Author: Liridon Llapashtica

  • Zv.Kryeministri z. Pacolli viziton Marokon

    Zv.Kryeministri z. Pacolli viziton Marokon

    Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, në ditë e nëntë të vizitës së tij në kontinentin Afrikan, në kuadër të angazhimeve për shtimin e numrit të njohjeve për Kosovën, ka qëndruar në Mbretërinë e Marokos.

    Gjatë kësaj vizite, zv.Kryeministri, z. Pacolli është takuar me të emëruarin e Mbretit të Marokos për Politikë të Jashtme në Qeveri, z. Muhamed Azerwal ;  me Kryesinë e Parlamentit të Marokos në krye me Nënkryetarin e Parlamentit, Dr. Sadudin El Uthmani dhe me zyrtarë të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të udhëhequr nga Shefi i Kabineitit dhe Drejtori Politik për Evropën Juglindore.

    Zv.Kryeministri i Parë i Kosovës, z. Behgjet Pacolli gjatë këtyre takimeve ka informuar autoritetet e Marokos për situatën aktuale politike e ekonomike në Kosovë, me theks të veçante për zhvillimet demokratike dhe sfidat që ka kaluar vendi ynë gjatë procesit të shtet-ndërtimit. Z. Pacolli ka prezantuar para këtyre autoriteteve edhe rëndësinë që ka opinioni pozitiv i GJND-së rreth procesit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

    Autoritetet përfaqësuese të Mbretërisë së Marokos gjatë takimit me zv.Kryeministrin, z. Pacolli, kanë theksuar vështirësitë që ka vendi i tyre për të proceduar njohjen zyrtare të Shtetit të Kosovës, veçanërisht për shkak të kontekstit politik me Saharën Perëndimore që ka të bëjë me refuzimin e Marokos për ta pranuar shpalljen e pavarësisë së asaj pjese.

    Lidhur me këtë çështje z. Pacolli ka ofruar argumentet e nevojshme për të dëshmuar se rasti i Kosovës është krejt i veçantë dhe këtë e dëshmon edhe opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

    Duke qenë se kjo është vizita e parë zyrtare e përfaqësuesve të Shtetit të Kosovës, në Maroko, Zv.Kryeministri i Kosovës, z. Pacolli ka shfrytëzuar këtë rast për të kërkuar që kontaktet ndërshtetërore në mes të përfaqësuesve të dy vendeve të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Z. Pacolli ka theksuar se ai shumë shpejtë do të kthehet prapë në Maroko për të vazhduar lobimin për njohje sa ma të shpejtë të Pavarësisë së Kosovës.

    Me ftesë të zv.Kryeministrit të parë të Kosovës, z. Behgjet Pacolli, një delegacion zyrtar nga Parlamenti dhe Ministria e Punëve të Jashtme të Marokos do të vizitojnë shumë shpejtë Kosovën ku do të takohen edhe për përfaqësues të tjerë të lartë të Shtetit të Kosovës.

  • Vizita ime në Nigeri dhe pritja në Pallatin Presidencial

    Vizita ime në Nigeri dhe pritja në Pallatin Presidencial

    Abuja, 23 qershor 2011 –

    Vizita ime në Nigeri dhe pritja në Pallatin Presidencial në Abuja ishin një përvojë e paharrueshme dhe një rast i rëndësishëm për të forcuar marrëdhëniet midis dy vendeve. Në këtë udhëtim, unë isha në detyrën e zëvendëskryeministrit të Kosovës dhe kisha privilegjin të takohesha me Presidentin e Nigerisë, Goodluck Jonathan.

    Pallati Presidencial në Abuja, ku u prita nga presidenti Jonathan, njihet zyrtarisht si “Aso Rock Presidential Villa” ose “Presidential Complex.”

    Ky pallat është qendra e administratës dhe udhëheqjes së Nigerisë, ku Presidenti i vendit kryen detyrën dhe pret takimet zyrtare me udhëheqës të tjerë të shtetit dhe personalitete ndërkombëtare.

    Nigeria është një nga vendet më të mëdha të Afrikës, me një popullsi të shumtë dhe me më shumë se 250 grupe etnike të ndryshme. Për më tepër, Nigeria ka një ekonomi të fuqishme, e njohur për burimet e saj të naftës dhe qëndrueshmërinë e tregtisë së saj.

    Presidenti Goodluck Jonathan është një lider i njohur dhe i respektuar, i cili ka luajtur një rol të rëndësishëm në politikën dhe zhvillimin e Nigerisë. Ai është një figurë e njohur në arenën ndërkombëtare dhe një ndër personalitetet më të rëndësishme të politikës afrikane.

    Takimi me Presidentin Jonathan ishte një rast i rëndësishëm për të diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në shumë fusha. Presidenti Jonathan shprehu vullnetin e tij për të ndihmuar në forcimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Nigerisë dhe për të promovuar paqen, stabilitetin dhe zhvillimin në të dy vendet.

    Presidenti Jonathan shprehu gatishmërinë për të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që Republika e Nigerisë të vendosë sa më shpejtë raporte të bashkëpunimit ndërshtetërorë me Kosovën, duke theksuar se vendi që ai drejton, në një periudhë sa më të shkurtër kohore, do të marrë vendim për të njohur shtetësinë e Kosovës.

    Gjatë qëndrimit në Nigeri në kuadër të angazhimeve lobuese, kam takuar edhe Kryetarin e Parlamentit të Nigerisë njëherit edhe Kryetar i Komisionit për Politike te Jashtme Dr. Barnabas A.I. Gemade.

    Kam folur gjerësisht për situatën politike e ekonomike në Kosovë, duke theksuar sfidat që ka kaluar vendi ynë gjatë periudhës së shtet-ndërtimit. Theksova edhe rëndësinë që ka opinioni pozitiv i GJND-së për shpalljen e Pavarësisë së Kosovës në respektim të plotë të vullnetit të qytetarëve të Kosovës.

    Kryeparlamentari, Gemade, më premtoi se në kuadër të mbështetjes dhe angazhimeve të autoriteteve të Nigerisë për të formatizuar njohjen e Kosovës, do të inicioj një Rezolutë në Senatin e Nigerisë për njohjen e Pavarësisë së Kosovës.

    Gjatë ditës kam takuar edhe ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Nigerisë, dr. Martin J. Ukomoibhi.

