Category: Zv. Kryeminister i pare

  • Darka në Paris ku kryeministri i Dominica më konfirmon njohjen e Republikës së Kosovës

    Darka në Paris ku kryeministri i Dominica më konfirmon njohjen e Republikës së Kosovës

    Paris, 8 dhjetor 2012 –

    Dominica është shteti i radhës anëtar i OKB-së që njeh Republikën e Kosovës. 

    Konfirmimi ka ardhur gjatë darkës zyrtare që zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka zhvilluar me kryeministrin e këtij shteti z. Roosevelt Skerrit, të premten në Paris, menjëherë pas kthimit nga kontinenti afrikan. 

    Kryeministri Skerrit i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori i vendit të tij në OKB, i konfirmoi zëvendëskryeministrit Pacolli se shteti i tij ka vendosur që të njohë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, ndërsa formalizimi do të bëhet në mbledhjen e radhës të Qeverisë së këtij shteti, javën e ardhshme.

    Nota verbale që konfirmon njohjen nga Republika Dominicas.

    Zëvendëskryeministri Pacolli ka zhvilluar një aktivitet intensiv me vendet e Caricomit që nga viti 2009, e veqanërisht me shtetin e Dominicas, ndërkaq me kryeministrin Roosevelt Skerrit ka pasur disa takime.

    Së fundmi, zëvendëskryeministri Pacolli është takuar me kryeministrin Skerrit në Nju Jork, gjatë organizmit të takimit “South South”, ku z.Pacolli ishte i ftuar nderi në mesin e rreth 100 burrështetasve botërorë, mes të cilëve edhe sekretari gjeneral i OKB-së, z.Ban Ki Mon. 

  • Në kuadër të angazhimeve shtetërore për lobim, sërish në kontinentin e Afrikës

    Në kuadër të angazhimeve shtetërore për lobim, sërish në kontinentin e Afrikës

    Në kuadër të angazhimeve shtetërore për lobim, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës z.Behgjet Pacolli ka filluar edhe një turne lobimi në kontinentin e Afrikës .

    Në kuadër të këtij turneu, zëvendëskryeministri Pacolli, sipas agjendës do të vizitojë Guinenë Ekuatoriale, Togon, Republikën Demokratike të Kongos dhe Kamerunin.

    Zëvendëskryeministri Pacolli do të takohet me krerët më të lartë shtetëror të këtyre shteteve me qëllim të formalizimit të njohjeve për Republikën e Kosovës.

    Pas disa vizitave të zhvilluara më parë në këto vende, dhe një aktiviteti të ngjeshur diplomatik, zëvendëskryeministri Pacolli prêt rezultate konkrete në shtimin e numrit të njohjeve për shtetin e Kosovës nga kontinenti afrikan.

  • Behgjet Pacolli në mesin e 100 figurave të ndritura shqiptare

    Behgjet Pacolli në mesin e 100 figurave të ndritura shqiptare

    Z.Pacolli u zgjodh gjithashtu edhe President nderi i Albanian Excellence, e cila çdo vit do të marrë përsipër identifikimin e individëve të suksesshëm jashtë vendit dhe do t’i shndërrojë ata në figura publike për opinionin e brendshëm.

    Në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë,  u zhvillua Mbrëmja Gala, me 100 të zgjedhurit e Albanian Excellence, një Organizatë jo qeveritare prestigjoze nga Shqipëria. Këta të zgjedhur ishin që të gjithë individë të shquar shqiptarë në profesione të ndryshme, si menaxherë, juristë, inxhinierë, muzikantë, profesorë, fizikantë, psikologë, etj të cilët janë afirmuar në fushën e tyre në rrafsh ndërkombëtar.

    Pacolli ishte gjithashtu i zgjedhuri i kësaj liste emrash, e cila impresionoi opinionin publik shqiptar me aftësitë dhe shkallën e lartë të integrimit në shoqërinë dhe jetën publike të vendeve ku jetojnë dhe punojnë.

