Category: Lajme

  • Presidenti Behgjet Pacolli priti ambasadoren e Turqisë, Songul Ozan

    Presidenti Behgjet Pacolli priti ambasadoren e Turqisë, Songul Ozan

    Prishtinë, 28 shkurt 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot në një takim ambasadoren e Republikës së Turqisë në vendin tonë, zonjën Songul Ozan, e cila e uroi për detyrën e re si dhe i dorëzoi urimin që Presidentit Pacolli ia ka dërguar Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl.

    Pasi theksoi se Kosova dhe Turqia janë dy vende mike dhe me marrëdhënie shumë të mira mes veti, Presidenti Pacolli falënderoi ambasadoren Ozan për punën e saj dhe kontributin e çmueshëm dhe në vazhdimësi të Turqisë për vendin tonë.

    Kontributi i madh i Turqisë gjatë periudhës së shtetbërjes së Kosovës ka qenë i një rëndësie të veçantë dhe shumë të madhe.

    Ai gjithashtu përkujtoi faktin se Turqia ka qenë ndër shtetet e para që e ka njohur Republikën e Kosovës, si dhe ka kontribuuar dhe vazhdon të kontribuojë në sigurimin e njohjeve të reja për vendin tonë.Presidenti Pacolli theksoi se Kosova duhet të mësojë sa më shumë nga eksperiencat e Turqisë, ndërsa një theks të veçantë e vuri te bashkëpunimi ekonomik mes të dy vendeve, bashkëpunim ky që duhet të intensifikohet, duke krijuar mundësi më të mëdha për investime të investitorëve nga Turqia në Kosovë.

    “Do të hapim dyert edhe më shumë për biznesin turk. Jemi një vend i vogël, vend në tranzicion, që ka nevojë për këshilla, për ndihmë logjistike, pasi Turqia ka një traditë të gjatë të shtetbërjes”, theksoi Presidenti Pacolli.

    Nga ana e saj, Ambasadorja Ozan, pasi përkujtoi lidhjet shumë të forta dhe bashkëpunimin shumë të mirë mes Turqisë dhe Kosovës, u shpreh se këto lidhje dhe ky bashkëpunim do të vazhdojnë dhe do të thellohen edhe më tutje, duke qenë edhe një faktor i rëndësishëm i zhvillimit dhe stabilitetit në rajon.

    Në takim me ambasadoren e Republikës së Turqisë në vendin tonë, zonjën Songul Ozan, e cila më uroi për detyrën e re si dhe më dorëzoi urimin që ka dërguar Presidenti i Turqisë, Abdullah Gyl.

    “E mbështesim pavarësinë dhe integritetin territorial të Kosovës dhe synimin e saj për integrime euroatlantike”, theksoi Ambasadorja Ozan.

    Duke folur për përkrahjen që Turqia i jep Kosovës, Ambasadorja Ozan tha se kjo përkrahje përfshin të gjitha fushat, që nga prezenca e ushtarëve turq në Kosovë, prezenca e policëve në kuadër të misionit ndërkombëtar këtu, si dhe në shumë sfera të tjera.

    “Institucionet e Turqisë janë të gatshme që të japin të gjithë eksperiencën e tyre për zhvillimin e Republikës së Kosovës”, tha Ambasadorja Ozan.

    Duke përkujtuar se ndërmarrje të fuqishme të Turqisë janë prezentë në Kosovë, si në ndërtimin e autostradës Vërmicë-Merdar, në Aeroportin e Prishtinës e të tjera, Ambasadorja Ozan theksoi biznesmenët e vendit të saj janë shumë të interesuar që të investojnë në Kosovë. 

  • Presidenti Pacolli u takua me Ambasadorin e Italisë, Michael Giffoni

    Presidenti Pacolli u takua me Ambasadorin e Italisë, Michael Giffoni

    Prishtinë, 28 shkurt 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli u takua sot edhe me ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tonë, Michael Giffoni.

