Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti në një takim drejtorin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), z. Bashkim Smakaj.
Z.Smakaj e njoftoi Presidentin Pacolli me punën e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, e cila tashmë po hyn në vitin e tretë të funksionit të saj, organizimin e saj dhe sfidat që e presin në të ardhmen.
Nga ana e tij, Presidenti Pacolli përgëzoi z.Smakaj dhe drejtuesit e tjerë të kësaj agjencie për punën që po bëjnë dhe u ofroi bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme të tij dhe të institucioneve të vendit.
“OSBE ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në demokratizimin e vendit tonë”, theksoi Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli gjatë një takimi me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, z.Werner Almhofer.
OSBE, tha ai, ka bërë gjëra shumë të nevojshme për vendin tonë, duke dhënë një ndihmë shumë të çmueshme në ndërtimin e institucioneve demokratike. Presidenti Pacolli theksoi se synimi i institucioneve dhe i popullit të Kosovës është integrimi sa më i shpejtë në institucionet euroatlantike.
“Ne synojmë të hyjmë në Evropë dhe për ta arritur këtë duhet të jemi të kompletuar në të gjitha fushat”, tha ai.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli gjatë një takimi me shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, z.Werner Almhofer.
Në këtë plan, ai theksoi se Kosova ka nevojë për reforma në një varg fushash, ku një nga më kryesoret është reforma në fushën e drejtësisë. Presidenti Pacolli theksoi se institucionet e vendit duhet të gjejnë një zgjidhje për të kapërcyer gjendjen e tanishme në gjyqësor, ku ka një grumbullim të lëndëve të pashqyrtuar dhe kjo, tha ai, mund të bëhet me angazhimin e juristëve të rinj, studentëve të cilët kanë kryer studimet dhe nuk kanë gjetur angazhim, duke i trajnuar ata dhe duke i dërguar për të ndihmuar gjyqtarët dhe prokurorët për përballimin e numrit të madh të lëndëve që presin shqyrtim në gjykatat përkatëse.
Gjithashtu, Presidenti Pacolli theksoi nevojën e ndryshimit të Ligjit për Zgjedhje, ndërsa përsëriti edhe një herë se Presidenti i vendit duhet të zgjidhet me votat e qytetarëve. Në këtë drejtim, ai theksoi se OSBE mund të asistojë me këshillat e saj.
Shefi i Misionit të OSBE-së, në Kosovë, z.Werner Almhofer, theksoi gatishmërinë e organizatës që ai drejton për të dhënë ndihmesën e saj kudo që kërkohet.
Ai theksoi se Misioni i OSBE-së është tash 12 vjet në Kosovë, ndërsa kjo organizatë është prezente edhe në vendet e rajonit. Almhofer theksoi se ndihma e OSBE-së konsiston në ofrimin e këtyre vendeve, edhe të Kosovës, drejt Bashkimit Evropian, duke dhënë ndihmesën e saj në zhvillimin e demokracisë së mirëfilltë, në fushën e sundimit të ligjit dhe në krijimin e ambientit për investime të huaja.
“OSBE tash është këtu vetëm për të ndihmuar, për të ofruar mbështetje, por puna kryesore mbetet në duart tuaja”, tha shefi i Misionit të OSBE-së, në Kosovë, z.Werner Almhofer.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli zhvilloi një takim me zonjën Jane Armitage, drejtoreshë e Bankës Botërore për Shqipërinë dhe koordinatore rajonale për Evropën Juglindore, si dhe z.Ranjit Nayak, shef i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë.
Presidenti Pacolli falënderoi Bankën Botërore, anëtare e së cilës është edhe Kosova, për ndihmën e madhe që ky institucion i ka dhënë dhe vazhdon t’i japë shtetit të Kosovës.
“Vështirësitë në Kosovë janë evidente. Shoqëria jonë ka nevojë për ndihma në çdo aspekt, ka nevojë për këshillat e juaja në çdo kohë”, theksoi në takim Presidenti Pacolli.
Kam pritur në takim në zyrën time presidencale zonjën Jane Armitage, drejtoreshë e Bankës Botërore për Shqipërinë dhe koordinatore rajonale për Evropën Juglindore, si dhe z.Ranjit Nayak, shef i Zyrës së Bankës Botërore në Kosovë.
