Category: Minister i Puneve te Jashtme

  • Takim me ish-kryeministrin e Suedisë, Carl Bildt

    Takim me ish-kryeministrin e Suedisë, Carl Bildt

    Prishtinë, 22 shkurt 2018 

    Takim me ish-Kryeministrin e Suedisë, bashkëkryesues i Këshillit Evropian për Marrëdhënie me Jashtë (ECFR), Carl Bildt dhe ekipin e tij.

    U pajtuam që viti 2018 është një mundësi për rajonin që të forcojë perspektivën evropiane. Në këto momente të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin, BE-ja duhet të tregojë lidership dhe të mos humbasim këtë mundësi për të siguruar një të ardhme evropiane për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor.

  • Gjatë takimit që kisha me ish-Presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy Rey

    Gjatë takimit që kisha me ish-Presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy Rey

    Prishtinë, 21 shkurt 2018

    Gjatë takimit që kisha me ish-Presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy Rey, e cila ka bërë thirrje që herët që Kosova të bëhet e pavarur dhe ajo e ka vendin në historinë moderne të Kosovës.

    Ish-presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey, është politikanja më e dashur nga diaspora shqiptare për shkak të rolit të saj ndaj Kosovës.

    Si një nga zërat e parë që i dolën në përkrahje pavarësisë tonë, presidentja Calmy-Rey mbetet një mike e përhershme e jona. Biseduam për situatën aktuale politike në vend dhe rajon dhe për hapat e mëtutjeshëm të Kosovës në sferën e marrëdhënieve ndërkombëtare.

    Në veçanti u fokusuam tek roli i diasporës shqiptare të Zvicrës, e cila tashmë është një mërgatë jo vetëm në numër por edhe në cilësi si për Zvicrën edhe për Kosovën.

    Gjenerata e tretë e kësaj mërgate janë emra të njohur ekspertësh, mjekësh e sportistësh që përfaqësojnë dinjitetshëm të dy shtetet tona.

    Përjetësisht mirënjohës Zvicrës dhe presidentes Calmy-Rey për rolin e tyre të jashtëzakonshëm në pavarësinë dhe zhvillimin e Kosovës.

  • Takim me mikun tim, ambasadorin William Walker

    Takim me mikun tim, ambasadorin William Walker

    Prishtinë, 21 shkurt 2018

    Sot prita në Kabinetin tim, Ambasadorin, William Walker. Këshillat e tij miqësore duhet të shërbejnë si udhërrëfyes për të gjithë ne.

    Si ish- Ambasador i OSBE-së, Walker, ndryshoi rrjedhën e historisë dhe zhvillimeve në Kosovë. Të gjithëve na kujtohet se fjalët e tij për masakrën çnjerëzore të Reçakut, e cila u bënë pikë kthese në senzibilizimin e opinionit dhe akterëve kryesorë ndërkombëtarë për nevojën e intervenimit, në mënyrë që të ndalej gjenocidi dhe spastrimi etnik kundër popullsisë civile.

  • Pritje delegacioneve të shumta shtetërore në shënimin e Jubileut të dhjetëvjetorit të Pavarësisë

    Pritje delegacioneve të shumta shtetërore në shënimin e Jubileut të dhjetëvjetorit të Pavarësisë

    Prishtinë, 18 shkurt 2018

    Gjatë pritjes së delegacioneve të shumta shtetërore që përfaqësonin shtetet e tyre në shënimin e jubileut të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke përfshirë delegacionet shtetërore nga Ishujt Marshall, Emiratet e Bashkuara Arabe, Zvicrës, Bangladeshit, Guinea Bissaut, Omanit, Turqisë, Japonisë dhe shtete të tjera pjesëmarrëse.

    Prishtinë, 18 shkurt 2018 – Gjatë pritjes së delegacioneve të shumta shtetërore.
    Prishtinë, 18 shkurt 2018 –Kam zhvilluar takim me Ministrin e Shtetit për Punë të Jashtme të Bangladeshit, Shahriar Alam.

    Takova në një takim të veçantë edhe Ambasadorin e Sulltanatit të Omanit në Londër, Sheik Abdulaziz bin Abdullah bin Zahiri Al-Hinai. Pranova urimet e Sulltanit të Omanit për dhjetëvjetorin e pavarësisë dhe gatishmërinë e këtij shteti për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomike dhe ato qeveritare.

