Author: Liridon Llapashtica

  • Presidenti Pacolli pritet në mënyrë madhështore nga Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi

    Presidenti Pacolli pritet në mënyrë madhështore nga Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi

    Tiranë, 21 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli vizitën e parë zyrtare jashtë vendit që nga zgjedhja e tij në postin e Presidentit po e zhvillon në Republikën e Shqipërisë, me ftesë të Presidentit Bamir Topi.

    Presidenti Pacolli dhe delegacioni zyrtar që e shoqëron në këtë vizitë u prit në Pallatin e Brigadave nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, me një ceremoni madhështore solemne, ku u ekzekutuan himnet kombëtare të të dy vendeve dhe u kalua në revistë Truproja e Nderit.

    Presidenti Pacolli dhe delegacioni zyrtar që e shoqëron në këtë vizitë u prit në Pallatin e Brigadave nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, me një ceremoni madhështore solemne, ku u ekzekutuan himnet kombëtare të të dy vendeve dhe u kalua në revistë Truproja e Nderit.
    Presidenti Pacolli dhe delegacioni zyrtar që e shoqëron në këtë vizitë u prit në Pallatin e Brigadave nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi, me një ceremoni madhështore solemne.
    Të dy presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë.
    Më pas ata drejtuan bisedimet zyrtare dypalëshe të delegacioneve shtetërore përkatëse, në të cilat u diskutuan një varg temash me rëndësi për bashkëpunimin mes të vendeve.

    Të dy presidentët zhvilluan një takim kokë më kokë. Më pas ata drejtuan bisedimet zyrtare dypalëshe të delegacioneve shtetërore përkatëse, në të cilat u diskutuan një varg temash me rëndësi për bashkëpunimin mes të vendeve.

    Në përfundim të takimi të delegacioneve, Presidenti Pacolli dhe Presidenti Topi dhanë deklarata për mediat e shumta.

    Në përfundim të takimi të delegacioneve, Presidenti Pacolli dhe Presidenti Topi dhanë deklarata për mediat e shumta.

    Në vijim po e sjellim transkriptin e kësaj konference:

    Presidenti Topi: Kam një kënaqësi të veçantë sot të jem para jush me Presidentin e ri të Kosovës, Shkëlqesinë e Tij, zotin Behgjet Pacolli, mikun tim, mikun e të gjithë shqiptarëve.

    I urova edhe njëherë sukses në detyrën e tij të rëndësishme në krye të shtetit të Kosovës. Patëm bisedime mjaft të rëndësishme. Në vazhdim të asaj linje që ne kemi pasur edhe më parë, por sot në një fazë të re të marrëdhënieve midis dy vendeve tona, edhe në kontekstin e rëndësishëm rajonal.

    Pashë edhe njëherë te Presidenti i Kosovës një mendje të hapur me një vizion të qartë për bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe me vende të tjera të rajonit, vende të cilat, prej vitesh njohin një klimë të mirë të marrëdhënieve politike, të stabilizimit të raporteve të reja politike dhe institucionale, por, për fat të keq, nuk shkojnë në sintoni me zhvillimet e pritshme ekonomike. Vendet tona kanë nevojë që të pozicionohen qartë, me ide të qarta për perspektivën ekonomike, sepse kjo është e mundshme në rajonin tonë, pak të eksploruar nga kjo pikëpamje, me një treg që kalkulohet përafërsisht me 60 milionë banorë. Duke pasur parasysh edhe ato projekte, të cilat janë shpalosur edhe më parë, por duke absorbuar edhe ide të reja, unë mendoj që e ardhmja e vendeve tona, jo vetëm që politikisht është e qartë në linjën euro-atlantike, por patjetër që e ka të nevojshme që të stimulohen raporte më intensive të komunikimit institucional për harmonizimin e standardeve të legjislacionit në përputhje me standardet evropiane, por edhe shfrytëzimin e shumë mundësive që ka edhe Shqipëria, edhe Kosova.

    Pashë edhe njëherë te Presidenti i Kosovës një mendje të hapur me një vizion të qartë për bashkëpunimin midis Shqipërisë dhe Kosovës, por edhe me vende të tjera të rajonit.

    Temat për të cilat ne diskutuam janë tema të njohura, por ne rikonfirmuam vullnetin që Shqipëria dhe Kosova të rrisin jo vetëm dimensionin e komunikimit, por të trajtojnë edhe tema, të cilat vërtet janë shumë të ndjeshme. Përtej bashkëpunimit ekonomik dhe shfrytëzimit të resurseve të dy vendeve tona, patjetër që lindin probleme për përsosjen e standardizimit të teksteve si dhe shumë elementeve që kanë dimensione edukative, arsimore, kulturore, dhe besoj që është në interesin e institucioneve dhe në vëmendjen e njerëzve që merren në mënyrë të drejtpërdrejtë, që ta rrisin standardin e bashkëpunimit në këtë linjë.

    Diskutova me Presidentin që “Rruga e Kombit”, një element infrastrukturor i jashtëzakonshëm, që ka bërë të mundur thyerjen e izolimit shekullor, të shfrytëzohet më të mirë për lëvizjen e njerëzve, por edhe për lëvizjen e mallrave. Me një element shumë simbolik, Presidenti Pacolli e konsideroi rrugën edhe si shkëmbim të ideve. Pra, rruga në vetvete jo thjesht si një element infrastrukturor fizik, por edhe një mundësi e madhe për të komunikuar me njëri-tjetrin për të gjitha aspiratat tona, qofshin këto politike, qofshin të interesave sociale, të interesave personale të gjithsecilit, ku dimensioni i lirisë duhet të jetë i shprehur në mënyrë të qartë.

    Të dy presidentët para takimit kokë më kokë shtrënguan duartë para mediave të shumta që shprehën interes të madh të kapin këto imazhe.

    I thashë Presidentit që ne kemi pasur një gëzim të madh në fund të vitit që kaloi, kur shqiptarët arritën të fitojnë të drejtën për të lëvizur të lirë. Por, së bashku me gëzimin e madh, unë kam shprehur brengën time që kjo mundësi nuk u realizua në të njëjtën kohë edhe për qytetarët e Kosovës. Në bisedë me të gjithë partnerët, në të gjitha tryezat, natyrisht ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë që kjo të bëhet e mundur sa më shpejt edhe për qytetarët e Kosovës, të cilët nuk mund të mbesin të izoluar. Jam i bindur që shumë shpejt, dhe kjo është edhe në interesin e partnerëve tanë ndërkombëtarë, që së bashku me popujt e tjerë të rajonit, kjo të bëhet e vlefshme edhe për qytetarët e Kosovës.

    Kemi diskutuar për nevojën e vazhdimit të një tradite të re që ka lindur midis Presidentëve të Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi dhe të Kosovës për të vazhduar takimet. Iniciativë që filloi në Vlorë në vitin 2009, vazhdoi në Prizren. Jemi të ftuar nga Presidenti Ivanov i Maqedonisë që takimin e radhës ta realizojmë në Ohër dhe pas kësaj, i takon Malit të Zi. Kjo për të demonstruar dëshirën, vullnetin, për të promovuar politikat e dialogut dhe të paqes, por për të ftuar edhe të tjerët që të bëhen pjesë e këtyre takimeve.