    Ministri Ukomoibhi ka shfaqur opinion pozitiv për njohjen e Republikës së Kosovës, duke shprehur në të njëjtën kohë kënaqësinë që për herë të parë në historinë e shtetit të tij, ka pasur rastin që të takoj zyrtarisht në Republikën Federale të Nigerisë, përfaqësues të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

    Në fund kur shtrënguam duart ministri, Ukomoibhi, më garantoi se do të angazhohet bashkërisht me autoritetet e tjera të Nigerisë për të përshpejtuar procesin e formalizmit të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga vendi i tij.

    Nga takimi dolëm optimist dyja palët se do të hapën rrugë në procesin e krijimit të raporteve të fuqishme të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

    Gjatë ditës së dytë të vizitës në Afrikë, në kuadër të angazhimeve për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e Pavarur të Kosovës, kam takuar edhe ALH. Dr. Bamanga Tukur, lider i partisë Demokratike Popullore (CON), që është partia më e madhe në vend, e cila qeverisë aktualisht me Republikën e Nigerisë.

    Falënderova autoritetet e Nigerisë për mikpritjen dhe për gatishmërinë e treguar për të pasur takime të këtij niveli ku diskutohet me prioritet mundësia e njohjes sa më të shpejt të Kosovës nga Republika e Nigerisë.

    Me z.Tukur kam folur për realitetin e ri të krijuar në Kosovë duke theksuar angazhimet e institucioneve demokratike të Kosovë për zhvillim ekonomik dhe integrim.

    Vendi ynë do t’i jetë gjithmonë mirënjohës Republikës Federale të Nigerisë, duke besuar në një vendim të drejtë dhe të shpejtë të autoriteteve Nigeriane për njohje të pavarësisë së Kosovës.

    Kam prezantuar para Kryetarit të partisë më të madhe të Nigerisë disa nga arsyet thelbësore që ka ky vend, për ta njohur Kosovën si shtet të pavarur:

    • Kosova në të ardhmen si anëtare e organizatave të ndryshme botërore,  do të luaj në mënyrë konstruktive rolin e vet, duke bashkëpunuar thellësisht me Nigerinë dhe vendet tjera Afrikane.
    • Autoritetet përfaqësuese të Kosovës do të jenë gjithmonë të gatshme të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimin me Republikën e Nigerisë, veçanërisht në fushën ekonomike e kulturore.
    • Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka qenë krejtësisht e qartë lidhur me ligjshmërinë e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, duke vendosur në favor të Kosovës, pavarësisht se opinioni i saj ishe kërkuar nga Serbia.
    • Dialogu që zhvillohet me Serbinë është teknik dhe shërben për ta përmirësuar jetën e qytetarëve. Serbia ende shërbehet me ide të vjetra, ndërsa vendi ynë synon bashkëpunimin si dy shtete për të ardhme në Bashkimin Evropian.
    • Raportet tona me vendet e tjera ndërtohen në bazë të respektit dhe mirëkuptimit. 

    Ndërkaq nga ana e tij, Bamanga Tukur më falënderoj dhe shprehu bindjen se përkundër faktit që vendi i tij është gjeografikisht larg Kosovës, do të arrihet të krijohet miqësi në mes të dy vendeve, duke besuar se bashkërisht do të ndajmë paqen, prosperitetin, dijen e mirëkuptimin.

    Tukur shprehu bindjen se përkundër faktit që vendi i tij është gjeografikisht larg Kosovës, do të arrihet të krijohet miqësi në mes të dy vendeve, duke besuar se, siç tha ai, bashkërisht do të ndahet paqja, prosperiteti, dija e mirëkuptimi.

    Gjatë këtyre takimeve zv.Kryeministri i parë i Kosovës, z. Pacolli është shoqëruar nga përfaqësuesit e organizatës: “African Friends of Kosova”, që është iniciuar dhe mbështetur nga z. Behgjet Pacolli, e cila ka për qëllim promovimin dhe mbështetjen e Kosovës në procesin e kërkimit të njohjeve të reja në Unionin Afrikan.

  • Gjatë aktiviteteve lobuese në Afrikë, u prita në takim nga Ministri i punëve të Jashtme të Ghanës, Mohamet Mumini

    Gjatë aktiviteteve lobuese në Afrikë, u prita në takim nga Ministri i punëve të Jashtme të Ghanës, Mohamet Mumini

    Accra, 22 qershor 2011

    Z. Behgjet Pacolli u prit nga autoritetet më të larta shtetërore të Ghanës, në Accra, si ish President dhe në cilësinë e zv.Kryeministrit të parë të Republikës së Kosovës.

    Në kuadër të angazhimeve lobuese, që po zhvillon për herë të dytë brenda një kohe të shkurtër në Afrikë, zv.Kryeministri, z. Pacolli, ka takuar Ministrin e Punëve të jashtme të Republikës së Ghanës, z. Lahi Muhamet Mumini dhe shefin e Kabinetit të Presidentit të këtij vendi, z. Michael Wilson.

    Zv.Kryeministri, z. Behgjet Pacolli duke falënderuar autoritetet përfaqësuese te Gahnës për gatishmërinë dhe respektin e treguar ndaj përfaqësuesve të Qeverisë së Kosovës, ka theksuar se roli i Ghanës në Samitin e Unionit Afrikan është i veçantë dhe shumë i rëndësishëm për Kosovën.

    Ky Samit do të mbahet në Kryeqytetin e Guineas Equatoriale, në Malabo, nga 28-30 të këtij muaji, prandaj zv.Kryeminsitri i Kosovës, z. Behgjet Pacolli, kërkoj nga Ministri, z. Muhamet Mumini që të shfrytëzoj këtë rast për të diskutuar lidhur me Kosovën dhe për nevojën që ka vendi ynë për njohje të reja nga vendet Afrikane.

    Z. Pacolli po ashtu informoj Ministrin e Jashtëm të Ghanës për zhvillimet demokratike në Kosovë, duke theksuar se Republika e Pavarur e Kosovës ka bërë hapa të rëndësishëm drejt konsolidimit demokratik të institucioneve shtetërore të saj.

    Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli ka kërkuar po ashtu nga Ministri i Punëve të Jashtme i Ghanës, z. Muhamet Mumini të shqyrtoj mundësitë për të bashkëpunuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Ugandës në mënyrë që bashkërisht të prezantojnë gjatë Samitit të Unionit Afrikan, si pikë të veçantë për diskutim, çështjen e unifikimit të qëndrimit të vendeve Afrikane, për njohjen sa më të shpejtë të Pavarësisë së Kosovës.

