evropian të të gjithë rajonit.

Nju Jork, 20 shtator 2017
Së bashku me Presidetin Thaçi takuam Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, Shkëlqësinë e Tij, Dr. Yousef bin Ahmad Al-Othaimeen.
E falenderuam për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme që kjo Organizatë dhe shtete anëtare të saj i kanë dhënë dhe po i japin Republikës së Kosovës, në lidhje me konsolidimin e shtetësisë dhe integrimin e plotë të vendit tonë në bashkësinë ndërkombëtare.
Shprehëm zotimet dhe përkushtimet tona për rritjen e përpjekjeve dhe angazhimeve të përbashkëta diplomatike për rritjen e numrit të njohjeve.

Nju Jork, 20 shtator 2017
Në New York takova edhe ministrin italian të Punëve të Jashtme, Angelino Alfano.
Kosova mirëpret përkrahjen e vazhdueshme të Itlisë për anëtarësimin e shtetit tonë në organizata të rëndësishme ndërkombëtare.

Nju Jork, 20 shtator 2017
Pas takimit me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kisha rastin që ta takojë në një takim shumë të ngrohtë dhe miqësor homologun tim, Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.
Me homologun nga Turqia ri-konfirmova mbështetjen e fuqishme nga ky vend. Miku im, Mevlüt shumë shpejt do ta vizitojë Kosovën, ku ndër të tjera do të koordinojmë agjendën mbi vazhdimin e lobimit për vendin tonë në raport me vendet jo-njohëse.