    Presidenti Pacolli e falënderoi Ambasadorin Giffoni për kontributin e tij dhe angazhimin në vendin për një kohë të gjatë, si dhe për urimet që Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano i ka përcjellë atij me rastin e zgjedhjes president i Kosovës.

    Në takim me ambasadorin e Republikës së Italisë në vendin tonë, Michael Giffoni.

    Gjithashtu, Presidenti Pacolli përkujtoi ndihmën e madhe dhe të vazhdueshme të shtetit italian për Kosovën, qoftë me prezencën në Kosovë në kuadër të trupave të KFOR-it dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare, qoftë në format e tjera të përkrahjes së vendit tonë drejt anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare dhe në rrugën e integrimit në institucionet euroatlantike.

    Nga ana e tij, Ambasadori Gifoni shprehu edhe një herë përkushtimin e vendit të tij për t’u gjendur pranë qytetarëve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, për t’i mbështetur ato në të gjitha proceset drejt hapjes së perspektivës së integrimeve euroatlantike.

    Bashkëpunimi ekonomik dhe krijimi i ambientit sa më të mirë për investimeve për bizneset italiane në vendin tonë ishte gjithashtu një temë e rëndësishme e diskutimit, në ç’drejtim të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se në këtë fushë ka shumë mundësi të shkëmbit të përvojave dhe të rritjes së bashkëpunimit.

  • Presidenti Pacolli u takua me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Islam Lauka

    Presidenti Pacolli u takua me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Islam Lauka

    Prishtinë, 28 shkurt 2011 –

    Në një takim të gjatë dhe të përzemërt, Ambasadori Lauka përgëzoi Presidentin Pacolli për zgjedhjen në detyrën e re, si dhe i përcolli urimet e udhëheqësve më të lartë shtetërorë të Republikës së Shqipërisë.

    Ambasadori Lauka përsëriti edhe një herë gatishmërinë e Shqipërisë për t’i ndihmuar Kosovës në proceset për konsolidimin e demokracisë, në proceset integruese euroatlantike, si dhe konfirmoi qëndrimin e institucioneve të vendit që përfaqëson për vazhdimin dhe zgjerimin edhe më tej të marrëdhënieve të shkëlqyera që dy vendet tona kanë në të gjitha fushat.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli u takua me ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në vendin tonë, Islam Lauka.

    Ai gjithashtu tha se Shqipëria dëshiron që Kosova të jetë një shtet i fortë dhe stabil, në të mirë të marrëdhënieve mes dy vendeve dhe stabilitetit në rajon në përgjithësi.

    z.Lauka vlerësoi si një të arritur shumë të madhe krijimin e institucioneve të reja të Republikës së Kosovës, të cilat i presin një varg sfidash në të ardhmen.

    Presidenti Behgjet Pacolli theksoi në takim se qëllimi ynë i përbashkët është që të jemi sa më unikë në bashkëpunimin në të gjitha fushat dhe në rrugëtimin e përbashkët drejt shtëpisë së madhe evropiane.

    Ai gjithashtu shprehu falënderimet e tij për Shqipërinë, për përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë dhe po i jep popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

    Presidenti Pacolli dhe ambasadori Lauka diskutuan edhe përpjekjet e përbashkëta për sigurimin e një numri sa më të madh të njohjeve të shtetit të Kosovës, për shkëmbimin e vizitave bilaterale në nivel më të lartë, krijimin e lehtësive dhe shtimin e intensitetit në bashkëpunimin ekonomik dhe një varg çështjesh me interes për të dy vendet.

  • Presidenti Behgjet Pacolli heq dorë nga paga, ua jep atë familjeve skamnore

    Presidenti Behgjet Pacolli heq dorë nga paga, ua jep atë familjeve skamnore

    Prishtinë, 27 shkurt 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë një vizite bërë dy familjeve në gjendje të rëndë materiale, njëra në Prishtinë e tjetra në fshatin Pojatishtë të Ferizajt, ka bërë të ditur se ai nuk do të marrë pagën e tij nga buxheti i Kosovës, por atë do t’ua japë familjeve në gjendje të rëndë materiale.