    Ministri i Punëve të Jashtme të Ghanës, z. Lahi Muhamet Mumini, ka vlerësuar lartë angazhimin e autoriteteve përfaqësuese të vendit tonë për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e pavarur të Kosovës dhe ka premtuar se do të bashkërendis veprimet me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ugandës, z. Sam Kutesa për të shqyrtuar me seriozitet, gjatë këtij Samiti të Unionit Afrikan, mundësinë e njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga këto vende.

  • Nënshkrimi i memorandumit  me kompaninë “New Promotion Group” nga Zagrebi

    Nënshkrimi i memorandumit me kompaninë “New Promotion Group” nga Zagrebi

    Prishtinë, 8 qershor 2011

    Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka nënshkruar një memorandum të bashkëpunimit me firmën “New Promotion Group” të Zagrebit.

    Me këtë rast, zëvendëskryeministri Pacolli ka falënderuar Odën Ekonimike të Kroacisë, e posaqërisht ambasadorin e Kroacisë, z. Vodopija për kontributin e dhënë në këtë drejtim, që ky bashkëpunim të bëhet i mundshëm tani në këtë periudhë.

    “Ky është një prej bashkëpunimeve të para në partneritetin publiko-privat, pra Qeverisë së Kosovës dhe partnerëve privat nga Kroacia”, ka theksuar zëvendëskryeministri Pacolli, duke thënë se Kosova ka nevojë për investime, për bashkëpunim me investitorët e huaj.

    Më tutje, zëvendëskryeministri Pacolli theksoi se investitorët do të vijnë në Kosovë, sepse Kosova është vend atraktiv për investitorët e huaj.

    “Ne jemi duke punuar në riformatizimin e Agjencionit të Promovimit të Investimeve të Kosovës. Investitorët në të ardhmen do të kenë mundësi më lehtë të komunikojnë me realitetin e Kosovës, do të kenë mundësi të njihen me ligjet që mbështesin investitorët dhe, natyrisht, jemi duke punuar në një program, i cili parasheh një qasje tjetër ndaj aseteve të Kosovës”, theksoi z.Pacolli.

  • Zëvendëskryeministri Pacolli po vazhdon fushatën lobuese për shtimin e numrit të njohjeve

    Zëvendëskryeministri Pacolli po vazhdon fushatën lobuese për shtimin e numrit të njohjeve

    Prishtinë, 25 maj 2011

    Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, është takuar sot me përfaqësuesit më të lartë të institucioneve të Guinea Conakry, dh në Togo, në kryeqytetin Lomé, ku është takuar me zëvendëspresidentin e këtij shteti.

    Z. Pacolli në Lagos  takohet me Kryetarin e Komunitetit Ekonomik të shteteve të Afrikës Perëndimore, z. James Victor Gbebo.

    Ndërkaq nesër zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, z. Behgjet Pacolli do të udhëtojë në Afrikën Qendrore, konkretisht në Republikën e Rwandës, në Kryeqytetin Kigali, ku do të takoj Kryeministrin e këtij vendi, z. Bernard Makuza. Qëllimi kryesor i këtij takimi do të jetë kërkesa drejtuar autoriteteve më të larta të Republikës së Rwandës për njohje sa më të shpejtë të pavarësisë së Kosovës.

    Zëvendëskryeministri Pacolli gjatë qëndrimit në këtë shtet do të shfrytëzojë të gjithë argumentet e nevojshme, të cilat dëshmojnë progresin demokratik që ka shënuar Kosova viteve të fundit si dhe nevojën që ka vendi ynë për njohje të reja, në mënyrë që të hapet rrugë në drejtim të integrimeve Euro-atlantike.

  • Lobimi një javor në kontinentin Afrikan, rezultate nga takimet e shumta

    Lobimi një javor në kontinentin Afrikan, rezultate nga takimet e shumta

    Afrika, 20 maj 2011 –

    8 prill të vitit 2011 kryeministri i qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, nxjerri vendimin që unë të emrohem Zëvendëskryeministër i Parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Sipas këtij vendimi jam i ngarkuar i veçantë për marrëdhënie ndërkombëtare për të siguruar njohje të reja për shtetin e Kosovës, si dhe për të sjellë investime të huaja në Republikën e Kosovës.

    Edhe pse 3 vite nga shpallja e pavarsisë, unë lobova dhe sjellja njohje, kësaj radhe do të kemë më të leht sepse do të loboj si Zëvendëskryeministrër i Parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Andaj fillova aktivitetin lobues për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e Kosovës.

    Turin e parë lobues 1 javorë e nisa në kontinentin Afrikan. Në një kontinent të pasur me histori dhe kulturë të theksuar. Përmbledhja e kësaj madhësie gjeografike shkon përtej kufijve të saj fizikë, duke përfshirë një gamë të gjerë të kombeve, gjuhëve dhe traditave kulturore. Afrika është një kontinent i njohur për biodiversitetin e saj të pasur, peizazhet e mrekullueshme, dhe një trashegimi kulturore të jashtëzakonshme.

    Me 20 maj u nisa për vizitë time zyrtare në Afrikën Qëndrore, në Guinea Conakry dhe në Ganë. Atje do të takoj burrështetas dhe personalitete të larta të këtyre shteteve.

    Vizita ime e pare zyrtare ne kryeqytetin e Ghanës, Accra, ishte një përvojë e jashtëzakonshme dhe frymëzuese. Ghana, gjendet në bregun perëndimor të Afrikës, vend me një histori të pasur dhe një rol të rëndësishëm në shpërbërjen e kolonializmit. Ghana njëherë njihej edhe si “Gjiganti i Ekuatorit”, dhe sot është një nga ekonomitë më të mëdha dhe të zhvilluara në rajonin e saj. Shteti i Ghanës është një republikë me një sistemi politik pluralist dhe një traditë të fortë demokratike.

    Kurse une po ateroja në aeroportin e kryeqytetit Accra, e cila është një qendër e kulturës dhe aktiviteteve politike në vend. Accra një qytet i pasur me atraksione turistike, si plazhet e bukura, tregtia e rrethit, dhe muzeume të shumta që ndriçojnë historinë dhe kulturën e Ghanës.

    Aty u prita në takim nga ministri i Punëve të Jashtme dhe Integrimit Rajonal, Alhaji Muhammad Mumuni.