    Pacolli u prezentua nga organizatori si « njeri që flet shumë gjuhë të huaja, qytetar i Kosovës, Zvicrës dhe gjithë botës », « njeri që kudo, në Universitet, në ndërmarrësi, në politikë, ka qenë dhe do të bëhet më i miri ».

    z. Pacolli nga ana e tij e vlerësoi çmimin dhe iu përgjigj pyetjeve të prezantueses. Ai përshkroi ngjarjet që përcaktuan hopet e mëdha cilësore në jetën e vet dhe bëri thirrje për investim të shpirtit në arritje të suksesit. Ai tha « se dikur do të vijë koha e ideve të mira, dhe se shumë ide të mira megjithatë janë duke u jetësuar ».

    Ai tha « se jeta e vet i ngjante shumë jetës që ai bënte dikur në fshat », dhe se « pasuria e tij më e madhe janë miqtë e shumtë ».

    Behgjet Pacolli u zgjodh njëzëri prej Bordit, President Nderi i Albanian Excellence.

  • Republika e Burundit njeh Republikën e Kosovës

    Republika e Burundit njeh Republikën e Kosovës

    Republika e Burundit është shteti i radhës i OKB-së që e njeh Republikën e Kosovës, si shtet të pavarur dhe sovran.

    Nota verbale e njohjes i është dorëzuar zëvendëskryeministrit të Kosovës, z.Behgjet Pacolli nga ministri i punëve të Jashtme të Burundit z. Laurent Kavakure, në kryeqytetin këtij shteti, Bujumbura.

    Nota Verbale që konfirmon njohjen e pavarsisë së Kosovës nga Republika e Burundit.

    Republika e Burundit është shteti i parë i vendeve anëtare të SADC dhe Afrikës lindore që njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës. 

    Njohja nga ky shtet është e rëndësishme edhe për faktin se thehet akulli tek këto vende të cilat kultivojnë marëdhënie të mira me vendet si Rusia, Kina dhe India që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës. 

    Gjithashtu, në këtë pjesë të Afrikës, edhe lobimi serb është shumë i angazhuar veqanërisht në sferën ekonomike. Në kontekst të kësaj edhe angazhimi i fundit i zëvendëskryeministrit Pacolli në këtë pjesë ka qenë shumë intensiv. 

    Gjatë turneut dy javorësh, z.Pacolli ka vizituar disa herë Zambinë, Burundin, Rwandën, Tanzaninë, Kenyan dhe Sudanin e Jugut.

  • Takimi historik me Presidentin e Sudanit Jugor, Salva Kiir Mayardit

    Takimi historik me Presidentin e Sudanit Jugor, Salva Kiir Mayardit

    Juba, 24 tetor 2012 –

    Në vazhdim të turneut dy javor në kontinentin e Afrikës, ndalova edhe në kryeqytetin e Sudanit Jugor, Juba, i cili është një qytet i rëndësishëm në historinë dhe zhvillimin e vendit.

    Në Juba po më priste në takim presidenti i Sudanit Jugor, Salva Kiir Mayardit. Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në diplomacinë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës.

    Sudan i Jugut është një vend me histori të pasur dhe me potencial të madh, dhe vizita ime tregonte një shprehje të interesit të Kosovës për të thelluar bashkëpunimin dhe lidhjet ndërmjet dy vendeve.

    Presidenti Salva Kiir Mayardit të cilin po shkoja të takoja është figura kryesore në skenën politike të Sudanit Jugor. Ai ka luajtur një rol kyç në procesin e pavarësisë së Sudanit Jugor dhe në zhvillimin e vendit në periudhën e pasluftës civile. Me një karrierë të gjatë në politikë dhe drejtësi, Presidenti Kiir është një figurë e rëndësishme për të kuptuar kontekstin politik dhe shoqëror të Sudanit Jugor.

    Pasi u takuam dhe shtrënguam duart u ulem për të diskuatuar çka ka ndihmuar në thellimin e lidhjeve ndërmjet dy vendeve dhe ka hapur mundësi për bashkëpunim në fusha të ndryshme të interesit reciprok.