    I kërkova diplomatit të Sulltanatit të Omanit, që bashkëpunimi mes dy vendeve të arrijë një nivel më të lartë, duke filluar me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike

    Prishtinë, 18 shkurt 2018 –Kam zhvilluar takim me Ambasadorin e Sulltanatit të Omanit në Londër, Sheik Abdulaziz bin Abdullah bin Zahiri Al-Hinai.
    Prishtinë, 18 shkurt 2018 – Kam zhvilluar një takim miqësor me Kryetarin e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit të Ishujve Marshall, Senatorin Maynard Alfred.
    Prishtinë, 18 shkurt 2018 – Kam zhvilluar takim me Zëvendëskryeministrin e Turqisë, Taner Yildiz.

    Në kuadër të takimeve të shumë delegacioneve, që po marrin pjesë në shënimin e dhjetë vjetorit të Pavarësisë, sot takova Ambasadoren e Estonisë në Vjenë, Eve Kulli Kala, e cila është e akredituar ta mbulojë Kosovën.

    Diskutuam mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe ato në kuadër të Organizatave Ndërkombëtare.

    Estonia është mbështetëse e madhe e Kosovës në Bashkimin Europian, gjë për të cilën i shpreha mirënjohje në emër të Institucioneve të Kosovës. E njoha edhe me zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në vend.

    Prishtinë, 18 shkurt 2018 – Kam zhvilluar një takim miqësor me Ambasadoren e Estonisë në Vjenë, Eve Kulli Kala, e cila është e akredituar ta mbulojë Kosovën.

    NË TAKIM ME ISH-MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË TURQISË, AHMET DAVUTOGLU

    Takim i shkëlqyeshëm sot me mikun Ahmet Davutoglu dhe biseduam për një numër çështjesh politike të rajonit. Mirënjohës për miqësinë dhe përkrahjen ndër vite, pasi kemi punuar ngushtë në ndërtimin e marrëdhënieve më të ngushta Kosovë-Turqi.

    Prishtinë, 18 shkurt 2018 – Në takim me ish-Ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutoglu.

    DARKË NË SHTËPINË TIME PËR PRESIDENTË, ISH-PRESIDENTË DHE DIPLOMATË NGA SHUMË VENDE TË BOTËS

    Darkë në shtëpinë time për presidentë, ish-presidentë dhe diplomatë nga shumë vende të botës, që morën pjesë në ceremoninë zyrtare të shënimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

    Në shtëpinë time isha i nderuar të jem mikpritës i një darke me Ish-Presidentët, Mesiq, Mejdani, Sejdiu, Presidentin Meta me bashkëshorte, diplomatë e Ambasadorë nga shumë vende të botës dhe mysafirë të tjerë, që erdhën në Kosovë për të festuar vitin jubilar të Pavarësisë së Kosovës.

    Diskutuam për tema të ndryshme mbi bashkëpunimin me shtete të ndryshme të botës dhe Organizatat Ndërkombëtare në përgjithësi.

    Prishtinë, 18 shkurt 2018 Darkë në shtëpinë time për presidentë, ish-presidentë dhe diplomatë nga shumë vende të botës, që morën pjesë në ceremoninë zyrtare të shënimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
    Prishtinë, 18 shkurt 2018 Darkë në shtëpinë time për presidentë, ish-presidentë dhe diplomatë nga shumë vende të botës, që morën pjesë në ceremoninë zyrtare të shënimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
  • Kosova dhe Japonia me marrëveshje bashkëpunimi

    Kosova dhe Japonia me marrëveshje bashkëpunimi

    Prishtinë, 18 shkurt 2018

    Së bashku me zëvendësministrin parlamentar të Punëve të Jashtme të Japonisë, z. Manabu Horii, nënshkruam Marrëveshje Bashkëpunimi në mes dy vendeve tona.

    Marrëveshja, që e nënshkruam sot ka për qëllim dhënien e grantit shtetëror të Japonisë për Ministrinë e Shëndetësisë të Kosovës.

    Japonia në vazhdimësi ka qenë një mbështetëse e madhe e Kosovës, por që nga shpallja e pavarësisë dhe vendosja e marrëdhënieve diplomatike ato kanë thelluar dhe zgjeruar bashkëpunimin dy-palësh dhe shumëpalësh në shumë fusha.

    Prishtinë, 18 shkurt 2018 – Gjatë nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve me Zëvendësministrin Parlamentar të Punëve të Jashtme të Japonisë, Manabu Horii.
  • Ceremonia e botimit të dy librave nga MPJ

    Ceremonia e botimit të dy librave nga MPJ

    Prishtinë, 18 shkurt 2018

    Ministria e Punëve të Jashtme ishte bërë shtëpi e përbashkët e ish-deputetëve nënshkrues të Deklaratës së Pavarësisë dhe përfaqësuesve të vendit në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë gjatë një pritje të veçantë që ishte organizuar në ambientet e kësaj Ministrie dhe me praninë e mysafirëve të shquar ndërkombëtarë, që nderuan Kosovën me pjesëmarrjen e tyre në shënimin e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së vendit.