    Unë i shpreha edhe një herë Presidentit Pacolli që Shqipëria e konsideron si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin rajonal edhe me vende të tilla si Serbia, sepse jashtë çdo lloj paragjykimi, në kontekstin historik retrospektiv, ne e kemi bërë të qartë, që ndonëse me Serbinë na ndan një gjë shumë e madhe që ka të bëjë me pozicionimin për Kosovën, kjo në kontekste të reja rajonale dhe evropiane, nuk do të thotë që midis dy vendeve të mos ketë dialog politik, të mos ketë bashkëpunim në interes të vendeve, të popujve tanë dhe të paqes rajonale. Jam i bindur që edhe bisedimet që ekzistojnë midis Kosovës dhe Serbisë po zhvillohen në një lloj konteksti të tillë, në respekt të sovranitetit të vendeve respektive, duke diskutuar për çështje të karakterit teknik, të rëndësishme për interesat e dy vendeve.

    Unë i kam uruar zotit Pacolli suksese në detyrën e tij dhe një vlerësim për konsolidimin e vazhdueshëm të institucioneve të Kosovës, institucione, të cilat kaluan një sprovë tjetër me ndërtimin e një shteti multietnik në respekt të të drejtave të çdo qytetari të Kosovës. Padyshim, ky bashkëpunim do të jetë në të gjitha planet, në të gjitha institucionet dhe jam i bindur që bashkëpunimi ynë, kontaktet e vazhdueshme do të bëjnë të mundur që Kosova të ketë një reputacion të ri në të gjitha përpjekjet e përbashkëta që Kosova të njihet nga sa më shumë shtete të tjera, për t’u afruar pikërisht në atë vizion, të cilin ne e kemi shprehur bashkarisht që Kosova, së bashku me Shqipërinë, të jetë pjesë e NATO-s në të ardhmen, që Shqipëria dhe Kosova të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

    Edhe njëherë, i nderuar zoti President! I nderuar mik! Është një kënaqësi e veçantë që së bashku ta demonstrojmë këtë vullnet. Mirë se keni ardhur!

    Presidenti Pacolli: Vizita ime në Shqipëri ka një rëndësi shumë të madhe. Kjo bëhet në një moment shumë delikat të Kosovës. Kosova del nga një vakum i gjatë institucional. Kosova formoi qeverinë e saj, institucionet e saj. Kosova sapo e filloi punën. Kosova filloi të ballafaqohet me sfida shumë të rëndësishme. Atëherë kur qytetari i Kosovës ka nevojë më shumë se kurrë për t’ia shtrirë dorën dhe për ta ndihmuar atë. Kosova ka nevojë që të punojë për krijimin e një atmosfere të volitshme ndërkombëtare, por pse jo, edhe që të përmirësojë imazhin shumë të dëmtuar me qëllim nga dikush, ose edhe nga papërgjegjshmëria e përfaqësuesve institucionalë në të kaluarën.

    Zoti President, përsëri ju them edhe njëherë: Ju jemi shumë falënderues që kemi President një njeri, i cili me diturinë e tij, me urtësinë e tij, drejton Shqipërinë drejt shoqërive të civilizuara dhe arriti që ta rreshtojë Shqipërinë atje ku e ka vendin. Shqipëria u bë pjesë e NATO-s. Shqipëria u krijoi qytetarëve të vet lëvizje të lirë. Lëvizje e lirë kjo, që do të thotë shumë për ne në Kosovë. Lëvizje kjo, të cilën kosovarët e duan tani.

    Ndihma juaj, që po i jepni Kosovës në këto momente, dihet nga çdo kosovar. Ju falënderojmë shumë për atë që bëtë për Kosovën, që ta mbështesni Kosovën, në mënyrë që ajo të njihet nga shumë miq ndërkombëtarë, që Kosova të afirmohet edhe më tutje si shtet i civilizuar.

    Unë jam jashtëzakonisht i emocionuar që vizitën e parë e bëj mu në Shqipëri, këtu në shtetin amë, në shtetin vëlla, tek miku im. Kjo do të thotë shumë për mua dhe do të jetë sigurisht një frymëzim shumë i madh për punën time në mandatin tim. Jam i betuar që të punoj për Kosovën. Jam i betuar që të punoj për qytetarin e Kosovës. Jam i betuar që të punoj për kombin tim! Unë do të punoj më mirë, nëse kam bashkëpunëtorë, nëse kam bashkëpërkrahës dhe këtë e kam gjetur këtu tek ju, zoti President.

    Kosova hyn në një fazë tjetër. Ka filluar bisedimet me Serbinë. Këto bisedime janë shumë të rëndësishme për ardhmërinë politike të Kosovës. Kosova nuk mund të ketë mbi 60-65% të kufijve të saj të blinduar, të mbyllur. Sot Kosova nuk mund të vuajë nga banda kriminale, të cilat veprojnë në territorin e saj. Prandaj, Kosova ka nevojë për bisedime. Ua them edhe njëherë që Kosova ka nevojë që të bisedojë me fqinjin tonë të veriut, për arsye se humbësja më e madhe ka qenë Kosova. Kur u larguan nga Kosova, serbët morën çdo gjë me vete. Morën paratë tona, morën pensionet tona, shkatërruan fabrikat tona, vodhën fabrikat tona, prandaj jemi ne ata që u kërkojmë atyre llogari. Llogaritë nuk mund të kërkohen më sot, në kohë paqeje, me dhunë. Ne ato do t’i kërkojmë dhe do t’i arrijmë me bisedime. Nuk do të ndalemi asnjëherë që të mos të bisedojmë.

    Unë ju them edhe njëherë, edhe bashkatdhetarëve të mi në Kosovë, se është e mbrapshtë ideja që të mos bisedohet. Atëherë kur armët pushojnë, edhe bisedohet. Është fakt se ne kemi shumë gjëra për të biseduar. Edhe njëherë ju garantoj, edhe juve, zoti President, edhe gjithë kombit shqiptar, edhe qytetarëve të Kosovës, se kurrë, asnjëherë nuk do të bisedohet për statusin tonë. Asnjë herë nuk do të bisedohet për integritetin tonë. Asnjë herë nuk do të bisedohet për kufijtë tanë. Prandaj çdo gjë tjetër që bisedohet do të duhet të konsiderohet si e nevojshme dhe ne i quajmë biseda që do të lehtësojnë jetën e qytetarëve të Kosovës. Ndihma juaj qoftë ajo logjistike, qoftë ajo praktike në këto bisedime, do të jetë shumë e nevojshme, dhe besoni, zoti President, se unë nuk do të ndalem. Unë do t’ju kontaktoj për këshilla se si të veprojmë edhe më tej.

    Sot, me Presidentin e Republikës së Shqipërisë biseduam për intensifikimin e kontakteve tona në nivel të përfaqësuesve kryesorë të institucioneve tona dhe propozova që ne, së paku dy herë, të takohemi në nivel presidentësh, në nivel kryeministrash dhe në nivel parlamentarësh. Pse këtë? Ne e kemi hapur kufirin tonë përpara njëmbëdhjetë vjetësh. Kemi hapur kufirin tonë me forcë. Atëherë ai kufi ka qenë i blinduar. Dhe tani nuk do të na e falë askush nëse ne nuk vazhdojmë që edhe këto barriera që kanë mbetur, të mos i heqim prej rendit të ditës. Të sigurojmë lëvizje të lirë të njerëzve, të mallrave, të ideve, të kapitalit. Së pari mes nesh. Kjo është përgjegjësia jonë, zoti President dhe këtu do të hapim derën edhe për ato shtete që duan t’i bashkohen kësaj ideje. Dhe kjo vlen për Maqedoninë, ku kemi një numër të madh, një përqindje të madhe të banorëve të saj, të cilët i përkasin kombit tonë. Po ashtu vlen edhe për Malin e Zi. Unë jam i bindur që ato janë shumë të interesuara për t’iu bashkangjitur kësaj ideje.

