Author: Liridon Llapashtica

  • Presidenti Pacolli uroi arsimtarët dhe veteranët e arsimit për Ditën e Mësuesit

    Presidenti Pacolli uroi arsimtarët dhe veteranët e arsimit për Ditën e Mësuesit

    Prishtinë, 7 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, priti një grup të arsimtarëve dhe të veteranëve të arsimit.

    Në një bisedë të gjatë dhe miqësore, Presidenti Pacolli i uroi mysafirët e tij për Ditën e Mësuesit, i falënderoi ata për kontributin e madh që kanë dhënë dhe po japin për arsimin në Kosovë në kohët më të vështira, si dhe u dëshiroi shëndet të mirë e shumë fat.

    Në një bisedë të gjatë dhe miqësore, për Ditën e Mësuesit, i falënderoi ata për kontributin e madh që kanë dhënë dhe po japin për arsimin në Kosovë në kohët më të vështira, si dhe u dëshiroi shëndet të mirë e shumë fat.

    “Unë kisha nderin të kaloj disa çaste me edukatorët tanë, mësuesit tanë, me njerëzit të cilët unë shumë i vlerësoj, me njerëz që kanë vlera, me njerëz që kanë kontribuar dhe kontributi i tyre vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm për Kosovën. Nuk kam pasur mundësi që t’i takoj të gjithë ata që i takojnë kësaj kategorie, por simbolikisht pata nderin t’i kaloj disa çaste të bukura, duke ndërruar mendime të ndryshme dhe duke u frymëzuar edhe më tepër që të punojmë për shoqërinë tonë”, tha Presidenti Pacolli pas takimit, duke shtuar se shoqëria jonë ka nevojë të ecë përpara, ka nevojë për ndihmë, ka nevojë për këshilla.

    Duke folur në emër të arsimtarëve dhe veteranëve të arsimit, profesori dhe shkrimtari Ramiz Kelmendi u shpreh: “E ndjeva veten jashtëzakonisht të nderuar. Lum ai shtet e lum ai pushtet i cili nderon arsimtarët e vet”.

    Ndërsa mësuesja Sofije Kllokoqi, që ka qenë arsimtare e Presidentit Pacolli, evokoi kujtime nga ajo kohë dhe u shpreh shumë e gëzuar që nxënësi i saj ka arritur kaq shumë suksese dhe është bërë President i vendit.

    Pas takimi para mediave duke folur në emër të arsimtarëve dhe veteranëve të arsimit, profesori dhe shkrimtari Ramiz Kelmendi u shpreh: “E ndjeva veten jashtëzakonisht të nderuar. Lum ai shtet e lum ai pushtet i cili nderon arsimtarët e vet”.
  • Presidenti Pacolli vizitoi pikat kufitare 1 dhe 31 në Zubin Potok dhe Leposaviq

    Presidenti Pacolli vizitoi pikat kufitare 1 dhe 31 në Zubin Potok dhe Leposaviq

    Zubin Potok, Leposaviq – 7 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler, qëndroi për vizitë në pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht në pikat kufitare 1 dhe 31, në Zubin Potok dhe Leposaviq.

    Gjatë vizitës, Presidenti u njoh me gjendjen në këtë pjesë të vendit, ndërsa gjatë takimit me policët kufitarë dhe me doganierët, ai u njoh me punën e tyre dhe qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në këto dy pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

    Presidenti Pacolli u shpreh i shqetësuar përgjithësisht me gjendjen në këtë pjesë të vendit, ku nga aktivitetet e paligjshme ekonomike dëmtohet në masë të madhe buxheti i vendit, ndërsa popullata, si ajo serbe, si ajo shqiptare, që jetojnë në këtë pjesë, mbahen peng nga strukturat e pakontrolluara dhe që veprojnë jashtë ligjit.

