Prishtinë, 18 shkurt 2018
Gjatë pritjes së delegacioneve të shumta shtetërore që përfaqësonin shtetet e tyre në shënimin e jubileut të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës, duke përfshirë delegacionet shtetërore nga Ishujt Marshall, Emiratet e Bashkuara Arabe, Zvicrës, Bangladeshit, Guinea Bissaut, Omanit, Turqisë, Japonisë dhe shtete të tjera pjesëmarrëse.


Takova në një takim të veçantë edhe Ambasadorin e Sulltanatit të Omanit në Londër, Sheik Abdulaziz bin Abdullah bin Zahiri Al-Hinai. Pranova urimet e Sulltanit të Omanit për dhjetëvjetorin e pavarësisë dhe gatishmërinë e këtij shteti për të intensifikuar marrëdhëniet ekonomike dhe ato qeveritare.
I kërkova diplomatit të Sulltanatit të Omanit, që bashkëpunimi mes dy vendeve të arrijë një nivel më të lartë, duke filluar me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike



Në kuadër të takimeve të shumë delegacioneve, që po marrin pjesë në shënimin e dhjetë vjetorit të Pavarësisë, sot takova Ambasadoren e Estonisë në Vjenë, Eve Kulli Kala, e cila është e akredituar ta mbulojë Kosovën.
Diskutuam mundësitë e bashkëpunimit ekonomik dhe ato në kuadër të Organizatave Ndërkombëtare.
Estonia është mbështetëse e madhe e Kosovës në Bashkimin Europian, gjë për të cilën i shpreha mirënjohje në emër të Institucioneve të Kosovës. E njoha edhe me zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në vend.

NË TAKIM ME ISH-MINISTRIN E PUNËVE TË JASHTME TË TURQISË, AHMET DAVUTOGLU
Takim i shkëlqyeshëm sot me mikun Ahmet Davutoglu dhe biseduam për një numër çështjesh politike të rajonit. Mirënjohës për miqësinë dhe përkrahjen ndër vite, pasi kemi punuar ngushtë në ndërtimin e marrëdhënieve më të ngushta Kosovë-Turqi.

DARKË NË SHTËPINË TIME PËR PRESIDENTË, ISH-PRESIDENTË DHE DIPLOMATË NGA SHUMË VENDE TË BOTËS
Darkë në shtëpinë time për presidentë, ish-presidentë dhe diplomatë nga shumë vende të botës, që morën pjesë në ceremoninë zyrtare të shënimit të dhjetëvjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në shtëpinë time isha i nderuar të jem mikpritës i një darke me Ish-Presidentët, Mesiq, Mejdani, Sejdiu, Presidentin Meta me bashkëshorte, diplomatë e Ambasadorë nga shumë vende të botës dhe mysafirë të tjerë, që erdhën në Kosovë për të festuar vitin jubilar të Pavarësisë së Kosovës.
Diskutuam për tema të ndryshme mbi bashkëpunimin me shtete të ndryshme të botës dhe Organizatat Ndërkombëtare në përgjithësi.






































