Kam takuar koordinatoren e re të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë Ulirka Richardsonin, me të cilën diskutuam mbi format e bashkëpunimit.
Duke e vlerësuar rëndësinë e mbështetjes së UNDP-së, e sigurova znj. Richardson se do të bashkëpunojë ngushtë me UNDP-në dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë në Kosovë, me qëllim të realizimit të programeve zhvillimore, të cilat do të ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e mirëqenies sociale të qytetarëve.
Edhe znj. Richardson, pohoi se misioni që ajo udhëheq, do të vazhdojë t’i ofrojë edhe më tej përkrahje Kosovës, nëpërmjet programeve të shumta zhvillimore në kuadër të UNDP-së.
Para ardhjes në Kosovë, znj. Richardson ishte koordinatore e përhershme e OKB-së dhe përfaqësuese e përhershme e UNDP-së, UNICEF-it dhe UNFPA-së në Kepin e Gjelbër (Amerika Latine – Cabo Verde) që nga marsi i vitit 2013.
Më parë, ajo shërbeu si përfaqësuese e UNDP-së në Gabon dhe zëvendës përfaqësuese e përhershme në Turqi (2007- 2012) dhe Kubë (2004-2007).
Interesimi i saj për çështje ndërkombëtare filloi me Këshillin Suedez të Emigracionit në vitin 1993 dhe jeta e saj profesionale në fushën e zhvillimit përfshin punën me vullnetarët e OKB-së, ku ajo zhvilloi një program këshillues global për çështje gjinore, me Bankën Afrikane të Zhvillimit në Bregun e Fildishtë dhe përfaqësinë suedeze në Guinea Bisao.
Ajo ka të kryera studimet pasuniversitare në fushën e ekonomisë së zhvillimit në Universitetin e Göteborgut dhe psikologjisë sociale në Universitetin e Lundit, në Suedi.
Kam pritur në takim Ambasadorin e ri jo-rezident të Pakistanit në Kosovë, Muhammad Syrus Sajjad Qazi.
Me të gjatë takimit kemi diskutuar për shkëmbimet tregtare dhe mundësinë e thellimit të bashkëpunimit tregtar në mes të dy vendeve. Theksuam se raportet e shkëlqyeshme dy palëshe dhe rëndësia e thellimit të bashkëpunimit në mes të dy shteteve dhe popujve tanë janë të interesit të veçant.
“Ne, jemi mirënjohës për ndihmën e vazhdueshme të Pakistanit dhënë Kosovës, përfshirë krijimin e një Komisioni të Përbashkët Ministror (Joint Ministerial Commission), për t’i dhënë peshë më të madhe çështjes së shkëmbimeve tregtare në mes të dy shteteve”
Prishtinë, 2 korrik 2018 – Shkëmbim dhuratash me Ambasadorin e ri jorezident të Pakistanit në Kosovë, Muhammad Syrus Sajjad Qazi. Prishtinë, 2 korrik 2018 – Në takim me Ambasadorin e ri jorezident të Pakistanit në Kosovë, Muhammad Syrus Sajjad Qazi, ku diskutohet për shkëmbimet tregtare dhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit tregtar në mes të dy vendeve.
Përkundër përpjekjeve të ashpra të Serbisë dhe Rusisë për ta penguar pjesëmarrjen, Republika e Kosovës ka marrë pjesë në sesionin e 132-të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave – OBD-së, e cila mbahet në Bruksel me pjesëmarrje nga 182 shtete anëtare.
Ky ishte sesioni i 4-të i OBD-së, në të cilin Kosova po merr pjesë si anëtare, që nga janari i vitit 2017.
Në kuadër të këtij sesioni është ri-zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i OBD-së, Kunio Mikuriya; është diskutuar rishikimi i Konventës së Kyotos; ndërtimi i kapaciteteve; programeve për lehtësim të tregtisë që do t’i ofrohen shteteve anëtare dhe çështje të tjera të rëndësishme në fushëveprimin doganor.