    I shoqëruar nga bashkëpunëtorët e mij dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler, qëndrova për vizitë në pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht në pikat kufitare 1 dhe 31, në Zubin Potok dhe Leposaviq.
    U njoha me gjendjen në këtë pjesë të vendit, ndërsa gjatë takimit me policët kufitarë dhe me doganierët, u njoha me punën e tyre dhe qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në këto dy pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
    U shpreha i shqetësuar përgjithësisht me gjendjen në këtë pjesë të vendit, ku nga aktivitetet e paligjshme ekonomike dëmtohet në masë të madhe buxheti i vendit, ndërsa popullata, si ajo serbe, si ajo shqiptare, që jetojnë në këtë pjesë, mbahen peng nga strukturat e pakontrolluara dhe që veprojnë jashtë ligjit.
  • Pacolli: Në Prekaz u vulos pavarësia e Kosovës

    Pacolli: Në Prekaz u vulos pavarësia e Kosovës

    Prekaz, 6 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, në ditën e dytë të manifestimeve për shënimin e 13-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bëri sot homazhe para varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve të tjerë në varrezat e Prekazit.

    Në një deklaratë bërë më këtë rast, Presidenti Pacolli theksoi se Prekazi është vendi ku u vulos pavarësia e Kosovës.

    Me bashkëpuntorë në ditën e dytë të manifestimeve për shënimin e 13-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bëra homazhe para varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve të tjerë në varrezat e Prekazit.
    Duke vendosur kurora lulesh para varrit të Hamëz Jasharit dhe të rënëve të tjerë në Prekaz.

    “Prekazi është një vend që i bashkon të gjithë shqiptarët nga Kosova, nga të gjitha trojet dhe nga diaspora. Këtu u vulos pavarësia e Kosovës, të cilën ne e gëzojmë sot. Lavdi këtyre dëshmorëve dhe gjithë dëshmorëve të tjerë të rënë në luftën për liri. U qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, theksoi Presidenti Pacolli.

    Presidenti Pacolli vizitoi edhe kullen e familjes ku u prit nga Rifat Jashari dhe anëtarët e tjerë të familjes. Në një bisedë të ngrohtë dhe miqësore, Rifat Jashari e falënderoi Presidentin Pacolli për vizitën dhe kujdesin ndaj familjes së tyre.

    Vizitova edhe kullën e familjes Jashari ku u prita nga Baca Rifat. Biseda ishte e ngrohtë dhe miqësore.
    Çmova lart sakrificën e familjes Jashari, e cila ka dhënë kaq shumë për pavarësinë dhe shtetin e Kosovës.

    Gjatë qëndrimit në Prekaz, Presidenti Pacolli vendosi kurora lulesh edhe para lapidarit të Salë e Hamit Jasharit, duke nderuar kujtimin e tyre dhe të rënëve të tjerë për liri.

    Presidenti Pacolli me bashkëpunëtorët, në Prekaz, gjithashtu vizitoi familjen e Habib Jasharit, e cila gjatë luftës ka qenë e strehuar te familjarët e Presidentit Pacolli. 

    Vendosa kurora lulesh edhe para lapidarit të Salë e Hamit Jasharit, duke nderuar kujtimin e tyre dhe të rënëve të tjerë për liri.
    Në Prekaz, gjithashtu vizitoi familjen e Habib Jasharit, e cila gjatë luftës ka qenë e strehuar te familjarët e mi. 
  • Presidenti Pacolli: Dëshmorët e Kombit vunë themelet e forta të shtetësisë sonë

    Presidenti Pacolli: Dëshmorët e Kombit vunë themelet e forta të shtetësisë sonë

    Prishtinë, 5 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli mori pjesë sot në manifestimin qendror të shënimit të 13-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari.

    Fillimisht, Presidenti Pacolli vizitoi Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ku ai, i shoqëruar nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Sylejman Selimi, parakaloi para Gardës së FSK-së.

    I shoqëruar nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Sylejman Selimi, duke parakaluar para Gardës së FSK-së.

    Më pas, ai u prit në një takim nga ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku dhe bashkëpunëtorët e tij. Ministri Çeku e njoftoi Presidentin Pacolli me të arritura e Forcës së Sigurisë, në rrugëtimin drejt përmbushjes së Kapaciteteve të Plota Operacionale, gjithnjë me synimin që kjo forcë, me ndihmën e KFOR-it dhe ushtrive mike, të mbërrijë sa më parë nivelin profesional të ushtrive moderne.

