Category: Zv. Kryeminister i pare

  • Takim me homologun tim nga Turqia, Mevlut Ҫavosoglu

    Takim me homologun tim nga Turqia, Mevlut Ҫavosoglu

    Nju Jork, 20 shtator 2017

    Pas takimit me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kisha rastin që ta takojë në një takim shumë të ngrohtë dhe miqësor homologun tim, Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

    Me homologun nga Turqia ri-konfirmova mbështetjen e fuqishme nga ky vend. Miku im, Mevlüt shumë shpejt do ta vizitojë Kosovën, ku ndër të tjera do të koordinojmë agjendën mbi vazhdimin e lobimit për vendin tonë në raport me vendet jo-njohëse.

  • Takim me Presidenten e Mauritiusit, Ameenah Gurib Fakim

    Takim me Presidenten e Mauritiusit, Ameenah Gurib Fakim

    Nju Jork, 20 shtator 2017

    Së bashku me Presidentin e Republikës, Hashim Thaçi, dhe delegacionin kosovar kemi takuar Ameenah Gurib, Presidente e shtetit ishullor të Mauriciusit, shtet ky që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

    Ne kërkuam njohjën nga ky shtet në mënyrë që Kosova të e forcon subjektivitetin e saj ndërkombëtar, duke arritur përpjekjet për njohje të reja dhe për anëtarësimin e vendit në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

    Theksova se edhe në kuadër të Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë, anëtare të së cilës janë Kosova dhe Mauriciusi, do të intensifikohen kontaktet mes dy shteteve dhe se Kosova është e interesuar të vendos marrëdhënie diplomatike me Mauriciusin.

    Së bashku me Presidentin e Republikës, Hashim Thaçi, dhe delegacionin kosovar kemi takuar Ameenah Gurib, Presidente e shtetit ishullor të Mauriciusit, shtet ky që nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.
  • Pjesëmarrja dhe lobimi për njohje në Asamblen e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

    Pjesëmarrja dhe lobimi për njohje në Asamblen e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork

    New York, 20 – 23 shtator 2017

    Puna vazhdon në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara duke takuar dhjetëra liderë shtetesh nga shtetet njohëse dhe jonjohëse.

    Nga shtetet mike është kërkuar që ato të vazhdojnë ta mbështesin konsolidimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës në marrëdhënie me jashtë, ta përkrahin vendin tonë dhe të ndikojnë edhe te vendet e tyre mike për sigurimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, ndërsa nga takimet me udhëheqësit e shteteve jonjohëse ishin vënë kontakte, ndërtuar miqësi dhe zgjeruar partneritete të reja.

  • Bashkë me presidentin Thaҫi takuam edhe presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

    Bashkë me presidentin Thaҫi takuam edhe presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan

    Nju Jork, 19 shtator 2017

    Në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, së bashku me Presidentin Thaçi, takuam edhe Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

    Takim miqësor dhe frytdhënënës. Ri-konfirmuam marrëdhëniet shumë të mira në mes dy vendeve, duke shprehur zotimin dhe përkushtimin e dy-anshëm për zgjerimin dhe thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

    Kosova i është falënderuese Turqisë për mbështetjen e palëkundur në lidhje me procesin e shtet-ndërtimit në Kosovë dhe anëtarësimin e saj në të gjitha Organizatat Ndërkombëtare.

  • Së bashku me Presidentin Thaçi gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Saint Vincent dhe Grenadines

    Së bashku me Presidentin Thaçi gjatë takimit me Ministrin e Jashtëm të Saint Vincent dhe Grenadines

    Nju Jork, 19 shtator 2017

    Shteti ynë është njohur nga 114 shtete sovrane dhe është anëtar në më shumë se 60 organizata.

    Nga CARICOM tashmë 10 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kanë vendosur marrëdhënie diplomatike me ne.

    Prandaj, Kosova është e interesuar të vendos marrëdhënie diplomatike me Saint Vincent dhe Grenadines për të formalizuar një miqësi mes shteteve tona”, ka thënë presidenti Thaçi gjatë takimit me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Saint Vincent dhe Grenadines, Sir Louis Straker.

  • Takim me ministrin e Jashtëm të Omanit, Jusuf bin Alawi bin Abdullah, në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

    Takim me ministrin e Jashtëm të Omanit, Jusuf bin Alawi bin Abdullah, në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

    Nju Jork, 19 shtator 2017

    Mirënjohës ndaj Ministrit të Jashtëm Jusuf bin Alawi bin Abdullah për mbështetjen e vazhdueshme të Omanit dhënë Kosovës. Ne u pajtuam të zgjerojmë marrëdhëniet tona dypalëshe.