    Familja e Naim Bunjakut, në rrugën “Mustafë Hoxha” në Prishtinë dhe familja e Shaban Avdylit në fshatin Pojatishtë të Ferizajt e kanë pritur sot në vizitë Presidentin Pacolli, i cili ua ka kumtuar lajmin se ka vendosur që, për periudhën prej një viti, pagën që i takon nga buxheti i Kosovës si President i vendit ta ndajë proporcionalisht për këto dy familje dhe për tetë familje të tjera në gjendje të rëndë sociale.

    Një të dhjetën e pagës sime mujore do t’ua lë dhe paga ime mujore do të shkojë në të ardhmen për dhjetë familje.

    Pas vizitës në familjen e Naim Bunjakut, Presidenti Pacolli u shpreh se e di se në Kosovë ka shumë familje që e kanë të njëjtin fat.

    “Sot isha këtu që t’i inkurajoj që të mos humbin shpresën. Kosova është duke bërë çdo gjë që të ketë një rritje ekonomike, që të krijohen mundësi të reja për këto familje që kanë nevojë për mbështetje. Një të dhjetën e pagës sime mujore do t’ua lë dhe paga ime mujore do të shkojë në të ardhmen për dhjetë familje. Ajo do të ndahet proporcionalisht dhe një prej familjeve është edhe kjo familje. Këto janë mundësitë e mia. Unë nuk mund të marrë para prej institucioneve që t’i ndajë. Ato janë para që paguhen për punën time dhe unë do t’i ndajë ato”, theksoi Presidenti Pacolli.

    Nga ana e tij, kryefamiljari Naim Bunjaku falënderoi Presidentin Pacolli për vizitën dhe për ndihmën dedikuar familjes së tij.

    Unë sigurisht do të bëjë çdo gjë, ndoshta nganjëherë unë do të dal edhe jashtë kufijve që parashohin punën time, në mënyrë që t’u dalë në ndihmë qytetarëve, të jem në anën e qytetarëve.

    Ndërsa, duke folur pas vizitës në familjen e Shaban Avdylit në fshatin Pojatishtë të Ferizajt, Presidenti Pacolli tha se do të shfrytëzojë çdo mundësi të tijën që t’ju ndihmoj këtyre familjeve.

    “Unë sot prej kësaj familjeje shkoj jashtëzakonisht i hidhëruar me gjendjen e tyre. Më dhimbsen. Shpirti po më dhemb. Unë atë çfarë mundem ta bëjë, do ta bëjë për këto familje.

    Unë nuk do të marrë të ardhura prej buxhetit të Kosovës, ato të ardhura do t’ua ndajë proporcionalisht familjeve, por ajo do të jetë aq pak sa që nuk do të ndërrojë situatën në Kosovë.

    Në familjen e Shaban Avdylit në fshatin Pojatishtë të Ferizajt, Presidenti Pacolli tha se do të shfrytëzojë çdo mundësi të tijën që t’ju ndihmoj këtyre familjeve.

    Situata në Kosovë duhet të ndërrohet me punë të sinqertë, me punë natë dhe ditë. Jemi në vonesë. Ne duhet të ngrihemi ekonomikisht, të krijojmë mundësi të reja për njerëzit, për familjet, për arsye se situata është alarmante dhe t’ju them se jam shumë, shumë i hidhëruar sot”, tha Presidenti Pacolli.

    “Unë sigurisht do të bëjë çdo gjë, ndoshta nganjëherë unë do të dal edhe jashtë kufijve që parashohin punën time, në mënyrë që t’u dalë në ndihmë qytetarëve, të jem në anën e qytetarëve, të jem sensibilizues i rritjes ekonomike dhe i punës së sinqertë. Prandaj, prej këtu lansoj një mesazh për çdokënd që ka mundësi t’u ndihmojë bashkatdhetarëve të vet. Lansoj këtë mesazh edhe për institucionet e Kosovës, për përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës, që të punojnë me dinjitet, me sinqeritet, të punojnë mirë, të punojnë me vullnet të mirë që sa më parë Kosovës t’ia ndërrojnë këtë situatë që e ka tani”, tha Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli.