    Nga ana e tij, Presidenti Pacolli, i cili është edhe komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ofroi gjithë mbështetjen e tij në zhvillimin e kësaj force.

    Në një takim me ministrin e Forcës së Sigurisë, Agim Çeku dhe bashkëpunëtorët e tij.

    Ai lavdëroi punën e bërë nga pjesëtarët e FSK-së në të gjitha angazhimet e tyre, si dhe u shpreh se do të punohet që pjesëtarët e FSK-së, qoftë edhe në mënyrë simbolike, të jenë pjesë e misioneve të ndryshme ndërkombëtare, në shërbim të paqes në botë.

    Pas takimit, Presidenti Pacolli mori pjesë në manifestimin qendror të shënimit të 13-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, organizuar në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku ishin të pranishëm edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ministra të kabinetit qeveritar të Kosovës, përfaqësues të institucioneve të ndryshme, përfaqësues diplomatikë të akredituar në vendin tonë, udhëheqës të KFOR-it, si dhe qytetarë të shumtë, të ardhur për të përcjellë këtë ceremoni që shënon fillimin e manifestimit treditor në shënim të përvjetorit të rënies së komandantit Adem Jashari dhe luftës heroike të familjes Jashari.

    I shoqëruar nga Baca Rifat dhe kryeministri Thaçi parakaluam para ushtarëve të rreshtuar të FSK-së.
    Parakalova para Gardës së FSK-së në manifestimin qendror të shënimit të 13-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari.
    Në manifestimin qendror të shënimit të 13-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, organizuar në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku ishin të pranishëm edhe kryeministri Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ministra të kabinetit qeveritar të Kosovës, përfaqësues të institucioneve të ndryshme, përfaqësues diplomatikë të akredituar në vendin tonë, udhëheqës të KFOR-it.

    Me këtë rast, Presidenti Pacolli mbajti një fjalim, të cilin po e japim në vijim:

    E nderuar Familje Jashari, i nderuari Baci Rifat, të nderuar invalidë dhe veteranë të luftës,I nderuari kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçi, i nderuari kryetar i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i nderuari Ministër i FSK-së, gjeneral Agim Çeku, Të nderuar oficerë, kadetë, të FSK-së, i nderuar komandant i KFOR-it, të nderuar përfaqësues diplomatikë, të nderuar të shoqërisë civile, përfaqësues të konfesioneve të Kosovës, të nderuar të pranishëm, jam i prekur dhe i nderuar njëkohësisht që të marrë pjesë në përkujtimin e Epopesë së ndritur të luftës çlirimtare të Kosovës. Ndihem shumë i vlerësuar që, bashkë me ju, po kujtojmë heronjtë e kësaj lufte, që sakrifikuan jetën, gjëja më e shtrenjtë që Perëndia i jep njeriut, për çlirimin e vendit dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

    Po ashtu, jam thellë i emocionuar që, së bashku me ju, po përkulemi me respekt para familjes heroike të Jasharëve, shembullit më të ndritur të kësaj epopeje. Në zemrat tona i mbajmë edhe familjet e tjera të dëshmorëve që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.Të nderuar të pranishëm,Jeta e një shteti të ri ka nevojë për simbole të forta. Rreth tyre formësohet ndërgjegjja kombëtare, inspirimet e gjeneratës së re. Ato shërbejnë si pika referimi për bazat, për klasën politike. Simbol i lirisë sonë, komandanti legjendar Adem Jashari dhe heronjtë e tjerë, Zahir Pajaziti, Luan e Shkëlzen Haradinaj, Agim Ramadani, Fehmi e Xhevë Lladrovci dhe gjithë dëshmorët e tjerë të kombit, kanë vendosur themelet e shtetit tonë, sikur themelet e legjendës së Rozafatit.