Ai qartësoi se në të ardhmen, duhet dhënë prioritet projekteve të cilat janë të realizueshme dhe që kanë efekt të drejtpërdrejtë për qytetarët e Kosovës.
Nga ana e saj, zonja Jane Armitage, drejtoreshë e Bankës Botërore për Shqipërinë dhe koordinatore rajonale për Evropën Juglindore, foli në detaje rreth ndihmës dhe projekteve me të cilat Banka Botërore u ka asistuar vendeve të Evropës Juglindore, me theks të veçantë te projektet e realizuara në Republikën e Kosovës.
Ajo theksoi se kjo ndihmë do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në koordinim me institucionet e vendit, në realizimin e projekteve në të mirë të të gjithë qytetarëve të vendit tonë.
Presidenti i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli vizitoi familjen Musliu në fshatin Uglar të komunës së Gjilanit, djali i së cilës, Leutrim Musliu, u vra të shtunën, derisa po kthehej nga mali së bashku me babanë e tij.
Gjatë vizitës në familjen e babait të Leutrimit, Rrahim Musliu, Presidenti Pacolli kërkoi që organet e drejtësisë ta zbardhin sa më parë këtë rast.
“Ne ju shprehim ngushëllime. Jemi këtu që ta ndajmë së bashku me ju këtë dhimbje dhe ne kërkojmë nga organet përkatëse që sa më shpejt dorasi të kapet dhe të dalë para organeve të gjyqësisë”, tha Presidenti Behgjet Pacolli.
Me bashkëpuntorët e mij ishim për ngushëllime në familjen Musliu në fshatin Uglar të komunës së Gjilanit, djali i së cilës, Leutrim Musliu, u vra të shtunën, derisa po kthehej nga mali së bashku me babanë e tij.
“Këtë rast ta zbardhin sa më parë dhe fajtorin ta sjellin para drejtësisë. Unë besoj se këtë do ta bëjnë organet tona. Është një dhimbje e madhe që ne e ndajmë bashkë me familjen, është një humbje dhe një rast i cili është dashtë t’i takojë të kaluarës, jo kësaj kohe. Në këtë kohë kur Kosova ballafaqohet edhe me probleme të tjera të ndjeshme, unë besoj se këtë rast në mënyrë korrekte, në mënyrë të drejtë do ta zgjedhin organet e drejtësisë”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli.
Duke folur në emër të familjes, kryeimami i fshatit Burhan Zejnullahu falënderoi Presidentin Pacolli për vizitën dhe që në këto momente dhembjeje u gjen pranë familjes Musliu.
Me bashkëpuntorët e mij ishim për ngushëllime në familjen Musliu në fshatin Uglar të komunës së Gjilanit, djali i së cilës, Leutrim Musliu, u vra të shtunën, derisa po kthehej nga mali së bashku me babanë e tij.
“Në emër të familjes, ju falënderojmë në mënyrën më të sinqertë që keni gjetur kohë dhe keni ardhur ta ndani me neve këtë dhimbje, këtë humbje të një djali shqiptar”, tha ai.
Pas vizitës në Uglar, Presidenti Pacolli vizitoi komunën e Parteshit, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, z.Nenad Cvetkoviq, me të cilin zhvilloi një bisedë të gjatë lidhur me gjendjen e përgjithshme në këtë komunë.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, me rastin e 8 Marsit, Ditës së Gruas, në Gjakovë organizoi një pritje dhe shtroi një drekë për gratë e Krushës, të Gjakovës dhe vendbanimeve të tjera të këtij rajoni.
Në emër të grave të mbledhura në këtë rast, kryetarja e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nysrete Kumnova, në një fjalë emocionale, përshkroi gjendjen e rëndë të nënave, bashkëshorteve, motrave dhe familjarëve të të pagjeturve, të cilat çdo festë, e edhe 8 Marsin, e përjetojnë me dhimbje.
Me këtë rast, ajo i bëri thirrje Presidentit Pacolli që të ushtrojë ndikimin e tij për zbardhjen e fatit të rreth 1820 qytetarëve të Kosovës që ende janë të pagjetur, si dhe për përshpejtimin e identifikimit të mbi 400 mbetjeve mortore që janë në morgun e Departamentit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Në emër të grave të mbledhura në këtë rast, ajo falënderoi Presidentin Pacolli për kujdesin që në këtë ditë të tyre, t’u gjendet afër dhe t’i përkrahë ato.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli tha se bashkëndjen dhimbjen që kanë nënat, gratë, motrat e të pagjeturve.