    Unë sot prej kësaj familjeje shkoj jashtëzakonisht i hidhëruar me gjendjen e tyre. Më dhimbsen. Shpirti po më dhemb. Unë atë çfarë mundem ta bëjë, do ta bëjë për këto familje.
  • Presidenti Pacolli vizitoi pjesën veriore të Mitrovicës

    Presidenti Pacolli vizitoi pjesën veriore të Mitrovicës

    Mitrovicë, 26 shkurt 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli qëndroi sot për vizitë në Mitrovicë. I shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe bashkëpunëtorët e tij, Presidenti Pacolli kaloi në këmbë urën, e cila që nga paslufta është kthyer në një simbol të ndarjes së qytetit, vizitoi zonën e njohur si “Tre Rrokaqiejt” pjesën veriore të Mitrovicës, si dhe qëndroi për një kohë në shtëpinë e Ministrit Bajram Rexhepi në Suhadoll.

    Vizita e Presidentit Behgjet Pacolli është vizita e parë e një presidenti të Kosovë në këtë pjesë të qytetit.

    Banorët shqiptarë e kanë përcjellë vizitën dhe e kanë përcjellë atë me duartrokitje. Ata gjithashtu i kanë paraqitur problemet dhe hallet që kanë Presidentit Pacolli, i cili është ndalur në rrugë për të bashkëbiseduar me ta.

    I shoqëruar nga ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe bashkëpunëtorët e tij, Presidenti Pacolli kaloi në këmbë urën, e cila që nga paslufta është kthyer në një simbol të ndarjes së qytetit, vizitoi zonën e njohur si “Tre Rrokaqiejt” pjesën veriore të Mitrovicës.

    “Jeni pjesë e halleve tona. Ndjejeni veten gjithmonë qytetarë të barabartë të Republikës së Kosovës. Të gjitha bandat, kriminelët, që e pengojnë jetën normale në këtë anë ne do t’i luftojmë me vendosmëri. Ju them se në të ardhmen, askush nuk guxon ta çojë gishtin drejt asnjë banori, pa marrë parasysh i cilës etni është. Ju jeni pjesë e Kosovës dhe keni gjithë mbështetjen dhe përkushtimin e institucioneve të Kosovës”, theksoi Presidenti Pacolli gjatë një bashkëbisedimi me banorët e zonës së “Tre Rrokaqiejve”.

    Ndërsa, duke folur para gazetarëve, Presidenti Pacolli u shpreh: “Ishim edhe në këtë anë të Kosovës, këtë anë të lumit, pasi që për mua nuk ekziston termi veri apo jug, ekzistojnë vetëm termat gjeografike dhe jo politikë dhe administrativë”.

    Para gazetarëve thash se ishim në këtë anë që pak a shumë t’i përkrahim banorët e kësaj ane, pa marrë parasysh kujt i përkasin, cilës fe apo kombësi i përkasin, t’u tregojmë se janë pjesë përbërëse e Kosovës.

    “Ishim në këtë anë që pak a shumë t’i përkrahim banorët e kësaj ane, pa marrë parasysh kujt i përkasin, cilës fe apo kombësi i përkasin, t’u tregojmë se janë pjesë përbërëse e Kosovës, janë qytetarë të Kosovës, të ndihen mirë dhe t’u themi se edhe këtu mbretëron ligji dhe jemi të përkushtuar t’ua përmirësojmë jetën këtyre qytetarëve edhe në këtë anë”, theksoi Presidenti Pacolli.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi lavdëroi përkushtimin e Presidentit që qysh në fillim të mandatit të vizitojë këtë pjesë të Kosovës.