“Gjatë punimeve të sesionit, Republika e Kosovës ka ushtruar të drejtat e saj sikurse të gjitha vendet e tjera anëtare, duke marrë fjalën, ushtruar të drejtën e votës dhe duke u konfirmuar nga Këshilli buxheti për kontributet financiare të Kosovës”
Ndërkaq, mediat serbe të dëshpruara gjatë gjithë ditës kanë raportuar se “është penguar anëtarësimi i Kosovës në OBD”.
Por e vërteta është krejt ndryshe pasi që fotografitë nga ambientet ku po mbahet sesioni në Bruksel, ku paraqitet flamuri i Kosovës, tregon dështimin e Serbisë dhe Rusisë për të penguar pjesëmarrjen e Kosovës.
Bruksel, 30 qershor 2018 – Përkundër përpjekjeve të ashpra të Serbisë dhe Rusisë për ta penguar pjesëmarrjen, Republika e Kosovës ka marrë pjesë në sesionin e 132-të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave – OBD-së, e cila mbahet në Bruksel dhe bëhet anëtare me të drejta të plota dhe të barabarta.Bruksel, 30 qershor 2018 – Lista zyrtare në Bruksel që konfirmon se Republika e Kosovës po merr pjesë në sesionin e 132-të të Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave – OBD-së, si anëtare me të drejta të plota dhe të barabarta.
Kam pritur në takim Ambasadorin e Kanadasë në Kroaci, i cili është Ambasador jo-rezident edhe në Republikën e Kosovës, Daniel Maksymiuk.
Synimet e përbashkëta institucionale për thellimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, rritja e mbështetjes kanadeze për anëtarësimin e vendit në struktura Euro-Atlantike dhe Organizata Ndërkombëtare si dhe investimet potenciale kanadeze në Kosovë, në veçanti në sektorin minerar ishin disa nga temat e diskutimit të këtij takimi.
“Përkrahja kanadeze për Kosovën ka qenë gjithmonë e pazëvendësueshme. Nga ndërhyrja e NATO-s, strehimi i refugjatëve kosovarë, kontributi në ruajtjen e paqes e deri tek shtet-ndërtimi dhe integrimi i vendit në strukturat ndërkombëtare. Tani është koha që t’i japim sinergji të reja bashkëpunimit dhe partneritetit në mes dy vendeve, në veçanti në fushën e investimeve ekonomike dhe krijimit të vendeve të reja të punës”,
Prishtinë, 29 qershor 2018 – Në takim me Ambasadorin jorezident të Kanadasë në Republikën e Kosovës, Daniel Maksymiuk.
Sapo u ktheva nga vizita ime në Afrikë dhe mezi pres të kthehem përsëri.
Më pëlqen të vizitoj kontinentin Afrikan sepse çdo udhëtim është një mundësi e jashtëzakonshme për të mësuar. Gjatë udhëtimeve të mia javën e kaluar në Monrovia të Liberisë, takova disa njerëz të mrekullueshëm, duke përfshirë udhëheqës politikë, si presidentin George Weah, Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të këtij shteti, Eliaia Shoniyin.
Takimi me presidentin e Liberise z.George Weah, ishte vërtetë i përzemërt dhe në frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet të dyja vendeve.
Ndër të tjera, me presidentin Weah u dakorduam për hapjen e ambasadës së Liberisë në Prishtinë ndërsa, bashkpunimin tonë ndërshtetëror do ta ngrisim në nivelin më të lartë.
Presidenti Weah theksoi qartë se Liberia si njëri ndër shtetet e para që e ka njohur Kosovën do të jetë fuqishëm në mbështetje të anëtarësimit të vendit tonë në organizata të rëndësishme botërore.
Liberi, 27 qershor 2018 – Në takim me Presidentin e Liberisë, George Weah.
Weah, i cili ka qenë dikur edhe fitues i Topit të artë të Evropës sa ka qenë lojtar i Milanit, u shpreh i gatshëm që bashkë me ekipin kombëtar të Liberisë të zhvillojë një ndeshje miqësore me përfaqësuesen e Kosovës në futboll.