    Presidenti Mayardit ripërsëriti qëndrimin se Sudani i Jugut, është shtet që përkrah të drejtën e qytetarëve të Kosovës, për të ndërtuar dhe konsoliduar shtetin e tyre.

    Ky takim shënon një hap pozitiv dhe është një nga momentet kyçe në diplomacinë e Kosovës dhe një mundësi për të krijuar ura të reja të bashkëpunimit në një kontekst ndërkombëtar.

    Kjo vizitë është një shprehje e vazhdueshme të përpjekjeve të Kosovës për të zgjeruar marrëdhëniet e saj me vende të tjera dhe për të kontribuar në një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe të frytshëm në nivel ndërkombëtar.

    Turni im lobues dyjavorësh, në të cilin kan vizituar disa herë shtete si Kenya, Ruanda, Burundi, Sudani i Jugut, do të vazhdoj edhe në Uganda, ku me ftesë të presidentit, do të marrë pjesë në ceremoninë solemne të shënimit të përvjetorit të pavarësisë së këtij shteti. 

  • Në kuadër të vizitave në disa shtete të kontinentit të Afrikës, takova kryeministrin e Kenyas, Raila Odinga

    Në kuadër të vizitave në disa shtete të kontinentit të Afrikës, takova kryeministrin e Kenyas, Raila Odinga

    Kenya, 10 tetor 2012

    Në kuadër të vizitave në disa shtete të kontinentit të Afrikës, zëvendëskryeministri I Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka vizituar Kenyan, ku është pritur nga kryeministri i këtij shteti z.Raila Odinga.

    Zëvendëskryeministri Pacolli informoi kryeministrin Odinga me proceset politike në Kosovë, me theks të veqantë për proceset e përmbyllura suksesshëm, përmbushjen e plotë të pakos së Ahtisarit, që rezultoi me përmbylljen e suksesshme të pavarësisë së mbikqyrur.

    Në këtë kontekst, zëvendëskryeministri Pacolli, tha se njohja e shtetit të Kosovës nga të gjitha shtetet e botës, është vendim që respekton plotësisht të drejtën ndërkombëtare dhe vullnetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.

    Në anën tjetër, kryeministri Odinga, i konfirmoi zëvendëskryeministrit Pacolli se shteti i tij është duke e trajtuar me seriozitet njohjen e Kosovës, dhe në këtë drejtim rezultati do të bëhet public në të ardhmen e afërt.

  • Me kryeministrin Thaçi, takuam zv/presidentin e Burundit, Therence Sinunguruza

    Me kryeministrin Thaçi, takuam zv/presidentin e Burundit, Therence Sinunguruza

    E premte, 28 shtator, 2012, Nju Jork – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i shoqëruar nga Zëvendës Kryeministri Pacolli kanë takuar Zëvendës Presidentin e Burundit, Therence Sinunguruza, i cili ishte i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm i Burundit, me të cilët kanë biseduar për shumë çështje.

    Gjatë takimit, Kryeministri Thaçi njoftoi Zëvendës Presidentin Sinunguruza në lidhje me zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës duke përfshirë reformat politike, ekonomike, si dhe veçanërisht me procesin e suksesshëm të përmbylljes së mbikëqyrjes së pavarësisë.  

    Kryeministri gjithashtu theksoi se Republika e Kosovës ka marrëdhënie të shkëlqyera me të gjitha vendet fqinje, përveç Serbisë, me të cilin shtet Kosova është e përkushtuar ti normalizojë raportet për të jetuar në një fqinjësi të mirë si dy shtete sovrane dhe të pavarura.

    Sipas kryeministrit Thaçi – “Republika e Kosovës ka për qëllim dhe vizion integrimin në BE, NATO, si dhe gjithashtu edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, prandaj është e përkushtuar që të punojë dhe të ndërmarrë të gjithë hapat e duhur që të përmbush këtë vizion” theksoi Kryeministri Thaçi.

