Category: Minister i Puneve te Jashtme

  • Takim me ambasadorët e vendeve mike të Kosovës në Këshillin e Evropës

    Takim me ambasadorët e vendeve mike të Kosovës në Këshillin e Evropës

    Strasburg, 17 janar 2018

    Takim i frytshëm në Strasbourg me ambasadorët e shteteve mike të Kosovës në Këshillin e Evropës. Mbështetje e fuqishme në rrugën e faktorizimit ndërkombëtar të vendit tonë. 

    U diskutua për bashkërendimin e aktiviteteve për anëtarësimin e Kosovës në KiE.

    Strasburg, 17 janar 2018 – Takim me ambasadorët e vendeve mike të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Gjatë vizitës time në Strasburg, kërkova mbështetjen e përfaqësuesve në Parlamentin Evropian për përshpejtimin e pakushtëzuar të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, përderisa raportova edhe mbi zbatimin e Agjendës Evropiane të Reformave nga ana e qeverisë së Republikës së Kosovës.

    Strasburg, 17 janar 2018 – Prezantimi i Kosovës në takimin e katërt të MSA-së në Parlamentin Evropian.

    Qyetarët e Kosovës e meritojnë këtë të drejtë themelore të lëvizjes së lirë, ashtu siç e gëzojnë të gjithë popujt e tjerë të rajonit. Çdo trajtim ndryshe ndaj tyre i forcon bindjen për pabarazi dhe shtetas të dorës së dytë, status nga i cili ne kemi vuajtur shumë përgjatë historisë tonë.

    Është koha e fundit, që ne të lëvizim përpara dhe të ruajmë sentimentin e madh pro-evropian, që ekziston tek populli i Kosovës. Vonesat i ushqejnë dhe i japin shtytje vetëm forcave të errëta. Të veprojmë tash.

    TAKIM ME SEKRETARIN E PËRGJITHSHËM TË KËSHILLIT TË EVROPËS, THORBJØRN JAGLAND

    Takim i rëndësishëm me sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Torbiorn Jaglland. Kosova do të ecë përpara në procesin e anëtarësimit në këtë institucion shumë të rëndësishëm. E informova sekretarin Jaglland për hapat që po bën Kosova drejt anëtarësimit në KE.

    Strasburg, 17 janar 2018 – Gjatë qëndrimit tim në Strasburg zhvillova një takim të veçantë me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Thorbjørn Jagland.

    Biseduam për çështje të interesit të përbashkët dhe paralelisht me këtë e njoftova për qëllimin tonë, që të anëtarësohemi në këtë Organizatë të rëndësishme për të Drejtat e Njeriut dhe për hapat, që ne si Kosovë dhe Ministri e Jashtme i kemi ndërmarrë për të arritur këtë qëllim.

    E kam thënë edhe në deklarimet e mia të mëhershme se duke marrë parasysh procedurat respektive, ne presim, që të bëhemi anëtari i 48-të i kësaj Organizate deri në vitin 2020.

  • Takim me Ambasadorin, Joachim Rücker

    Takim me Ambasadorin, Joachim Rücker

    Prishtinë, 15 janar 2018

    Takim me ish-Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Ambasadorin gjerman Joachim Rücker, i cili kishte dhënë kontribut të rëndësishëm para dhe pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

  • Vizita në SHBA, në shtetin Illinois dhe Iowa

    Vizita në SHBA, në shtetin Illinois dhe Iowa

    Des Moines/Iowa, 11 janar 2018

    Mikpritje dhe biseda përmbajtësore në takimin me përfaqësuesit e Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Shtetit Iowa në ShBA.

    Ngrohtësi dhe mikpritje ashtu siç edhe mund të pritet në mes shteteve simotra si e quan Kosovën media e këtij shteti në gjithë takimet ku unë isha i pranishëm me këshilltarin e kryeministrit Eroll Belegu.

    Shumë mundësi përpara dhe përplot potenciale ende të pashfrytëzuara. Për miqtë dhe aleatët strategjikë ka pak rëndësi largësia gjeografike.

    Des Moines/Iowa, 11 janar 2018 – Koleksion fotosh nga takimet e shumta në IOWA.
    Des Moines/Iowa, 11 janar 2018 – Vizitë me Guvernatoren, Kim Ra. Në këtë takim morën pjesë të gjithë faktorët relevantë të shtetit të Iowas.