    Gjatë shtrëngimit të duarve vrejta te se ministri Mumuni, ka karizëm të një personaliteti të rëndësishëm. Ai është një diplomat i përvojës, i njohur për angazhimin e tij në diplomacin ndërkombëtare dhe kontributin e tij në zgjidhjen e konflikteve rajonale.

    Ministri Mumuni kishte një qasje të qartë dhe të avancuar në çështjet e integrimit rajonal dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, të cilat janë sfida të rëndësishme për të gjithë vendet në botën e sotme.

    Takimi me të ishte një përvojë e ndritshme dhe produktive. Diskutuam për mundësitë e bashkëpunimit midis Kosovës dhe Ghanës në shumë fusha, përfshirë diplomacin, tregtinë, arsimin dhe kulturën. Ai shprehu vullnetin e tij për të ndihmuar në forcimin e lidhjeve midis dy vendeve dhe për të ndihmuar në zhvillimin e raporteve të mira dhe të dobishme.

    Në përfundim, vizita ime në Accra, ishte një hap i rëndësishëm në forcimin e lidhjeve midis dy vendeve dhe në hapjen e rrugëve për bashkëpunim të mëtejshëm. Ky udhëtim më ofroi një perspektivë të thellë mbi kontinentin e Afrikës, pasurinë kulturore të Ghanës, dhe rolin e rëndësishëm të Ministrit Mumuni në diplomacin rajonale dhe ndërkombëtare. Unë shpresojmë që ky bashkëpunim do të sjellë rezultate drejt njohjes së Pavarsisë së Kosovës nga Ghana.

    Presidenti i sapo zgjedhur z. Alassane Ouattara, është një personalitet i njohur dhe i respektuar në vendin e tij dhe në arenën ndërkombëtare. Presidenti Ouattara është një lider i angazhuar për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit të tij dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

    Në turin tim lobues për njohjen e pavarsisë së Kosovës, vazhdova drejt Bregut të Fildishtë, me qytetin kryesor Abidjan. Kësaj radhe, unë po shkoja të merrja pjesë në Ceremoninë Inauguruese të Presidentit të ri të këtij vendi, z. Alassane Ouattara. Përpara se të flas për takimin, le të hedhim një vështrim më thellë në disa elemente thelbësore mbi këtë vend dhe karakteristikat e Presidentit Ouattara.

    Bregu i Fildishtë ndodhet në bregun perëndimor të Afrikës në mes të Ganës e Liberisë dhe ka dalje në Oqeanin Atlantik. Rritjen ekonomike më të madhe ky vend e ka arritur nga burimet natyrore të pasura si çaji, kafeja dhe kakaoja.

    Presidenti i sapo zgjedhur z. Alassane Ouattara, është një personalitet i njohur dhe i respektuar në vendin e tij dhe në arenën ndërkombëtare. Presidenti Ouattara është një lider i angazhuar për zhvillimin dhe stabilitetin e vendit të tij dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut.

    Presidenti Ouattara, në një koktej rasti më takoi dhe ku më falënderoi dhe vlerësoi angazhimet e shtetit të Kosovës për prosperitet në drejtim të avancimit të vlerave demokratike, si dhe ka kërkuar nga të gjithë burrështetasit e pranishëm, të cilët përfaqësonin edhe vende që nuk e kanë njohur ende Pavarësinë e Kosovës, që të konsiderojnë realitetin e ri të krijuar në Kosovë, në mënyrë që të ndërmerren veprime për njohje sa më të shpejta të Kosovës, shtet i pavarur, sovran dhe demokratik.

    Në takim me Kryeministrin e Kamerunit, z. Philemon Yang.

    Në kuadër dhe pas ceremonisë, realizova takime të veçanta me Presidentin e Nigerisë, z.Goodluck Jonathan, Presidentin e Rwandes, z. Paul Kagame, Kryeministrin e Kenisë, z. Raila Odinga, Kryeministrin e Kamerunit, z. Philemon Yang dhe përfaqësuesin e Mbretërisë së Marokut, të cilët i ka njoftuar gjerësisht për situatën aktuale, politike dhe ekonomike të Kosovës, duke theksuar angazhimet e institucioneve të Kosovës për avancim të demokracisë, forcim të ligjit, zhvillim ekonomik dhe integrim të vendit.

    Kam takuar me këtë rast edhe Presidentin e Francës, z. Sarkozy,  Sekretarin Gjeneral të OKB, z. Ban Ki Moon dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Francës, z. Alain Juppe.

    Ky udhëtim na ofroi një perspektivë të thellë mbi historinë dhe kulturën e Bregut të Fildishtës dhe rolin e Presidentit Ouattara në udhëheqjen e vendit.

    Vizita ime vazhdoi në shtetin e Guinea Conakry, ku takova përfaqësuesit më të lartë të institucioneve.

    Në kryeqytetin e Republikës së Ruandës, Kigali, takova kryeministrin, Bernard Makuza dhe ambasadorin Joseph Nsegimana, me të cilët diskutova për përshpejtim të njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ky vend.

    Me kryeministrin e e Republikës së Ruandës, Bernard Makuza.

    Po ashtu, kam takuar Presidentin e Republikës së Guinesë Ekuatoriale, z. Teodoro Obiang, të cilit i argumentova arsyet pse duhet ta njohin shtetin e Kosovës.

    Gjatë ditës së mërkurë, kam vazhduar udhëtimin për në Adis Abeba të Etiopisë, ku isha pjesëmarrës në samitiin e Unionit Afrikan, në mesin e 52 burrështetasve dhe përfaqësuesve institucionesh.

    Ndërkaq të premten, e 27 majit 2011 udhëtova në Republikën e Ugandës, në kryeqytetin Kampala, u prita nga Ministri i Punëve të Jashtme të këtij shteti, z. Sam Kutesa.

    Në kryeqytetin Kampala, u prita nga Ministri i Punëve të Jashtme të këtij shteti, z. Sam Kutesa.

    Diskutuam për zhvillimet demokratike në Kosovë dhe për sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova gjatë procesit të integrimit në strukturat Euroatlantike.

    Të nesërmen u prita në takim nga presidenti, Yoweri Museveni. Pritja më ishte organizuar në Rezidencën Presidenciale të Ugandës, nga presidenti Museveni, të cilit i shpreha falenderime duke vlerësuar lartë gatishmërinë e institucioneve të këtij vendi për të takuar autoritetet përfaqësuese të shtetit të Kosovës.