    Folëm për Rrugën, zoti President. Unë sot erdha. Ishte një kënaqësi e madhe që atë rrugë, të cilën dikur nevojiteshin mbi dhjetë orë për t’u bërë, ne sot e bëmë në më pak se tri orë. Por më brengos fakti që ajo udhë nuk është ende e plotë. Nuk ka sa duhet lëvizje të mallrave dhe të njerëzve. Dhe ne këtë do ta bëjmë. Do ta bëjmë këtë duke formuar një treg të përbashkët, por tregu i përbashkët bëhet duke punuar që tani. Ne do të ndërmarrim që tani që të heqim doganat, tarifat doganore, që të unifikojmë dokumentacionin përcjellës të këtyre mallrave, që të bëjmë licenca të mallrave të unifikuara, po pse jo, edhe ligjvënësit tanë, si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë t’ia fillojnë e të bëjnë ligje të njëjta, standarde të njëjta. Dhe kjo ne do të na çojë drejt asaj që Bashkimi Evropian pret nga ne. Dhe me këtë ne nuk do të lëndojmë askënd. Ne do të respektojmë të gjitha normat, sidomos për komunitetet e tjera, por do t’i afrohemi me këtë sa më afër Bashkësisë Evropiane, atyre shoqërive ku ne synojmë.

    Eksperienca juaj, rrugëtimi që ju keni bërë duke mundësuar Shqipërinë të jetë pjesë përbërëse e NATO-s. Edhe në ditët e kaluara, unë kam pasur kontakte të intensifikuara edhe me faktorë të NATO-s dhe kërkova që oficerët tanë, ushtarët tanë të shkollohen nëpër akademitë e NATO-s. Dhe një ditë pse jo, edhe kosovarët, ashtu si edhe Ushtria Shqiptare, të jenë pjesë e paqeruajtësve jashtë Kosovës, gjerësisht, jashtë Shqipërisë. Ndihma juaj këtu, zoti President, do të jetë shumë evidente. Ne dëshirojmë të jemi aty ku jeni ju. Ne dëshirojmë të rreshtohemi aty ku ju rreshtoheni, për arsye se tradita është në anën tuaj, eksperienca është në anën tuaj, dhe mbetet pothuajse një përgjegjësi e Republikës së Shqipërisë që t’ia shtrijë dorën Kosovës, aty ku Kosova ka nevojë. Këtë populli e Kosovës di ta çmojë. Ne e çmojmë këtë dhe ju falënderojmë shumë për çdo gjë që keni bërë për ne. Rruga e përbashkët ka filluar të ndërtohet. Së bashku ne do të jemi më të fortë. Së bashku do të jemi më të ditur. Ju faleminderit shumë për këtë mikpritje! 

  • Pacolli: Vdekja e ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Warren Christopher, është humbje e madhe

    Pacolli: Vdekja e ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Warren Christopher, është humbje e madhe

    Prishtinë, 21 mars 2011 –

    Me rastin e vdekjes së ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Warren Christopher, Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ngushëllon Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe popullin amerikan.

    Në telegramin e ngushëllimit thuhet:

    “Me dhimbje të madhe morëm lajmin për ndarjen nga jeta të ish-sekretarit amerikan të Shtetit, Warren Christopher. Duke qenë një diplomat i kalibrit botëror, ish Sekretari Christopher, ishte në vazhdimësi i angazhuar në promovimin e  paqes, lirisë dhe demokracisë në mbarë botën, e në veçanti për rajonin e Ballkanit. Populli i Kosovës i është jashtëzakonisht mirënjohës kontributit të Diplomatit Christopher për promovimin e paqes dhe lirisë nëpër botë, si dhe çmon lart angazhimin e tij në mbështetjen e aspiratave tona për liri dhe pavarësi. Vdekja e ish-sekretarit amerikan të Shtetit është humbje e madhe për të gjithë popujt liridashës. Karriera e tij prej diplomati brilant është model i dedikimit dhe i punës së palodhshme  për krijimin e paqes, arritjen e lirisë dhe promovimin e vlerave demokratike nëpër botë. Në emër të popullit të Kosovës ju lutem pranoni ngushëllimet tona të sinqerta”.

  • Edi Rama ia dorëzoi Presidentit Pacolli Çelësin e Tiranës

    Edi Rama ia dorëzoi Presidentit Pacolli Çelësin e Tiranës

    Tiranë, 21 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli u takua edhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z.Edi Rama.

    Z.Rama, me këtë rast, ia dorëzoi Presidentit Pacolli Çelësin e Tiranës, duke çmuar lart personalitetin e Presidentit të Kosovës, z.Pacolli.“Besoj se këtë çelës e kam merituar.

    Do të jap kontributin tim për Bashkinë e Tiranës, që është kryeqyteti edhe i Kosovës edhe i kombit”, tha me këtë rast Presidenti Pacolli.

    Z.Rama, me këtë rast, ia dorëzoi Presidentit Pacolli Çelësin e Tiranës, duke çmuar lart personalitetin e Presidentit të Kosovës, z.Pacolli.“Besoj se këtë çelës e kam merituar.
    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli u takua edhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z.Edi Rama.

    “U njoftova nga kryebashkiaku Rama për mbarëvajtjen e punëve në Tiranë, në fushën e urbanizimit në Tiranë. E urova për punën që është duke bërë dhe do të doja që Tirana të shërbejë si shembull i mirë edhe për qytetet e tjera”, shtoi Presidenti Pacolli.

    “Ishte një moment jashtëzakonisht i këndshëm. Do të vij për vizita edhe shumë herë. Aty ku ndërtohet, aty ku krijohet, aty është edhe vendi im”, tha ai.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli u takua edhe me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z.Edi Rama.

    Ndërsa, kryebashkiaku i Tiranës, z.Rama u shpreh pas takimit:

    “Ishte një ditë e bukur pranvere në Tiranë dhe nuk kishte ditë më të përshtatshme për të mirëpritur presidentin e ri të Kosovës, duke i dhënë në dorë çelësin e qytetit dhe duke i shtrënguar dorën e vëllazërimit, dorën e bashkëpunimit, dorën e një lidhjeje që bëhet gjithmonë e më e fortë mes shqiptarëve këtej dhe andej kufirit, ndërkohë që kufiri të bëhet gjithmonë e më simbolik”. 

  • Fjala e Presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, në Parlamentin e Shqipërisë

    Fjala e Presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, në Parlamentin e Shqipërisë

    Tiranë, 21 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli vizitoi sot Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.

    Fillimisht ai zhvilloi një takim me kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, me të cilën diskutoi për bashkëpunimin mes dy vendeve tona dhe për nevojën e intensifikimit të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat, me theks të veçantë për bashkëpunimin mes Parlamentit të Kosovës dhe Parlamentit të Shqipërisë.

