Author: Liridon Llapashtica

  • Vazhdojnë aktivitetet e Zv/Kryeministrit Pacolli në Nju Jork

    Vazhdojnë aktivitetet e Zv/Kryeministrit Pacolli në Nju Jork

    New York, 22 shtator 2011

    Në kuadër të aktivitetit diplomatik në Nju Jork të SHBA-së, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, ka takuar Presidentin e Guinesë Equatoriale, Teodoro Obiang.

    Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli, e informoi Presidentin Obiang, me situatën në Kosovë, pas shpalljes së pavarësisë. Zëvendëskryeministri Pacolli, kërkoi nga presidenti Obiang, që të shqyrtojë seriozisht njohjen e Kosovës, duke i argumentuar atij se një vendim i tillë, do të ishte në respektim të plotë të vullnetit të qytetarëve të Kosovës dhe opinionit këshillëdhënës të GJND-së.

    Presidenti Obiang në anën tjetër, ishte shumë konstruktiv në qasjen e tij në raport me kërkesën për njohje. Po ashtu, ai e ftoi zotin Pacolli që në një të ardhme të afërt të vizitojë Guinenë Ekuatoriale.

    Zëvendëskryeministri Pacolli takon presidentin e Afrikës së Jugut Jakob Zuma dhe atë të Eritresë, Isaias Afewerki.

    Gjatë takimit, me presidentin Zuma, zëvendëskryeministri Pacolli, shprehu falënderimin e tij, për pritjen që Presidenti Zuma i kishte rezervuar në Afrikën e Jugut, gjatë vizitës në këtë shtet. Me këtë rast z.Pacolli edhe njëherë ripërsëriti kërkesën për njohjen e Kosovës nga Afrika e Jugut.

    Në orët e mbrëmjes së ditës së martë, zëvendëskryeministri Pacolli ka zhvilluar një takim me presidentin e Eritresë, z. Isaias Afewerki.

    Zëvendëskryeministri Pacolli, i adresoi qartë Presidentit Afewerki kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës, si shtet i pavarur dhe sovran. Në anën tjetër, presidenti Afewerki u shpreh i kënaqur për informacionet e ofruara, duke premtuar se një vizitë e zëvendëskryeministrit Pacolli në Eritre, do të ishte shumë pozitivë në rrugën e lidhjes së miqësisë ndërmjet dy vendeve.

    Aktivitetet e zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli në Nju Jork do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Në agjendë janë paraparë edhe një numër i madh takimesh.

  • Bregu i Fildisht e njeh Republikën e Kosovës

    Bregu i Fildisht e njeh Republikën e Kosovës

    Prishtinë, 21 shtator 2011

    Bregu i Fildishtë është shteti i 84, që e ka njohur Republikën e Kosovës.

    Njohja nga Bregu i Fildisht, i është komunikuar zëvendëskryeministrit Pacolli, i cili ishte i shoqëruar nga ministri i punëve të jashtme Enver Hoxhaj, nga presidenti i Bregut të Fildisht, Alassane Ouattara në një takim shumë miqësor në Nju Jork.

    Zëvendëskryeministri Pacolli kishte vizituar disa herë Bregun e FIldisht gjatë turneve lobues në kontinentin e Afrikës, ndërsa ishte i ftuar edhe në ceremoninë inauguruese të Presidentit Alassane Ouattara. Njohja nga Bregu i Fildisht e ngrit në 84 numrin e shteteve që e kanë njohur Republikën e Kosovës.

    Nota Verbale e cila konfirmon njohjen e Republikës së Kosovës nga Bregu i Fildisht.
  • Zv.Kryeministri i parë, z.Pacolli, ka takuar presidentin e Tanzanisë z. Jakaya Kikwete

    Zv.Kryeministri i parë, z.Pacolli, ka takuar presidentin e Tanzanisë z. Jakaya Kikwete

    Dar es Salaam, 13 shtator 2011

    Në kuadër të turneut lobues për përfitimin e njohjeve të reja për Republikën e Kosovës, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, ka vizituar shtetin e Tanzanisë.

    Në qytetin e Dar es Salaam, zëvendëskryeministri Pacolli është pritur me nderimet më të larta shtetërore, dhe është takuar me presidentin e Tanzanisë Jakaya Kikwete dhe ministrin e punëve të jashtme të këtij shteti.