    Edhe z.Rexhepi theksoi se termet pjesa veriore dhe jugore e qytetit janë terme gjeografike në kokat e disa njerëzve por “gradualisht, me një punë të përbashkët, krejt territori i Kosovës do të jetë unik, do të vlejnë ligjet e Kosovës”.

    Më tej, ministri Rexhepi shpjegoi idetë e Presidentit Pacolli për këtë pjesë të qytetit, që përfshijnë sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik.

    “Në rend të parë sundimi i rendit dhe ligjit dhe zhvillimi ekonomik dhe këto do të jenë si synime strategjike në të ardhmen që të bëhet integrimi i mirëfilltë edhe i qytetarëve, jo vetëm integrimi administrativ”, theksoi ministri Rexhepi.

    Në vijim, Presidenti Pacolli u përgjigj në pyetjet e gazetarëve. I pyetur nëse në bisedimet me Serbinë a do të flitet për çështjen e kësaj pjese të Kosovës, Presidenti Pacolli u përgjigj:

    “Sot është një ditë shumë e bukur, flasim për hallet e qytetarëve të Mitrovicës. Grupi për bisedime është në formim e sipër dhe ata kanë agjendën e vet, një agjendë e mbështetur nga miqtë tanë ndërkombëtarë, nga Qeveria e Kosovës dhe normalisht edhe nga Presidenca dhe t’i lëmë që ata të veprojnë me agjendën e vet”.

    Për mua ishte hera e parë si president i Kosovës që ta kaloj urën, përpara unë kam kaluar këtë urë dhe po ju premtoj se edhe shumë herë të tjera ne do të vijmë në këtë pjesë të Kosovës.

    “Unë po ju premtoj se në këtë mandat, në mandatin pesëvjeçar, bashkë me njerëzit e Qeverisë së Kosovës, bashkë me njerëzit e Kosovës, njerëzit që ia duan të mirën Kosovës, e duan Kosovën, ne edhe në këtë anë do të kthejmë rendin dhe ligjin. Ligji do të jetë mbi të gjithë dhe kjo pjesë, qytetarët e kësaj pjese, do të ndihen si pjesë plotësisht përbërëse e Kosovës”.

    Ndërsa i pyetur cila është ndjenja e tij, duke qenë Presidenti i parë që kalon Urën e Ibrit në këmbë dhe vjen në këtë pjesë, Presidenti Pacolli u përgjigj:

    “Për mua ishte hera e parë si president i Kosovës që ta kaloj urën, përpara unë kam kaluar këtë urë dhe po ju premtoj se edhe shumë herë të tjera ne do të vijmë në këtë pjesë të Kosovës. Këta qytetarë këtu e meritojnë këtë dhe ne do të jemi pjesë e halleve të këtyre qytetarëve këtu”.

  • Presidentit i Turqisë Abdullah Gyl uroi Presidentin Behgjet Pacolli

    Presidentit i Turqisë Abdullah Gyl uroi Presidentin Behgjet Pacolli

    Prishtinë, 25 shkurt 2011 –

    Presidenti i Republikës së Turqisë, Abdullah Gyl i dërgoi një mesazh urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, me rastin e zgjedhjes së tij në detyrën e re.

    Në mesazh thuhet:“I nderuar President,Në emër të popullit turk dhe në emrin tim personal, Ekselencën e Juaj e përgëzoj përzemërsisht për zgjedhjen në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës.Kam bindjen se bashkëpunimi ynë, i cili krahas vëllazërisë dhe miqësisë historike mes vendeve tona, është i rëndësishëm edhe për paqen dhe stabilitetin në Ballkan, me angazhimet tuaja të çmueshme do të zhvillohet edhe më tutje.

    Turqia do të vazhdojë ta mbështesë orientimin euroatlantik të Kosovës, si dhe pavarësinë e saj dhe integritetin territorial, që është më se i nevojshëm për stabilitetin dhe paqen në rajon.