    Themelet e shtetësisë sonë janë të forta falë gjakut të këtyre simboleve. Falë këtij gjaku, falë ndihmës së miqve tanë perëndimorë, ku sot dua të veçojë, për një arsye të kuptueshme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe vendet e Bashkimit Evropian, ne përmbyllëm me sukses ndërmarrjen e lirisë dhe pavarësisë tonë. Tash duhet të përkryejmë ndërtimin e shtetit tonë, ndërtimin e një shteti që garanton të drejtat për të gjithë banorët dhe qytetarët e tij.Ne kemi arritur suksese të mëdha në ndërtimin e shtëpisë tonë të përbashkët, me themel të shëndosha, kemi ndërtuar institucionet, infrastrukturën, kemi rritur numrin e njohjeve, kemi përmirësuar situatën ekonomike dhe po mundohemi t’i japim perspektivë jetës së qytetarëve të Kosovës. Vepra e heronjve është aty, ajo flet, është e gjallë për ta kujtuar se më shumë duhet të bëjmë në të ardhmen.

    Në fjalen time para të pranishmëve thash: Vepra e heronjve është aty, ajo flet, është e gjallë.

    Gjurmët e luftës së ndritshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjenden kudo në sipërfaqen e Republikës tonë dhe ne s’mundemi t’i harrojmë ata asnjëherë.Në procesin e ndërtimit të shtetësisë tonë, ne arritëm të ngrisim një institucion profesional të mbrojtjes së lirisë, siç janë Forcat e Sigurisë të Kosovës. Ajo është trashëgimtarja e drejtpërdrejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, ajo është një forcë e re me histori të lavdishme.

    Ne ia arritëm së bashku me miqtë tanë të NATO-s dhe të KFOR-it, të pranishëm këtu në terrenet tona, të ndërtojmë mbi 90 për të strukturës moderne të FSK-së. Mirëpo kjo nuk mjafton, ne do ta ndërtojmë atë edhe më tutje.Përkrahja e miqve tanë është garanci për të ardhmen e sigurisë, është besim për punën e përkushtimin tuaj si forcë e dëshmuar e lirisë deh pavarësisë së Kosovës. Ne kemi besim se miqtë tanë, duke vlerësuar profesionalizmin tuaj, do të konsiderojnë pozitivisht kërkesën tonë që ju, në të ardhmen, të jeni pjesë e misioneve të ndryshme ndërkombëtare, të misioneve paqeruajtëse, dhe unë personalisht, me të gjitha institucionet e Kosovës, do të angazhohem që ju të renditeni aty ku janë të renditura forcat e  shoqërive të civilizuara.

    Një prani e juaj, qoftë edhe simbolike, është vepër e afirmimit  të shtetit të Kosovës dhe është dëshmi e përkushtimit tonë për vlerat më të mira të qytetërimit perëndimor. Kosova është vend tërësisht evropian, ndaj ne do të punojmë vazhdimisht në konsolidimin e shtetësisë sonë, në integrimin e vendit në institucionet euroatlantike. Roli i juaj është shumë i rëndësishëm, për këto integrime.Të dashur ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës,Kontributi juaj është kontribut për të ardhmen e ndritur të vendit tonë, të Kosovës tonë të dashur.

    Ajo është themeluar mbi veprën e shkëlqyer të pararendësve të luftës çlirimtare të popullit tonë. Kjo luftë i tregoi mbarë botës se ideali i lirisë nuk vdes kurrë në viset tona, i tregoi botës së pema e lirisë ndër ne është gjithmonë e gjelbër dhe nuk thahet kurrë, ajo është e ujitur me gjakun e dëshmorëve tanë. Ndaj sot me lejoni që, duke ju nderuar juve, të përkujtojmë edhe njëherë ata që u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. U qoftë i lehtë dheu të gjithë atyre që u flijuan për këtë liri dhe pavarësi.

    Përkulem para heronjve tanë.

    Lavdi! 

  • Presidenti Pacolli priti legjendën e futbollit Franc Beckenbauer

    Presidenti Pacolli priti legjendën e futbollit Franc Beckenbauer

    Prishtinë, 4 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot në takim legjendën e futbollit, z. Franc Beckenbauer, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, me të cilin zhvilloi një bisedë të gjatë dhe miqësore.