  • Pacolli: “Republika e Nigerisë, pas shumë debateve të brendshme, ka marrë vendim për të njohur Republikën e Kosovës”

    Pacolli: “Republika e Nigerisë, pas shumë debateve të brendshme, ka marrë vendim për të njohur Republikën e Kosovës”

    Zv.Kryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, i cili gjendet aktualisht në Afrikë, në kuadër të angazhimeve lobuese, për njohje të reja për shtetin e Pavarur të Kosovës, njofton se sot, Republika e Nigerisë, pas shumë debateve të brendshme, ka marrë vendim për të njohur Republikën e Kosovës, si Shtet të Pavarur dhe Sovran.

    Zv.Kryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, i cili gjendet aktualisht në Afrikë, në kuadër të angazhimeve lobuese, për njohje të reja për shtetin e Pavarur të Kosovës, njofton se sot, Republika e Nigerisë, pas shumë debateve të brendshme, ka marrë vendim për të njohur Republikën e Kosovës, si Shtet të Pavarur dhe Sovran.

    Sipas tij edhe Afrika e Jugut ka dhënë garancione për një veprim të tillë.

    “Është një njohje shumë e rëndësishme. Kam pas një ditë shumë të suksesshme. Mora konfirmimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Nigerisë se sot e formalizon zyrtarisht njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Pacolli.

    “Kam pasur takim edhe me presidentin e Afrikës Jugore, nga i cili kam marrë garancione shumë të forta që ky shtet shumë shpejt do ta njeh pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar Pacolli.

  • Njohja zyrtarisht i është konfirmuar zëvendëskryeministrit Pacolli, në orët e vonë të mbrëmjes së kaluar, në Gabon

    Njohja zyrtarisht i është konfirmuar zëvendëskryeministrit Pacolli, në orët e vonë të mbrëmjes së kaluar, në Gabon

    Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli konfirmon zyrtarisht, ardhjen e njohjes së re për shtetin e Kosovës, nga Republika e Gabonit.

    Njohja zyrtarisht i është konfirmuar zëvendëskryeministrit Pacolli, në orët e vonë të mbrëmjes së kaluar, në Gabon, nga udhëheqësit më të lartë të këtij shteti, thuhet në njoftimin për media të Zyrës së zëvendëskryeministrit Pacolli.

    Gaboni është një ndër shtetet e Afrikës së Mesme.

    Nota verbale e Gabonit që njeh Republikën e Kosovës.
  • Zv.Kryeministri Pacolli, merr pjesë në Balkan Leaders Sumit

    Zv.Kryeministri Pacolli, merr pjesë në Balkan Leaders Sumit

    Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovë, z.Behgjet Pacolli, ka marrë pjesë në Balkan Leaders Sumit, në pjesën ekonomike të konferencës së organizuar nga Federata Amerikane e Shoqatave Ballkanike.

    Në fjalën që zëvendëskryeministri Pacolli ka mbajtur para të ftuarve në këtë konferencë, ka  shpjeguar vizionin e Qeverisë së Kosovës për krijimin e kushteve të favorshme për investimet e huaja në Kosovë.

    Sipas Pacollit, Qeveria e Kosovës, është duke promovuar reforma të cilat, investitorëve të huaj, por edhe atyre shqiptarë, ju ofrojnë mundësi të mëdha, që të zhvillojnë biznesin e tyre në Kosovë.

    Pacolli po ashtu, ka folur edhe për idenë e krijimit të dy zonave të lira ekonomike në Kosovë, një në Mitrovicë, dhe një në Gjakovë.

    Në fund, të fjalës së tij, zoti Pacolli u ka bërë thirrje të gjithë investitorëve që të vijnë në Kosovë, sepse sipas tij, Kosova ka potencial të madh, për suksese.

    Fjalimi i plotë i z.Behgjet Pacolli në forumin ekonomik

    Të dashur miq

    Kam kënaqësinë  që sot  të ndaj me ju disa fakte për realitetin Kosovar.

    Pas Deklarimit të pavarësisë  në Shkurt të vitit 2008,  Kosova është në procesin e shtet-ndërtimit.

    Prezenca e Minoriteteve- Në Institucionet e Kosovës (Parlament, Qeveri dhe institucione tjera publike) është shumë evidente.

    Deklarata e pavarësisë se Kosovës  ka qenë e mbështetur dhe e afirmuar  më 22 korrik 2010 nga gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.

    Deri me tani, Kosova është njohur nga 84 vende si shtet I pavarur dhe Sovran,si dhe  është anëtare e plotë e organizatave të ndryshme ndërkombëtare siç janë: BANKA BOTËRORE, FMN, CEEFTA, shpresojmë se shumë shpejt do të jetë anëtare e  Bankës Evropiane për Zhvillim.