    E njoftova presidentin Museveni për zhvillimet demokratike në Kosovë, duke veçuar sfidat e rëndësishme që ka kaluar Kosova gjatë procesit të shpalljes së Pavarësisë dhe përkushtimin për ndërtimin e institucioneve demokratike.

    E vlerësova se vendosja e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe vendeve të tjera të botës, është e rëndësishme për të ardhmen e vendit tonë. Presidenti Museveni e vlersonte punën e institucioneve të Kosovës dhe timen për angazhimet në fushën e lobimit për shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e pavarur të Kosovës, duke shqyrtuar njëkohësisht kërkesën e institucioneve të Kosovës për mundësisë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Uganda si dhe vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

    Në takim nga presidenti, Yoweri Museveni. Pritja më ishte organizuar në Rezidencën Presidenciale të Ugandës, nga presidenti Museveni, të cilit i shpreha falenderime duke vlerësuar lartë gatishmërinë e institucioneve të këtij vendi për të takuar autoritetet përfaqësuese të shtetit të Kosovës.

    28 maj, udhëtova për në Afrikën Lindore, në Republikën e Burundit, në kryeqytetin Bujumbara, ku u prita nga zv.Presidenti i këtij vendi z.Terence Sinunguruza.

    E vlersoj gatishmërinë e zv.Presidentit për këtë pritje, duke e parë këtë si mundësi të mirë për të intensifikuar kontaktet ndërmjet përfaqësuesve institucional të të dy shteteve, në drejtim të vendosjes së marrëdhënie diplomatike, pasi Republika e Burundit të kenë shqyrtuar me vëmendje mundësinë e njohjes së Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran.

  • Kryeministri Thaçi merr vendim që të emërojë z.Behgjet Pacolli, zv/kryeministër të Parë të Qeverisë së Kosovës

    Kryeministri Thaçi merr vendim që të emërojë z.Behgjet Pacolli, zv/kryeministër të Parë të Qeverisë së Kosovës

    Prishtinë, 8 prill 2011

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në mbështetje të nenit 94 (paragrafi 4), të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, duke marrë parasysh nenin 6 (paragrafi 4,1) dhe nenin 7 (paragrafi 5 dhe paragrafi 6) të Rregullores nr.02/2011 për fushat e përgjegjësisë administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive (22.03.2011), dhe me qëllim të rritjes së performancës së Qeverisë së Republikës së Kosovës, nxjerr:
      VENDIM

    1. Z.Behgjet Pacolli emërohet Zëvendëskryeministër i Parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës.
    2. Z.Behgjet Pacolli do të jetë i ngarkuar i veçantë për marrëdhënie ndërkombëtare për të siguruar njohje të reja për shtetin e Kosovës, si dhe për të sjellë investime të huaja në Republikën e Kosovës. Ai do të ketë detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara për Zëvendëskryeministrin e Parë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin në fuqi;
    3. Vendimi hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit.

  • Rexhep Qosja: Vizioni gjithkombëtar i Behgjet Pacollit, shembull për politikanët shqiptarë

    Rexhep Qosja: Vizioni gjithkombëtar i Behgjet Pacollit, shembull për politikanët shqiptarë

    Rexhep QOSJA

    Në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Behgjet Pacolli tha çka në këtë Kuvend nuk ishte dëgjuar prej kohës së Ismail Qemalit, Luigj Gurakuqit dhe Fan Nolit. Prej kohës së këtyre tri figurave të mëdha të historisë kombëtare, kryetari i Republikës së Kosovës, i kontestuar si i paligjshëm në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, që shtatë ditë më vonë, pikërisht më 28 mars, edhe do të shpallet i paligjshëm për shkak të zgjedhjes së paligjshme në Kuvendin e Kosovës, do të mbajë ashtu fjalimin e parë historik në Kuvendin e Shqipërisë pas vitit 1991.

    Dhe, ky fjalim mund të quhet historik për më shumë arsye. Prej vitit 1991, në Kuvendin e Shqipërisë ishin dëgjuar fjalime, që kishin të bënin vetëm me Shqipërinë shtetërore dhe, kur e kur, shkurt, me Kosovën, dhe me shqiptarët në Maqedoni e në Mal të Zi. Të gjitha planet dhe të gjitha pamjet (vizionet) politike të titullarëve shqiptarë ishin plane dhe pamje për shqiptarët dhe për Shqipërinë e kufijve të vitit 1912-1913.

    Ishin këto fjalime të zyrtarëve dhe të titullarëve, në të vërtetë fjalime të burokratëve, të cilët mendojnë dhe shprehen vetëm për ato që shohin dhe për ato që bëjnë: fjalime mendimepakta, shikimengushta, zemërvogla. Ishin këto fjalime të burokratëve që qe 20 vjet luftojnë mes vete për poste e privilegje që sjellin ato poste, por që nuk janë në gjendje as të mendojnë as të kenë pamje (vizion) si do të duket populli i tyre, kombi i tyre, pas një viti e lëre më pas pesë, dhjetë a njëzet vjetësh! Ishin këto fjalime shqiptuesit e të cilave përpiqeshin, në radhë të parë, të mos thoshin diçka (gjithëkombëtare), që mund të mos e pëlqenin ata faktorë ndërkombëtarë, të cilët më parë se për një dëshirojnë të flitet për dy kombe shqiptare!

    Fjalime të këtilla, tipike burokratike, titullarët kryesorë të Shqipërisë shtetërore, kryetari i Shqipërisë, Bamir Topi, dhe kryeministri Sali Berisha do të mbajnë edhe në Kuvendin e Kosovës, madje, edhe në Universitetin e Prishtinës, me rastin e shpalljes së tyre doktorë honoris causa!

    Fjalime të tilla, burokratike, shikimengushta, do të mbajë edhe shkrimtari prej të cilit kjo nuk pritej – shkrimtari Ismail Kadare me rastin e shpalljes anëtar nderi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, me rastin e shpalljes doktor honoris causa i Universitetit të Prishtinës dhe me rastin e shpalljes së dytë doktor honoris causa në Kosovë – me rastin e shpalljes doktor honoris causa në Universitetin Amerikan të Kosovës!