“Gjithmonë kam qenë dhe do të jem afër jush, Më ka lidhur e shkuara, më lidh e tanishmja, dhe sigurisht do të më lidh edhe e ardhmja. I di sakrificat e juaja, i kam të njohura të gjitha. E di se keni vuajtur. Por, ne do të mundohemi që ta ndajmë këtë dhimbje së bashku. Besoj se tani, në këtë ditë, në ditën e juaj, ne duhet t’i gëzohemi kësaj dite, ditës së Kosovës së lirë, që ne sot e gëzojmë e për të cilën kanë rënë vëllezërit, burrat, djemtë e juaj. Lavdi atyre”, tha në fillim të fjalës së tij Presidenti Pacolli.
“Të gjitha ju, të nderuara motra që jeni këtu, e di se pritni shumë nga ne dhe nuk di a do të jemi në gjendje t’ua kthejmë hakun, për gjithë atë që keni bërë për ne. Por, unë mund t’ju premtoj se do të punoj me gjithë fuqinë, që ta ndieni se ju jeni të vlefshme për ne. Prandaj, në këtë ditë që ju përket juve, t’i gëzohemi ardhmërisë dhe t’i gëzohemi shpresës”, vijoi Presidenti Pacolli.
Shoqata “Thirrjet e Nënave” ka ndarë mirënjohje për Presidentin Behgjet Pacolli. “Gjithmonë kam qenë dhe do të jem afër jush, më ka lidhur e shkuara, më lidh e tanishmja, dhe sigurisht do të më lidh edhe e ardhmja. I di sakrificat e juaja, i kam të njohura të gjitha. E di se keni vuajtur. Por, ne do të mundohemi që ta ndajmë këtë dhimbje së bashku”
Më tej Presidenti Pacolli theksoi se e gëzon fakti se sot, nëpër institucionet e Kosovës së lirë, sheh motrat tona, të cilat kryejnë funksione të rëndësishme dhe dhashtë Perëndia që në të ardhmen të kemi edhe më tepër.
“Parlamenti i Kosovës ka një të tretën nga gjinia femërore. Ju jeni të përfaqësuara shumë bukur. Prej këtu ju dërgoj një mesazh deputeteve që të punojnë, të punojnë për kauzën tonë, të punojnë për një ardhmëri më të mirë, të punojnë edhe për juve. Ju meritoni që të jeni të përfaqësuara sa më mirë. Ne sot në Qeverinë e Kosovës kemi femra të cilat janë të përfaqësuara shumë mirë. Kemi zëvendëskryeministre, shefe të departamenteve të ndryshme, zonja që punojnë për shoqërinë kosovare. Jam i bindur se nuk është e rastit që ato zonja janë aty. Ato do të dinë të punojnë edhe për shoqërinë kosovare, por posaçërisht për ju. Ju tani, në këtë ditë, gjeni një moment dhe gëzohuni. Është dita juaj. Sado qoftë simbolik, ky tubim këtu të jetë një moment, një shkas që të festojmë së bashku”, tha ndër të tjera në fjalën e tij Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli.
“Kosovarët dinë ta duan nënën e tyre, motrat e tyre, dinë t’i respektojnë ato. Por, kjo nuk mjafton. Duhet edhe shumë punë që t’u kthehet haku juve”
Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, me rastin e 7 Marsit, Ditës së Mësuesit, priti një grup të arsimtarëve dhe të veteranëve të arsimit.
Në një bisedë të gjatë dhe miqësore, Presidenti Pacolli i uroi mysafirët e tij për Ditën e Mësuesit, i falënderoi ata për kontributin e madh që kanë dhënë dhe po japin për arsimin në Kosovë në kohët më të vështira, si dhe u dëshiroi shëndet të mirë e shumë fat.
Në një bisedë të gjatë dhe miqësore, për Ditën e Mësuesit, i falënderoi ata për kontributin e madh që kanë dhënë dhe po japin për arsimin në Kosovë në kohët më të vështira, si dhe u dëshiroi shëndet të mirë e shumë fat.