    Kryeministri Thaçi kërkoi nga Zëvendës Presidenti njohjen e shpejtë të Republikës së Kosovës nga shteti i Burundit, si hap të nevojshëm për fillimin e ndërtimit të raporteve diplomatike ndërmjet dy vendeve. Ndërsa Zëvendës Presidenti Sinunguruza së bashku me Ministrin e Jashtëm të Burudnit ftuan Zëvendës Kryeministrin Pacolli në një vizitë zyrtare në Burundi ku do të diskutohej për ndërtimin e marrëdhënieve bilaterale në mes të dy shteteve.  

  • Në vazhdim të qëndrimit në Nju Jork, takova presidentin e Ganës, John Dramani Mahama

    Në vazhdim të qëndrimit në Nju Jork, takova presidentin e Ganës, John Dramani Mahama

    Nju Jork, 28 shtator 2012

    Në vazhdim të qëndrimit në Nju Jork, zëvendëskryemninistri Behgjet Pacolli ka takuar presidentin e Ganës John Dramani Mahama

    Gjatë këtij takimi, zëvendëskryeministri Pacolli falenderoi presidentin Mahama për vazhdimin e mbështetjes për Republikën e Ksovës.

    Zëvendëskryeministri Pacolli, ka vlerësuar se raportet miqësore të Kosovës me Ganën, janë të një rëndësie të veqantë. Sipas tij, Kosova është e përkushtuar që të thellojë bashkëpunimin ndërshtetëror me këtë shtet të fuqishëm afrikan.

    Në anën tjetër, edhe presidenti Mahama, tha se shteti I tij do të vazhdojë fuqishëm të qëndroj në krah të Republikës së Kosovës, dhe të japë kontributin në shtimin e njohjeve të reja.

  • Ministrit të Jashtëm Lubinda, i kërkova njohjen e shpejtë të Republikës së Kosovës nga Zambia

    Ministrit të Jashtëm Lubinda, i kërkova njohjen e shpejtë të Republikës së Kosovës nga Zambia

    New York, 27 shtator 2012

    Në vazhdim të qëndrimit në Nju Jork, zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Behgjet Pacolli ka takuar ministrin e punëve të jashtme të Zambisë z. Given Lubinda.

    Zëvendëskryeministri Pacolli njoftoi ministrin Lubinda me proceset politike nëpër të cilat ka kaluar Kosova veqanërisht pas shpalljes së pavarësisë me 2008.

    Gjithashtu, zëvendëskryeministri Pacolli njoftoi ministrin Lubinda edhe me vendimin e GJND-së dhe përfundimin e suksesshëm të pavarësisë së mbikqyrur.

    Në këtë kontekst, zëvendëskryeministri Pacolli, kërkoi nga ministri Lubinda njohjen e shpejtë të Republikës së Kosovës.

    Në anën tjetër, ministry Lubinda tha se shteti I tij, nuk ka ndonjë arsye për të mos e njohur Republikën e Kosovës. Zoti Lubinda, ftoi zëvendëskryeministrin pacolli në një vizitë zyrtare në shtetin e tij, gjatë muajit tetor.

  • Presidenti i Beninit, Yayi Boni, premtoi se do të vazhdoj të angazhohet te shtet tjera afrikane që të njohin Kosovën

    Presidenti i Beninit, Yayi Boni, premtoi se do të vazhdoj të angazhohet te shtet tjera afrikane që të njohin Kosovën

    New York, 27 shtator 2012

    Në vazhdim të qëndrimit në Nju Jork, zëvendëskryemninistri Behgjet Pacolli ka takuar presidentin e Beninit, z.Yayi Boni, njëherësh kryesues i Unionit Afrikan.

    Gjatë bisedës shumë miqësore, zëvendëskryeministri Pacolli falenderoi presidentin Boni për angazhimin e tij personal dhe të shtetit të tij në drejtim të njohjeve të reja për Republikën e Kosovës.

    Në këtë kontekst, zëvendëskryeministri Pacolli, mori premtimin nga presidenti Boni për vazhdim të përkrahjes deri në përmbylljen e procesit të njohjes së Kosovës nga të gjitha vendet afrikane.

    Sipas agjendës, zëvendëskryeministri Pacolli do të zhvillojë takime me delegacionet e Ganës, Domenicas, Lesothos etj.