    Dhe, pikërisht këtë traditë tragjike të fjalimeve të çastshme shikimengushta në Kuvendin e Shqipërisë, do ta thyejë për herë të parë njeriu prej të cilit kjo pritej më së pakti: do ta thyejë biznesmeni dhe kryetari (i paligjshëm) i Kosovës, Behgjet Pacolli.

    Behgjet Pacolli në Kuvendin e Shqipërisë nuk do të flasë siç qe njëzet vjet flasin zyrtarët dhe titullarët e Shqipërisë shtetërore: nuk do të flasë veçmas për Shqipërinë shtetërore e veçmas për Kosovën. Behgjet Pacolli në Kuvendin e Shqipërisë nuk do të flasë as siç kishin folur paraardhësit e tij, kryetari i Kosovës kur Kosova ende nuk ishte shtet, Ibrahim Rugova, dhe kryetari i Kosovës kur Kosova ishte shtet, Fatmir Sejdiu: nuk do të flasë veçmas për Shqipërinë shtetërore dhe veçmas për Kosovën.

    Behgjet Pacolli, i pazënë prej ideologjisë komuniste staliniste prej së cilës kishin qenë të pushtuar titullarët e Shqipërisë shtetërore, sidomos Sali Berisha dhe prej ideologjisë komuniste titiste prej së cilës kishin qenë të pushtuar dy titullarët e Kosovës, do të flasë për shqiptarët si një tërësi, si një komb, do të flasë për gjeografinë, historinë, gjuhën, kulturën e njësishme të kombit shqiptar. Mund të thuhet kështu, pikërisht kështu, sepse Behgjet Pacolli do të rrëfejë se çka, çfarë institucionesh të përbashkëta politike, ekonomike, bujqësore, energjetike, arsimore, kulturore e të tjera do të duhej të krijojnë Shqipëria shtetërore dhe Kosova me qëllim që populli shqiptar të ekzistojë, të funksionojë, më në fund, si një Komb Modern. Dhe pamjen (vizionin) e tij historike, gjithëkombëtare, do ta përmbyllë me pohimin historik: ARDHMËRIA E POPULLIT SHQIPTAR ËSHTË BASHKIMI KOMBËTAR.

    Derisa kryetari (i paligjshëm) i Republikës së Kosovës, biznesmeni, Behgjet Pacolli, po e përmbyllte fjalimin e tij jetësor, që do ta nderojë përgjithmonë, duke ua mbajtur ashtu një leksion politik historik burokratëve të Tiranës, gjuhën e të cilëve aq tmerrshëm e kanë shkretuar fjalët parti, e djathtë, e majtë, grushtshtet, puç, mazhorancë, zgjedhje, korrupsion, privatizim, trafikim i qenieve njerëzore, media elektronike, fitore, disfatë, bllokmenë, e të tjera, e të tjera, unë shihja në televizionin që po shikoja se sa shumë ishin zmadhuar sytë e dëgjuesve të tij në Kuvendin e Shqipërisë. Si të mos zmadhoheshin? Ata po dëgjonin çka nuk kishin ditur të mendonin, sepse po dëgjonin çka nuk kishin ditur as të ëndërronin! Asgjë e çuditshme: edhe mendimet, edhe ëndrrat e tyre për të sotmen dhe për të ardhmen e kombit shqiptar mendojnë se përcaktohen tjetërkund!

    Për këtë arsye nuk është e çuditshme pse fjalimi historik i kryetarit (të paligjshëm) të Republikës së Kosovës në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, Behgjet Pacolli, do të heshtet si të mos ishte mbajtur në numrin më të madh të mediave shqiptare, në mënyrë të veçantë në mediat e vëna ne shërbim të regjimit autoritar të kryeministrit të sotëm të Shqipërisë.
    Fatmirësisht, ato që i hesht dhuna e burokracisë së regjimeve autoritare ato aq më me përkushtim i rikujton dhe i sendërton historia.

    (Editorial nga akademik Rexhep Qosja – shkëputur nga “Gazeta Shqiptare”)

  • Presidenti Pacolli u takua me Presidentin e Republikës së Guinea Conakry z. Alpha Condé

    Presidenti Pacolli u takua me Presidentin e Republikës së Guinea Conakry z. Alpha Condé

    Paris, 25 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka udhëtuar në Paris të Francës për të takuar në një darkë pune Presidentin e Republikës së Guinea Conakry z. Alpha Condé, me të cilin ka diskutuar për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

    Presidenti i Kosovës, z. Pacolli e njoftoi z. Conde për situatën në Kosovë dhe rajon dhe njëkohësisht u informuar nga homologu i tij për situatën në rajonin e Afrikës. 

    Dy Presidentët u pajtuan që në të ardhmen të intensifikojn edhe më shumë marrëdhëniet në mes të dy vendeve.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, në darkë pune me Presidentin e Republikës së Guinea Conakry z. Alpha Condé, me të cilin ka diskutuar për intensifikimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
  • Konferencë për media e Presidentit Behgjet Pacolli

    Konferencë për media e Presidentit Behgjet Pacolli

    Prishtinë, 25 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli foli në një konferencë për media lidhur me vizitat zyrtare në Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Maqedonisë, si dhe për një varg çështjesh të tjetra.

    Në vijim po japim thekset kryesore të kësaj konference:

    Nuk isha këtu në 12 vjetorin e datës kur filluan bombardimet e NATO-s kundër caqeve serbe, prandaj nuk mund t’ia filloj kësaj bashkëbisede me ju nëse këtë  nuk e përmendi. NATO në krye me SHBA-në dhe shtetet perëndimore, gjegjësisht bashkësinë evropiane, shpëtuan popullin shqiptar të Kosovës nga zhdukja.

    Mirënjohja jonë për NATO-n është, ka qenë dhe do të jetë gjithmonë, për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkësinë Evropiane, ata kanë qenë, janë dhe do të mbeten miq të Kosovës dhe të popullit të Kosovës. Çdo kush që donë ta refuzoj këtë, që fillon t’i urrej këta, që donë ta ulë vlerën ndaj tyre, nuk e ka mirë, prandaj disa tendenca refuzuese të tyre nuk kanë vend në shoqërinë kosovare. Populli i Kosovës do Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e do NATO-n, i do shtetet e civilizuara, e do Bashkimin Evropian, sepse janë ato vende që e lidhin ideologjikisht synimin tonë.

