Category: Lajme

  • Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Dr. Mahmoud T. Kombone

    Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Dr. Mahmoud T. Kombone

    Pragë, 17 janar 2025 –

    Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, zhvilloi një takim miqësor me Ministrin e Punëve të Jashtme të Tanzanisë, Dr. Mahmoud T. Kombone, në Pragë, Republika Çeke.

    Gjatë këtij takimi, u theksua rëndësia e marrëdhënieve të forta ndërmjet Kosovës dhe Tanzanisë, një vend me ndikim të madh në Afrikën Lindore. Tanzania e njohu pavarësinë e Kosovës në vitin 2011, duke treguar kurajë dhe parimësi përballë presioneve të shumta nga fqinjët tanë veriorë dhe aleatët e tyre. Qëndrimi i saj i palëkundur ndaj njohjes së Kosovës është një shembull i qartë i mbështetjes miqësore ndërkombëtare.

    Presidenti Pacolli dhe ministri Kombone diskutuan për mundësitë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, duke përfshirë fushat e ekonomisë, diplomacisë dhe shkëmbimeve kulturore. Këto hapa janë të domosdoshëm për të siguruar që marrëdhëniet tona të avancojnë dhe të sjellin përfitime të ndërsjella për të dyja palët.

    Ky takim shënon një angazhim të vazhdueshëm të AKR-së dhe presidentit Pacolli për të zgjeruar rrjetin ndërkombëtar të mbështetësve të Kosovës dhe për të promovuar interesat e vendit tonë në arenën globale.

    Ne foto Zv.kryeministri Pacolli me presidentin e Tanzanise z.Jakaya KIKWETE dhe me ministrin e puneve te jashtme dhe bashkepunimit nderkombtar te Tanzanise z.Bernard MEMBE, gjatë vitit 2013.
    Një foto e zëvendëskryeministrit Pacolli e bërë me lidershipin e Tanzanisë vite më parë gjatë lobimit në këtë shtet rreth njohjes së Republikës së Kosovës.

    Aleanca Kosova e Re do të vazhdojë të punojë për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës dhe thellimin e miqësive me vendet që kanë mbështetur pavarësinë tonë.

  • Një mbrëmje e jashtëzakonshme në Mar-a-Lago: Takimi me liderët Globalë në festën e rizgjedhjes së Presidentit Trump

    Një mbrëmje e jashtëzakonshme në Mar-a-Lago: Takimi me liderët Globalë në festën e rizgjedhjes së Presidentit Trump

    Florida – 6 nëntor 2024 –

    Në Mar a Lago në Florida, duke u futur në ambientet ku po festohet në zgjedhjen e Donald Trump si President i 47-të i SHBA. Ecja në këto ambiente madhështor dhe të zbukuruar me shumë stil klasik, të jep vetëbesim.

    Mbrëmja në Mar-a-Lago në Florida ishte një spektakël i vërtetë, i mbushur me një entuziazëm të papërshkrueshëm, kur presidenti i sapozgjedhur Donald Trump festonte fitoren e tij madhështore për një mandat të ri. Ai tani do të jetë presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me një diferencë të madhe e ka lënë prapa kandidaten e demokratëve, Kamala Harris.

    Si i ftuar në këtë ngjarje historike, më përshkoi një ndjenjë krenarie dhe privilegji – të isha pjesë e një mbrëmjeje që kremtonte jo vetëm suksesin politik të një miku të madh të shqiptarëve, por edhe të Shteteve të Bashkuara si shteti më i fuqishëm dhe me ndikim në botë.

    Në foto me Presidentin e posazgjehdur të SHBA-së, Donald Trump, duke festuar pasi ai mori një fitore të merituar karshi Kama Harris. Unë isha i ftuar special në Mar-a-Lago, një vend me dekor të zbukuruar me detaje të arta dhe të kuqe, që japin një atmosferë madhështore dhe festive.

    Takimi me Trump ishte i ngrohtë dhe miqësor, dhe biseda jonë mbajti gjallë temën e bashkëpunimit të palëkundur dhe ndihmës që ai u ka ofruar shqiptarëve.

    Atmosfera ishte magjike, e mbushur me personalitete të njohura nga fusha të ndryshme. Ndërsa shëtisja nëpër ambientet elegante të resortit, ndesha disa nga figurat më të shquara të botës – ndër ta Robert F. Kennedy dhe Elon Musk, personalitete që kanë dhënë kontributin e tyre për të formësuar botën që njohim sot.

    Robert F. Kennedy Jr., i cili është djali i Robert F. Kennedy. Ai është një avokat, aktivist dhe një nga zërat më të njohur për çështje të mjedisit dhe për shëndet publik në SHBA. Në këto zgjedhje të vitit 2024, ai ishte i njohur edhe për fushatën e tij si kandidat i pavarur për President të SHBA-së.

    Në mesin e një mjedisi festiv ku diskutoheshin tema nga teknologjia deri te çështjet globale të sigurisë dhe ekonomisë, ndjeva se po ndaja hapësirë me njerëz që ndajnë një vizion për botën – për një të ardhme të ndërtuar mbi vlera të forta dhe inovacion.

    Në këtë foto shfaqet një moment i veçantë dhe miqësor në takimin me Elon Musk gjatë festimit të zgjedhjes president i SHBA-së të Donald Trump. Ky takim për mua është një çast i çmuar në të cilin si dy personalitete të fuqishme po shkëmbejmë mendime dhe po vendosim bazat për bashkëpunime të mundshme në të ardhmen.

    Kjo mbrëmje në Mar-a-Lago ishte një moment i rrallë ku lidhjet përforcoheshin, dhe mendjet e shkëlqyera shkëmbenin ide në mes të këtij entuziazmi të papërmbajtshëm.