    Në kuadër të përpjekjeve tuaja për t’ia lënë gjeneratave të ardhshme një Kosovë shumetnike, shumëkulturore, demokratike, të fuqishme dhe të prosperuar, dhe e cila bazohet në mbizotërimin e ligjit, populli turk do të vazhdojë të jetë pranë popullit të Kosovës.

    Me këtë rast, i përsëris urimet më të mira për shëndetin dhe lumturinë personale të Shkëlqesisë suaj dhe për prosperitetin dhe mirëqenien e popullit mik dhe vëlla të Kosovës”. Abdullah Gyl, President i Republikës së Turqisë.

  • Presidenti Pacolli takoi ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj

    Presidenti Pacolli takoi ministrin e Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj

    Prishtinë, 25 shkurt 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli zhvilloi sot një takim me ministrin e punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në të cilin u diskutua për angazhimin dhe koordinimin e punës së këtyre dy institucioneve kyçe të politikës së jashtme të vendit, me theks të veçantë në aktivitetin për sigurimin e njohjeve të reja të shtetit tonë.

    Duke folur pas takimit, Presidenti Pacolli theksoi se e inkurajon fakti që kemi një ministër të diplomacisë një njeri, i cili me shumë dinjitet, me shumë profesionalizëm dhe me shumë vullnet do të kryejë funksionin e diplomatit të vërtetë.

    Në takim me ministrin e punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj.

    “Unë mund të them se kemi pasur një bisedë konstruktive, jemi dakorduar për veprimet tona. Kemi shumë punë për të bërë në fushën diplomatike dhe që nga sot kemi biseduar që t’i koordinojmë gjërat dhe së bashku të punojmë dhe t’i sjellim Kosovës sa më tepër njohje, sa më tepër respekt nga miqtë tanë të jashtëm dhe Kosovën ta çojmë me hapa sa më të shpejtë drejt inkuadrimeve globale”, theksoi Presidenti Pacolli.

    Ndërsa ministri Enver Hoxhaj pas takimit theksoi: “Kishim një takim të parë dhe me karakter pune me Presidentin e Kosovës, me z. Pacolli. Sipas Kushtetutës së Republikës së Kosovës, politika e jashtme udhëhiqet nga presidenti i vendit dhe ne u dakorduam që ta hartojmë një plan të përbashkët të punës, një agjendë dinamike, agresive e cila do t’i sjellë Kosovës sa më shumë njohje, e cila do ta përfaqësojë, prezantojë dhe promovojë shtetin e Kosovës në botë”.

    Së shpejti – shtoi ai –  do të dalim në formë publike me këtë plan të punës dhe ky plan i punës do të jetë plan i punës i Qeverisë së Republikës së Kosovës.“z. Pacolli në të kaluarën ka dhënë një kontribut shumë të madh që Kosovës t’i sigurojë sa më shumë njohje, ka një profil i cili i siguron një prezantim të fuqishëm të shtetit tonë.

    Prandaj, edhe qëllimi i takimit ishte që unë si ministër i punëve të Jashtme me Presidentin të bisedojmë për atë se në çfarë drejtimi të lëvizim gjatë javëve të ardhshme në vijim, dhe sigurisht që më pak do të jemi të pranishëm në Kosovë dhe më shumë do të lëvizim në pjesë të tjera të botës me qëllim që Republika e Kosovës të jetë e pranishme në çdo pjesë të botës”, theksoi ministri Enver Hoxhaj.

  • Presidentit Pacolli vazhdojë t’i mbërrijnë urime për zgjedhjen në detyrën e re

    Presidentit Pacolli vazhdojë t’i mbërrijnë urime për zgjedhjen në detyrën e re

    Prishtinë, 25 shkurt 2011 –

    Presidentit të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli vazhdojnë t’i arrijnë urime pas zgjedhjes së tij në krye të shtetit të Kosovës.