    Ne synojmë të jemi një vend demokratik dhe aty është adresa jonë e qëlluar, prandaj ne me miqtë tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkësinë Evropiane, me NATO-n, do të rrugëtojmë përpara dhe do t’i krijojmë vetes një perspektivë të drejtë ekonomike, demokratike dhe në të gjitha aspektet që shkojnë drejtpërsëdrejti në përmirësimin e jetës së qytetarëve të Kosovës, për çka shoqëria kosovare ka nevojë tani.

    Unë isha në Shqipëri, unë isha në Maqedoni. Ishin dy vizitat e mia në funksion të presidentit të Kosovës, ishin vizita sigurisht emocionuese, por edhe njëkohësisht ishin vizita që dëshmuan shtetësinë e Kosovës dhe institucioneve të Kosovës. Në Shqipëri u takova me të gjithë krerët e shtetit, u takova me Presidentin, Shkëlqesinë e tij, z. Bamir Topi, u takova me kryetaren e parlamentit znj. Jozefina Topalli, u takova me kryeministrin e Shqipërisë z. Sali Berisha, u takova edhe me kryebashkiakun e Tiranës z. Edi Rama, që njëherit është edhe kryesuesi i bllokut opozitar, u takova edhe me krerët e partive tjera parlamentare.

    Çdo kund ku unë isha unë e kisha një ide, analiza, procesi i analizës i kombit shqiptar ka qenë, është e kaluar,. Tani duhet t’i kthehemi sintezës, duhet t’i kthehemi bashkimit kombëtar. Cili është ai bashkim kombëtar. Ju e dini mirë se mbas viteve 47, atëherë kur u formua e ashtuquajtura Bashkësia Evropiane së pari ishin tri shtete, pesë e sot janë njëzet e shtatë shtete. Askush nuk besonte se njëherë do të bëhej një fuqi e përbashkët edhe politike. Duhet t’ia fillojmë prej kësaj ideje. Ka pasur të drejtë Arbër Xhaferi, i cili i quante territoret të banuara me shqiptarë si “komenvellt shqiptar”. Jam shumë i bindur se e ka pasur me të drejtë dhe ne e mbështesim në këtë thënie, këtë ide dhe duhet ta jetësojmë këtë ide. Bashkimi kombëtar, t’ia fillojmë prej bashkimit ekonomik, ne duhet t’ia fillojmë punës tani, jemi në vonesë dhe askush nuk do të na e falë. Pse ne duhet të kemi barriera në bashkëpunim mes veti, pse duhet të kemi diferenca, pse duhet të kemi kushte, pse të kushtëzohemi në punën tonë në Shqipëri, gjegjësisht shqiptarët nga Shqipëria të kushtëzohen këtu në Kosovë. Duhet të krijojmë kushte të barabarta, duhet të krijojmë hapësirë të barabartë, lëvizje të lirë të mallrave po pse jo edhe të ideve, pse ne të mos kemi tekste të njëjta shkollore, pse ligjvënësit tanë të bëjnë ligje të ndryshme në Shqipëri dhe të ndryshme këtu në Kosovë kur ne e flasim të njëjtën gjuhë, jemi të njëjtë, ia dimë hallet njëri-tjetrit dhe mënyra e mendimit është e njëjtë, synimet tona janë të njëjta, mirëqenia çdo kund evidentohet, synimi ynë drejt shtëpisë së madhe euroatlantike është i qartë si për shqiptarët në Shqipëri ashtu edhe për ne, por edhe për bashkëkombësit tanë në Maqedoni, në Serbinë Jugore dhe ata në Mal të Zi. Prandaj, çdo gjë që unë dua të shtyj, unë jam president i Kosovës, unë mund të konsultohem, të propozoj, të promovoj ide, mirëpo janë të tjerët të cilët duhet të mbështesin këtë ide. Do të ishte e drejtë, do t’u rekomandoj të gjithë spektrit politik, qeverisë, shoqërisë civile, njerëzve intelektualë që të mbështesin idenë e bashkimit kombëtar, duke ia filluar prej veprimeve ekonomike. Këto janë edhe kushtet të cilat i ka paravënë Bashkësia Evropiane, këto janë kërkesat e Bashkësisë Evropiane që kërkojnë nga ne.

    Edhe sot gjatë një bisede të gjatë që kisha me ministrin e punëve të Jashtme të Austrisë, folëm se një veprim duhet të shihet këtu në vend, çdo e mirë dhe çdo e keqe e ka burimin e vet në Kosovë, jo diku tjetër. Informatat e këqija, po e quaj ashtu, që merren nga Kosova, ato vetëm shkojnë, ripaketohen, u jepet një formë dhe kthehen në Kosovë, do të thotë çdo gjë e ka burimin e vet, por edhe puna e mirë e ka burimin e vet dhe askund tjetër, këtu në Kosovë, në Shqipëri dhe në trojet tona. Prandaj, unë kudo që isha kërkova fillimin e punës, sigurisht edhe eksponimi im para ligjvënësve të Shqipërisë ishte shumë emocional, sa e hetova, ai u pëlqye nga të dyja palët edhe nga pozita edhe nga opozita dhe ishte një rast i rrallë kur të dy palët edhe opozita dhe pozita ishin ulur së bashku dhe kjo më gëzoi shumë. Do të dëshiroja që këso situatash të përsëriten gjithnjë në Parlamentin e Shqipërisë se ato sigurisht do të shërbejnë si shembull shumë i mirë edhe për parlamentet e rajonit, e sidomos parlamentet e shqiptarëve aty ku jetojnë shqiptarët. Pos kësaj unë kisha një takim edhe me Universitetin Evropian të Tiranës, unë aty pash se mes profesorëve të këtij universiteti ishin edhe akademikë ta lartë, ishin ish gjykatës të Shqipërisë, ishin ish ambasadorë, ishte ish ambasadori në Angli, ishte ish ambasadori në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kështu që ishte një staf jashtëzakonisht i lartë, po edhe pak a shumë i famshëm akademik.

