Category: Minister i Puneve te Jashtme

  • Takim me Ambasadorin kanadez, Daniel Maksimyuk

    Takim me Ambasadorin kanadez, Daniel Maksimyuk

    Prishtinë, 15 shtator 2017

    Kanadaja gjithmonë e ka treguar veten duke u renditur krah Kosovës që nga njohja e Pavarësisë.

    Në një takim Ambasadorin e Kanadasë  për Kosovë, rezident në Kroaci, Daniel Maksymiuk, bashkëbiseduam për zhvillimet ekonomike në vend, përfshirë prioritetet e Qeverisë në planin ekonomik.

    Fokusi kryesor i takimit ishin potenciali minerar që ofron Kosova pasi që Kanadaja njihet si lider botëror në këtë industri. Me këtë rast Ambasadori Maksymiuk, më njoftoi për disa kompani Kanadeze të interesuara në këtë fushë që pritet të vizitojnë Kosovën së shpejti.

  • Vizitën e parë zyrtare si ministër i jashtëm e realizova në Republikën e Shqipërisë

    Vizitën e parë zyrtare si ministër i jashtëm e realizova në Republikën e Shqipërisë

    Tiranë, 14 shtator 2017

    Tri ditë pasi kam pranuar detyrën zyrtare, vizitën e parë jashtë vendit e kam zhvilluar në Republikën e Shqipërisë.

    Gjatë kësaj vizite jam pritur nga krerët e shtetit shqiptar, ndërkohë që jemi marrë vesh për koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta në rrafshin diplomatik ndërkombëtar dhe jemi pajtuar për vazhdimin e traditës së hapjes së misioneve të përbashkëta diplomatike dhe konsullore me Republikën e Shqipërisë si ai në Kopenhagë dhe Hamburg.

    Në kuadër të këtyre takimeve kam propozuar thellimin e bashkëpunimit ekonomik nëpërmjet krijimit të pikave të përbashkëta doganore, sikurse ajo në Durrës si dhe për lehtësimin e lëvizjes së lirë të shtetasve nga të dyja anët.

    Gjithashtu, jemi pajtuar për mbajtjen e takimit të përbashkët të dy qeverive më 27 nëntor 2017, me rastin e hapjes së “Vitit Gjithëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut”.

    Tiranë, 14 shtator 2017 – Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
    Tiranë, 14 shtator 2017 – Takim me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati.
    Tiranë, 14 shtator 2017 – Takimi me ish-Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.
  • Në ditën e parë si ministër i jashtëm takova drejtoreshën e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Angelina Eichhorst

    Në ditën e parë si ministër i jashtëm takova drejtoreshën e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Angelina Eichhorst

    Prishtinë, 14 shtator 2017

    Përshpejtimi i procesit të liberalizimit të vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës është i një rëndësie të veçantë, nëpërmjet të cilit do të krijoheshin mundësi të reja për të gjithë qytetarët e vendit, sidomos për të rinjtë.

    Në vijim këtij takimi me Zyrtaren e Lartë të BE-së, shpreha zotimin dhe përkushtimin e Institucioneve të vendit për përmbushjen sa më të shpejtë të kritereve të mbetura në lidhje liberalizimin e vizave.

    Diskutuam mbi zhvillimet e gjiththmbarshme politike si në nivelin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm dhe në veçanti në lidhje me raportet e Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian.

    Përkitazi me këtë është vlerësuar si jashtëzakonisht e rëndësishme avansimi i mëtejmë i marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

  • Takim me Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj

    Takim me Ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, Bojan Bertoncelj

    Prishtinë, 14 shtator 2017

    Gjatë këtij takimi, janë ri-konfirmuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme në mes dy vendeve dhe dy popujve, me zotime dhe përkushtime të reja për forcimin e mëtejmë të këtyre marrëdhënieve në fusha të interesit të përbashkët.

    Veç ri-theksimit të mbështetjes sw fuqishme sllovene ndaj anëtarësimit të plotë të Republikës së Kosovës në Komunitetin Ndërkombëtarë, avancimit të agjendës euro-atlantike; një vëmendje e posaçme i është kushtuar zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve respektive nëpërmjet organizimit të Forumeve Ekonomike në të dyja vendet.