    Në takim ishte i pranishëm edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Kosovës, Memli Krasniqi. Presidenti Pacolli e falënderoi z. Beckenbauer për vizitën në Kosovë, ku ai është i njohur si legjendë e futbollit gjerman dhe botëror, por edhe si një përkrahës i madh i sportit dhe sportistëve kosovarë.

    Ai kërkoi nga legjenda Beckenbauer që të bëjë çka do që është në mundësitë e tij që të ndihmojë në ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës, sidomos të futbollit, për ta bërë futbollin e Kosovës pjesë të UEFA-s dhe të FIFA-s.

    Shtrëngim duarsh me legjendën e futbollit, z. Franc Beckenbauer, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, duke i dëshiruar mirëseardhje në Kosovë.

    “Vendi ynë, Kosova, ka fat të madh që ka një popull me një rini të shëndoshë e të talentuar si potencialin më të fuqishëm të saj. Të rinjtë tanë kanë dëshmuar aftësi të rralla çdoherë kur u është dhënë mundësia dhe hapësira e veprimit, sidomos në aktivitete sportive”, tha Presidenti Pacolli, duke përkujtuar se Kosova ka një popullatë të re dhe të mrekullueshme, ku mbi 50 për qind e qytetarëve janë nën moshën 25 vjeçare.

    “Sporti nuk njeh dallime politike. Sporti nuk njeh urrejtje, sporti nuk njeh politika. Kosova duhet të përfaqësohet si shtet dhe të jetë pjesë e aktiviteteve sportive ndërkombëtare, në të gjitha disiplinat. Kosova e meriton këtë, rinia e Kosovës e meriton këtë, sportistët e Kosovës e meritojnë këtë”, shtoi Presidenti Pacolli.

    E falënderova z. Beckenbauer për vizitën në Kosovë, ku ai është i njohur si legjendë e futbollit gjerman dhe botëror, por edhe si një përkrahës i madh i sportit dhe sportistëve kosovarë.
    Gjatë takimit me legjenden gjermane të futbollit Franc Beckenbauer, në presidencen e Republikës së Kosovës.

    Unë dua t’i garantoj qytetarët e Kosovës, se do të vazhdoj të jem shumë i përkushtuar që sporti i Kosovës të zhvillohet me hapa të shpejtë për të marrë pjesë në kompeticione ndërkombëtare, ku me dinjitet do të përfaqësohet edhe Kosova. Do të punoj ngushtë me gjithë përfaqësuesit institucional të Kosovës që janë kompetent për avancimin e sportit në Kosovë, në mënyrë që sporti i Kosovës të avancohet, sporti i Kosovës të njihet për atë që meriton, sporti i Kosovës të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtare, tha Presidenti Pacolli.

    “Sporti është imazhi i një vendi. Ne duam ta ngrisim imazhin tonë. Kemi shansin këtë ta ngrisim me rininë e Kosovës, me njerëzit e Kosovës, me sportin e Kosovës. Mos harroni se Kosova e ka këtë potencial. Ne sot, me të rinjtë tanë, me sportistët tanë, kemi ngritur flamujt e shumë shteteve anembanë botës dhe ka ardhur koha që të ngrisim flamurin e shtetit tonë, flamurin e Kosovës”, tha Presidenti Pacolli.

    Pas takimit dolëm para mediave në konference për shtyp së bashku me legjenden gjermane të futbollit Franc Beckenbauer.

    Ai gjithashtu përmendi një varg sportistësh shqiptarë, shumë të suksesshëm në botë, sidomos në sferën e futbollit, me të cilët krenohet Kosova, por edhe shtetet në të cilat ata i zhvillojnë aktivitetet e tyre.