  • Në New Yorku, për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës me takime kyçe me liderët Botërorë

    Në New Yorku, për të forcuar pozicionin ndërkombëtar të Kosovës me takime kyçe me liderët Botërorë

    New York – Shtator 2024 –

    Në kuadër të përpjekjeve për promovimin e Kosovës dhe avancimin e marrëdhënieve ndërkombëtare, po qëndroj në New York, ku po zhvillojë një seri takimesh të rëndësishme me liderë botërorë.

    Në ditën e parë takova mikun tim, Presidentin e Kenias, William Ruto, me të cilin diskutova për forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve, duke avancuar marrëdhëniet në një nivel më të lartë.

    Që nga ardhja president, Ruto, ka marr vendime duke njohur pasaportat e Republikës së Kosovës, dhe këtë vitë për gjithë qytetarër e Kosovës që duan të vizitojnë Kenian, nuk do të kenë nevoj të pajisen me viza. Këto vendime erdhen pas 3-4 vizitave që i kam bërë presidentit Ruto.

    Me presidentin e Kenias, William Ruto, shtrënguam duarte çka simbolizon një bashkëpunim të ri dhe një angazhim për zhvillim të përbashkët dhe mbështetje reciproke në skenën ndërkombëtare.

    Në New York gjithashtu zhvillova një takim të frytshëm me Kryeministrin e Irakut, Muhammed Shia al Sudani, ku ramë dakord për një vizitë timen në Bagdad në fillim të tetorit, me qëllim të forcimit të lidhjeve diplomatike dhe ekonomike.

    Kryeministri, Shia al-Sudani, është një lider që përfaqëson një gjeneratë të re politikanësh në Irak, të përkushtuar për të rikthyer stabilitetin dhe rritjen ekonomike pas dekadave të konflikteve dhe paqëndrueshmërisë.

    Me Kryeministrin e Irakut, Muhammed Shia al Sudani, shprehum përkushtimin për të forcuar marrëdhëniet midis vendeve tona.

    Takimi i radhës në New York ishte me Presidentin e Republikës së Togos, Faure Gnassingbé, me të cilin kam një histori të gjatë bashkëpunimi.

    Gjatë diskutimeve, u hodh poshtë çdo pretendim për tërheqje të njohjes së Kosovës nga Togo, dhe u riafirmua mbështetja e ndërsjellë mes dy vendeve. Presidentit Gnassingbé, i’a kujtova se themelet e miqësisë Kosovë – Togo, janë qysh nga periudha kur ishte President babai i tij, Gnassingbé Eyadéma, i cili ishte president për 38 vjet deri në vdekjen e tij.

    Unë u zotova se epilogu i këtij bashkëpunimi do të jetë pozitiv për vendet që përfaqësojm. Këto takime janë dëshmi e angazhimit tim të vazhdueshëm në arenën ndërkombëtare, me qëllim të avancimit të Kosovës si një shtet sovran dhe të integruar në komunitetin ndërkombëtar.

    Takimi i radhës në New York ishte me Presidentin e Republikës së Togos, Faure Gnassingbé, me të cilin kam një histori të gjatë bashkëpunimi.

    Gjatë qëndrimit tim në New York për takime zyrtare, ishte një kënaqësi dhe krenari e veçantë të përjetoja momentin kur një makinë policie që patrullonte nëpër Park Avenue ndali dhe dy policë dolën nga makina, duke më thirrur në emër dhe duke më përshëndetur me një ngrohtësi patriotike.

    Njëri ishte nga Deçani, ndërsa tjetri nga Shkodra. Ky moment i bukur e theksoi lidhjen e fortë që kemi me diasporën dhe forcën e identitetit tonë kombëtar. Përveç diskutimeve dhe marrëveshjeve zyrtare, këto takime me njerëzit e zakonshëm janë ato që më japin më shumë motivim për të vazhduar punën time për të promovuar Kosovën në skenën ndërkombëtare.

    Kjo është ajo që e bën këtë përvojë të paharrueshme dhe na kujton rëndësinë e çdo takimi, qofshin ato formale apo jo.

    Në ditën e tretë në Nju Jork, herët në mëngjes takova Ministrin e Punëve të Jashtme të Gambisë, mikun tim të vjetër Mahmadou Tangara. Në këtë takim theksuam rëndësin e vazhdimit të mbështetjes së Gambisë për njohjen dhe avancimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare. Kjo përfshin përpjekjet për të siguruar më shumë njohje diplomatike dhe bashkëpunim ekonomik dhe strategjik mes dy vendeve.

    Mahmadou Tangara, është një diplomat me përvojë të gjatë, që ka shërbyer në pozita kyçe për vendin e tij. Ai ka qenë një mbështetës i palëkundur i Kosovës në arenën ndërkombëtare. Gjatë karrierës së tij, Tangara ka punuar për të forcuar marrëdhëniet e Gambisë me vendet e tjera, dhe është njohur për rolin e tij aktiv në organizata ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara.

    Në aspektin e mbështetjes së Kosovës, Gambia ka qenë ndër vendet që ka njohur pavarësinë e saj më 7 dhjetor 2010, duke qenë një aleat i vazhdueshëm në rritjen e legjitimitetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    Gjatë takimeve ndërkombëtare dhe diplomatike, Mahmadou Tangara ka përforcuar këtë mbështetje, duke e promovuar Kosovën si një shtet të pavarur dhe sovran. Për këtë i shpreha mirënjohje të thell.

    Në margjinat e këtij eventi, kisha mundësinë të takojë shumë liderë afrikanë, miq të mi, duke forcuar lidhjet diplomatike në Afrikë, kontinent që luan një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimet globale. Një nga takimet kryesore të ditës ishte ai me znj. Amina Mohammed, Zëvendës Sekretare e Kombeve të Bashkuara, një nga figurat më të fuqishme në organizatën ndërkombëtare.