    Pas takimit, Presidenti Pacolli iu drejtua me një fjalim deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë.

    Në takim me kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, me të cilën diskutova për bashkëpunimin mes dy vendeve tona dhe për nevojën e intensifikimit të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat.

    Në vijim po e sjellim të plotë fjalimin e tij:

    E nderuar kryetare e Parlamentit, zonja Jozefina Topalli, i nderuari kryeministër Sali Berisha, të dashur deputetë të Shqipërisë, të nderuar, shkëlqesi ambasadorë, siç mund ta kuptoni, mundësia e lartë për t’ju drejtuar kësaj salle të nderuar është një burim emocionesh të forta për dikë që sapo e ka nisur detyrën e presidentit të shtetit më të ri në botë, shtetit të Kosovës.

    Ndaj do t’ju lutesha të më mirëkuptonit për ndonjë luhatje emocionale të zërit. Mos ma merrni për të madhe fjalën, se ndoshta fjala nuk ka qenë gjithnjë pika ime më e fortë. Megjithëse e para ishte fjala. Të dashur vëllezër të Shqipërisë, po vij në Tiranë në të parën vizitë jashtë Kosovës, si president i Republikës. Pasi u përkrye procesi i krijimit të institucioneve, ndërsa po na mbërrijnë fjalë përgëzimi nga kryetarët e shteteve më të mëdha të botës, vendosa të nis prej këtej, prej Shqipërisë, me ftesën e mikut tim, Presidentit Topi, rrugëtimin tim ndër vëllezërit dhe miqtë e Kosovës.

    Momente nga fjalimi im si president i Republikës së Kosovës, drejtuar deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë.
    Momente nga fjalimi im si president i Republikës së Kosovës, drejtuar deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë.

    Dhe ky rrugëtim imi jo vetëm simbolikisht u përkrye nëpërmjet kryeveprës së Kombit shqiptar, rrugës Durrës-Kukës-Morinë, ndoshta investimit më madhor të shqiptarëve në këtë fillim shekulli. Si njeri me eksperiencë profesionale të një lloji të caktuar, unë megjithatë nuk dua të humb kohën tuaj të çmuar me vlerësime metaforike, madje as dhe për kryeveprat. S’dua t’ju lodh duke ju ofruar në këtë sallë të nderuar tabela shifrash për ato që ne për respekt të konvencioneve duhet t’i quajmë eksporte dhe importe të vendeve tona. 

    Duke respektuar vlerat më të mira të patriotizmit tradicional, sot së bashku me ju, dua që të shohim vetëm përpara. Me këtë qasje, unë dua t’i thërras ndërgjegjes suaj kombëtare, vetëdijes suaj politike, aftësive tuaja profesionale, për të menduar pak: a duhet të kënaqemi me këtë nivel të bashkëpunimit ekonomik, kulturor, shpirtëror mes veti? Unë them se nuk duhet të kënaqemi.

    Momente nga fjalimi im si president i Republikës së Kosovës, drejtuar deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë.
    Momente nga fjalimi im si president i Republikës së Kosovës, drejtuar deputetëve të Parlamentit të Shqipërisë.

    Ne duhet t’i japim kuptim sakrificave të mëdha historike të heronjve tanë të përbashkët; angazhimit shekullor të paraardhësve tanë; duke hapur pista të reja bashkëpunimi.Rruga e Kombit është vektori themelor i këtij bashkëpunimi, i këtij integrimi. Ne mund të nderojmë paranë publike të harxhuar për të, duke qarkulluar në atë rrugë, në mënyrë shumë më intensive sesa sot, mallra, kapitale, ide, njerëz; Ne duhet, falë saj, por dhe iniciativave të tjera, të prodhojmë më shumë zhvillim, mirëqenie, afrim të shqiptarëve ndërmjet veti.

    Sot, rruga prej nga erdha, prej nga ju vini në Kosovë ka një trafik të ulët dhe ne duhet ta mbushim plot e përplot atë. Duhet të qarkullojmë shumëçka atje. Gjithë vitin. Por, ky qarkullim, këto pista të reja bashkëpunimi, të nderuar miq dhe vëllezër deputetë, duhet të zhvillohen mbi një bazament idesh të reja politike dhe institucionale. Në dritën e ideve të intelektualëve të shquar të hapësirës sonë kombëtare, që kanë folur për këtë temë – Arbër Xhaferri e ka quajtur Komunuelth shqiptar – unë do doja t’ju propozoja disa ide.

    Nuk po propozoj diçka tabu, që të frikësoj kënd. Kufirin mes nesh para 11 vjetësh e thyem me luftën e lavdishme ku shqiptarët e organizuar në UÇK, në aleancën historike me Perëndimin, fituan….Tani na mbetet shumë pak për të përkryer këtë punë. Mbi vlerat e së kaluarës të ndërtojmë të ardhmen. E ardhmja është bashkimi ynë kombëtar. Por jo në atë mënyrë desktruktive si dikush ndoshta e kupton bashkimin kombëtar.

    Në takim me kryetaren e Parlamentit, Jozefina Topalli, duke shkruar përshtypjet e mija në librin e mysafirëve.

    Ne synojmë atw bashkim që na rekomandon edhe bashkësia evropiane.Sot do t’i thyejmë barrierat kufitare me dashuri. Ia kemi detyrim brezit të ri të shteteve tona. Po propozojmë diçka të ngjashme me atë që ndodhi me krijimin e Komunitetit Evropian. Në dritën e modeleve të vetë hapësirës së Bashkimit Evropian, ne duhet të institucionalizojmë midis Kosovës dhe Shqipërisë, takime të nivelit të lartë midis presidentëve, kryeministrave dhe kryetarëve të parlamentit, pse jo edhe të komunitetit të biznesit, dy herë në vit.

    Ne jemi të hapur që këtyre takimeve t’i bashkëngjitet secili prej liderëve të vendeve fqinjë që dëshiron, qoftë Maqedonia, qoftë Mali i Zi. Këto takime nuk duhet të jenë thjesht ritual i çmalljes sonë, por rast për të bërë bilancin e marrëdhënieve tona ekonomike, politike, kulturore, etj., dhe mundësi për të trasuar pista të reja të këtyre bashkëpunimeve. Dmth, propozoj një takim periodik drejtuesish të shteteve tona në modelin e  Këshillin Evropian, apo të Samitit franko-gjerman.

    Në fund të fundit është dhe politikë rekomanduese e  vetë Bashkimit për ne vendet kandidate,  që para se të bëhemi gati për të hyrë në hapësirën Shengen, të jemi të integruar mes veti. Në krah të këtij samiti, unë do të propozoja që të zhvillohej Forumi periodik i biznesit midis dy vendeve. Pse?- Është e papranueshme që iniciativat e përbashkëta biznesore mes dy vendeve tona janë të pakta. – Është jonormale që bizneset tona të konkurrojnë ashpër me njeri-tjetrin. -Është e pafalshme që dy hapësirat tona jetike të parapara nga Perëndia si vende plotësuese për nga burimet natyrore, të jenë në varësi të ndonjë vendi të tretë për energjinë, apo për burime të tjera.