    Nevoja për përshpejtimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës ka qenë një temë tjetër, e cila është diskutuar gjithashtu.

  • Takim me Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, Ambasadoren Konstantina Athanassiadou

    Takim me Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë në Prishtinë, Ambasadoren Konstantina Athanassiadou

    Prishtinë, 13 shtator 2017

    Është konfirmuar angazhimi dhe mbështetja e dy vendeve për ndërtimin e marrëdhënieve të qëndrueshme bilaterale në aspektin politik dhe ekonomik.

    Greqia është partner i rëndësishëm i Kosovës si dhe fqinj rajonal i saj. Vlerësojmë mbështetjen që Greqia ka dhënë dhe po jep në ndërtimin e perspektives euroatlantike të Kosovës.

    Dy vendet trajtojnë  reciprokisht relacionet me respekt dhe përkushtim të madh. Në takim u diskutua edhe për projektet e reja bilaterale ndërmjet dy vendeve, sidomos në organizimin e konferencave të
    përbashkëta ekonomike.

  • Takim me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi

    Takim me Ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi

    Prishtinë, 13 shtator 2017

    Kosova dhe Shqipëria do të vazhdojnë të jenë për krah njëra tjetrës.

    Në takim me ambasadorin Minxhozi, u dakorduam se do të jemi një sa i përketë diplomacisë dhe politikave të jashtme të shteteve tona.

  • Takim me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi

    Takim me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi

    Prishtinë, 13 shtator 2017

    Me ambasadorin Italina në Kosovë diskutova për forcimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për prioritetet në politikën e jashtme të Kosovës. Italia ka dëshmuar në vazhdimësi mbështetjen e Republikës së Kosovës, Sovranitetit të shtetit tonë.

  • Takim me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert

    Takim me Ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert

    Prishtinë, 13 shtator 2017

    Me ambasadorin e Francës në Kosovë vlerësuam lart raportet ne mes të Kosovës dhe Francës, duke shprehur vullnetin e përbashkët për vazhdimin e thellimit te këtij bashkëpunimi.

    Diskutuam për projektet e përbashkëta, te cilat do t`i kontribuonin zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies së qytetarëve të Kosovës.

    Ambasadori shprehu përkrahjen e fuqishme të Francës për Kosovën, duke garantuar kështu vazhdueshmëri të mbështetjes së shtetësisë së saj.

  • Takim me Ambasadorin britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell

    Takim me Ambasadorin britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell

    Prishtinë, 13 shtator 2017

    Duke vlerësuar lartë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar theksova vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve të Kosovës me këtë vend.

    Diskutuam edhe për forcimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, si dhe për prioritetet në politikën e jashtme të Kosovës.

    Veçova  angazhimet e mëdha që i presin institucionet në përmbushjen e agjendës evropiane, ndërsa ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë për përkrahjen e vazhdueshme të këtyre shteteve për zhvillimin dhe përparimin e Republikës së Kosovës.

  • Takim me të ngarkuarin e përkohshëm me punë të Gjermanisë, Jan-Axel Voss

    Takim me të ngarkuarin e përkohshëm me punë të Gjermanisë, Jan-Axel Voss

    Prishtinë, 13 shtator 2017

    Nga bashkëbisedimi me diplomatin gjerman, mora zotime se Gjermania, si një shtet aleat dhe partner strategjik i Republikës së Kosovës do të vazhdojë dhe shtojë përpjekjet e saj për mbështetjen e palëkundur gjermane ndaj vendit tonë përkitazi me forcimin legjitimitetit ndërkombëtarë; avancimin e proceseve të integrimit Euro-Atlantik, si dhe anëtarësimit në Organizata rajonale, evropiane dhe Ndërkombëtare.

    Në margjina të këtij takimi një vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe rritjes së mëtejme dhe hapjes së mundësive të reja të bashkëpunimit ekonomik në mes dy vendeve, me fokus të veçantë nëpërmjet formatit të Investimeve të Huaja Direkte.