    “Ne meritojmë një shans për të qenë pjesë e integruar e aktiviteteve ndërkombëtare sportive. E meritojmë këtë, sepse historikisht e kemi dëshmuar. Kemi dëshmuar atëherë kur populli ynë përjetonte tragjedi të madhe, e dëshmojmë edhe tani. Sportistët e Kosovës nuk duhet të jenë të vetmuar dhe kërkojmë ndihmën e madhe nga miqtë e Kosovës, kërkojmë ndihmën e madhe nga miqtë e sportit, kërkojmë ndihmën nga njerëzit e paqes. Sporti nuk njeh diskriminime, sporti nuk është i politizuar, sporti nuk njeh hidhërime dhe sporti është një krijues i paqes. Z.Beckenbauer është një njeri i paqes dhe ne i drejtohemi atij që t’i ndihmojë Kosovës, të ndihmojë sportin e Kosovës”, tha ndër të tjera Presidenti Pacolli.

    Pas takimit dolëm para mediave në konference për shtyp së bashku me legjenden gjermane të futbollit Franc Beckenbauer.

    Nga ana e tij, z. Franc Beckenbauer, pasi ka uruar Presidentin Pacolli për zgjedhjen në detyrën e tij në krye të vendit, ka thënë se ndihet i nderuar që viziton Kosovën, për herë të parë. Ai tha se nuk është një politikan por një sportist dhe që është i njoftuar me zhvillimet në Kosovë në të kaluarën dhe në të tashmen.

    Ndërlidhur me kërkesën për anëtarësimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në FIFA, z.Beckenbauer theksoi se në një takim të kësaj organizate, është vendosur që çështja të kalojë për trajtim së pari në UEFA, ndërsa nga ana e tij ai do të bëjë gjithë çka është e mundshme që të ndihmojë sportin e Kosovës që të ecë përpara drejt ndërkombëtarizimit.

    Duke i dorëzuar dekoratën Ambasador Nderi i Kosovës, legjendës së futbollit gjerman, Franc Beckenbauer.

    Presidenti Pacolli ka dekoruar legjendën e futbollit gjerman, Franc Beckenbauer me çmimin Ambasador Nderi i Kosovës.

    Ky është çmimi i parë që z.Pacolli e jep si President i Kosovës. Çmimi Ambasador nderi i jepet z. Beckenbauer për kontributin që ai ka dhënë dhe që do të vazhdojë ta japë për integrimin e futbollit kosovar në UEFA dhe në FIFA.

    Gjithashtu, Presidenti Pacolli ka shtruar një drekë për nder të vizitës së z.Beckenbauer, në të cilën kanë qenë të pranishëm ambasadorë të huaj të akredituar në Kosovë, përfaqësues të Qeverisë dhe përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës e federatave të tjera. 
  • Presidenti Pacolli i shkroi Presidentit të Gjermanisë, Christian Wulff

    Presidenti Pacolli i shkroi Presidentit të Gjermanisë, Christian Wulff

    Prishtinë, 3 mars 2011 –

    Me rastin e aktit vrastar që ndodhi të mërkurën në Frankfurt, Presidenti i Republikës së Kosovës iu drejtua me një letër Shkëlqesisë së Tij, z.Christian Wulff, President Federal i Gjermanisë.

    Në telegram, pasi shpreh ndjenjat e dhimbjes së popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës lidhur me aktin e rëndë që la dy të vdekur dhe dy të plagosur rëndë, Presidenti Paciolli thekson respektin e madh që qytetarët dhe institucionet e vendit tonë kanë për ushtarët dhe gjithë SHBA-në, për ndihmën që kanë dhënë për Republikën e Kosovës.

    “Ne u bashkohemi përpjekjeve për t’u ndihmuar autoriteteve gjermane që të kuptojnë si ka ndodhur ky akt mizor, në mënyrë që të gjithë autorët e krimit të sillen para drejtësisë”, shkruan, mes të tjerash, në letrën e tij, Presidenti Pacolli. 

  • Presidenti Pacolli priti Imzot Vincenco Paglian, president i Komunitetit “Shën Egjidio”

    Presidenti Pacolli priti Imzot Vincenco Paglian, president i Komunitetit “Shën Egjidio”

    Prishtinë, 3 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti në një takim Imzot Vincenco Paglia, president i Komunitetit “Shën Egjidio” nga Italia, që ka qenë e pranishme në Kosovë që nga viti 1994, me projektet e shumta në ndihmë popullit të Kosovës.