    TAKIM ME GUVERNATOREN E SHTETIT TË IOWAS, KIM REYNOLDS

    Takim me Guvernatoren e Shtetit të Iowas, Kim Reynolds. Biseduam për marrëdhëniet bilaterale në mes të dy shteteve tona, për planet e përbashkëta në fushën e ekonomisë, arsimit, bujqësisë si dhe për disa veprime strategjike në interes të Republikës së Kosovës.

    Des Moines/Iosa, 11 janar 2018 – Takim me Guvernatoren e Shtetit të Iowas, Kim Reynolds.

    GJATË PRITJES NGA GJENERALI I GARDËS KOMBËTARE TË IOWAS, TIMOTHY ORR

    Në përfundim të vizitës isha në Shtabin kryesor të Gardës kombëtare të Iowës për të shprehur mirënjohjen për mbështetjen për Kosovën.

    Des Moines/Iowa, 12 janar 2018 – Gjatë pritjes nga Gjenerali i Gardës Kombëtare të Iowas, Timothy Orr, në Shtabin Kryesor të Gardës Kombëtare të Iowas.
    Des Moines/Iowa, 12 janar 2018 – Pritje nga Sekretari i Bujqësisë i Shtetit të Iowas, Bill Northey.
    Des Moines/Iowa, 12 janar 2018 – Ligjëratë në Universitetin Drake të Iowas. Kam folur për arritjet dhe partneritetet e Republikës së Kosovës gjatë dhjetëvjetorit të parë shtet i pavarur.
  • Vizita zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe

    Vizita zyrtare në Emiratet e Bashkuara Arabe

    Abu Dhabi, 7 janar 2018

    Vizitova Emiratet e Bashkuara Arabe. U prita nga ministri i Jashtëm dhe i Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Emirateve të Bashkuara Arabe, Lartmadhëria e Tij, Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

    Në kuadër të këtij takimi, ndër të tjera, u pajtuam për hapjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës, e cila ndodhi pak kohë më vonë.

    E falënderova për përkrahjen e vazhdueshme, që ata kanë bërë dhe po e bëjnë për Kosovën, jo vetëm në njohje, por edhe duke e përkrahur fuqishëm anëtarësimin e saj në Organizatat Ndërkombëtare.

    AL AIN, 8 janar 2018 (WAM) – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, H.H. Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, priti sot Behgjet Pacollin, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.

    Në funksion të kësaj, diskutuam edhe mbi sinkronizmin e punëve të përbashkëta për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, ku samiti i radhës i kësaj Organizate do të mbahet në Abu Dhabi.

    Mora premtimin për shtimin e angazhimit të tij edhe personal në çështjet, që ndërlidhen me forcimin e subjektivitetit dhe integrimit të mëtutjeshëm ndërkombëtarë të Kosovës.

    AL AIN, 8 janar 2018 (WAM) – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, H.H. Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan, priti sot Behgjet Pacollin, zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.

    Hapja e Ambasadës së Republikës së Kosovës në EBA, ishte temë tjetër diskutimi në aspektin politik dy-palësh dhe u dakorduam, që Ministria e Jashtme e Kosovës t’i fillojë procedurat e hapjes së Ambasadës së Kosovës në Abu Dhabi që nga java e ardhshme.

    Në lidhje me çështjet e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve, i bëra thirrje investitorëve potencial nga EBA për të investuar në Kosovë, gjë e cila është mirëpritur dhe vlerësuar nga bashkëbiseduesi.

    Abu Dhabi, 7 janar 2018 – Bashkëbisedim me homologun tim Sheikh Abdullah bin Zayed Al Nahyan.

    NË KONFERENCËN, “THE NEW NEXUS – DIPLOMACY, SECURITY AND DIGITAL NATION STATE”

    Isha një ndër folësit kryesor për sfidat e ndërtimit të shtetit dhe nderlikimet/vështirësitë në diplomaci, në kuader të konferencës “The New Nexus – Diplomacy, Security and Digital Nation State” që u mbajt në Abu Dhabi.