    Ndaj propozoj:- Të jetësohet realisht ndërtimi i burimeve të reja energjetike hidro dhe me qymyr në vendet tona.- Të krijohet një sistem energjetik i përbashkët. Kështu dëshira e kryeministrit Berisha që Shqipëria të jetë superfuqi energjetike, do të vlejë për hapësirën tonë të përbashkët ekonomike.- Heqjen e barrierave për lëvizjen e mallrave. Humbjet që mund të dukeshin të një farë rëndësie do të kompensoheshin nga të ardhura të tjera të krijuara prej zhvillimit.- Unifikimin e rregullave për certifikimin e mallrave, për dhënien e licencave për themelimin e ndërmarrjeve, a ka kuptim të harxhohen para të Bashkimit Evropian, apo të qytetarëve tanë për përkthimin, përshtatjen e legjislacionit në vendet tona, kur ne flasim të njëjtën gjuhë? Ndaj ne mund t’ia fillonim me unifikimin e legjislacionit për komunikacionin, legjislacionit për dokumentacionin shoqërues të mallrave, për noterizimin e dokumenteve në përgjithësi etj.Por, përveç mallrave, ne duhet të garantojmë lëvizjen e lirë të ideve, të diturisë, të kapitalit. Ndaj kërkoj të shkojmë kah: standardizimi i dijes për brezat e rinj nëpërmjet teksteve të njëjta shkollore dhe akademike; një sistemi akademik të unifikuar, unifikimit të gjuhës së dokumentacionit zyrtar, asaj të mediave, etj.

    Ne kemi unifikuar gjuhën në kohëra të vështira, pse të mos e bëjmë sot në kohëra të lumtura?Ka dhe plot çështje të tjera, pjesë e diskutimit të këtyre forumeve periodike. Kur e afatizon bashkëpunimin, kontaktet, atëherë ndjenja e llogaridhënies triumfon mbi rutinën e përditshme të një angazhimi politik. Unë bisedova për këto çështje me udhëheqësit e vendit amë dhe gjeta mirëkuptim për jetësimin e këtyre ideve. Duhet të jemi të hapur që të përfshimë në këtë hapësirë dhe vende të tjera ku banojnë shqiptarë, por jo vetëm për arsyen e gjuhës.

    Të dashur deputetë,Në hapësirën tonë publike qarkullojnë ide sfiduese për bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Askush prej ne nuk e fsheh kënaqësinë për ide të tilla që i imagjinojmë të realizuara duke respektuar ligjin ndërkombëtar mbi të drejtat e minoriteteve, etj.Pse? Sepse ne jetojmë në një hapësirë evropiane dhe duhet t’i ndjekim aspiratat tona kombëtare në përputhje me rregullat e saj. I mbështes idetë unifikuese që i shoh të mundshme brenda hapësirës evropiane.

    I shoh ato si forcuese të ndjenjës kombëtare tek të rinjtë, si stimuluese të debatit publik në vendet tona. Por e kam të vështirë ta imagjinoj arritjen e këtij ideali kombëtar, pa u nisur nga konkretja, nga materialja, nga krijimi i kësaj hapësire ekonomike të përbashkët, ku jo vetëm gjuha, përbën element unifikues. Prej krijimit të kësaj hapësire do ndihemi më afër. Kur të jemi më afër, do shohim më mirë të sotmen dhe të ardhmen. Duke ju falënderuar për vëmendjen, unë ju uroj suksese në veprimtarinë tuaj fisnike.

  • Presidenti Behgjet Pacolli u prit nga Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

    Presidenti Behgjet Pacolli u prit nga Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha

    Tiranë, 21 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, zhvilloi një takim edhe me Kryeministrin Sali Berisha, me të cilin diskutoi për një varg temash me interes për të dy vendet.

    Në takimin e tij të parë zyrtar me Kryeministrin Berisha, që nga zgjedhja në krye të vendit, Presidenti Pacolli i përcolli fillimisht përshëndetjet e popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, si dhe falënderimin e madh për gjithë atë që Shqipëria dhe Kryeministri Berisha kanë bërë dhe po bëjnë për shtetin e Kosovës.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, zhvilloi një takim edhe me Kryeministrin Sali Berisha, me të cilin diskutoi për një varg temash me interes për të dy vendet.
    Me Kryeministrin Sali Berisha, në sheshet e kryeqytetit shqiptarë, Tiranës.

    Presidenti Pacolli e njoftoi Kryeministrin Berisha me zhvillimet më të reja në vendin tonë, me krijimin e institucioneve pas zgjedhjeve të fundit, me punët dhe sfidat e mëdha që i presin në të ardhmen këto institucione dhe popullin e Kosovës, në momentet e rëndësishme që po kalon vendi.

    Ai theksoi se institucionet e Republikës së Kosovës kanë nevojë për ndihmën e vazhdueshme të Shqipërisë, për eksperiencat në rrugën e zhvillimit dhe të proceseve integruese në institucionet euroatlantike, që është një synim i përhershëm i popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

    Me Kryeministrin Sali Berisha, në takimin zyrtar mes dy delegacioneve tona.

    Edhe në këtë takim, Presidenti Pacolli elaboroi idenë e tij që mes dy shteteve tona të lehtësohet edhe më tej qarkullimi i njerëzve, mallrave dhe ideve.

    Ai gjithashtu theksoi edhe nevojën e harmonizimit të legjislacionit, si dhe të krijimit të lehtësirave për bizneset në të dy shtetet.

    Gjithashtu, Presidenti Pacolli theksoi nevojën e takimeve sa më të shpeshta, në nivelet më të larta shtetërore, me qëllim të caktimit të prioriteteve të bashkëpunimit dhe përcjelljes së realizimit të projekteve të përbashkëta, në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe të Shqipërisë.

    Pritja protokolare në kryeministrinë e shtetit shqiptar nga kryeministri, Sali Berisha.
    Shtrengim duarsh me kryeministrin shqiptar Sali Berisha, interesimi i mediave ishte shumë i madh.

    Presidenti Pacolli gjithashtu foli edhe për procesin e bisedimeve me Serbinë, duke përsëritur edhe në këtë takim se në këto bisedime asnjëherë nuk do të bisedohet për statusin e Kosovës, për integritetin territorial të saj, por për çështjet që janë në interes të lehtësimit të jetës së qytetarëve.

    Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, fillimisht uroi Presidentin Pacolli për zgjedhjen në detyrën e rëndësishme të kreut të shtetit, duke u shprehur i bindur se ai do t’ia dalë me sukses të përmbushë detyrat që i dalin përpara.

    Duke e çmuar të rëndësishëm faktin se z.Pacolli vizitën e parë si president i Kosovës po e bën në Shqipëri, Kryeministri Berisha theksoi se kjo vizitë do të jetë një kontribut i rëndësishëm për intensifikimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

    Edhe Kryeministri Sali Berisha tha se do të bëjë çkado që është e mundshme nga ana e tij për të hequr edhe ato pengesa që kanë mbetur në komunikimin mes dy vendeve, në të gjitha fushat.

    Ai tha se Qeveria e Shqipërisë nuk do të hezitojë të marrë të gjitha vendimet që krijojnë mjedis të lirë për shqiptarët e Kosovës e të Shqipërisë.