    Unë pata mundësinë qe të jem President I Republikës se Kosovës, për një kohe të shkurtë dhe gjatë asaj kohe mora m iniciativën  për  reformat ne sistemin tone Kushtetues dhe zgjedhor.

    Vitin e ardhshëm,Kosova do të filloj qe për here të pare të implementoj , pas  luftës  1999, zgjedhjen e presidentit  të votuar drejtpërdrejt nga populli.

    Këto reforma janë  shumë  të nevojshme për  forcimin e institucioneve  tona si dhe kemi pasur një  konsensus ne mes të gjitha partive politike dhe  shoqërisë Kosovare për ti shtyre me tutje këto reforma.

    Besoj qe këto reforma do të sigurojnë qartësi me të madhe ne qeverisje dhe gjithashtu të siguroj qe populli të ketë me shumë ndikim ne zgjedhjen e udhëheqësit të tyre.

    Ju lutëm me lejoni të ju prezantoj disa fakte:

    Kosova është një shtet I vogël me rreth 2 milion banore,dhe 10.000 km2, ka 600 metra lartësi mbidetare, ka klime 4 sezonale, dhe është ideale për zhvillimin  e bujqësisë.

    Kosova është vend  ku 92% e popullsisë janë shqiptare,është shtet  Multi-etnik dhe Multi-fetar.

    Gjuhet zyrtare janë: Gjuha Shqipe dhe Serbe-,ndërsa Gjuha Angleze, Frënge Gjermane janë po ashtu gjuhe shumë të përdoruara nga ne.

    Kosova ka dhe një Diasporë të gjerë, afërsisht rreth 800.000 njerëz. Diversiteti kulturor është një nga aspektet me tërheqëse të vendit tone. GJDP (GDP) ne Kosovë sillet mbi 4.5 miliardë euro.

    Buxheti i konsoliduar I Kosovës është 1.5 miliardë euro,ose 26% e GJDP (GDP). Ngritja ekonomike ne vitet e kaluara ka arritur rreth 5%. Valuta  monetare e vendit është EURO.

    Niveli I Papunësisë  sillet rreth 40-45% e popullsisë aktive. Paga mesatare ne Kosovë është 300 euro ne muaj,gjë qe dukshëm është shumë e ulet,por ne anën tjetër gjithashtu edhe interesantë për investitorët e huaj.

    Qeveria e Kosovës ka si qellim  qe të arrij rritjen ekonomike ne 8% dhe të krijoj 30.000 vende pune të reja ne vit. Kosova ka kaluar ne procesin e privatizimit dhe deri me tani  mbi 80% e aseteve publike janë privatizuar. Momentalisht asetet me atraktive publike qe pritët të privatizohen janë:

    Licencimi i Minierave, Telekomi i Kosovës, Korporata Energjetike e Kosovës, Si dhe disa pasuri tjera të patundshme.

    Qeveria e Kosovës po bën përpjekje për zbatimin e sundimit të ligjit(Prania e EULEX-it).

    -Ruajtjen e stabilitetit Makro-Fiskal, Investimet dhe mbështetjen e sektorit private, Zhvillimin e infrastrukturës, Zhvillimin e bujqësisë, Zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe mundësinë për rritjen e ( SME) përmes zonës se lirë.

    -Arritjen e marrëveshjeve të favorshme të tregtisë dhe investimeve ndërkombëtare,veçanërisht me BE.

    Kosova ka politiken tatimore shumë tërheqëse. Tatimi mbi të ardhurat është deri ne 10% max.

    Norma tatimore e saj është 10%. TVSH-ja është 16% gjë qe është me e ulëta ne regjion.

    Qeveria e Kosovës do ti kushtoj vëmendje të posaçme zhvillimit të bujqësisë. Kjo është një nga prioritetet e qeverise ku ne planifikojmë të rrisim prodhimin vendor,të zvogëlojmë importin e produkteve bujqësore,si dhe të reduktojmë papunësinë.

    Strategjikisht  Qeveria  synon të rritë  buxhetin deri ne 3% të GJDP(GDP), duke mbështetur  fermerët si dhe zhvillimin e infrastrukturës rurale.

    Zhvillmi I kapitalit njerëzor është po ashtu një nga prioritetet e qeverisë .Synimi është qe të:

    -rrisë kualitetin e kapitalit njerëzor dhe të përmirësoj shërbimet ne tregun e punës.

    Kjo do të arrihet me mbështetjen dhe përmirësimin e arsimit të lartë dhe këshillimit profesional.