    Po ashtu gjatë ditës pata edhe një takim shumë miqësor me Sheikh Nahyan bin Mubarak Al Nahyan, Ministër i Shtetit për Tolerancë, me të cilin biseduam për shumë qështje dhe për paqën dhe tolerancën ndernjerëzore.

    Abu Dhabi, 7 janar 2017 – Në konferencën e organizuar nga Instituti Ndërkombëtar për Diplomacinë Kulturore (IICD), me temën “The New Nexus – Diplomacy, Security and Digital Nation State”, ku unë isha ndër folësit kryesor.
    Abu Dhabi, 8 janar 2018 – Gjatë prezantimit tim për sfidat e ndërtimit të shtetit dhe ndërlikimet/vështirësitë në diplomaci, në kuadër të konferencës “The New Nexus – Diplomacy, Security and Digital Nation State” në Abu Dhabi.
    Abu Dhabi, 8 janar 2018 – Vizita ime në Emirate ishte prezantuar në shumë media nacionale.
    Abu Dhabi, 8 janar 2018 – Takim me Sheikh Nahyan bin Mubarak Al Nahyan, ministër i Sportit, Kulturës dhe Rinisë.
  • Takime të rregullta me përfaqësuesit e Korit Diplomatik të akredituar në Kosovë

    Takime të rregullta me përfaqësuesit e Korit Diplomatik të akredituar në Kosovë

    Prishtinë, 6 janar 2018

    Me Ambasadorën Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, takimet janë gjithëherë të shkëlqyeshme. Sepse të tilla janë edhe marrëdhëniet në mes dy vendeve dhe popujve tanë.

    Si dy shtete mike dhe partnere që po synojmë ta legalizojnë edhe Partneritetin Strategjik, nivel ky më i lartë i mundshëm i marrëdhënieve bilateale në mes dy vendeve.

    Rruga e integrimit Euro-Atlantik e Kroacisë vërtetë duhet të jetë model për ne. Duhet të shfrytëzojmë të gjitha ato potenciale edhe të bashkëpunimit ekonomik, që nuk janë shfrytëzuar deri më tash. Shpresoj ta vizitojë së shpejti edhe Kroacinë.

    Prishtinë, 6 janar 2018 – Takim me Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapitanoviҫ.

    Në vazhdim të takime të rregullta me përfaqësuesit e Korit Diplomatik të akredituar në Kosovë kisha kënaqësinë të jem nikoqir i takimit me Ambasadorin britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell.

    Përgatitjet e vendit tonë për shënimin e vitit jubilar të dhjetë-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, qëllimi i përbashkët për rritjen e numrit të njohjeve, anëtarësimi dhe integrimi i vendit tonë në Organizata Rajonale, Evropiane dhe Ndërkombëtare janë çështje, që ne i shtjellojmë pothuajse në çdo takim.

    Prishtinë, 6 janar 2018 – Takim me Ambasadorin Mbretërisë së Bashkuar, Ruari O’Conel.

    Roli i Mbretërisë së Bashkuar në themelimin e shtetit të Kosovës, qoftë në kuadër të veprimit të saj si shtet anëtarë i Kuintit, qoftë në nivelin dy-palësh ka qenë vendimtar dhe i tillë do të mbetet edhe në vazhdimin e procesit të konsolidimit të mëtejmë të shtetit tonë si në planin e jashtëm, ashtu edhe atë të brendshëm.

    Gjatë ditës, ndër takimet e shumta zhvillova një takim të ngrohtë dhe miqësor me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert. Diskutuam mbi marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve, bashkëpunimin e ngushtë në fushën e njohjeve të Kosovës, në zona të ndryshme gjeografike ku Franca ka ndikim të veçantë dhe mbarëvatjen e përgatitjeve për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

    Vlerësova kontributin e Francës në gjitha proceset më të rëndësishme të shtetësisë së Kosovës dhe e njoftova mysafirin me pikëpamjet e mia për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, të cilat u vlerësuan mjaft nga bashkëbiseduesi.

    Numri një i diplomacisë franceze në Kosovë, më informoi me vullnetin e palëkundur dhe përkushtimin konsistent të vendit të tij dhe të Perëndimit në përgjithësi, për ta mbështetur Kosovën edhe në këtë fazë të zhvillimit të saj.