    Isha i ftuar të jem pjesë në eventin “Unstoppable Africa” të organizuar nga znj. Mohammed, një platformë që promovon zhvillimin dhe mundësitë e investimeve në Afrikë. Ky event mblodhi liderë nga e gjithë bota për të diskutuar strategjitë që do të ndihmojnë në avancimin ekonomik dhe politik të kontinentit afrikan.

    Amina shërben në këtë post që nga viti 2017, duke punuar ngushtë me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres. Ajo ka qenë këshilltare speciale për Zhvillim Post-2015 në Kombet e Bashkuara, duke luajtur një rol kyç në krijimin e Agjendës 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, e cila përfshin qëllimet globale për luftimin e varfërisë, pabarazisë dhe ndryshimeve klimatike.

    E njohur për aftësinë e saj për të bashkëpunuar me liderë nga sektori publik dhe privat, ajo është një zë i fuqishëm për vendet në zhvillim, veçanërisht për Afrikën. “Unstoppable Africa”, një nga nismat e saj të fundit, synon të nxisë zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin e kontinentit afrikan, duke krijuar një platformë për investime dhe partneritete ndërkombëtare.

    Gjithashtu, zhvillova një takim me Ministrin për Investime të Jashtme të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Hassan Al Suwaidi, ku u diskutuan mundësitë për bashkëpunime ekonomike dhe investime strategjike në Kosovë dhe rajon.

    Eshtë me rëndësi të theksohet se Mohamed Hassan Al Suwaidi u emërua për të drejtuar Ministrinë e sapokrijuar, e cila fokusohet në tërheqjen e investimeve të huaja direkte (FDI) në Emiratet e Bashkuara Arabe. Kjo ministri luan një rol kyç në rritjen e konkurrencës së vendit duke promovuar politika miqësore ndaj investimeve, duke krijuar plane strategjike dhe duke mbështetur sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

    Diçka që në qeverinë e ardhshme të Republikës së Kosovës do të ishte ideale të themelohej një dikaster i tillë çka do të formësonte vizionin ekonomik të Republikës sonë dhe do të siguronte që Prishtina të mbetet një qendër kryesore financiare në Ballkan.

    Në pasdite, takova dhe Kryeministrin shqipëtarë, Edi Rama, për një konsultim që lidhet me çështjet rajonale dhe rolin e përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës në promovimin e stabilitetit dhe zhvillimit të Ballkanit Perëndimor.

    Në darkë së bashku me mikun tim, kryeministrin shqiptarë Edi Rama, dhe bashkëpuntorin tim, Jetlir Zyberaj.

    Në mbrëmje, presidenti pati një darkë me familjarët e ish-presidentit Donald Trump, duke mbajtur marrëdhëniet e ngushta me miqtë dhe figurat e njohura politike të SHBA-së.

  • Ish-Presidenti Pacolli nga Samiti i Romës, uron Talat Xhaferin për postin e kryeministrit në RMV

    Ish-Presidenti Pacolli nga Samiti i Romës, uron Talat Xhaferin për postin e kryeministrit në RMV

    Romë, 30 janar 2024 –

    Zgjedhja e Talat Xheferin ne krye të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë është mirëpritur edhe jashta kufijve të kësaj republike ish-Jugosllave.

    Një urim i shkon kryeministrit Xhaferi nga Roma, respektivisht nga ish-shefi i diplomacisë kosovare, z.Behgjet Pacolli, i cili po merr pjesë në samitin Afro-Italian.

    “I nderuar kryeministër Xhaferi, pranoni urimet tona në krye të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore. Zgjedhja e juaj në krye të qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut është historike. Nominimi i juaj në këtë post jo vetëm se na bën krenar, por është edhe një rikonfirmim se tashmë shqiptarët në ballkan ditë e sa vie po dëshmohen se janë faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit në rajon..” thuhet në fillim të urimit që z.Pacolli përmes gezetës zvicerane në shqip “Le Canton27.ch” i ka dërguar kryeministrit Xhaferi.

    Njëkohësisht, sipas Pacollit, “Zgjedhja e një shqiptari në krye të Qeverisë së RMV flet për një vend me përspektivë pro evropiane dhe se popujt në ballkan, dinë dhe munden të bashkëpunojnë në mënyrë harmonike, ndëretnike duke i kontribuar dhe avancuar bashkarisht paqes dhe stabilitetit në rajon..”

    “Evropa kështu na pranon, të bashkuar dhe në harmoni. Zgjedhja e Xhaferit në krye të Qeverisë së RMV-së të mbetet model dhe shembull për vendet diktatoriale dhe ato që diskriminojnë popujt tjerë..” thuhet në fund të urimit të z.Pacolli dërguar kryeministrit të ri dhe të tretë shqiptarë në Ballkan, Talat Xhaferi.

  • Mabetex inauguron kompleksin “Ayan Zalat” në Mongoli

    Mabetex inauguron kompleksin “Ayan Zalat” në Mongoli

    Ulan Bator, 10 shtator 2025 –

    Një vizion i kthyer në realitet në zemër të Ulaanbaatarit.

    Në kryeqytetin e Mongolisë, Ulan Bator – “vendi i qiellit blu” – Mabetex ka përuruar kompleksin madhështor “Ayan Zalat”, një qendër hoteliere, turistike, kulturore dhe rezidenciale, të vetme në llojin e saj. Ky projekt është dëshmi e përkushtimit dhe profesionalizmit të stafit të kompanisë sonë, që jo vetëm realizon vepra të mëdha arkitektonike, por ngre lart edhe flamurin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

    Falënderim i veçantë i shkon familjes së nderuar Nymtashir, për besimin e dhënë dhe bashkëpunimin e frytshëm.