Presidenti Weah i cili është edhe mik i vjetêr i imi, pranoi me kënaqësi ftesën për të vizituar Republikën e Kosovës.
Monrovia – Liberi, 27 qershor 2018 – Kam zhvilluar takim me Zëvendësministrin e Punëve të Jashtme të këtij shteti, Eliaia Shoniyin.
Në këto takime u rikonfirmua njohja e Republikës së Kosovës nga Liberia, pas spekulimeve nga ana e Serbisë. Në Monrovia të Liberisê, bëri jehonë lajmi për forcimin e marëdhënieve diplomatike ndërmjet dy vendeve tona.
Lajmet “fake” të Serbisë ashtu siç kam thënë nuk mund të na pengojnë në sukseset tona. Vizita ime në Liberi do të kulmojë me forcimin e marëdhënieve me këtë vend.
Monrovia, 27 qershor 2018 – Në Monrovia të Liberisë ka bërë jehonë lajmi për forcimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Liberisë.Monrovia, 27 qershor 2018 – Në Monrovia të Liberisë ka bërë jehonë lajmi për forcimin e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Kosovës dhe Liberisë. Gazetat atje shkruanin dhe demantonin lajmet fake që Daçiq servonte në mediat propagandistike të Beogradit. Monrovia – Liberi, 27 qershor 2018 – Rikonfirmim i njohjes së Republikës së Kosovës nga Liberia, pas spekulimeve nga ana e Serbisë.
Ky është udhërrëfyesi i politikbërjes sê Ivica Daçiqit dhe qeverisë së Serbisë. Lexojeni se nga cila doktrinë udhëhiqen ata karshi Kosovës dhe lajmeve që i prodhojnë nëpër mediat që i kontrollojnë në Serbi.
“Rrena është interes kombëtar serb…Rrena është spektër i patriotizmit serb dhe dëshmi e inteligjencës sonë të lindur…Rrejmë në mënyrë kreative, me mençuri, inventivë…Rrena është në vetë qenien e serbëve…Në këtë vend, çdo rrenë në fund bëhet e vërtetë…Serbët shumë herë në histori i ka shpëtuar rrena…”, ka thënë ai që njihet si “Babai i Kombit serb”, Dobrica Qosiq.
Dobrica Ćosić, “otac srpske nacije”:
-„… Laž je vid srpskog patriotizma i potvrda naše urođene inteligencije. Lažemo stvaralački, maštovito, inventivno.“
-„Laž je srpski državni interes.“
-„Laž je u samom biću Srbina“.
-„U ovoj zemlji svaka laž na kraju postaje istina.“
-„Srbe je toliko puta u istoriji spašavala laž…“
Monrovia – Liberi, 27 qershor 2018 – Rikonfirmim i njohjes së Republikës së Kosovës nga Liberia, pas spekulimeve nga ana e Serbisë.
Ndihem mirë që vetëm një ditë pas vizitës time ne Monrovia të Liberisë, mora notën verbale më të cilën ky shtet përgjigjet në favor të Kosovës për akreditimin e Ambasadorit tonë jorezident ( Ramadan Gashin nga Senegali) në këtë shtet.
Marrëdhëniet me Liberinë vetëm do të thellohen si në rastin e dy shtetëve tjera për të cilat Sebia pretendonte se kanë tërhjekë njohjët për Kosovën.
Monrovia – Liberi, 27 qershor 2018 – Rikonfirmim i njohjes së Republikës së Kosovës nga Liberia, edhe me Notën Verbale pas spekulimeve nga ana e Serbisë për tërheqje të njohjes nga ky shtet.
Së bashku me Presidentin Thaçi, gjatë takimit me Përfaqësuesen e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Anëtarësimi i Republikës së Kosovës në OKB dhe organizmat tjera ndërkombëtare është platforma jonë e zgjidhjes së të gjitha problemeve të mbetura me fqinjët.
Kosova është e përkushtuar për fqinjësi të mirë gjithmonë në kontekst të progresit dhe përparimit drejt integrimeve euroatlantike.