    Unë jam për heqjen e pengesave, për zhdukjen e tyre, shtoi z.Berisha.Kryeministri Berisha ka folur gjithashtu për bisedimet e filluara mes Kosovës dhe Serbisë, duke theksuar se statusi dhe kufijtë e Kosovës nuk do të jenë pjesë e këtyre bisedimeve.

    Në takimet e sotme në Tiranë, Presidenti Pacolli është shoqëruar nga ministri i Bujqësisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Blerand Stavileci, si dhe nga bashkëpunëtorët e tij. 

  • Presidenti i Kosovës përshëndet intervenimin e forcave të NATO-s kundër caqeve ushtarake në Libi

    Presidenti i Kosovës përshëndet intervenimin e forcave të NATO-s kundër caqeve ushtarake në Libi

    Prishtinë, 20 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli përkrah intervenimin ushtarak të disa vendeve anëtare të NATO-s kundër ushtrisë së diktatorit Gadafi, e cila me javë të tëra ka terrorizuar popullin e vet.

    Sulmi i forcave të NATO-s kundër pozicioneve ushtarake të ushtrisë së Libisë është një akt humanitar, në mbrojtje të popullit të Libisë, kërkesat e të cilit për liri, demokraci dhe prosperitet kanë gjetur përgjigjen e dhunshme të ushtrisë së udhëhequr nga diktatori Gadafi.

    Këto sulme, gjithashtu, janë në dobi të paqes dhe të sigurisë në gjithë rajonin e Mesdheut dhe më gjerë.Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, duke dhënë lejen për intervenim në këtë rast, ka ndërmarrë një hap të drejtë dhe të domosdoshëm, në mbrojtje të jetës së qytetarëve të Libisë.Shfaqim shpresën se këto sulme do ta detyrojnë Gadafin të ndalë sulmet ndaj popullit të tij dhe të largohet nga pushteti, duke i mundësuar popullit libian që të zgjedhë në mënyrë të lirë udhëheqjen e vet.

    Populli i Kosovës e di më së miri i çfarë rëndësie është intervenimi i forcave të NATO-s, të cilat, me bombardimet mbi caqet serbe të diktatorit Milosheviq në vitin 1999, ndalën përpjekjet për shfarosjen e popullit shqiptar dhe ky intervenim i pahezitim u mundësoi shqiptarëve të çlirohen, të kthehen në vendin e tyre dhe të ndërtojnë shtetin me vlerat më të larta të lirisë e demokracisë që sot e gëzojnë.

    Presidentit i Kosovës uron që sa shpejtë të vijë deri te plotësimi i kërkesave të koalicionit nga diktatori Gadafi, në mënyrë që të hapen korridoret e ndihmave, për t’i dalë krah popullit të Libisë, që populli të fillojë jetën dinjitoze dhe të vendosë për të ardhmen e vet në mënyrë demokratike.

    Depërtimi i paqeruajtësve dhe ndihmave humanitare sa më shpejt, do të ndikojë në daljen në ndihmë popullit të Libisë dhe ruajtjen e jetës së tyre. 

  • Presidenti Pacolli priti z.Edmond Haxhinasto, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë

    Presidenti Pacolli priti z.Edmond Haxhinasto, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme i Shqipërisë

    Prishtinë, 19 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti z.Edmond Haxhinasto, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë.

    Presidenti Pacolli fillimisht e falënderoi popullin dhe institucionet e Republikës së Shqipërisë për gjithë çfarë kanë bërë dhe po bëjnë për popullin dhe shtetin e Kosovës.

    Në vijim, ai e njoftoi z.Haxhinasto për gjendjen e përgjithshme në vendin tonë, për periudhën e rëndësishme që po kalon shteti i Kosovës në shumë sfera dhe angazhimet e gjithë institucioneve të vendit që, me ndihmën e miqve dhe përkrahësve të vazhdueshëm, t’i kapërcejë një varg sfidash, që i kemi përpara.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti z.Edmond Haxhinasto, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë.

    Presidenti Pacolli falënderoi ministrin Haxhinasto dhe pararendësit e tij për punën shumë të madhe që kanë bërë për sigurimin e një numri sa më të madh të njohjeve për shtetin e ri të Kosovës.

    Ai shfaqi shpresën se diplomacia e Shqipërisë do të vazhdojë të punojë në këtë fushë dhe do të shtojë edhe më shumë angazhimet, si dhe theksoi nevojën e krijimit të një agjende të përbashkët angazhimesh, në mënyrë që Kosova të shtojë sa më shumë numrin e njohjeve, por edhe të arrijë sa më shpejtë të bëhet pjesë e mekanizmave ndërkombëtarë, një synim ky i përhershëm i popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

    Presidenti Pacolli falënderoi ministrin Haxhinasto dhe pararendësit e tij për punën shumë të madhe që kanë bërë për sigurimin e një numri sa më të madh të njohjeve për shtetin e ri të Kosovës.
    z. Haxhinasto theksoi se të dy shtetet tona kanë nivel shumë të mirë bashkëpunimi, por koordinimi më i madh do të shtojë edhe më tej efikasitetin e bashkëpunimit.

    Në planin e bashkëpunimit ndërshtetëror, Presidenti Pacolli përsëriti idenë e krijimit të kushteve për lëvizjen e lirë të njerëzve, ideve e mallrave, duke jetësuar në këto hapësira idenë e Minishengenit, që do të jetë në të mirë të lëvizjes së lirë të qytetarëve, por që do të shërbejë edhe si parapërgatitje për integrimin sa më të shpejtë në familjen e madhe evropiane.

    Ai i kushtoi një rëndësi të madhe edhe bashkëpunimit ekonomik, ku ka shumë mundësi, por edhe nevojë që të krijohen lehtësira të tjera për bizneset e të dy shteteve, por edhe të shteteve të tjera të rajonit.

    Edmond Haxhinasto, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, fillimisht përgëzoi Presidentin Pacolli për zgjedhjen në detyrën e re, duke ia përcjellë edhe urimet e Presidentit Topi dhe të Kryeministrit Berisha.

    Presidenti Pacolli fillimisht e falënderoi popullin dhe institucionet e Republikës së Shqipërisë për gjithë çfarë kanë bërë dhe po bëjnë për popullin dhe shtetin e Kosovës.

    z. Haxhinasto theksoi se të dy shtetet tona kanë nivel shumë të mirë bashkëpunimi, por koordinimi më i madh do të shtojë edhe më tej efikasitetin e bashkëpunimit.

    Ai gjithashtu theksoi angazhimin e Shqipërisë që Kosova të mos mbetet jashtë nismave të ndryshme rajonale. Duke folur për procesin e njohjeve, z. Haxhinasto tha se Shqipëria do të vazhdojë lobimin për të siguruar sa më shumë njohje dhe, në këtë plan, në bashkëpunim me institucionet e Kosovës, do të hartohet një program i përbashkët i veprimit në këtë fushë.

    Ai gjithashtu tha se të dy vendet mund të shtojnë edhe më tej bashkëpunimin ekonomik, i mundësuar tashmë edhe nga infrastruktura rrugore dhe veprimet e përbashkëta në fusha të tjera që do të mundësojnë një shkallë më të lartë të bashkëpunimit. 