    Një kënd i veçantë i Swiss Diamond Hotel & Ayan Zalat, ku fasada e jashtme zbukurohet me Një kënd i veçantë i Swiss Diamond Hotel & Ayan Zalat, ku fasada e jashtme zbukurohet me fotografi artistike që pasqyrojnë historinë, miqësinë dhe bashkëpunimet e çmuara të ndërtuara përgjatë viteve.artistike që pasqyrojnë historinë, miqësinë dhe bashkëpunimet e çmuara të ndërtuara përgjatë viteve.
    “Pamje e jashtme e Swiss Diamond Hotel & Ayan Zalat, një oazë urbane e ndërtuar mes natyrës së virgjër të Mongolisë, vetëm pak minuta larg qendrës së Ulan Batorit.”

    Mongolia – një vend unik mes traditës dhe modernitetit.

    Mongolia është një vend i pasur me histori dhe kulturë të lashtë, toka legjendare e Genghis Khan dhe vendlindja e nomadëve të lidhur ngushtë me natyrën. Stepave të pafundme, shkretëtirave të Gobi-t, maleve të ashpra dhe liqeneve të kristalta u bashkohen qytetet moderne që po zhvillohen me hapa të shpejtë.

    Kryeqyteti Ulan Bator është një qendër kontrastesh, ku tempujt e lashtë budistë ndërthuren me rrokaqiejt modernë dhe ndërtesat neoklasike, duke e bërë qytetin një destinacion të jashtëzakonshëm për biznes, kulturë dhe turizëm. Pikërisht në këtë mjedis unik, lindi vizioni për ndërtimin e Swiss Diamond Hotel & Ayan Zalat.

    Moment i veçantë gjatë inaugurimit, ku krahas flamujve ndërkombëtarë, valëviten krenarisht flamuri i Kosovës, flamuri i Shqipërisë dhe flamuri i Mabetex – simbol i unitetit, punës dhe përfaqësimit të denjë në botë.
    Njëra nga dhomat dhe suitat e mysafirëve, e punuar me porosi nga artizanët ekspertë me orendi italiane, dizajn bashkëkohor, duke përdorur materiale dhe pëlhura të shkëlqyera duke i kushtuar vëmendje të madhe çdo detaji.
    Kjo është pamja prej njërës nga dhomat e Hotelit SWISSDIAMONT HOTEL & Ayan Zalaat e ndërtuar dhe punuar me përkushtim nga Swiss Diamond Group.
    Njëra nga banjot e dhomave të hotelit SWISSDIAMONT HOTEL & Ayan Zalaat e ndërtuar dhe punuar me përkushtim nga Swiss Diamond Group.
    Holli i Hotelit SWISSDIAMONT HOTEL & Ayan Zalaat të cilin do ta hapim në fillim të marsit 2024 dhe tashmë ka marrë vlerësimin e lartë dhe është pjesë e “The Leading Hotels of the World.”
    Hapsirë relaksuese për klientët e hotelit SWISSDIAMONT HOTEL & Ayan Zalaat.

    Swiss Diamond Hotel & Ayan Zalat – Oaza urbane e Mongolisë

    I ndërtuar në një territor privat prej 13 hektarësh, i rrethuar nga një park i gjelbër i krijuar me bimësi vendase, hoteli shtrihet vetëm 6 km nga qendra e Ulan Batorit.

    Swiss Diamond Hotel & Ayan Zalat do të bëhet jo vetëm hoteli kryesor i kryeqytetit, por edhe një prej “The Leading Hotels of the World”, duke vendosur standarde të reja mikpritjeje dhe luksi në Mongoli.

    Arkitektura dhe dizajni

    • 2,500 m² hapësira të brendshme të ndërtuara për relaksim dhe harmoni.
    • Dhoma dhe suita të bollshme, me dizajn bashkëkohor dhe orendi italiane të punuara me mjeshtëri.
    • Kujdes i veçantë ndaj çdo detaji, duke krijuar një atmosferë elegante dhe të ngrohtë.

    Shërbimi në dhomë ofrohet 24 orë në ditë, duke e bërë eksperiencën edhe më të personalizuar.

    Wellness &

    Këtë hotel do ta hapim në fillim të marsit 2024 dhe tashmë ka marrë vlerësimin e lartë dhe është pjesë e “The Leading Hotels of the World.”
    Eksperiencat gastronomike do të jenë një kulm i vërtetë me katër restorantet e tij me tematikë, si ai italian, kinez, japonez, Steakhouse dhe salla e këndshme e mëngjesit me dritë natyrale, si dhe hapësira të tjera.
    Eksperiencat gastronomike do të jenë një kulm i vërtetë me katër restorantet e tij me tematikë, si ai italian, kinez, japonez, Steakhouse dhe salla e këndshme e mëngjesit me dritë natyrale, si dhe hapësira të tjera.
    Steakhouse & Grill 8 Ounce është e specializuar në mishrat e qëndrueshëm vendas dhe të importuar dhe prodhimet sezonale me burim direkt nga fermat lokale.
    Restoranti japonez Nipponian Room ofron kuzhinë tradicionale dhe të shijshme, duke përdorur përbërësit më të mirë dhe peshkun më të freskët.

    Restoranti Roma, ku ofrohet drekë gjatë gjithë ditës dhe ku jeton kuzhina tipike italiane. Shefat e kuzhinës në restorantin kinez të humbur në Kinë u japin përparësi produkteve dhe shijeve premium, duke përdorur një sërë teknikash, të tilla si zierja në avull dhe skuqja.

    Restoranti japonez Nipponian Room ofron kuzhinë tradicionale dhe të shijshme, duke përdorur përbërësit më të mirë dhe peshkun më të freskët.

    Steakhouse & Grill 8 Ounce është e specializuar në mishrat e qëndrueshëm vendas dhe të importuar dhe prodhimet sezonale me burim direkt nga fermat lokale.