    Pse Kosova si objektiv i Investimeve. Se pari,për shkak të pozitës se mire gjeografike, Lidhjen përmes Autostradës me Portet kryesore detare, Lidhjet me hekurudha, Fluturimet e përditshme ajrore ne mbare botën, Popullsia e re dhe kosmopolitane, Shtet me çmimet  dhe taksat me të ulëta  ne të gjithë Euro-zonën, Mjedis të favorshëm ligjor për mbrojtjen e investimeve Kosova është ne proces të themelimit  të zonave të lira tregtare.

    Gjithashtu ne Kosovë veprojnë  shumë banka internacionale,kompani të sigurimeve ,komerciale dhe shoqata  të ndryshme tregtare.

    Deri me tani,Kosova ka me shumë se 3.500 kompani dhe ndërmarrje të përbashkëta me pronësi të përbashkët vendor dhe të huaj.

    Investimet janë të shpërndara ne shkalle të ndryshme ne sektorët e biznesit veçanërisht të fokusuar ne banka dhe sektorin financiar,sektorin e telekomunikacionit, teknologjisë informative dhe ne industrinë e ushqimit dhe mallrave.

    Së fundi,Qeveria e Kosovës ka definuar si qellim të saj radhitjen ne dhjetëshen e reformatoreve   të raportit të   Bankës Botërore për Reformën e të berit Biznes.

    Ministria jon e Tregtisë dhe Industrisë ka paraqitur një program shumë sfidues,qe përmban promovimin e investimeve siç është krijimi I qendrës tregtare One-Stop Shop për:

    -Procedurat e Regjistrimit  të biznesit dhe këshillimit, Reduktimin e procedurave burokratike dhe ndërprerjen e të gjitha licencave të padobishme.

    Dua të ndaj me ju edhe një informacion  qe ka të bej me një çështje shumë të rëndësishme për të ardhmen ekonomike të Kosovës. Një grup I Biznesmenëve ne Kosovë kanë filluar të themelojnë FONDIN E INVESTIMEVE NE KOSOVË.

    Ky synon të jetë fondi me I fuqishëm ne Evropën Juglindore dhe do të ketë ndikim dhe një  rol të madh ne vendime të ndryshme ekonomike dhe aktivitete të lidhura me ekonominë e Kosovës ne të ardhmen.

    Dua të inkurajoj ,të gjithë biznesmenët që ja  prezent sot në këtë forum  të mblidhemi prapë së bashku, ditën e nesërme dhe  të garojmë për ketë çështje.

    Ju lutem,me lejoni mua që ne emër të Kosovareve to ju ftoj ju dhe të gjithë investitorët potencial, të vijnë dhe të shohin  mundësitë e investimeve ne Kosovë.

    Qeveria e Kosovës do të mbetet në dispozicionin tuaj ne çdo kohe, duke hulumtuar investime për ju Mundësitë ,kornizë ligjore për biznes, dhe duke prezantuar reforma të vazhdueshme të lidhura me promovimin e investimeve dhe mbrojtjen e tyre.

    Ju faleminderit shumë, për durimin tuaj dhe ju dëshiroj një ditë të suksesshme.

  • Zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli priti Presidentin e Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa

    Zëvendëskryeministri i parë, Behgjet Pacolli priti Presidentin e Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa

    Prishtinë 3 shtator 2011

    Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, z.Behgjet Pacolli, priti sot Presidentin e Republikës së Hondurasit, zotëri Porfirio Lobo Sosa, i cili në krye të një delegacioni po qëndron për vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Kosovës. Në pritje ishin edhe zëvendëskryeministri dhe ministër i Drejtësisë, z. Hajredin Kuçi dhe zëvendëskryeministrja dhe ministër i Tregtisë dhe Industrisë, Znj. Mimoza Kusari-Lila.

    Duke i dëshiruar  mirëseardhje presidentit të Hondurasit,  zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka falënderuar presidentin Sosa dhe e ka vlerësuar kontributin e tij për Kosovën sidomos për aktin e njohjes së Kosovës nga ky shtet mik.

    ”z. Soza, ju jeni një mik i madh i Kosovës.  Ju jeni të angazhuar në procesin e njohjeve në rajonin tuaj dhe këtë e tregon prania në delegacionin tuaj e kreut të partisë kryesore të Salvadorit që fitoi zgjedhjet e fundit, e një zyrtari të lartë të Guatemalës dhe Nikaraguas”, tha zoti Pacolli në fillim të takimit dypalësh.