    Duke i dhuruar një pikturë z.Edmond Haxhinasto, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, në vizitën e tij që më bëri në zyrën e Presidentit të Kosovës.
    Duke i dhuruar edhe librin tim “Nga sfida në Sfidë” z.Edmond Haxhinasto, zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, në vizitën e tij që më bëri në zyrën e Presidentit të Kosovës.
  • Universiteti Evropian i Tiranës nderon Presidentin Behgjet Pacolli me titullin e nderit “Doctor Honoris Causa”

    Universiteti Evropian i Tiranës nderon Presidentin Behgjet Pacolli me titullin e nderit “Doctor Honoris Causa”

    Prishtinë, 19 mars 2011 –

    Universiteti Evropian i Tiranës (UET), i ka akorduar titullin e nderit “Doctor Honoris Causa”, Presidentit të Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli.

    Në ceremoni ishin të pranishëm Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ish-presidentët Alfred Moisiu e Rexhep Meidani, ministra të Qeverisë së Shqipërisë e të Qeverisë së Kosovës, profesorë, studentë e mysafirë të tjerë të shumtë.

    “Ne mbetemi të mrekulluar nga shembulli Juaj i jashtëzakonshëm jetësor, nga arritjet Tuaja në një karrierë të shkëlqyer biznesi, nga shkrirja e kësaj karriere me një veprimtari filantropike unike, dhe nga aktiviteti Juaj politik, ku shquhet veprimtaria lobuese e nivelit të lartë. Ne kemi ditur të mos mbetemi peng i paragjykimeve tipike për shoqëritë tona dhe të shohim tek kjo veprimtari, forcën dhe krijimtarinë e individit që ka çarë vetë rrugën e jetës, duke afirmuar këtë forcë dhe krijimtari në një rrafsh global, së bashku me shqiptarësinë e tij.”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e vendimit të UET për dekorimin e Presidentit Pacolli me titullin “Doctor Honoris Causa”.

    Universiteti Evropian i Tiranës (UET), i ka akorduar titullin e nderit “Doctor Honoris Causa”, Presidentit të Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli.
    Në Universitetin Evropian të Tiranës (UET), mu dha fjala para se të më akordohej titulli i nderit “Doctor Honoris Causa.

    “Mbështetur në të gjitha këto dëshmi të një aktiviteti shumëpërmasor që lartëson mbi të gjitha individin shqiptar në hapësirën botërore, senati akademik i Universitetit tonë ju ka akorduar njëzëri nderimin akademik Doctor honoris causa në fushën e biznesit me motivacionin: Për rezultatet e shkëlqyera akademike; për qasjen krijuese në biznesin e ndërtimit dhe për gjurmët e pashlyera që ka lënë me veprat e tij ndërtimore anembanë botës nga Lindja në Perëndim; për sensin e spikatur të ndërrmarrësisë që ka treguar me themelimin dhe drejtimin me sukses të një kompanie globale si MABETEX; për veprimtarinë e shquar filantropike brenda vendit të tij Kosovës, por dhe jashtë vendit; për veprimtarinë aktive pajtuese në politikën shqiptare të Kosovës në përputhje me frymën më të mirë të kësaj shoqërie”, thuhet ndër të tjera në arsyetimin e vendimit të UET për dekorimin e Presidentit Pacolli me titullin “Doctor Honoris Causa”.

    Në Universitetin Evropian të Tiranës (UET), mu dha fjala para se të më akordohej titulli i nderit “Doctor Honoris Causa.

    Në vijim po sjellim fjalimin që Presidenti Pacolli mbajti pas nderimit me çmimin prestigjioz:

    E nderuara Presidentja Dobi,
    I nderuar senat akademik i Universitetit Evropian të Tiranës,
    I nderuari Presidenti Topi, miku dhe vëllai im,
    Të dashur  presidentë Moisiu dhe Meidani,
    I nderuar ministër i Arsimit,
    Të nderuar studentë,
    Miq të tjerë,

    Dua të më besoni fuqimisht kur them se jam shumë i prekur, shumë i emocionuar ndërsa marr këtë titull nderimi akademik prej Universitetit tuaj.

    Kam mësuar shumë rreth Universitetit Evropian të Tiranës. Kam mësuar se ai lindi si një iniciativë studiuesish të rinj që vinin nga Perëndimi dhe shumë shpejt është shndërruar në një qendër të rëndësishme mendimi, debati akademik, politik dhe shoqëror në Shqipërinë tonë.

    Ndaj e vlerësoj posaçërisht nderimin tuaj, sepse ai është i pari në llojin e vet për mua; sepse ai vjen prej vendit tim, që unë e dua shumë; sepse ju pa neglizhuar asgjë, keni vendosur të më nderoni për aktivitetin tim njerëzor në çdo fushë.

    Dhe me këtë rast të lumtur unë dua të them diçka.

    Unë jam bir i Marecit, i njërit prej katundeve më të mëdhenj të Kosovës. Prej ku kam lindur unë dhe deri ku shtrihej horizonti, ishte Mareci. Jam mësuar që i vogël me horizont të gjerë.

    Majtas, apo djathtas, në jug apo në veri, unë shihja larg dhe nuk i gjeja fundin largësisë që rrokte syri im. Kështu e kam parë gjithmonë botën edhe kur u rrita, megjithëse s’isha më në Marec, por atje lashë qendrën e botës.

    Jam nisur nga Kosova për të gjetur fundin e sferës. Në Kosovë lashë fillimin dhe gjeta fundin e sferës që ishin bashkë. Dikush thotë se njeriu bredh gjithë botën për të kërkuar diçka që i nevojitet dhe më në fund kthehet ta gjejë në shtëpinë e vet. Kjo është forca tërheqëse e atdheut.

    Që në fillim të jetës kur nisa të kuptoja nga bota, unë pata fatin të kisha një prijës shpirtëror, gjyshin tim Osman.

    Ai më mësoi të bëhesha i pari në mësime; të isha bujar dhe t’i gëzohesha vizitës së miqve.

    Të doja kafshët, natyrën, por mbi të gjitha t’i doja shumë njerëzit. Sipas profecive të tij, dikur do t’ia dilja të udhëtoja me ballon dhe të takoja shumë burrështetas. Me ballon kam udhëtuar. Burrështetas kam takuar dhe do takoj akoma. Jeta ime derisa isha më i ri, i ka ngjarë shpërhapjes së një vije uji, krijuar nga një gur që hidhet në mes të një liqeni. Ajo merr formën e rrathëve bashkëqendrorë që sa vijnë e zgjerohen.

    Në rrethin e parë të udhës sime jetësore ka qenë shkollimi fillor në Marec, Normalja dhe Gjimnazi në Prishtinë, ku mësova konceptet e para të shëndosha të dijes, frëngjishten dhe pjesë të latinishtes që i kam aktive dhe sot. Prej pabarazive shoqërore të asaj periudhe mora stimuj të fortë që më shërbyen shumë për të çarë rrugën e përbotshme të jetës sime.

    Në rrethin e dytë të udhëtimit tim jetësor janë studimet universitare në Hamburg dhe studimet master në Zyrih. Punoja dhe studioja shumë. I kam të gjalla si tani kërkimet për temat përfundimtare në këto studime. Në të dy këto tema, pati risi, pati qasje kreative, pati shikim larg, përtej një punimi rutinor që mbyll studimet diku.

    Ndërsa merresha me tregun, dhe magjinë e tij u përqendrova në rëndësinë që ka origjina e mallit për çmimin dhe përfytyrova globalizmin. Shumë herët ama. Në 1976.