    Menutë janë punë e shefit ekzekutiv, të aftë për të kombinuar ndikimet globale të kuzhinës me përbërësit më të mirë rajonalë.

    I qetë dhe relaksues. Frymëzuese dhe magjike. Ayan Zalaat Hotel and Spa është një vend i pamposhtur.
    Zona e lumtur e relaksimit dhe këndi i shëndetshëm do t’ju japin kohë për të pushuar dhe për të shijuar infuzione të ngrohta aromatike.

    Nëse dëshironi të darkoni në komoditetin e dhomës tuaj, hoteli ofron shërbim efikas në dhomë 24 orë me një menu të dedikuar. Smokey Room është bari i veçantë i purove të Hotel Ayan Zalaat me shërbim ekskluziv që ofron kokteje, aperitivë klasikë dhe një menu gustator puro. Për verërat e shkëlqyera dhe pijet alkoolike të botës Bodrumi i Verës është vendi ku duhet të jeni.

    I qetë dhe relaksues. Frymëzuese dhe magjike. Ayan Zalaat Hotel and Spa është një vend i pamposhtur për ngjarje sociale dhe korporative, nga mbledhjet e bordit te takimet, nga përvjetorët deri te ngjarjet e dasmave.

    I qetë dhe relaksues. Frymëzuese dhe magjike. Ayan Zalaat Hotel and Spa është një vend i pamposhtur për ngjarje sociale dhe korporative, nga mbledhjet e bordit te takimet.

    Mjedisi i harlisur ofron një mjedis magjepsës për çdo ngjarje. Nëse jeni këtu për biznes, ky është një vend i mrekullueshëm për planifikim krijues, strategji ose thjesht eksplorim të jashtëm dhe ndërtim ekipi.

    Ngjarjet sociale janë gjithashtu në shtëpi këtu: rezervoni sallën e ballit Zalaat për një martesë, një bashkim familjar, rezervoni përvjetorët tuaj në një nga restorantet tona dhe takoheni me miqtë rreth pishinës sonë të brendshme.

    Salla multifunksionale e Ballit Zalaat dhe 3 salla takimesh janë ideale për të mbajtur çdo lloj eventi me një kapacitet maksimal prej 150 personash.

    Hoteli Ayan Zalaat është shtëpia e Ayan SPA, një oaz paqeje prej 2,500 metrash katrorë, ku koha ndalon për t’i hapur rrugë relaksimit dhe meditimit.
    Klientëve të hotelit SWISSDIAMONT HOTEL & Ayan Zalaat i ofron një hapësirë unike për të shijuar çajin e ndryshëm natyrale.

    Qendra Wellness ofron katër dhoma private dhe një dhomë trajtimi për çifte të pajisura për trajtime të personalizuara, një pishinë luksoze panoramike, një pishinë të madhe hidromasazhi, një pishinë për fëmijë, një sauna e cila u lejon mysafirëve të kënaqen duke ndjekur përvojën e tyre.

    Zona e lumtur e relaksimit dhe këndi i shëndetshëm do t’ju japin kohë për të pushuar dhe për të shijuar infuzione të ngrohta aromatike, The Wellness & Gym ofron një hapësirë unike. Pajisjet e avancuara teknologjikisht dhe ekspertiza e trajnerëve personalë që hartojnë një program të përshtatur për çdo mysafir.

    Qendra Wellness ofron katër dhoma private dhe një dhomë trajtimi për çifte të pajisura për trajtime të personalizuara, një pishinë luksoze panoramike.
    Qendra Wellness ofron katër dhoma private dhe një dhomë trajtimi për çifte të pajisura për trajtime të personalizuara, një pishinë luksoze panoramike, një pishinë të madhe hidromasazhi, një pishinë për fëmijë, një sauna e cila u lejon mysafirëve të kënaqen duke ndjekur përvojën e tyre.
    Klientëve të hotelit SWISSDIAMONT HOTEL & Ayan Zalaat u ofron edhe kinemanë me ekran gjigant për të shikuar filma dhe dokumentar brenda hapsirës së Hotelit.
    Njëra nga dhomat dhe suitat e mysafirëve, e punuar me porosi nga artizanët ekspertë me orendi italiane, dizajn bashkëkohor, duke përdorur materiale dhe pëlhura të shkëlqyera duke i kushtuar vëmendje të madhe çdo detaji.
    Njëra nga dhomat dhe suitat e mysafirëve, e punuar me porosi nga artizanët ekspertë me orendi italiane, dizajn bashkëkohor, duke përdorur materiale dhe pëlhura të shkëlqyera duke i kushtuar vëmendje të madhe çdo detaji.
    Eksperiencat gastronomike do të jenë një kulm i vërtetë me katër restorantet e tij me tematikë, si ai italian, kinez, japonez, Steakhouse dhe salla e këndshme e mëngjesit me dritë natyrale, si dhe hapësira të tjera.

    Një arritje që tejkalon kufijtë.

    Me përurimin e këtij kompleksi të jashtëzakonshëm, Mabetex tregon edhe një herë kapacitetin e saj për të realizuar projekte madhore në çdo cep të botës. “Ayan Zalat” nuk është vetëm një hotel, por një destinacion që mishëron kulturën, historinë dhe mikpritjen moderne, duke e bërë Mongolinë një pikë referimi të re për turizmin dhe biznesin global.

    Ky është një sukses i përbashkët i vizionit, besimit dhe punës së palodhur të një ekipi profesionistësh që çdo ditë kontribuojnë në ngritjen e emrit të Mabetex dhe në përfaqësimin me dinjitet të Kosovës.