    Ministri për Evropë i Mbretërisë së Bashkuar, David Lidington, në një mesazh urimi shprehet: “E përshëndes formimin e koalicionit të ri Qeveritar në Kosovë dhe zgjedhjen e Presidentit. Ky është një moment i rëndësishëm historik për Kosovën,  pas festimit të tretë të përvjetorit të pavarësisë.

    Mbretëria e Bashkuar mbetet një mbështetës i fuqishëm i integrimeve Euro-Atlantike të Kosovës dhe mbështet plotësisht përcaktimin e Qeverisë së re që t’i zhvillojë më tej lidhjet e Kosovës me Unionin Evropian.

    Me padurim presim të punojmë me Qeverinë në detyrat e rëndësishme që do të vijnë, në veçanti fuqizimin e sundimit të ligjit, ndërtimin e rritjes së qëndrueshme ekonomike dhe vazhdimin e decentralizimit të shërbimeve për komunitetet vendore.

    Unë gjithashtu e mirëpres angazhimin e fuqishëm të Kosovës në dialogun e ndihmuar nga BE-ja në mes të Prishtinës dhe Beogradit, që do të promovojë bashkëpunim, do të ofrojë hapa praktikë që të përmirësojë jetën e njerëzve dhe të arrijë përparim në rrugën drejt Evropës”.

    Ndërsa, Osnat Lubrani, koordinator i UNDP-së i përcjell urimet në emër të agjencive zhvilluese të Unionit Evropian që veprojnë në Kosovë.

    “Si koordinator Zhvillues i Kombeve të Bashkuara, unë dëshiroj ta ripohoj angazhimin e fortë të agjencive të KB që t’i mbështesim përpjekjet Tuaja dhe të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës në drejtimin e Kosovës në një rrugë që dërgon në stabilitet dhe prosperitet.

    Jemi të vetëdijshëm që së bashku me të arritura të rëndësishme që janë parë në vitet e fundit, ende mbetet punë serioze për t’u bërë për ta avancuar agjendën zhvilluese të Kosovës në përputhje me aspiratat e saj drejt integrimit evropiane. Ne ju urojmë suksese në trajtimin e sfidave që shtrihen përpara, dhe jemi të gatshëm që sipas nevojës ta ndajmë me Ju përvojën dhe ekspertizën tonë. Në partneritet të ngushtë  me qeverinë, shoqërinë civile dhe anëtarët e tjerë të komunitetit ndërkombëtar, ne presim që të bashkëpunojmë me Ju, për mirëqenien e popullit të Kosovës”, thekson në urim Osnat Lubrani.

     
    Presidenti Pacolli ka marrë edhe një varg urimesh të tjera nga drejtues partish e institucionesh të ndryshme, si dhe nga shumë miq të Kosovës e qytetarë të shumtë të vendit.

  • Presidenti Pacolli priti ambasadorin e Republikës së Gjermanisë në Kosovë, Hans Dieter-Steinbah

    Presidenti Pacolli priti ambasadorin e Republikës së Gjermanisë në Kosovë, Hans Dieter-Steinbah

    Prishtinë, 25 shkurt 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot në takim ambasadorin e Republikës së Gjermanisë në Kosovë, Hans Dieter-Steinbah, i cili i përcolli z.Pacolli urimet e tij dhe të shtetit gjerman për zgjedhjen në postin e presidentit të vendit.

    Ambasadori Steinbah tha se Gjermania e ka përkrahur në vazhdimësi Republikën e Kosovës, në të gjitha periudhat dhe do të vazhdojë ta përkrahë edhe në vazhdim.

    Ai u fokusua në ndihmën që ka dhënë Gjermania në planin e lobimit për njohjen e shtetit të Kosovës, për anëtarësimin në Bankën Botërore dhe në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe theksoi se Gjermania do të vazhdojë aktivitetin e saj për të siguruar njohje të reja për Kosovën, si dhe për integrimin e saj sa më të shpejtë në institucionet ndërkombëtare.

    Në zyren presidenciale të Republikës së Kosovës, në takim prita ambasadorin e Republikës së Gjermanisë në Kosovë, Hans Dieter-Steinbah.