  • Së bashku me Presidentin e Republikës, Hashim Thaçi, gjatë takimit me Mbretin Abdullah të Jordanisë

    Së bashku me Presidentin e Republikës, Hashim Thaçi, gjatë takimit me Mbretin Abdullah të Jordanisë

    Nju Jork, 19 shtator 2017

    Aktivitetin tim diplomatik bashkë me presidentin e Kosovës, e fillova në Nju Jork me një takim me Mbretin Abdullah të Jordanisë. Dakordim i plotë për bashkëpunim ndërmjet dy shteteve.

    Brenda pak javësh delegacionet e Kosovës do të udhëtojnë në Jordani për të formalizuar bashkëpunimin me Jordaninë në fushën e inteligjencës, sigurisë dhe arsimit.

  • Takim me Ambasadorin kanadez, Daniel Maksimyuk

    Takim me Ambasadorin kanadez, Daniel Maksimyuk

    Prishtinë, 15 shtator 2017

    Kanadaja gjithmonë e ka treguar veten duke u renditur krah Kosovës që nga njohja e Pavarësisë.

    Në një takim Ambasadorin e Kanadasë  për Kosovë, rezident në Kroaci, Daniel Maksymiuk, bashkëbiseduam për zhvillimet ekonomike në vend, përfshirë prioritetet e Qeverisë në planin ekonomik.

    Fokusi kryesor i takimit ishin potenciali minerar që ofron Kosova pasi që Kanadaja njihet si lider botëror në këtë industri. Me këtë rast Ambasadori Maksymiuk, më njoftoi për disa kompani Kanadeze të interesuara në këtë fushë që pritet të vizitojnë Kosovën së shpejti.

  • Vizitën e parë zyrtare si ministër i jashtëm e realizova në Republikën e Shqipërisë

    Vizitën e parë zyrtare si ministër i jashtëm e realizova në Republikën e Shqipërisë

    Tiranë, 14 shtator 2017

    Tri ditë pasi kam pranuar detyrën zyrtare, vizitën e parë jashtë vendit e kam zhvilluar në Republikën e Shqipërisë.

    Gjatë kësaj vizite jam pritur nga krerët e shtetit shqiptar, ndërkohë që jemi marrë vesh për koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta në rrafshin diplomatik ndërkombëtar dhe jemi pajtuar për vazhdimin e traditës së hapjes së misioneve të përbashkëta diplomatike dhe konsullore me Republikën e Shqipërisë si ai në Kopenhagë dhe Hamburg.

    Në kuadër të këtyre takimeve kam propozuar thellimin e bashkëpunimit ekonomik nëpërmjet krijimit të pikave të përbashkëta doganore, sikurse ajo në Durrës si dhe për lehtësimin e lëvizjes së lirë të shtetasve nga të dyja anët.

    Gjithashtu, jemi pajtuar për mbajtjen e takimit të përbashkët të dy qeverive më 27 nëntor 2017, me rastin e hapjes së “Vitit Gjithëkombëtar të Gjergj Kastriotit Skënderbeut”.

    Tiranë, 14 shtator 2017 – Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
    Tiranë, 14 shtator 2017 – Takim me Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Ditmir Bushati.
    Tiranë, 14 shtator 2017 – Takimi me ish-Kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.
  • Në ditën e parë si ministër i jashtëm takova drejtoreshën e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Angelina Eichhorst

    Në ditën e parë si ministër i jashtëm takova drejtoreshën e BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, Angelina Eichhorst

    Prishtinë, 14 shtator 2017

    Përshpejtimi i procesit të liberalizimit të vizave për shtetasit e Republikës së Kosovës është i një rëndësie të veçantë, nëpërmjet të cilit do të krijoheshin mundësi të reja për të gjithë qytetarët e vendit, sidomos për të rinjtë.

    Në vijim këtij takimi me Zyrtaren e Lartë të BE-së, shpreha zotimin dhe përkushtimin e Institucioneve të vendit për përmbushjen sa më të shpejtë të kritereve të mbetura në lidhje liberalizimin e vizave.

    Diskutuam mbi zhvillimet e gjiththmbarshme politike si në nivelin e brendshëm ashtu edhe atë të jashtëm dhe në veçanti në lidhje me raportet e Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian.

    Përkitazi me këtë është vlerësuar si jashtëzakonisht e rëndësishme avansimi i mëtejmë i marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.