  • Projekte frymëzuese nga Albanica Home, cilësia garantohet nga emri i Behgjet Pacollit

    Projekte frymëzuese nga Albanica Home, cilësia garantohet nga emri i Behgjet Pacollit

    Prishtinë, tetor 2021 –

    Në fillim të kësaj jave, pata mundësinë të bashkohesha me ekipin e ndërtimit që udhëheq bashkëpuntori im Driton Gërbeshi (CEO i Albanica Homes), në kompaninë ndërtimore “Albanica”.

    Unë së bashku me Dirtonin kemi themeluar “Albanican Homes” të cilën e drejton Dritoni, ndërtime të bukura, bëhen edhe të fuqishme, kur ato e mbajnë vulën dhe garantojë cilësi në emrin tim, Behgjet Pacolli.

    Ky kombinim, ku unë jap idetë kurse Dritoni i merr dhe i implementon, ka funksionuar tash e dy dekada.

    Presidenti dhe themeluesi i kompanisë globale “Mabetex Group”, Behgjet Pacolli duke projektuar punëm dhe Driton Gërbeshi, (CEO i Albanica Homes), me entuziazem duke dëgjuar para se të implementojë atë çfarë u proejktua.

    Aktualisht me “Albanica Homes” ne po ndërtojmë rreth 2 milionë metra katrorë objekte. Në Kosovë, përfshirë Prishtinën, Gjilanin dhe Prizrenin, si dhe në Shqipëri në breg detin shqiptar.

    Në Shqipëri, Albanica e ka marrë përsipër ndërtimin e Green Coast-it, që tashmë është shndërruar në një destinacion të pashmangshëm për qindra – mijëra turistë të Kosovës.

    Presidenti dhe themeluesi i kompanisë globale “Mabetex Group”, Behgjet Pacolli dhe Driton Gërbeshi, (CEO i Albanica Homes), duke punuar ngusht me njëri – tjetrin në projektin e radhës të “Albanica Home”.

    Në Prishtinë, për një kohë të shkurtë “Albanica” e ka pushtuar tërësisht hapësirën që quhet Prishtina e Re, në Zonën Qendër. Ndërtimi që po ndodh në këtë kantier është i cilësisë të lartë, që garantohet me emrin tim.

    Kompania “Albanica Homes” së pari bën ekspertizë, ka mjete të punës, për ta ngritur në këmbë te veta një projekt si ai në Prishtinën e Re. Është e vështirë të imagjinohet një person më i mirë për të nisur një projekt se Dritoni.

    Në zyrat qendrore të “Albanica” në Prishtinë, presidenti i Mabetex Group, Behgjet Pacolli dhe Driton Gërbeshi, (CEO i Albanica Homes), me ekipen e tij duke prezantuar projektet e ardhshme presidentit.

    Albanica Homes me projektet kreative të planifikuara deri në detajet më të imëta, me eksperiencë nderkombëtare anë e kënd botës në projekte arkitektonike, paraqet një qasje të re dhe unike në atë se si do të duken hapësirat urbane në vendin tonë.

    Energjia e një shteti të ri në ndërtim ka shtyrë Driton bashkë me stafin e tij, që eksperiencën e tij shumë vjeçare internacionale ta fokusoj në dekadat e ardhshme në trojet shqiptare, duke ofruar standard të ri në ndërtim.

    Disa fjalë të Driton Gërbeshit për presidentin e Mabetex Group, Behgjet Pacolli.
    Në foto presidenti i Mabetex Group, Behgjet Pacolli dhe Driton Gërbeshi, (CEO i Albanica Homes), ndër vite nga bashkëpunimi i hershëm i tyre në Lugano dhe tani në Prishtinë.

    Dritoni ka vyrtyte të larta njerzore, ai është shumë mirënjohes pasi e kam dëgjuar Dritonin tek thotë me krenari të potencon se e tërë krijimtaria e tij, qysh nga fillimet e hershme në Lugano të Zvicrës, është mbështetur dhe zhvilluar nga emri i Behgjet Pacollit.

    Ai me mburrje thotë:

    “Kam pasur fatin më të madh që qasjen në punë, profesionalizmin dhe edukatën e kam pranuar dhe mësuar nga z. Behgjet Pacolli. Ky suport, edhe sot e kësaj dite me jep shtytje dhe motivim që të realizojme projekte të nivelit botëror në Kosovë dhe regjion. Prandaj edhe jam i lumtur që të gjitha projektet e Albanica mbajnë vulën: “Cilësi e Garantuar nga Behgjet Pacolli.”

    ALBANICA Homes do të vazhdojë me projektet e saj të mahnit jo vetëm në aspektet arkitektonike, por është lider ne cilësinë e ndertimeve duke sjell standardet më të larta të ndërtimit.

    Projekti i Albanica Residence në Gjilan, tashmë i përfunduar dhe në funksion të plotë si në pjesën e banimit ashtu edhe të qendrës tregtare.

    Duke filluar me projektin Albanica Residence në Gjilan, tashmë i përfunduar dhe në funksion të plotë si në pjesën e banimit ashtu edhe të qendrës tregtare, për të vazhduar në Prishtinë, me Albanica Residence Prishtina e Re në Veternik, me siperfaqen fillestare prej 170,000 metra katror, projektet e Albanica tashmë kanë marrë vrullin e zhvillimit edhe në:

    Prishtinë, me Albanica Residence Prishtina e Re në Veternik, me siperfaqen fillestare prej 170,000 metra katror, projektet e Albanica tashmë kanë marrë vrullin e zhvillimit.
    Prishtinë, me Albanica Residence Prishtina e Re në Veternik, me siperfaqen fillestare prej 170,000 metra katror, projektet e Albanica tashmë kanë marrë vrullin e zhvillimit.
    Prishtinë, me Albanica Residence Prishtina e Re në Veternik, me siperfaqen fillestare prej 170,000 metra katror, projektet e Albanica tashmë kanë marrë vrullin e zhvillimit.

    Albanica Residence në Prizren, me sipërfaqe prej më shumë 156,000 m2.