    Imzot Vincenco Paglia përgëzoi fillimisht Presidentin Pacolli për zgjedhjen në krye të vendit. “Jam i lumtur që jam në  Kosovën e lirë, të pavarur dhe me një president të ri”, theksoi z.Paglia.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti në një takim Imzot Vincenco Paglia, president i Komunitetit “Shën Egjidio” nga Italia, që ka qenë e pranishme në Kosovë që nga viti 1994, me projektet e shumta në ndihmë popullit të Kosovës.

    Ai gjithashtu përkujtoi miqësinë e madhe që ka pasur me Presidentit historik të Kosovës, Dr.Ibrahim Rugova, takimet e shumta me të, dhe shprehu gjithë admirimin për figurën e madhe prej politikani dhe intelektuali të Dr.Rugovës.

    z.Paglia tha se komuniteti që ai drejton do të japë gjithë ndihmesën e tij në rrugën e integrimit të Kosovës në Evropë. Duke u shprehur në të mirë të integrimit dhe krijimit të kushteve për lëvizjen e lirë të ideve, qytetarëve e kapitalit, ai u shpreh se “aty ku kalojnë njerëzit, autobusët, kamionët, aty tanket nuk kanë vend”.

    Në takim, edhe Presidenti Pacolli  ka shprehur respektin e madh të tij për Presidentin historik, Dr.Ibrahim Rugova:

    “Ne u kemi borxh Presidentit historik, Dr.Ibrahim Rugova dhe gjithë dëshmorëve që ranë për liri. Të gjithë e kanë ëndërruar një shtet të pavarur të Kosovës. Unë dua ta çoj në vend dëshirën e tyre”, tha ai.

    Duke folur për punën e Komunitetit “Shën Egjidio”, Presidenti Pacolli tha se ky fondacion dhe Imzot Paglia janë të njohur dhe të mirëpritur gjithnjë në Kosovës.

    “Shën Egjidio” i ka ndihmuar popullit të Kosovës atëherë kur ai ka pasur nevojë më së shumti. Populli i Kosovës nuk e harron mbështetjen e fuqishme që i keni dhënë kauzës së drejtë të Kosovës para dhe pas luftës”, tha ai.

    Presidenti Pacolli ka folur në takim edhe sfidat që i presin popullin dhe institucionet e Kosovës në të ardhmen, ndërsa e quajti detyrë imediate zhvillimin ekonomik, me qëllim të nxjerrjes së vendit nga pozita shumë e rëndë ekonomike në të cilën gjendet. 

  • Presidenti Pacolli priti shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Britanike, Gjeneralin Sir Peter Wall

    Presidenti Pacolli priti shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Britanike, Gjeneralin Sir Peter Wall

    Prishtinë, 3 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti në një takim Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Britanike, Gjeneralin Sir Peter Wall.

    “Mbretëria e Bashkuar është mike e madhe e Kosovës, është pjesë e suksesit të Kosovës, ndaj dhe gëzon respektin dhe falënderimet më të mëdha të popullit dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës. Prezenca juaj në vendin tona është shumë me rëndësi për ne”, tha Presidenti Pacolli në fillim të takimit.

    Më tej, ai e njoftoi gjeneralin Wall dhe delegacionin që e shoqëronte me zhvillimet aktuale në vendin tonë, përmbylljen e procesit zgjedhor dhe krijimin e institucioneve të reja, por edhe për sfidat që i presin popullin dhe institucionet e vendit tonë në të ardhmen, sfida të cilat kërkojnë shumë punë dhe angazhimin e të gjithëve.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli në takim me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Britanike, Gjeneralin Sir Peter Wall.

    Përveç aspektit politik, Presidenti Pacolli theksoi se Kosova është në gjendje shumë të vështirë ekonomike dhe duhet shtuar përpjekjet për tejkalimin e kësaj gjendjeje, me qëllim të përmirësimit sa më të shpejtë të jetës së qytetarëve.