    Prishtinë, 6 janar 2018Takim me Ambasadorin francez në Kosovë, Didijer Chaber.

    Në frymën e kësaj, ai më dorëzoi, gjithashtu një letër të ministres franceze për Çështje Europiane, Nathalie Loiseau, e cila më kishte falënderuar për takimin konstruktiv, që kishim gjatë vizitës time në Paris dhe për shkëmbimin e hapur të pikëpamjeve në kuadër të këtij takimi. Në përgjigje të ftesës time, ministrja Loiseau shprehte, gjithashtu dëshirën e delegacionit francez për të marrë pjesë në festimet e dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

    Në fund të këtij takimi, Ambasadori Chabert shprehu edhe brengën e Francës si shtet mik, partner dhe mbështetës i fuqishëm i Kosovës për lëvizjet e brendshme në Republikën e Kosovës gjatë ditëve të fundit.

  • Në 100 ditët e para të mandatit qeverisës kam bërë mbi 100 mijë kilometra rrugë në të gjitha anët e botës

    Në 100 ditët e para të mandatit qeverisës kam bërë mbi 100 mijë kilometra rrugë në të gjitha anët e botës

    Në 100 ditët e para të mandatit qeverisës kam bërë mbi 100 mijë kilometra rrugë në të gjitha anët e botës. 95 % të lëvizjeve të mia janë bërë me aeroplanin tim privat, pa e shpenzuar buxhetin e Republikës së Kosovës.

    Në fakt, aeroplani im, përveç në shërbimin tim dhe të stafit tim, ka qenë në shërbim edhe të institucioneve të Republikës së Kosovës, shumë herë edhe të miqve të Kosovës.

  • Turnetë diplomatike në Kontinentin e Afrikës

    Turnetë diplomatike në Kontinentin e Afrikës

    Afrikë e Jugut, 21 dhjetor 2017

    Paralelisht me vizitat që ishin publike, realizova një sërë vizitash të tjera që nuk ishin bërë publike. Në pjesën e parë të muajit nëntor vizitova Republikën e Zambisë, Ugandës si dhe Republikën e Madagaskarit.

    Vizitova Republikën e Malit, Afrikën e Jugut, Zimbabvesë, Republikën e Kongos dhe Republikën Federale të Nigerisë. Në të gjitha këto shtete jam takuar me udhëheqësit më të lartë.

    Afrikë e Jugut, 21 dhjetor 2017 – Takim me Presidentin e Afrikës së Jugut, Jakob Zuma.
    Kongo Brazzeville, 22 dhjetor 2017 – Gjatë takimit me Presidentin e Republikës së Kongos, Sh. T. Denis Sassou Nguesso.
  • Vizita ime në Lubjanë, takimi me presidentin dhe homologun slloven

    Vizita ime në Lubjanë, takimi me presidentin dhe homologun slloven

    Lubjanë, 19 dhjetor 2017

    Republika e Kosovës dhe Republika e Sllovenisë do të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik në mes dy vendeve dhe për këtë qëllim do të mbahet një Forum Ekonomik brenda tre muajve të ardhshëm.

    Nga shteti mik dhe partner slloven do të kemi mbështetjen e plotë në përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës dhe për anëtarësimin e plotë në Organizatat Ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Evropës, Interpol dhe UNESCO.

    https://fb.watch/mIftmKifgC/

    Me qëllimin e thellimit dhe intensifikimit të mëtejmë të Bashkëpunimit Ekonomik në mes të dyja vendeve do të themelohet edhe një Komision për Bashkëpunim Ekonomik në nivel Ministrash.

    Lubjanë, 19 dhjetor 2017 – Gjatë takimit me Presidentin slloven Borut Pahor.
  • Pritje për korin diplomatik të akredituar në Kosovë, duke vendosur për herë të parë këtë traditë

    Pritje për korin diplomatik të akredituar në Kosovë, duke vendosur për herë të parë këtë traditë

    Prishtinë, 15 dhjetor 2017

    Me rastin e festave të fundvitit kam organizuar pritje për korin diplomatik të akredituar në Kosovë, duke vendosur për herë të parë traditën e pritjes për ambasadorët e akredituar në Kosovë.