Liberalizimi i vizave për Kosovën do të marrë udhê menjëherë pas publikimit të raportit të Komisionit Europian, i cili fuqishëm jam i bindur se do të jetë pozitiv.
Nga e majta në të djathtë: z. Behgjet PACOLLI, Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës; Znj. Federica MOGHERINI, Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë; Z. Hashim THACI, President i Kosovës.Nga e majta në të djathtë: z. Behgjet PACOLLI, Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës; Znj. Federica MOGHERINI, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë.
Sot, në kuadër të turneut tim, për të fuqizuar politikën e jashtme të Kosovës, kisha nderin të takohem me Ministrin e Punëve të Jashtme të Confederatës Zvicrane, Dr. Ignazio Cassis.
Me Ministrin z. Cassis zhvilluam një bisedë të gjatë ku trajtuam tema aktuale që lidhen me marrëdhëniet tona bilaterale, në interes të vendeve tona dhe ne funksion të kultivimit të mëtejmë të bashkëpunimit me shtetin zvicerran. Zvicra, si gjithmonë do të vazhdojë të mbështetë Kosovën në të gjitha drejtimet, çofshin ato të katakterit ekonomik apo politik.
Lugano, 22 qershor 2018 –Marrëdhëniet dypalëshe dhe situata në Ballkan ishin në agjendën e kreut të FDFA-së, Ignazio Cassis dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Z. Cassis më priti në Lugano. Kur Kosova shpalli pavarësinë dhjetë vjet më parë, Zvicra njohu shtetin e sapokrijuar dhjetë ditë më vonë. z. Cassis theksoi këto marrëdhënie të mira mes dy vendeve, të cilat karakterizohen edhe nga lidhje të ngushta njerëzore – diaspora e Kosovës në Zvicër është rreth 200 mijë njerëz.
Gjatë bisedimeve të dy ministrat diskutuan situatën aktuale në Kosovë dhe evoluimin e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve gjatë dekadës së fundit. Duke iu referuar fushave ku mund të bëhet më shumë përparim, z. Cassis vuri në dukje në veçanti përpjekjet e Zvicrës për të ndihmuar Kosovën të luftojë korrupsionin dhe të promovojë sundimin e ligjit.
Lugano, 22 qershor 2018 – Me homologun tim zviceran dhe Shef i Departamentit për Punë të Jashtme, Ignazo Cassis.
Ai përmendi edhe marrëveshjen e sigurimeve shoqërore të nënshkruar nga të dyja vendet më 8 qershor 2018. Përveç kësaj, z. Cassis theksoi angazhimin civil të Zvicrës në Kosovë që nga viti 1999 si dhe kontingjentin ushtarak të Swisscoy nën KFOR-in.
Të dy biseduam për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. z. Cassis nënvizoi nevojën e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve.
Ai gjithashtu theksoi se stabiliteti dhe zhvillimi në Ballkanin Perëndimor janë një faktor i rëndësishëm për Zvicrën.
Lugano, 22 qershor 2018 –Marrëdhëniet dypalëshe dhe situata në Ballkan ishin në agjendën e kreut të FDFA-së, Ignazio Cassis dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.Lugano, 22 qershor 2018 –Marrëdhëniet dypalëshe dhe situata në Ballkan ishin në agjendën e kreut të FDFA-së, Ignazio Cassis dhe ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli.Lugano, 22 qershor 2018 – Foto e përbashkët e dy delegacioneve të shteteve mike, Kosovë – Zvicër.
Thellimi i marrëdhënieve bilaterale, liberalizimi i vizave, anëtarësimi i vendit tonë në Organizata Ndërkombëtare, avancimi i Agjendës Evropiane dhe dialogu me Serbinë kanë qenë disa nga temat kryesore të këtij takimi me shefen e diplomacisë nga Lihtenshtajni.
Falënderova Principatën e Lihtenshtajnit për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur ndaj shtetit të Kosovës; duke shprehur vullnetin dhe gatishmërinë e Institucioneve të vendit për të thelluar dhe zgjeruar edhe më shumë bashkëpunimin dhe partneritetin institucional në mes dy vendeve nëpërmjet inicimit dhe nënshkrimit të Marrëveshjeve të reja që do të hapnin mundësi të reja.