    Arsyeja kryesore e kësaj ngjarje ishte botimi i dy librave: I pari mbi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës, respektivisht deputetët nënshkrues të saj, i dyti për Kosovën në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

    Në të njëjtin aktivitet ishte bërë edhe përurimi i sallës së re të rinovuar.

    Prishtinë, 18 shkurt 2018 – Fjala ime gjatë ceremonisë së botimit të dy librave nga MPJ.

    Ideja për botimin e këtyre dy librave më erdhi deri sa po dorëzonim në Kongresin Amerikan një kopje të Deklaratës sonë të Pavarësisë me Presidentin Thaçi, po mendoja: pse të mos kemi në një botim të mëvetshëm të këtij Akti Solemn, Procesverbalin e asaj Seance dhe biografitë e shkurtra të secilit deputet?

    Kësisoj lindi ky botim, i cili në dhjetëvjetorin e Pavarësisë sonë, është një lloj shenje nderuese, përkujtuese, për atë vepër të madhe të shumë brezave të kosovarëve, nëpërmjet rezistencës paqësore, luftës së armatosur, e cila kulmoi me Deklaratën për Pavarësi.

    Nëpër rafte librash, si dhuratë, si referencë ky libër i vogël, por që peshon shumë do të mbetet pavarësisht jetës sonë dinamike shtetërore apo individuale.

    Disa ngjarje të posaçme historia nuk ka forcë t’i shlyejë. Sepse ato bëjnë historinë. Deklarata e pavarësisë bëri historinë moderne të Kosovës, thash para të pranishmëve.

    Në ndërkohë, sa i përket botimit të librit të në lidhje me vendimin e GJND-së mbi Kosovën, ky botim është konceptuar si dhuratë për miqtë tanë të huaj, me te cilët takohemi në aktivitetin tonë të dendur lobues, dhe jo vetëm.

    Kësisoj ne tregojmë se vullneti i popullit të Kosovës, ashtu si e kërkonte dhe Vendimi i Përbashkët i vendeve të Grupit te Kontaktit në 2006, është vendim legal. Ne donim me këtë rast t’i bëjmë homazh ekipit Mbrojtës të Kosovës në atë Gjykatë: paraardhësit tim, Skender Hyseni; kryetares së Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit, Vjosa Osmani dhe juristit Qerim Qerimi, ashtu si dhe eksperteve të tjerë të huaj.

    Prishtinë, 18 shkurt 2018 Ish-Presidenti kroat Stipe Mesiq gjatë pritjes që kishte organizuar Ministria e Punëve të Jashtme për të gjithë mysafirët që kishin marrë pjesë në shënimin e vitit jubilar të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.
    Prishtinë, 18 shkurt 2018 Ish-Presidenti ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Davutoglu, gjatë pritjes që kishte organizuar Ministria e Punëve të Jashtme për të gjithë mysafirët që kishin marrë pjesë në shënimin e vitit jubilar të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.
  • Në Konferencën e Sigurisë në Munih, lobova intensivisht për integrimin e Kosovës

    Në Konferencën e Sigurisë në Munih, lobova intensivisht për integrimin e Kosovës

    Munih, 16 shkurt 2018

    Në ditën e parë të qëndrimit dhe pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih të Gjermanisë, kam zhvilluar takime të shumta me homologë, me presidentë shtetesh dhe zyrtarë tjerë të nivelit të lartë nga shtete të ndryshme të botës.

    Konferenca e 54-të e Sigurisë në Mynih u zhvillua nga 16 deri më 18 shkurt 2018.

    Më shumë se 30 krerë shtetesh dhe qeverish dhe më shumë se 100 ministra nga e gjithë bota diskutuan sfidat aktuale në politikën ndërkombëtare të sigurisë në MSC 2018.

    Mundësi e mirë që të vazhdoja lobimin tim intensivisht për shtimin e njohjeve të reja dhe sigurimin e mbështetjes për integrimin e mëtejmë të vendit në Organizatat Ndërkombëtare, në veçanti në INTERPOL.

    Munih, 16 shkurt 2018 – Gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Munih.