“Unë kisha nderin të kaloj disa çaste me edukatorët tanë, mësuesit tanë, me njerëzit të cilët unë shumë i vlerësoj, me njerëz që kanë vlera, me njerëz që kanë kontribuar dhe kontributi i tyre vazhdon të jetë shumë i rëndësishëm për Kosovën. Nuk kam pasur mundësi që t’i takoj të gjithë ata që i takojnë kësaj kategorie, por simbolikisht pata nderin t’i kaloj disa çaste të bukura, duke ndërruar mendime të ndryshme dhe duke u frymëzuar edhe më tepër që të punojmë për shoqërinë tonë”, tha Presidenti Pacolli pas takimit, duke shtuar se shoqëria jonë ka nevojë të ecë përpara, ka nevojë për ndihmë, ka nevojë për këshilla.
Duke folur në emër të arsimtarëve dhe veteranëve të arsimit, profesori dhe shkrimtari Ramiz Kelmendi u shpreh: “E ndjeva veten jashtëzakonisht të nderuar. Lum ai shtet e lum ai pushtet i cili nderon arsimtarët e vet”.
Ndërsa mësuesja Sofije Kllokoqi, që ka qenë arsimtare e Presidentit Pacolli, evokoi kujtime nga ajo kohë dhe u shpreh shumë e gëzuar që nxënësi i saj ka arritur kaq shumë suksese dhe është bërë President i vendit.
Pas takimi para mediave duke folur në emër të arsimtarëve dhe veteranëve të arsimit, profesori dhe shkrimtari Ramiz Kelmendi u shpreh: “E ndjeva veten jashtëzakonisht të nderuar. Lum ai shtet e lum ai pushtet i cili nderon arsimtarët e vet”.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij dhe komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler, qëndroi për vizitë në pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht në pikat kufitare 1 dhe 31, në Zubin Potok dhe Leposaviq.
Gjatë vizitës, Presidenti u njoh me gjendjen në këtë pjesë të vendit, ndërsa gjatë takimit me policët kufitarë dhe me doganierët, ai u njoh me punën e tyre dhe qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në këto dy pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.
Presidenti Pacolli u shpreh i shqetësuar përgjithësisht me gjendjen në këtë pjesë të vendit, ku nga aktivitetet e paligjshme ekonomike dëmtohet në masë të madhe buxheti i vendit, ndërsa popullata, si ajo serbe, si ajo shqiptare, që jetojnë në këtë pjesë, mbahen peng nga strukturat e pakontrolluara dhe që veprojnë jashtë ligjit.
I shoqëruar nga bashkëpunëtorët e mij dhe komandantin e KFOR-it, gjeneralin Erhard Buhler, qëndrova për vizitë në pjesën veriore të Kosovës, përkatësisht në pikat kufitare 1 dhe 31, në Zubin Potok dhe Leposaviq.U njoha me gjendjen në këtë pjesë të vendit, ndërsa gjatë takimit me policët kufitarë dhe me doganierët, u njoha me punën e tyre dhe qarkullimin e njerëzve dhe mallrave në këto dy pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.U shpreha i shqetësuar përgjithësisht me gjendjen në këtë pjesë të vendit, ku nga aktivitetet e paligjshme ekonomike dëmtohet në masë të madhe buxheti i vendit, ndërsa popullata, si ajo serbe, si ajo shqiptare, që jetojnë në këtë pjesë, mbahen peng nga strukturat e pakontrolluara dhe që veprojnë jashtë ligjit.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, në ditën e dytë të manifestimeve për shënimin e 13-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bëri sot homazhe para varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve të tjerë në varrezat e Prekazit.
Në një deklaratë bërë më këtë rast, Presidenti Pacolli theksoi se Prekazi është vendi ku u vulos pavarësia e Kosovës.
Me bashkëpuntorë në ditën e dytë të manifestimeve për shënimin e 13-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bëra homazhe para varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve të tjerë në varrezat e Prekazit.Duke vendosur kurora lulesh para varrit të Hamëz Jasharit dhe të rënëve të tjerë në Prekaz.