    Ky ishte fjalimi im që ju adresova të pranishmëve në pritjen e organizuar me rastin e festave të fundvitit:

    I nderuar z. President,

    I nderuar Kryetar i Kuvendit

    I nderuar Kryeministër,

    Shkëlqesi Ambasadorë,

    Të nderuar drejtues partish, subjektesh ekonomike, mediatike,

    Miq të ftuar,

    Pasi gjatë gjithë vitit që po mbyllet, kemi qenë pjesë e debatit publik, e dialektikës demokratike, e diplomacisë, sot jemi mbledhur për të uruar qetësisht dhe gëzueshëm njeri tjetrin për festat e fundvitit.

    Kosova është një kopsht i perëndisë, mu në qendër të Europës, i pasur për nga bukuritë natyrore, për nga rinia, për nga diversiteti fetar dhe etnik, për festat e shumta, por dhe për miqtë e shumtë që kemi.

    Festat janë rast i mirë që të shprehim mirënjohjen tonë për miqtë.

    Kosova është një krijesë e një lufte të fortë për pavarësi të popullit të saj, por kjo dihet se nuk mjafton. Ne jemi krijuar dhe si pasojë e vetëdijes legjitimiste të perëndimit për të mos lejuar që mu në zemër të Europës, të ndodhte asgjësimi i një populli të tërë.

    Ju miqtë tanë të shumtë na keni ndihmuar në çdo hap. Ne jemi një shtet i krijuar nga fillimi. Themelet janë ndërtuar të forta. E gjitha kjo është një eksperiencë unike për të gjithë. Për ne kosovarët, por dhe për miqtë tanë ndërkombëtarë.

    Prishtinë, 15 dhjetor 2017 – Presidenti Thaçi, Kryeministri Haradinaj dhe përfaqësues të korit diplomatik të akredituar në Kosovë në pritjen e organizuar për fundvit nga MPJ-ja.

    Ne kemi ulur në nivel zero konfliktualitetin ndëretnik. Ne gjatë vitit të kaluar treguam se i zgjidhim krizat politike me qetësi si çdo vend demokratik. Koha e përplasjeve të ashpra duket se mori fund.

    Si drejtues i diplomacisë në afro 3 muaj, së bashku me Presidentin, me Kryeministrin, me Kryetarin e Parlamentit dhe akterë të tjerë, me miqtë e Kosovës, ne jemi angazhuar që ta shndërrojmë Kosovën në një histori suksesi global. Ne po e afirmojmë unin tonë ndërkombëtar. Ne po e pohojmë njësinë tonë brenda një territori me kufij të caktuar. Ne po i kontribuojmë sigurisë globale. Ne nuk mund të jemi një vrimë e zezë e pavendosmërisë së askujt.

    Ndaj dua ta potencoj: në këtë pjesë të territorit të Europës, të nderuar miq, gjendet shteti ynë, Kosova dhe nuk gjendet asnjë shtet tjetër. Këtu nuk ka boshllëk shtetëror, boshllëk autoriteti, por ka sovranitet të Kosovës. Këtu janë gjurmët e hershme të ekzistencës së të parëve tanë, historisë sonë, objektet tona të kultit së bashku me ato të komunitetit serb. Askush nuk mund ta ndalë përfundimisht integrimin tonë ndërkombëtar. Mund ta vonojë pak, por kurrë ta ndalë.

    Kosova është shtet i vogël, por me gjithë atributet e një shteti normal. Këtu në këtë sallë janë vendimmarrësit kryesorë të shtetit tonë, dhe nëpërmjet tyre ndieni përditë pulsin e një shteti, ngjyrat shumëetnike të tij. Me ne janë përfaqësuesit e vendeve mike që na asistojnë, sepse ne jemi vend i pasur me miq.

    Ne e kemi bërë rreshtimin tonë me perëndimin dhe kjo nuk ndryshon në jetë të jetëve.

    Prishtinë, 15 dhjetor 2017 – Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie, gjatë pritjes së organizuar për festat e fundvitit.