    Albanica Village Bernica, do të jetë qyteti më i ri i projektuar dhe studiuar në të gjitha aspektet për një jetë bashkëkohore, në sipërfaqe prej afro 1,000,000 m2.

    Albanica Residence në Prizren, me sipërfaqe prej më shumë 156,000 m2.

    Albanica Homes me projektet kreative të planifikuara deri në detajet më të imëta, me eksperiencë nderkombëtare anë e kënd botës në projekte arkitektonike, paraqet një qasje të re dhe unike në atë se si do të duken hapësirat urbane në vendin tonë.

    Albanica Village Bernica, do të jetë qyteti më i ri i projektuar dhe studiuar në të gjitha aspektet për një jetë bashkëkohore, në sipërfaqe prej afro 1,000,000 m2.

    Albanica Hill, i shtrirë në pjesën lindore të Prishtinës së Re, në sipërfaqe prej më shumë se 112,000 m2.

    Albanica Green Coast III, në Palasë, në brigjet e Jonit, ndërtohet resorti buzë bregut të detit me peisazhin mahnitës, në sipërfaqe prej më shumë se 60,000 m2.

    Albanica Hill, i shtrirë në pjesën lindore të Prishtinës së Re, në sipërfaqe prej më shumë se 112,000 m2.
    Albanica Green Coast III, në Palasë, në brigjet e Jonit, ndërtohet resorti buzë bregut të detit me peisazhin mahnitës, në sipërfaqe prej më shumë se 60,000 m2.

    Resorti i paparë deri me sot në Ulqin, buzë detit Adriatik, i shtrirë në plazhin e bukur, në sipërfaqe prej më shumë 100,000 m2.

    Dritonit dhe stafit të Albanica i deshirojmë një rrugetim të mbarë dhe e garantojë se do të jem krahu i tij në këtë rrugëtim.

    Albanica Green Coast III, në Palasë, në brigjet e Jonit, ndërtohet resorti buzë bregut të detit me peisazhin mahnitës, në sipërfaqe prej më shumë se 60,000 m2.
  • Nju Jork, në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë Gjenerale të OKB, zhvillova një numër takimesh me rëndësi për Kosovën

    Nju Jork, në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë Gjenerale të OKB, zhvillova një numër takimesh me rëndësi për Kosovën

    New York, 23 shtator 2023 –

    Gjatë qendrimit tim në Nju Jork, në kuadër të sesionit vjetor të Asamblesë Gjenerale të OKB, zhvillova një numër takimesh me rëndësi për vendin.

    Takime të nivelit të lartë zhvillova me presidentin e Zinbabvesë Emerson Mnangagwa të cilin e falenderova për vendimin e njohjes së pasaportës së Kosovës dhe u pajtuam për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

    Me mikun tim Presidentin e Botswanës Mokgweeti Masisis, takimet më të edhe në New York i vazhdova.

    Takova Gjithashtu presidentin e Kenyas, mikun tim William Ruto, Presidentin e Sierra Leones Julius Mada Bio, Presidentin e Liberisë George Weah, Presidentin e Botswanës Mokgweeti Masisi, Zvpresidentin e Gambias Mohamed Jallow, Ministrin e jashtem Mahmadou Tangara dhe një delegacion të lartë nga Ruanda si dhe udhëheqjen e organizates boterore të të rinjeve.

    Me Presidentin e Zimbabve Emerson, Mnangagwa të cilin e falenderova për vendimin e njohjes së pasaportës së Kosovës dhe u pajtuam për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

    Lobimi për Kosovën duhet të shëndërrohet në prioritet, veqanërisht nē situatën e vështirë në të cilën gjindet vendi ynë, falenderoj mikun e vlefshëm, presidentin e Republikës së Kenyas i cili pothuajse çdo ditë më mundësoi të takoi President dhe delegacione të vendeve të ndryshme ku pata mundësinë të promovoj Kosovën ndërkombetarisht, duke shfrytëzuar edhe zyret e misionit të përhershëm të Kenyas në OKB.

    Takim me Presidentin e Sierra Leones Julius Mada Bio.

    Poashtu, një numër takimesh zhvillova në interes të bizneseve të Kosovës, për tu dhënë mbështetje produkteve të Kosovës në krijimin e lehtësirave për eksport, bashkë me mikun tim Shkelqim Devolli.

    Gjatë qëndrimit në SHBA takova edhe veprimtarin e madh Jim Xhema dhe bashkëbisedova me aktivistët e shoqatës Panshqiptare Vatra, ku nga kryetari i saj z.Elmi Berisha u nderova me mirënjohje dhe shume takime tjera.

    Me udhëheqjen e organizates boterore të të rinjeve.
    Me dy zonjat që kanë ardhur në New York duke përfaqësuar një delegacion të lartë nga Ruanda.
    Gjatë qëndrimit në SHBA takova edhe veprimtarin e madh Jim Xhema dhe bashkëbisedova me aktivistët e shoqatës Panshqiptare Vatra, ku nga kryetari i saj z.Elmi Berisha u nderova me mirënjohje dhe shume takime tjera.
  • Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA më nderoi me mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm për kombin shqiptar e shtetin e Kosovës

    Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA më nderoi me mirënjohje për kontributin e jashtëzakonshëm për kombin shqiptar e shtetin e Kosovës

    New York, 21 Shtator 2023 –

    Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA më nderoi me mirënjohje për kontributin të jashtëzakonshëm për kombin shqiptar e shtetin e Kosovës.

    Në një ceremoni zyrtare të zhvilluar në Selinë Qëndrore të Vatrës, në hapje të takimit të ngrohtë e vëllazëror, kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha, shprehu mirënjohjen e thellë e respektin e lartë në emër të të gjithë vatranëve e shqiptaro-amerikanëve për punën e jashtëzakonshme në dobi të kombit, shtetit e çdo shqiptari anëkënd botës.