“Prekazi është një vend që i bashkon të gjithë shqiptarët nga Kosova, nga të gjitha trojet dhe nga diaspora. Këtu u vulos pavarësia e Kosovës, të cilën ne e gëzojmë sot. Lavdi këtyre dëshmorëve dhe gjithë dëshmorëve të tjerë të rënë në luftën për liri. U qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, theksoi Presidenti Pacolli.
Presidenti Pacolli vizitoi edhe kullen e familjes ku u prit nga Rifat Jashari dhe anëtarët e tjerë të familjes. Në një bisedë të ngrohtë dhe miqësore, Rifat Jashari e falënderoi Presidentin Pacolli për vizitën dhe kujdesin ndaj familjes së tyre.
Vizitova edhe kullën e familjes Jashari ku u prita nga Baca Rifat. Biseda ishte e ngrohtë dhe miqësore.Çmova lart sakrificën e familjes Jashari, e cila ka dhënë kaq shumë për pavarësinë dhe shtetin e Kosovës.
Gjatë qëndrimit në Prekaz, Presidenti Pacolli vendosi kurora lulesh edhe para lapidarit të Salë e Hamit Jasharit, duke nderuar kujtimin e tyre dhe të rënëve të tjerë për liri.
Presidenti Pacolli me bashkëpunëtorët, në Prekaz, gjithashtu vizitoi familjen e Habib Jasharit, e cila gjatë luftës ka qenë e strehuar te familjarët e Presidentit Pacolli.
Vendosa kurora lulesh edhe para lapidarit të Salë e Hamit Jasharit, duke nderuar kujtimin e tyre dhe të rënëve të tjerë për liri. Në Prekaz, gjithashtu vizitoi familjen e Habib Jasharit, e cila gjatë luftës ka qenë e strehuar te familjarët e mi.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli mori pjesë sot në manifestimin qendror të shënimit të 13-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari.
Fillimisht, Presidenti Pacolli vizitoi Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ku ai, i shoqëruar nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Sylejman Selimi, parakaloi para Gardës së FSK-së.
I shoqëruar nga komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Sylejman Selimi, duke parakaluar para Gardës së FSK-së.
Më pas, ai u prit në një takim nga ministri i Forcës së Sigurisë, Agim Çeku dhe bashkëpunëtorët e tij. Ministri Çeku e njoftoi Presidentin Pacolli me të arritura e Forcës së Sigurisë, në rrugëtimin drejt përmbushjes së Kapaciteteve të Plota Operacionale, gjithnjë me synimin që kjo forcë, me ndihmën e KFOR-it dhe ushtrive mike, të mbërrijë sa më parë nivelin profesional të ushtrive moderne.
Nga ana e tij, Presidenti Pacolli, i cili është edhe komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës, ofroi gjithë mbështetjen e tij në zhvillimin e kësaj force.
Në një takim me ministrin e Forcës së Sigurisë, Agim Çeku dhe bashkëpunëtorët e tij.
Ai lavdëroi punën e bërë nga pjesëtarët e FSK-së në të gjitha angazhimet e tyre, si dhe u shpreh se do të punohet që pjesëtarët e FSK-së, qoftë edhe në mënyrë simbolike, të jenë pjesë e misioneve të ndryshme ndërkombëtare, në shërbim të paqes në botë.
Pas takimit, Presidenti Pacolli mori pjesë në manifestimin qendror të shënimit të 13-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, organizuar në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku ishin të pranishëm edhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ministra të kabinetit qeveritar të Kosovës, përfaqësues të institucioneve të ndryshme, përfaqësues diplomatikë të akredituar në vendin tonë, udhëheqës të KFOR-it, si dhe qytetarë të shumtë, të ardhur për të përcjellë këtë ceremoni që shënon fillimin e manifestimit treditor në shënim të përvjetorit të rënies së komandantit Adem Jashari dhe luftës heroike të familjes Jashari.
I shoqëruar nga Baca Rifat dhe kryeministri Thaçi parakaluam para ushtarëve të rreshtuar të FSK-së.Parakalova para Gardës së FSK-së në manifestimin qendror të shënimit të 13-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari.Në manifestimin qendror të shënimit të 13-vjetorit të rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari, organizuar në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ku ishin të pranishëm edhe kryeministri Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, ministra të kabinetit qeveritar të Kosovës, përfaqësues të institucioneve të ndryshme, përfaqësues diplomatikë të akredituar në vendin tonë, udhëheqës të KFOR-it.