    Kisha një bashkëbisedim me studentët atje dhe normalisht mua m’u dha një mirënjohje nga ky universitet, gjë që e respektoj jashtëzakonisht. Unë gjatë vizitës time në Shqipëri, i bëra një vizitë edhe Mbretit të parë të shqiptarëve, vizitova edhe  Baba Reshat Bardhin, ishte një koincidencë, ishte dita e bektashinjve, ishte Festa e Sulltan Nevruzit, festa më e madhe e Bashkësisë së Bektashinjve, të cilët janë pjesë e konfesionit, pjesë e kulturës së shqiptarëve dhe e pashë shumë të drejtë që t’i vizitojë ata. Gjatë vizitës time në Tiranë, unë vizitova edhe Bashkinë e Tiranës, ku z. Edi Rama e komplementova për punën e mirë që ka bërë dhe është duke bërë në qytetin e Tiranës dhe sinqerisht do të doja shumë që edhe për të tjerët të shërbejë Tirana si shembull i mirë, si duhet të zhvillohet një punë urbanistike e një kryeqyteti shqiptar.

    Unë u ktheva në Kosovë dhe para dy ditësh fillova vizitën time në Maqedoni, ku isha i pritur prej Presidentit Ivanov me të gjitha atributet që pritet një burrë shteti dhe protokolli është implementuar pikë për pikë, që nga kufiri edhe deri të përcjellja në kufi. Unë pata rastin të bisedoj me z. Ivanov, gjatë takimeve që patëm tri herë me radhë, po ashtu, për krijimin e një hapësire shumë të gjerë, të favorshme për bizneset e rajonit, duke pasur parasysh se ne kemi një proporcion jashtëzakonisht të dëmshëm për Kosovën, në dëm të Kosovës, në favor të Maqedonisë, të shkëmbimit të mallrave një me njëzet. Maqedonia eksporton në Kosovë, gjegjësisht Kosova importon nga Maqedonia mbi 460 milion euro, kurse eksporton vetëm rreth 24 – 26 milionë. Tërë kohën ishte preokupimi im, ishte në qendër të vëmendjes si të krijohen kushte më të favorshme edhe për produktet e Kosovës atje duke pasur parasysh se kishte pasur probleme edhe në akceptimin e certifikatave të origjinës së mallit, po ashtu edhe në akceptimin e dokumentacionit i cili i përcjell mallrat kosovare. Unë insistova gjithsesi që të hapen pika të reja doganore, për arsye se të vish prej një pjese verilindore  të Maqedonisë, të vish, për shembull, në Anamoravë, duhet të kalosh 3-4 orë rrugë dhe është mënyra më praktike që të hapet një pikë kufitare diku atje në Karadak dhe t’i mundësohet edhe asaj ane të lëviz lirshëm në Kosovë, gjegjësisht prej Kosove në Maqedoni. Kjo pikë doganore është formalizuar dhe do të bëhet shumë shpejt. Kërkova po ashtu shpejtimin e të gjitha veprimeve në mënyrë që të fillojë dhe të rindërtohet rruga Tetovë-Sharr, e cila do të mundësonte po ashtu lëvizjen e asaj ane gjegjësisht lëvizjen nga Kosova në atë anë. Unë u takova edhe me kryetarin e Parlamentit, e pashë se ekziston një atmosferë shumë e favorshme e bashkëpunimit parlamentar me Parlamentin e Kosovës. Ata në Shkup kanë formuar një komision të posaçëm që do t’i mbante marrëdhëniet e mira parlamentare me Parlamentin e Kosovës.

    Dhe, krejt në fund, unë pata takime edhe me qarqet qeveritare, isha me dy zëvendëskryeministra dhe me tre ministra. Ne patëm në Shkup dje edhe një forum të biznesit që unë e kërkoja atë dhe pjesëmarrja ishte e madhe, ishin shumë biznesmenë të Kosovës që kishin ardhur enkas për këtë forum, po ashtu edhe të Maqedonisë. Interesi ishte jashtëzakonisht i madh. Unë porosita edhe bashkëfolësit që të nënvizojnë rëndësinë e CEFT-ës për ne dhe gjithmonë të kemi ndërmend liberalizimin e lëvizjes dhe mallrave, por pse jo edhe ideve. Unë jam mbështetës, ithtar shumë i madh i unifikimit të logjistikave dhe dokumentacionit çdo kund ku jetojnë shqiptarët. Unë pata takime të veçanta edhe me krerët e partive të koalicionit gjegjësisht opozitare të spektrit politik shqiptar, ku biseduam dhe theksuam se çdo parti ka manifestin e vet dhe duhet atë ta promovojë, është detyrë demokratike, por në pyetjet kryesore kur është në pyetje mirëqenia gjegjësisht prosperiteti i pjesëtarëve të kombit shqiptar, i porosita të gjithë që të jenë unikë. Unë besoj se uniteti është i kuptueshëm edhe në Maqedoni dhe ata do të jenë në të ardhmen shumë më unikë.Unë në Shkup vizitova edhe një spital i cili duam a nuk duam mbi 60 për qind i kishte pacientët nga Kosova, të cilët paguajnë shuma shumë të mëdha për shërim, por ai spital sigurisht ishte edhe një shembull shumë i mirë si duhet të trajtohen pacientët dhe do të doja shumë që diçka e tillë të lindë edhe në Kosovë. Unë me bashkëpronarët që ishin nga Republika e Turqisë bisedova dhe javën që vjen ata do të vijnë këtu dhe me mua do të bisedojnë dhe jam i bindur që Kosova do të ketë mundësi t’u ofrojë mundësi logjistike që ata të fillojnë një spital të tillë edhe në Kosovë.

    Unë dje pasdite udhëtova në Tetovë, u takova me Kryebashkiakun e Tetovës unë vizitova edhe një ndërmarrje ekonomike “Renova” që është për t’u lavdëruar. Unë u takova edhe me kryekrerët e kompanisë “Ekolog”. I njoh se janë jashtëzakonisht të suksesshëm dhe shumë familje edhe nga Kosova kanë mirëqenien e tyre ose marrin pagat prej kësaj firme që është jashtëzakonisht dinamike. U takova edhe me krerët e Bashkësisë Islame po edhe me krerët e Bektashinjve, ata kishin një problem mes veti për ndarjen e disa objekteve atje dhe disi e mora përsipër edhe një ndërmjetësim që unë sigurisht do të ndërmjetësoj në të ardhmen, nuk duhet të ketë konflikt në mes tyre.

    Unë çdo kund kam folur për imazhin e Kosovës, i dëmtuar shumë prej të ashtuquajturit Raport i Dik Martit, raport ky që është i rrejshëm, raport ky që kush i ka besuar nuk ka të drejtë t’i besojë dhe kam promovuar idenë që në mënyrë të mençur, në mënyrë të urtë t’i kundërvihemi çdo efekti të këtij raporti.