    Presidenti i Hondurasit e vlerësoi shumë pritjen e ngrohtë që i ishte rezervuar dhe përsëriti angazhimin e tij për të punuar për Kosovën. “kam mbetur i prekur nga fotot e të zhdukurve të vendosura në muret e institucioneve tuaja. Kjo është një dramë që ne e kemi të përbashkët”, tha zoti Soza.

    Z. Porfirio Lobo Sosa shprehu gatishmërinë për të zhvilluar marrëdhëniet me Kosovën në fushën e energjetikës,të infrastrukturës, si dhe premtoi angazhimin për njohje të reja të shtetit të Kosovës.  

  • Zëvendëskryeministri Pacolli lobon në New York

    Zëvendëskryeministri Pacolli lobon në New York

    Në kuadër të angazhimeve lobuese për njohjen e Republikës së Kosovës, zëvendëskryeministri I parë I Qeverisë së Kosovës z.Behgjet Pacolli po qëndron në Nju Jork të SHBA-së, ku po zhvillohen punimet e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. 

    Zoti Pacolli ka zhvilluar një takim të shkurtër me Presidentin e Tanzanisë Jakaya Kikwete dhe ministrin e Punëve të Jashtme të këtij shteti Bernard Membe.

    Edhe në këtë takim, zëvendëskryeministrit Pacolli i është rikonfirmuar se njohja nga Tanzania do të ndodhë në një të ardhme shumë të afërt. Po ashtu zoti Pacolli ka marrë garanci nga presidenti Kikwete se Tanzania do të angazhohet që Kosova ta ketë njohje nga të gjitha shtetet anëtare të SADC (komuniteti zhvillimor i vendeve të Afrikës Jugore), në të cilën bëjnë pjesë 14 shtete.

    Zëvendëskryeministri Pacolli, në ditët në vijim do të zhvillojë takime të shumta me udhëheqës të shteteve që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

  • Behgjet Pacolli sjell njohjen nga Benini

    Behgjet Pacolli sjell njohjen nga Benini

    Republika e Beninit është shteti i 80-të që ka njohur shtetin e Kosovës. Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka konfirmuar zyrtarisht njohjen e shtetit të Kosovës nga Republika e Beninit.

    Njohja nga Benini i është dorëzuar zëvendëskryeministrit Behgjet Pacolli nga presidenti i Beninit, Yayi Boni gjatë një takimit zyrtar. Kjo njohje është rezultat i aktiviteteve të vazhdueshme lobuese të Behgjet Pacollit.

    Ibrahim Gashi, zëvendësministër i Punëve të Jashtme në një konferencë për media tha se njohja nga Benini është rezultat i angazhimit të Pacollit në kontinentin e Afrikës.

    Sipas tij, shumë shpejt pritet që Kosovën ta njoh edhe Nigeria, me presidentin e së cilës Pacolli ka pasur një darkë pune dhe ka marrë premtim për njohje.

    Ai ka mohuar se angazhimi i zëvendëskryeministrit Pacolli për njohje po len nën hije Ministrinë e Punëve të Jashtme. Sipas tij strategjia është bërë edhe në koordinim me MPJ-në, Qeverinë dhe Presidenten e Kosovës.

    Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Ibrahim Gashi tha se janë në rrugë të mirë edhe në kontinentin e Afrikës dhe Azisë për njohje të reja.

    Republika e Beninit kufizohet me Togon, Nigerinë, Burkina Fason dhe Nigerin.

    Kryeqyteti i Beninit është Porto Novo. Benini ka një sipërfaqe prej 110 mijë kilometrash, me rreth 9 milionë banorë.

  • Republika e Afrikës Qendrore njeh Pavarsinë e Kosovës

    Republika e Afrikës Qendrore njeh Pavarsinë e Kosovës

    Republikës së Kosovës i ka mbërritur njohja e 77-të, nga Republika e Afrikës Qendrore. Njohja e nënshkruar nga ministri i jashtëm Antoine Gambie, është fryt i një lobimi intensiv të diplomacisë kosovare të udhëhequr nga zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, zoti Behgjet Pacolli në këtë zonë të Afrikës, lobim i cili po jep frytet e para. Në javët në vijim do të kemi dhe shumë njohje të tjera.

    Vetëm muajin e fundit , zoti Pacolli ka udhëtuar dy herë duke vizituar mbi 20 shtete afrikane, ku ka takuar krerët e shteteve, qeverive, funksionarë të lartë të tyre, etj.   

    Nota verbale që argumenton njohjen e Afrikës Qndrore për Republikën e Kosovës.