Me këtë rast, Presidenti Pacolli mbajti një fjalim, të cilin po e japim në vijim:
E nderuar Familje Jashari, i nderuari Baci Rifat, të nderuar invalidë dhe veteranë të luftës,I nderuari kryeministër i Kosovës, Hashim Thaçi, i nderuari kryetar i Kuvendit, Jakup Krasniqi, i nderuari Ministër i FSK-së, gjeneral Agim Çeku, Të nderuar oficerë, kadetë, të FSK-së, i nderuar komandant i KFOR-it, të nderuar përfaqësues diplomatikë, të nderuar të shoqërisë civile, përfaqësues të konfesioneve të Kosovës, të nderuar të pranishëm, jam i prekur dhe i nderuar njëkohësisht që të marrë pjesë në përkujtimin e Epopesë së ndritur të luftës çlirimtare të Kosovës. Ndihem shumë i vlerësuar që, bashkë me ju, po kujtojmë heronjtë e kësaj lufte, që sakrifikuan jetën, gjëja më e shtrenjtë që Perëndia i jep njeriut, për çlirimin e vendit dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.
Po ashtu, jam thellë i emocionuar që, së bashku me ju, po përkulemi me respekt para familjes heroike të Jasharëve, shembullit më të ndritur të kësaj epopeje. Në zemrat tona i mbajmë edhe familjet e tjera të dëshmorëve që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.Të nderuar të pranishëm,Jeta e një shteti të ri ka nevojë për simbole të forta. Rreth tyre formësohet ndërgjegjja kombëtare, inspirimet e gjeneratës së re. Ato shërbejnë si pika referimi për bazat, për klasën politike. Simbol i lirisë sonë, komandanti legjendar Adem Jashari dhe heronjtë e tjerë, Zahir Pajaziti, Luan e Shkëlzen Haradinaj, Agim Ramadani, Fehmi e Xhevë Lladrovci dhe gjithë dëshmorët e tjerë të kombit, kanë vendosur themelet e shtetit tonë, sikur themelet e legjendës së Rozafatit.
Themelet e shtetësisë sonë janë të forta falë gjakut të këtyre simboleve. Falë këtij gjaku, falë ndihmës së miqve tanë perëndimorë, ku sot dua të veçojë, për një arsye të kuptueshme, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe vendet e Bashkimit Evropian, ne përmbyllëm me sukses ndërmarrjen e lirisë dhe pavarësisë tonë. Tash duhet të përkryejmë ndërtimin e shtetit tonë, ndërtimin e një shteti që garanton të drejtat për të gjithë banorët dhe qytetarët e tij.Ne kemi arritur suksese të mëdha në ndërtimin e shtëpisë tonë të përbashkët, me themel të shëndosha, kemi ndërtuar institucionet, infrastrukturën, kemi rritur numrin e njohjeve, kemi përmirësuar situatën ekonomike dhe po mundohemi t’i japim perspektivë jetës së qytetarëve të Kosovës. Vepra e heronjve është aty, ajo flet, është e gjallë për ta kujtuar se më shumë duhet të bëjmë në të ardhmen.
Në fjalen time para të pranishmëve thash: Vepra e heronjve është aty, ajo flet, është e gjallë.
Gjurmët e luftës së ndritshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjenden kudo në sipërfaqen e Republikës tonë dhe ne s’mundemi t’i harrojmë ata asnjëherë.Në procesin e ndërtimit të shtetësisë tonë, ne arritëm të ngrisim një institucion profesional të mbrojtjes së lirisë, siç janë Forcat e Sigurisë të Kosovës. Ajo është trashëgimtarja e drejtpërdrejtë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe e Trupave Mbrojtëse të Kosovës, ajo është një forcë e re me histori të lavdishme.