    Një falënderim të veçantë Presidenti Pacolli i dedikoi ndihmës së vazhdueshme dhe shumë të madhe të ushtrisë së Mbretërisë së Bashkuar për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), një ndihmë kjo shumë domethënëse dhe që vlerësohet shumë lart nga institucionet e vendit tonë.

    E njoftoi gjeneralin Wall dhe delegacionin që e shoqëronte me zhvillimet aktuale në vendin tonë, përmbylljen e procesit zgjedhor dhe krijimin e institucioneve të reja, por edhe për sfidat që i presin popullin dhe institucionet e vendit tonë në të ardhmen, sfida të cilat kërkojnë shumë punë dhe angazhimin e të gjithëve.

    Gjeneralin Sir Peter Wall, pasi uroi Presidentin Pacolli për zgjedhjen në detyrën e re, tha se Mbretëria e Bashkuar e ka ndihmuar Kosovën që nga viti 1999 në të gjitha fushat.

    Ai tha se këtë e kanë bërë në bashkëpunim me kolegët nga NATO, nga BE, EULEX-i dhe kjo ndihmë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në të gjitha fushat. Edhe gjenerali Wall theksoi se sfidat që ka përpara Kosova janë sfidat ekonomike dhe Mbretëria e Bashkuar do të ofrojë ndihmën e saj në përballimin e këtyre sfidave.

  • Presidenti Pacolli u nënshkrua në librin e zisë për dy pilotët e SHBA, të vrarë dje në Frankfurt

    Presidenti Pacolli u nënshkrua në librin e zisë për dy pilotët e SHBA, të vrarë dje në Frankfurt

    Prishtinë, 3 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli u nënshkrua sot në librin e zisë, të hapur në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, në përkujtim të dy pilotëve të SHBA, të cilët humbën jetën më 2 mars në Frankfurt.

    Në librin e zisë, Presidenti Pacolli, në emër të popullit të Kosovës, u shprehu ngushëllimet më të thella familjeve dhe popullit amerikan për jetët e humbura të dy pilotëve të vrarë në një akt makabër. 

    Në librin e zisë, Presidenti Pacolli, në emër të popullit të Kosovës, u shprehu ngushëllimet më të thella familjeve dhe popullit amerikan për jetët e humbura të dy pilotëve të vrarë në një akt makabër. 
  • Presidenti Pacolli ngushëlloi Presidentin Barack Obama

    Presidenti Pacolli ngushëlloi Presidentin Barack Obama

    Prishtinë, 3 mars 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli i ka dërguar një telegram ngushëllimi Shkëlqesisë së Tij, Barack Obama, President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me rastin e vrasjes së dy pjesëtarëve të ushtrisë amerikane dhe plagosjes së dy të tjerëve, në aktin vrastar, të mërkurën në Frankfurt të Gjermanisë.

    “Në emër të popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, ju shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve dhe miqve të viktimave, si dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, përderisa ju vajtoni vdekjen e dy pilotëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës më 2 mars në Frankfurt. Jam i pikëlluar dhe i zemëruar nga ky sulm, i cili ua mori jetën dy amerikanëve dhe i plagosi dy të tjerë, dhe po lutemi për shërimin e shpejtë të atyre që janë plagosur. I tërë populli i Republikës së Kosovës shpreh njëzëri dhimbjen e tij për ata që e kanë humbur jetën”, shkruan Presidenti Pacolli.

    “Këtë akt të tmerrshëm të dhunës e dënoj në mënyrën më të fuqishme. Të dy ushtarët kanë luftuar dhe e kanë sakrifikuar jetën e tyre për vlerat universale të amerikanëve dhe të kombeve demokratike të tjera të botës, përfshirë Kosovën. Populli i Kosovës i kupton shumë mirë sakrificën dhe përkushtimin e ushtarakëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që kanë shërbyer në Kosovë që nga viti 1999. Ekzistenca dhe siguria e jonë është varur shumë nga këtë trima, të cilët e kanë lënë jetën e tyre të rehatshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të ndihmuar në sigurinë dhe rindërtimin e Kosovës”, shkruan ndër të tjera në telegramin e ngushëllimit Presidenti Pacolli.