    Në fjalën time shpreha mirënjohje e vlerësim për punën shekullore të lobimit të jashtëzakonshëm të Vatrës sa herë e ka kërkuar çështja kombëtare.

    Në New York në zyret e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA dhe antarë e vatran të shumtë që më nderuan me pranin e tyre.

    “Falenderim e respekt Vatrës e të gjithë vatranëve. Mirënjohje për kontributin e punën e tyre të pa ndalur. Vatra e shqiptaro-amerikanët janë krahu legjendar i shqiptarisë. Vatra është krenari, ju bëj thirrje të gjithë shqiptarëve që ta mbështesin Vatrën. Sa më e fortë të jetë të Vatra aq më të nderuar e më të respektuar jemi ne si shqiptarë në Amerikë”

    “Puna e Vatrës ka qenë e jashtëzakonshme. Lobimi i Vatrës ka qenë ekzistencial për kombin tonë. Me mbështetje dhe unitet arrihen punët e mëdha. Pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne si shtet e si komb nuk mund të ekzistojmë. Në themel të shtetit të Kosovës qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”

    Me kryetarin e Vatrës z.Elmi Berisha, duke prezantuar Mirënjohjen që më dhuroi në emër të gjithë vatranëve.

    Para të pranishmëve ekspozova rrezikun e sanksioneve në Kosovë dhe theksova se çdo mendim apo lëvizje kundër Amerikës është i pafalshëm për klasën politike. Bëra thirrje shqiptarëve që të vazhdojnë të kontribuojë për Kosovën, Shqipërinë e trojet etnike.

    “Populli ynë dhe shtetet tona kanë nevojë shumë të madhe për ju. Tre kryeministra shqiptarë në Ballkan është arritje e madhe dhe tregues i rolit të shqiptarëve në Ballkan. Arritjet tona të na shërbejnë nxitje për arritje të tjera si komb. Unë nuk do ndalem për ti dhënë kombit e shtetit gjithçka, deri në frymën time të fundit. Lutem për të gjithë shqiptarët që të gjithë kudo që jemi të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin”

    Mirënjohja me motivacion: “Për merita të veçanta në promovimin e imazhit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, për lidershipin e treguar, për rritjen e njohjeve të Pavarësisë së Kosovës, për forcimin e demokracisë, për zhvillimin e diplomacisë ekonomike, për konsolidimin e institucioneve e shtetit ligjor në Kosovë, për humanizmin e shquar dhe suksesin e jashtëzakonshëm si biznesmen shqiptar”.
    Medalja me motivacion: “Për merita të veçanta në promovimin e imazhit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, për lidershipin e treguar, për rritjen e njohjeve të Pavarësisë së Kosovës, për forcimin e demokracisë, për zhvillimin e diplomacisë ekonomike, për konsolidimin e institucioneve e shtetit ligjor në Kosovë, për humanizmin e shquar dhe suksesin e jashtëzakonshëm si biznesmen shqiptar”.

    Po ashtu thash se falë lobimit tim do të deklarohen 3 njohje të reja për Pavarësinë e Kosovës të cilat do publikohen këto ditë.

    Në përfundim të takimit kryetari i Vatrës z.Berisha në emër të Vatrës dhe të gjithë vatranëve më nderoi me mirënjohje me motivacion: “Për merita të veçanta në promovimin e imazhit të shtetit të Kosovës në arenën ndërkombëtare, për lidershipin e treguar, për rritjen e njohjeve të Pavarësisë së Kosovës, për forcimin e demokracisë, për zhvillimin e diplomacisë ekonomike, për konsolidimin e institucioneve e shtetit ligjor në Kosovë, për humanizmin e shquar dhe suksesin e jashtëzakonshëm si biznesmen shqiptar”.

    Me kryetarin e Vatrës z.Elmi Berisha, gjatë takimit tonë në zyrat e VATRES në New York.

    Pas takimit vatrani Kujtim Funiqi shtroi një drekë vëllazërore në restorant “Çakor”.

    Me kryetarin e Vatrës z.Elmi Berisha, gjatë takimit tonë në zyrat e VATRES në New York.
    Me kryetarin e Vatrës z.Elmi Berisha, gjatë takimit tonë në zyrat e VATRES në New York.
  • Vizita ime e radhës në Kenia, në pallatin presidencial u prita nga presidenti Ruto

    Vizita ime e radhës në Kenia, në pallatin presidencial u prita nga presidenti Ruto

    Nairobi, 10 korrik 2023 –

    Sapo perfundova takimin me presidentin e Republikës së Kenyas, William Ruto në pallatin presidencial në Nairobi. Takimi me mikun tim presidentin Ruto është gjithmonë kënaqësi.

    I lumtur të dëgjoj që pas pranimit zyrtar të pasaportës së Republikës së Kosovës shumë kosovar po udhëtojnë për aktivitete biznesore atje.

    Potenciali ekonomik që ka Kenya dhe Afrika është i jashtëzakonshëm. Me shaka presidenti Ruto deklaroi para ministrave të tij se ndjehet gjysmë kosovar dhe i takon shtetësia e Kosovës, si për të treguar simpatinë për vendin tonë.

  • Në ambasadën amerikane për të shënuar 247 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së

    Në ambasadën amerikane për të shënuar 247 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së

    Prishtinë, 7 korrik 2023 –

    Mbrëmë në ambientet elegante të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nën patronatin e ambasadorit Hovenier, ishte organizua një pritje për të shënuar 247 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së.

    Aty ishin shumë miq dhe dashamirës të SHBA, mes tyre edhe unë me bashkëshorten time Mashen.

    Ishte një event i organizuar mirë dhe me shije. Faleminderit Amerikë, faleminderit Ambasador Hovenier.