    Ai gjithashtu theksoi se Kosova dhe Gjermania kanë shumë fusha në të cilat do ta shtrijnë bashkëpunimin e tyre, ndërsa bashkëpunimi në planin ekonomik është një nga më të rëndësishmit, krahas bashkëpunimit dhe përkrahjes që Gjermania do t’i ofrojë Kosovës në fushat e tjera me interes.

    Duke u ndërlidhur tek dialogu i paralajmëruar mes Prishtinës e Beogradit, ambasadori Steinbah theksoi edhe një herë qëndrimin se statusi i Kosovës dhe integriteti i saj territorial nuk do të jenë tema që do të diskutohen, duke përkujtuar se këtë deklaratë e ka bërë edhe ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Westerwelle, gjatë një vizite më herët në Kosovë.

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli e ka vlerësuar lart angazhimin e ambasadorit Steinbah dhe bashkëpunimin e tij me institucionet e Republikës së Kosovës. Ai gjithashtu çmoi lart përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë për Kosovën, duke shtuar se kjo përkrahje ka qenë dhe është me një interes të veçantë për institucionet dhe popullin e Kosovës, i cili ka çka të mësojë shumë nga eksperienca gjermane.

    Presidenti Pacolli vlerësoi angazhimin e Gjermanisë për ndihmë në lobimin për njohje të reja të Republikës së Kosovës, si dhe në rrugën e integrimeve euroatlantike. Njëkohësisht, ai tha se Kosova dhe Gjermania kanë hapësira të mëdha bashkëpunimi, në të gjitha fushat, bashkëpunim ky që duhet të shkojë gjithnjë e më shumë kah intensifikimi dhe zgjerimi i tij. 

  • Presidenti Pacolli priti shefin e EULEX-it, z. Xavier Bout de Marnhac

    Presidenti Pacolli priti shefin e EULEX-it, z. Xavier Bout de Marnhac

    Prishtinë, 25 shkurt 2011 –

    Presidenti i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli priti sot në takim shefin e EULEX-it, z. Xavier Bout de Marnhac, me të cilin zhvilloi një bisedë të gjatë dhe miqësore. Z.De Marnhac e uroi Presidentin Pacolli për zgjedhjen në detyrën e re dhe i ofroi gjithë bashkëpunimin e misionit që ai drejton.

    Edhe Presidenti Pacolli nga ana e tij çmoi lart rolin dhe punën e EULEX-ut dhe shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës për bashkëpunim me këtë mision. Në një konferencë për media, pas takimit, Presidenti Behgjet Pacolli tha se do të vazhdohet me bashkëpunimin që ka qenë dhe në të ardhmen do të intensifikohet edhe më shumë.

    Në konference për media me shefin e EULEX-it, z. Xavier Bout de Marnhac.

    “Kjo ishte vizita e radhës, një vizitë që z. De Marnhac i bëri Presidencës të Kosovës, presidentit të ri të Kosovës. Biseduam për rolin e tij personal dhe rolin e EULEX-it në Kosovë. Konkluduam se bashkëpunimi duhet të jetë intensiv. Problemet janë evidente dhe mund të trajtohen vetëm nëse ato njihen dhe për këtë jemi dakord me z. De Marnhac që të bashkëpunojmë dhe një bashkëpunim që ka qenë do të jetë në të ardhmen edhe më intensiv”, tha Behgjet Pacolli.

    Ndërsa, shefi i EULEX-it, z. Xavier Bout de Marnhac u shpreh: “Kisha kënaqësinë sot të bëjë një vizitë tek Presidenti Pacolli. Kam ardhur këtu t’ju siguroj që EULEX-i është i dedikuar të promovojë sundimin e ligjit në Kosovë dhe që jemi ngushtë të lidhur në fushën e politikës, sidomos t’i mbështesim institucionet e Kosovës  në fushës e sundimit të ligjit”.