Vaduz, 21 qershor 2018 – Liehtenshtajni mbështet fuqishem integrimin dhe shtetndërtimin e Kosovës. Ftesës time për vizitë në Kosovë, Zonja Frick iu përgjigj pozitivisht dhe një gjë e tillë do të ndodhë së shpejti.
Kërkova mbështetje për anëtarësimin e Kosovës në organizata evropiane dhe ndërkombëtare si dhe kontributin e mundshëm të këtij shteti në lidhje me liberalizimin e vizave, megjithëse ky vend nuk është anëtar i BE-së, por vetëm i Zonës Schengen.
Në letrën e falënderimit, Sekretari i Shtetit, Pompeo, më ka përcjellë falënderimet për urimet që unë i kisha dërguar me rastin e betimit të tij Sekretar i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke shprehur përkushtimin për Kosovën dhe duke ritheksuar vazhdimin e bashkëpunimit të palodhur me partnerët ndërkombëtarë për të krijuar një botë më të sigurt dhe me të ardhme më të mirë për gjeneratat që vijnë.
Në frymën e miqësisë dhe aleancës së përjetshme, sot pranova një letër nga sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo.
Sekretari Pompeo duke transmetuar perkushtimin e palekundur për Kosoven si partner strategjik, potencon faktin se SHBA do të vazhdojne të punojnë ngushtë me ne dhe gjithë partnerët për një botë më të sigurte dhe më prosperuese.
Ndihëm i nderuar që sekretari Pompeo që në fillimet e angazhimit të tij, tregon kujdes të veçantë për Kosovën, e cila është e bekuar të ketë një mbështetës dhe vend aleat sikur SHBA.
Si ministër i jashtëm jam i vendosur dhe përkushtuar për ta kultivuar dhe fuqizuar marëdhënien tonë speciale dhe strategjike me SHBA-të.
Takim mjaft konstruktiv me homologun tim, Ministrin e Punëve të Jashtme të Holandës, Z. Stef Blok. Diskutuam gjerë e gjatë mbi liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, temë kjo e një rëndësie të veçantë për ne.
Mbështetja holandeze dhe parlamentit të tyre, në këtë çështje luan një rol kyç. Ministri Blok premtoi mbështetje në çështjen e vizave, në anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare si dhe bashkëpunim të ngushtë në të gjitha sferat tjera më rëndësi të veçantë për të dyja palët e për Kosovën në veçanti”.
Hagë, 20 qershor 2018 – Gjatë vizitës në Holandë kam takuar homologun tim holandez, Ministrin e Jashtëm Stef Blok dhe Komisionin mbi Zgjerimin e BE-së në Parlamentin holandez.
Një takim tjetër me rëndësi që zhvilluam sot në Den Haag ishte me Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Zgjerim, ku ishin të pranishëm deputetët e Parlamentit Holandez nga të gjitha partitë politike parlamentare.
Pata kënaqësinë qē të raportoj për të gjitha zhvillimet e fundit në Kosovë, agjendën evropiane, bashkëpunimin rajonal si dhe dialogun me Sërbinë.
Vizita dhe raportimi im në Parlamentin Holandez ndodh vetëm një ditë para debatit që zhvillohet nesër në parlamentin holandez ku Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës z.Blok do të raportojë për temat siç janë; zgjerimi i BE -së, liberalizimi i vizave për Kosovë dhe tema tjera në lidhje me vendet e Ballkanit Perendimor.
Hagë, 20 qershor 2018 – Në Hagë jam takuar edhe me Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Zgjerim, ku ishin të pranishëm deputetët e Parlamentit holandez nga të gjitha partitë politike parlamentare.
Presim rekomandime pozitive sa i përket liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe mbështetje të mëtutjeshme në proceset që po kalon Kosova.
Hagë, 20 qershor 2018 – Në Hagë jam takuar edhe me Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme dhe Zgjerim, ku ishin të pranishëm deputetët e Parlamentit holandez nga të gjitha partitë politike parlamentare.