    Na besoni ndërkohë, ne nuk duam të jemi temë konfrontimi apo shkëmbimi diplomatik e fuqive të mëdha. Ne na duhet integrimi ndërkombëtar, dhe nuk cojmë kurrfarë peshe në përplasjet botërore. Ne na duhet vëmendja globale për lajme të mira dhe jo për lajme negative.

    Ndaj do ju lutesha të nderuar miq ndërkombëtarë, të kapërceni diferencat e vogla, të mëdha, mes jush; na ndihmoni në mënyrë afatgjatë, kompaktë, dhe me vizion, na mbështesni për hyrjen në OKB.

    Ju nuk e keni mbështetur krijimin, zhvillimin e shtetit tonë, për të na lënë përjetësisht në kufij të paqartësisë… Mos e toleroni paqartësinë që zgjat. Na i falni gabimet, ne jemi të vegjël, vetëm dhjetë vjet shtet.

    Të nderuar miq dhe të ftuar,

    Unë besoj se 2018 do jetë vit i veprave të mëdha infrastrukturore, i zhvillimit më të të madh ekonomik, konsolidimit të shtetit, i afirmimit të shtetësisë sonë, të diplomacisë sonë. Kjo qeveri dinamike po injekton energji të reja në sistemin tonë shtetëror; Ne po çelim hapësirë të re për jetën e rinisë tonë.

    Ne do të jemi bashkë gjithnjë.

    Gëzuar festat e fundvitit, gëzuar vitin e ri!

    Prishtinë, 15 dhjetor 2017 – Fjala ime para të pranishmëve me rastin e festave të fundvitit
  • Vizita në Shkup, konferenca e Adriatikut

    Vizita në Shkup, konferenca e Adriatikut

    Shkup, 12 dhjetor 2017

    Asnjë vend në rajon nuk mund ta ndalë apo shtyj anëtarësimin e Kosovës në NATO. Procesi i integrimeve evropiane për Kosovën është i pakthyeshëm. Këto i ka thash në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të Kartës së Adriatikut që është zhvilluar në Shkup.

    Unë i jam përgjigjur edhe kolegut nga Bosnja dhe Hercegovina – një prej vendeve të ‘kundërshton anëtarësimin” e Kosovës. “Kjo po ndodhe sepse Serbia dëshiron kështu? Duket se gaboheni dhe nuk duhet të qëndroni prapa Serbisë”, i bëra me dije ministrit të jashtëm të Bosnjës.

    “Çka do të bëni ju kur Serbia ta shfuqizojë veton për anëtarësim në OBK? A nuk mendoni se kjo nuk është e gabueshme, të ndiqet rruga e Serbisë dhe të ktheheni kundër nesh, qoftë edhe nëse jemi afër? Sugjerova Bosnjën që të tregohet me e mençur.

    Shkup, 12 dhjetor 2017 – Në takimin e vendeve të Kartës së Adriatikut (A5), kryesuese e së cilës ishte Republika e Maqedonisë.
    Shkup, 12 dhjetor 2017 – Foto e përbashkët me ministrat pjesëmarrës të Kartës së Adriatikut.

    TAKIM ME ZËVENDËSNDIHMËSSEKRETARIN E SHTETIT TË SHBA-SË, METTHEW PALLMER

    Kosova mund të llogarisë si gjithmonë në ShBA, por edhe ShBA duhet të llogarisë tek ne, si partnerë të përkushtuar dhe të besueshëm.

    Në margiinat të takimit të Kartës së Adriatikut, pata një takim me të Dërguarin te Posaçëm Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer. 

    Unë e përgëzova z.Palmer për emërimin e tij dhe si një mik i vjetër i Kosovës në këtë pozicion të ri, do të vazhdojë të na mbështesë në të gjitha nivelet. Ne e shohim dialogun si një proces të rëndësishëm që ka një mundësi për të mbyllur kapitullin e errët midis Kosovës dhe Serbisë. 

    Normalizimi i marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë është qëllimi i vetëm, asgjë me pak, dhe vlerësojmë pozicionin e fuqishëm të Uashingtonit për ketë synim. 

    Shkup, 12 dhjetor 2017 – Në margjina të takimit të Kartës së Adriatikut, takova Zëvendësndihmëssekretarin e shtetit të ShBA-së, Metthew Pallmer, mbështetës i madh i rajonit tonë.