    GJATË TAKIMIT ME PRESIDENTIN E RUANDAS, PAUL KAGAME

    Gjatë Konferencës së MSC, unë takova shumë përfaqësues shtetesh, të cilëve u kërkova ndihmën për Republikën e Kosovës dhe aspiratat tona drejt BE-së, NATO-së, dhe nga disa vende kërkova njohjen e shtetit.

    Më është thënë decidivisht se një njohje është vetëm formalitet për arsye se Ruanda e ka mbështetur dhe do ta mbështesë Kosovën në të gjitha aspektet.

    Është shumë e vërtetë që Ruanda ndërkombëtarisht na ka mbështetur çdo vend. Nëse do të arrijmë që të kemi njohjen e parë, pas saj do të vijnë edhe shumë njohje të tjera sepse këto shtete koordinohen dhe bashkëpunojnë mes vete.

    Munih, 16 shkurt 2018 – Gjatë takimit me Presidentin e Ruandas, Paul Kagame, në margjina të Konferencës së Sigurisë në Munih, Gjermani.
    Munih, 16 shkurt 2018 – Përveç presidentit takova edhe Ministren e Jashtme të Ruandës.

    Gjatë takimit me ministrin e Jashtëm të Sudanit, Ibrahim Ahmed Abdelaziz Ghandour

    Diskutim i shkëlqyeshëm me ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, Ibrahim Ahmed Abdelaziz Ghandour, mbi marrëdhëniet e Kosovës me shtetin e Sudanit.

    Ne e përgëzojmë qeverinë e re në Sudan për hapat që ka ndërmarrë drejt reformave. Ne do të angazhohemi së bashku për të rritur bashkëpunimin tonë me autoritetet e reja të Sudanit.

    Munih, 16 shkurt 2018 – Gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Sudanit, Ibrahim Ahmed Abdelaziz Ghandour.
    Munih, 16 shkurt 2018 – Takim me Baroneshën Ashton gjatë Konferencës së Sigurisë.

    TAKIM ME HOMOLOGUN TIM TURK MEVLUT ÇAVUSOGLU

    Pas takimit me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kisha rastin që ta takojë në një takim shumë të ngrohtë dhe miqësor homologun tim, Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

    Me homologun nga Turqia ri-konfirmova mbështetjen e fuqishme nga ky vend. Miku im, Mevlüt shumë shpejt do ta vizitojë Kosovën, ku ndër të tjera do të koordinojmë agjendën mbi vazhdimin e lobimit për vendin tonë në raport me vendet jo-njohëse.

    Munih, 16 shkurt 2018Takim me homologun tim turk Mevlut Çavusoglu.

    TAKIM ME ISH SEKRETARIN E SHBA-SË, JOHN KERRY

    Ish Sekretari John Kerry gjithmonë i vëmendshëm dhe i interesuar për zhvillimet në Kosovë. Vlerësim i jashtzakonshëm për kontributin e tij dhe të SHBA-së.

    Munih, 17 shkurt 2018 – Gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih të Gjermanisë kam takuar ish-Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.
    Munih, 17 shkurt 2018 – Gjatë Konferencës së Sigurisë kam takuar Gjeneralin Erhard Bühler.

    GJATË KONFERENCËS SË SIGURISË KAM TAKUAR KOMISIONARIN EVROPIAN, JOHANNES HAHN

    Vendi ynë i gëzohet tregut të lirë, jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por në të gjithë Ballkanin Perendimorë. I gëzohemi kohës kur nuk do të ketë tarifa, por njëkohësisht respekti dhe njohja reciproke, është parakusht për t’u arritur kjo.

    Po ashtu, theksova edhe njëherë nevojën e liberalizimit të vizave si një e drejtë që u takon qytetarëve tanë. Rikujtova se Kosova tashmë ka përmbushur të gjitha kushtet dhe padrejtësisht mbetet e izoluar.

    Munih, 17 shkurt 2018 – Gjatë Konferencës së Sigurisë kam takuar Komisionarin Evropian Johannes Hahn.

  • Njohja e Kosovës nga Barbadosi

    Njohja e Kosovës nga Barbadosi

    Prishtinë, 15 shkurt 2018

    Si rezultat i rritjes së dinamikës dhe shtimit të angazhimit në politikën e jashtme, shteti i Barbadosit njeh Republikën e Kosovës, duke bërë një dhuratë të mirë në shënimin e vitit jubilar të Pavarësisë së Kosovës dhe duke i dhënë një goditje të fortë propagandës serbe me lajmeve të rreme.

    Prishtinë, 15 shkurt 2018 – Nota verbale e njohjes së Pavarsisë së Kosovës.