Ne ia arritëm së bashku me miqtë tanë të NATO-s dhe të KFOR-it, të pranishëm këtu në terrenet tona, të ndërtojmë mbi 90 për të strukturës moderne të FSK-së. Mirëpo kjo nuk mjafton, ne do ta ndërtojmë atë edhe më tutje.Përkrahja e miqve tanë është garanci për të ardhmen e sigurisë, është besim për punën e përkushtimin tuaj si forcë e dëshmuar e lirisë deh pavarësisë së Kosovës. Ne kemi besim se miqtë tanë, duke vlerësuar profesionalizmin tuaj, do të konsiderojnë pozitivisht kërkesën tonë që ju, në të ardhmen, të jeni pjesë e misioneve të ndryshme ndërkombëtare, të misioneve paqeruajtëse, dhe unë personalisht, me të gjitha institucionet e Kosovës, do të angazhohem që ju të renditeni aty ku janë të renditura forcat e shoqërive të civilizuara.
Një prani e juaj, qoftë edhe simbolike, është vepër e afirmimit të shtetit të Kosovës dhe është dëshmi e përkushtimit tonë për vlerat më të mira të qytetërimit perëndimor. Kosova është vend tërësisht evropian, ndaj ne do të punojmë vazhdimisht në konsolidimin e shtetësisë sonë, në integrimin e vendit në institucionet euroatlantike. Roli i juaj është shumë i rëndësishëm, për këto integrime.Të dashur ushtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës,Kontributi juaj është kontribut për të ardhmen e ndritur të vendit tonë, të Kosovës tonë të dashur.
Ajo është themeluar mbi veprën e shkëlqyer të pararendësve të luftës çlirimtare të popullit tonë. Kjo luftë i tregoi mbarë botës se ideali i lirisë nuk vdes kurrë në viset tona, i tregoi botës së pema e lirisë ndër ne është gjithmonë e gjelbër dhe nuk thahet kurrë, ajo është e ujitur me gjakun e dëshmorëve tanë. Ndaj sot me lejoni që, duke ju nderuar juve, të përkujtojmë edhe njëherë ata që u sakrifikuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë. U qoftë i lehtë dheu të gjithë atyre që u flijuan për këtë liri dhe pavarësi.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot në takim legjendën e futbollit, z. Franc Beckenbauer, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, me të cilin zhvilloi një bisedë të gjatë dhe miqësore.
Në takim ishte i pranishëm edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Qeverinë e Kosovës, Memli Krasniqi. Presidenti Pacolli e falënderoi z. Beckenbauer për vizitën në Kosovë, ku ai është i njohur si legjendë e futbollit gjerman dhe botëror, por edhe si një përkrahës i madh i sportit dhe sportistëve kosovarë.
Ai kërkoi nga legjenda Beckenbauer që të bëjë çka do që është në mundësitë e tij që të ndihmojë në ndërkombëtarizimin e sportit të Kosovës, sidomos të futbollit, për ta bërë futbollin e Kosovës pjesë të UEFA-s dhe të FIFA-s.
Shtrëngim duarsh me legjendën e futbollit, z. Franc Beckenbauer, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, duke i dëshiruar mirëseardhje në Kosovë.
“Vendi ynë, Kosova, ka fat të madh që ka një popull me një rini të shëndoshë e të talentuar si potencialin më të fuqishëm të saj. Të rinjtë tanë kanë dëshmuar aftësi të rralla çdoherë kur u është dhënë mundësia dhe hapësira e veprimit, sidomos në aktivitete sportive”, tha Presidenti Pacolli, duke përkujtuar se Kosova ka një popullatë të re dhe të mrekullueshme, ku mbi 50 për qind e qytetarëve janë nën moshën 25 vjeçare.
“Sporti nuk njeh dallime politike. Sporti nuk njeh urrejtje, sporti nuk njeh politika. Kosova duhet të përfaqësohet si shtet dhe të jetë pjesë e aktiviteteve sportive ndërkombëtare, në të gjitha disiplinat. Kosova e meriton këtë, rinia e Kosovës e meriton këtë, sportistët e Kosovës e meritojnë këtë”, shtoi Presidenti Pacolli.
E falënderova z. Beckenbauer për vizitën në Kosovë, ku ai është i njohur si legjendë e futbollit gjerman dhe botëror, por edhe si një përkrahës i madh i sportit dhe sportistëve kosovarë. Gjatë takimit me legjenden gjermane të futbollit Franc Beckenbauer, në presidencen e Republikës së Kosovës.