    Ndërsa mundohesha të kuptoja preferencat e klientëve në një kërkim tregu, e vura gishtin në rëndësinë e vendit ku bëhet sondazhi për rezultatin e tij.

    U bëra ithtar i tregut global, i tregut të lirë dhe renda nëpër të, nga Lindja në Perëndim në rrethin tim të tretë të udhëtimit njerëzor, në biznes.

    Edhe në këtë udhëtim krijova dhe shijova frytet e krijimit tim. Krijova një formulë prodhimi tekstilesh, unikale për mbarë botën, ku informatika pati rol kryesor. Për herë të parë në një vend të madh futa teknikën tredimensionale në paraqitjen e projekteve arkitekturore dhe në këtë rreth të tretë u ndala në ndërtim. E gjeta veten në këtë zeje të lashtë njerëzore, pse kështu mund t’i kontribuoja më mirë brezave në të gjithë kohërat. E dija ç’ishte tregtia, por zgjodha të ndërtoj.

    Rrethi i katërt i udhëtimit tim njerëzor ishte filantropia. Mora mësime të thelluara të bujarisë njerëzore nga një humaniste si Nënë Tereza. E vizitova  atë menjëherë sapo bota filloi të fliste rreth saj- në 1979-ën e largët. U mundova ta lehtësoj vuajtjen njerëzore, të liroj pengjet e luftërave të padrejta, të ndihmoj qytetarët e mi të dëshiruar për ndihmë.

    Rrethi i pestë i rrugëtimit tim ishte lobimi i pandalshëm nëpër botë, për të arritur tek shpallja e pavarësisë së vendit tim dhe më pas që shtetet e ndryshme ta njihnin atë.

    Rrethi i fundit i endjes sime ishte politika, ku ofrova pajtim, ide zhvillimi dhe paqe. Sot jam President i Kosovës. Jam betuar që do t’i shërbej vendit tim me përkushtim.

    Do të çoj para amanetin e heronjve të pavarësisë;

    Do çoj para idealet e pasardhësit tim të ndritshëm, babait themelues të pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugovës.

    Më vjen shumë mirë që ju miq të nderuar të botës akademike të vendit tim, keni kuptuar se unë në jetën time, siç thotë Ruzvelti, kam bërë gjithçka kam mundur. Me çfarë kam patur. Kudo që kam qenë.

    Kështu në formën e rrathëve bashkëqendrorë unë i jam sjellë përqark botës. Rrathët  e krijuar nga hedhja e një guri në ujë siç dihet kanë një qendër të përbashkët: atje ku bie guri!

    Unë këtë fazë të jetës sime dua t’i ngjaj gurit.

    Ku rëndon më shumë guri? Në vendin e vet!

    Dhe diçka tjetër krejt për fund.

    Ndërsa një qytet si Lezha, e njohur për besëlidhjen e Skënderbeut, për bashkëjetesën fetare mes tre feve, më nderoi me titullin Qytetar nderi, unë nisa të përdor një shprehje latine: “nemo propheta in patria sua”: askush nuk të bën profet në atdheun tënd!

    Ishte shprehje e emocionit dhe vlerësimit që ndieja për titullin e lartë që ma dha për herë të parë një qytet i Shqipërisë dhe jo i Kosovës.

    Dikush më qortoi se u paskësha vetëquajtur profet.

    Sot ju, një universitet i shquar i vendit tim, i vendit tuaj, po më nderoni për herë të parë me titullin Doktor nderi, të parin në historinë e universitetit tuaj të ri, dhe të parin për mua.

    Dua ta korrigjoj shprehjen latine.
    Profet s’jam, as dua të bëhem, se jam tokësor.
    Si njeri i tokës, i falem atdheut.
    Atë e kam në Kosovë, por dhe këtu.

  • Presidenti Pacolli priti drejtuesit e BSPK-së

    Presidenti Pacolli priti drejtuesit e BSPK-së

    Prishtinë, 18 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti në takim një delegacion të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), të kryesuar nga Haxhi Arifi, kryetar.

    z.Arifi e njoftoi Presidentin Pacolli me organizimin e BSPK-së dhe përgjithësisht për gjendjen ekonomike në vend. Ai ritheksoi edhe një herë gjendjen e rëndë të punëtorëve, që përfaqëson ky organizëm dhe përpjekjet që po bëhen, në bashkëpunim me institucionet e vendit, për kapërcimin e kësaj gjendjeje.

    Kryetari i BSPK-së foli edhe për gjendjen e krijuar pas premtimeve për rritjen e pagave të punëtorëve të një varg sektorësh, rritje kjo që është shtyrë deri në miratimin e buxhetit për këtë vit.

    Ai shfaqi shpresën e tij dhe të punëtorëve se rritja e pagave do të realizohet. Presidenti Behgjet Pacolli nga ana e tij tha se vlerëson lart punën dhe kontributin e BSPK-së, si një zëdhënëse dhe përfaqësuese e interesave të punëtorëve të Kosovës.

    Presidenti Pacolli dhe delegacioni i BSPK-së diskutuan për nevojën e ngritjes së pagave, që ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e punëtorëve, por biseduan edhe për gjendjen jo të lehtë ekonomike, në të cilën po kalon vendi, e sidomos për nevojat e mëdha për investime kapitale dhe për vështirësitë e mbulimit të këtyre investimeve.

  • Presidenti Pacolli priti një delegacion të Federatës Universale të Paqes

    Presidenti Pacolli priti një delegacion të Federatës Universale të Paqes

    Prishtinë, 18 mars 2023 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti një delegacion të Federatës Universale të Paqes, të prirë nga z.Wiliam Song dhe z.Tim Miller.

    Presidenti Pacolli i njoftoi mysafirët me gjendjen e përgjithshme në vendin tonë.

    Ai theksoi se Kosova, si një shtet i ri, është njohur deri tash nga 75 vende dhe është anëtarësuar në disa organizata të rëndësishme ndërkombëtare, ndërsa synim kryesor është rritja e numrit të njohjeve dhe anëtarësimi në sa më shumë mekanizma ndërkombëtarë.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti një delegacion të Federatës Universale të Paqes, të prirë nga z.Wiliam Song dhe z.Tim Miller.

    Përkundër faktit se kanë kaluar shumë vite nga lufta shkatërrimtare dhe është bërë shumë në rindërtimin dhe në zhvillimin e vendit, Presidenti Pacolli tha se Kosova ende nuk i ka shëruar plagët e luftës.

    Vendi ynë, tha ai, ka nevojë për përkrahje nga miqtë e saj të shumtë, në mënyrë që sa më shpejtë të futet në familjen e vendeve të përparuara.

    Drejtuesit e Federatës Universale të Paqes, pasi uruan Presidentin Pacolli për zgjedhjen në detyrën e re, thanë se kanë njohuri për të gjitha zhvillimet që kanë ndodhur në vendin tonë në të kaluarën dhe për zhvillimet e tanishme dhe se do të japin kontributin e tyre në drejtim të promovimit të paqes dhe të dialogut, si forma të zhvillimit e të përparimit të të gjithë popujve e shteteve.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti një delegacion të Federatës Universale të Paqes, të prirë nga z.Wiliam Song dhe z.Tim Miller.