    Kurse pak ditë pasi që Barbadosi e njohu Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, u nënshkrua edhe vendosja e Marrëdhënieve Diplomatike në mes dy vende në New York.

    Kjo është dëshmia më e mirë se sukseset e Kosovës në diplomaci janë të pandalshme dhe të pakthyeshme.

    Ney York, 12 mars 2018 – Shefja e Misionit të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija, ka nënshkruar marrëveshjen e përbashkët në emër të Republikës së Kosovës.

    E ngarkuara me punë në Misionin e Përhershëm të Barbados në Kombet e Bashkuara, Juliette Babb-Riley, nënshkroi marrëveshjen e përbashkët që zyrtarizonin vendosjen e marrëdhënieve dypalëshe me të dy vendet, në Nju Jork javën e kaluar.

    Shefja e Misionit të Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork, Teuta Sahatqija, ka nënshkruar marrëveshjen e përbashkët në emër të Republikës së Kosovës.

    Të dyja qeveritë riafirmuan angazhimin e tyre ndaj parimeve të së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë respektimin e ndërsjellë për sovranitetin kombëtar; integriteti territorial dhe mosndërhyrja në punët e brendshme të një shteti tjetër.

    Ney York, 12 mars 2018 – Të dyja qeveritë riafirmuan angazhimin e tyre ndaj parimeve të së drejtës ndërkombëtare, duke përfshirë respektimin e ndërsjellë për sovranitetin kombëtar; integriteti territorial dhe mosndërhyrja në punët e brendshme të një shteti tjetër.
  • Vizita në Prishtinë e kryeministrit të Malit të Zi, Duško Marković

    Vizita në Prishtinë e kryeministrit të Malit të Zi, Duško Marković

    Prishtinë, 14 shkurt 2018

    Kosova dhe Mali i Zi janë shembull i fqinjësisë së mirë në rajon.

    Kryeministri Dusko Markovic u zotua që do t’i japë çdo lloj ndihme Kosovës në perspektiven e saj euro-atlantike.

    Si politikanë të përgjegjshëm jemi dakorduar që të marrim një vendim të shpejtë dhe cilësor për demarkacionin e kufirit ndërshtetëror.

    Prishtinë, 14 shkurt 2018 Bashkë me Kryeministrin Haradinaj takova Kryeministrin e Malit të Zi, Duško Marković.
  • Ministri i Jashtëm i Republikës Federale të Gjermanisë Dr. Sigmar Gabriel, vizitë në Kosovë

    Ministri i Jashtëm i Republikës Federale të Gjermanisë Dr. Sigmar Gabriel, vizitë në Kosovë

    Prishtinë, 14 shkurt 2018 –

    Gjermania vazhdon të mbetet partner i rëndësishëm i Kosovës në konsolidimin dhe forcimin e shtetësisë.

    Në një frymë miqësore bashkë me kryeministrin Haradinaj dhe Zv/kryeministrin Limaj, në ambientet e Qeverisë së Kosovës, pritem në takim ministrin e Jashtëm të Republikës Federale të Gjermanisë, dr. Sigmar Gabriel.

    Ministri i Jashtëm, Sigmar Gabriel, dëshmoi mbështetjen e vazhdueshme gjermane për rrugën euro-atlantike të Kosovës dhe në veçanti në zhvillimin ekonomik të vendit tonë.

    E njoftova mikun gjerman për zhvillimet në Kosovë, përfshirë përparimet në sundimin e ligjit dhe përmbushjen e obligimeve që burojnë nga MSA-ja.

    Prishtinë, 14 shkurt 2018 – Bashkë me kryeministrin Haradinaj dhe Zv/kryeministrin Limaj, në takim me Ministrin e Jashtëm të Republikës Federale të Gjermanisë, dr. Sigmar Gabriel.

    Ne jemi krenarë për miqësinë midis dy vendeve tona. Mirënjohës Gjermanisë për përkrahjen që i ka dhënë Kosovës në çdo kohë.

    Takimin miqësor me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, dr. Sigmar Gabriel, e vazhduam në ,brë,je në shtëpinë time.

    Prishtinë, 14 shkurt 2018 – Së bashku me gruan time Masha në ballë të oxhakut në shtëpinë time pritëm në takim miqësor ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, dr. Sigmar Gabriel.
    Prishtinë, 14 shkurt 2018 Gjatë darkës në shtëpinë time, me Ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, dr. Sigmar Gabriel. Gjermania është një nga aleatët dhe përkrahësit tanë më të mëdhenj.