Unë dua t’i garantoj qytetarët e Kosovës, se do të vazhdoj të jem shumë i përkushtuar që sporti i Kosovës të zhvillohet me hapa të shpejtë për të marrë pjesë në kompeticione ndërkombëtare, ku me dinjitet do të përfaqësohet edhe Kosova. Do të punoj ngushtë me gjithë përfaqësuesit institucional të Kosovës që janë kompetent për avancimin e sportit në Kosovë, në mënyrë që sporti i Kosovës të avancohet, sporti i Kosovës të njihet për atë që meriton, sporti i Kosovës të jetë pjesë e organizatave ndërkombëtare, tha Presidenti Pacolli.
“Sporti është imazhi i një vendi. Ne duam ta ngrisim imazhin tonë. Kemi shansin këtë ta ngrisim me rininë e Kosovës, me njerëzit e Kosovës, me sportin e Kosovës. Mos harroni se Kosova e ka këtë potencial. Ne sot, me të rinjtë tanë, me sportistët tanë, kemi ngritur flamujt e shumë shteteve anembanë botës dhe ka ardhur koha që të ngrisim flamurin e shtetit tonë, flamurin e Kosovës”, tha Presidenti Pacolli.
Pas takimit dolëm para mediave në konference për shtyp së bashku me legjenden gjermane të futbollit Franc Beckenbauer.
Ai gjithashtu përmendi një varg sportistësh shqiptarë, shumë të suksesshëm në botë, sidomos në sferën e futbollit, me të cilët krenohet Kosova, por edhe shtetet në të cilat ata i zhvillojnë aktivitetet e tyre.
“Ne meritojmë një shans për të qenë pjesë e integruar e aktiviteteve ndërkombëtare sportive. E meritojmë këtë, sepse historikisht e kemi dëshmuar. Kemi dëshmuar atëherë kur populli ynë përjetonte tragjedi të madhe, e dëshmojmë edhe tani. Sportistët e Kosovës nuk duhet të jenë të vetmuar dhe kërkojmë ndihmën e madhe nga miqtë e Kosovës, kërkojmë ndihmën e madhe nga miqtë e sportit, kërkojmë ndihmën nga njerëzit e paqes. Sporti nuk njeh diskriminime, sporti nuk është i politizuar, sporti nuk njeh hidhërime dhe sporti është një krijues i paqes. Z.Beckenbauer është një njeri i paqes dhe ne i drejtohemi atij që t’i ndihmojë Kosovës, të ndihmojë sportin e Kosovës”, tha ndër të tjera Presidenti Pacolli.
Pas takimit dolëm para mediave në konference për shtyp së bashku me legjenden gjermane të futbollit Franc Beckenbauer.
Nga ana e tij, z. Franc Beckenbauer, pasi ka uruar Presidentin Pacolli për zgjedhjen në detyrën e tij në krye të vendit, ka thënë se ndihet i nderuar që viziton Kosovën, për herë të parë. Ai tha se nuk është një politikan por një sportist dhe që është i njoftuar me zhvillimet në Kosovë në të kaluarën dhe në të tashmen.
Ndërlidhur me kërkesën për anëtarësimin e Federatës së Futbollit të Kosovës në FIFA, z.Beckenbauer theksoi se në një takim të kësaj organizate, është vendosur që çështja të kalojë për trajtim së pari në UEFA, ndërsa nga ana e tij ai do të bëjë gjithë çka është e mundshme që të ndihmojë sportin e Kosovës që të ecë përpara drejt ndërkombëtarizimit.
Duke i dorëzuar dekoratën Ambasador Nderi i Kosovës, legjendës së futbollit gjerman, Franc Beckenbauer.
Presidenti Pacolli ka dekoruar legjendën e futbollit gjerman, Franc Beckenbauer me çmimin Ambasador Nderi i Kosovës.
Ky është çmimi i parë që z.Pacolli e jep si President i Kosovës. Çmimi Ambasador nderi i jepet z. Beckenbauer për kontributin që ai ka dhënë dhe që do të vazhdojë ta japë për integrimin e futbollit kosovar në UEFA dhe në FIFA.
Gjithashtu, Presidenti Pacolli ka shtruar një drekë për nder të vizitës së z.Beckenbauer, në të cilën kanë qenë të pranishëm ambasadorë të huaj të akredituar në Kosovë, përfaqësues të Qeverisë dhe përfaqësues të Federatës së Futbollit të Kosovës e federatave të tjera.