I urova mirëseardhje konsullit Ozaydin si dhe suksese në punën e tij, ndërsa të dy u pajtuam që të vazhdojm bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.
Konsullit turk i urova suksese në detyrën e tij të re, ndërsa së bashku u pajtuam që të vazhdojmë të kemi bashkëpunim të ngushtë mes dy shteteve.
Vendi mik, Turqia ka luajtur një rol të rëndësishëm në të gjitha periudhat, në mbështetje të lirisë, të pavarësisë dhe tani në mbështetje të forcimit dhe konsolidimit të mëtejmë të shtetit demokratik të Kosovës.
Vlerësova lartë marëdhëniet ndërshtetërore mes dy vendeve, duke shtuar se “vendi mik, Turqia ka luajtur një rol të rëndësishëm në të gjitha periudhat, në mbështetje të lirisë, të pavarësisë dhe tani në mbështetje të forcimit dhe konsolidimit të mëtejmë të shtetit demokratik të Kosovës”.
Prishtinë, 18 shtator 2019 – Gjatë urimit për mirëseardhje në Kosovë Konsullit të ri turk. Prishtinë, 18 shtator 2019 – Gjatë urimit për mirëseardhje në Kosovë Konsullit të ri turk.
Luksemburgu ka një qasje të posaqme ndaj Kosovës, trajtimi ndaj Kosovës është bërë në mënyrë të vecantë dhe do të vazhdojnë ta trajtojnë Kosovën si të tillë.
Në takim është diskutuar për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve, si dhe është kërkuar mbështetje për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Rikonfirmova bashkëpunimin dhe shpreha nevojën për shikimin e mundësive për rritjen dhe zgjerimin edhe në fusha të tjera të bashkëpunimit.
“Kërkojmë mbështetjen në lehtësimin e procedurave të pajisjes me viza, si dhe kushteve për liberalizim të vizave për qytetarëve të Kosovës. Kosova dhe Mali i Zi kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe kjo nuk duhet ta pengojë vazhdimin e procesit të liberalizimit të vizave, pasi që qytetarët e Kosovës janë të vetmit në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor, të cilët nuk e kanë të drejtën e lëvizjes së lirë”
Prita në takim përfaqësuesin e ri të Republikës së Austrisë në Prishtinë, ambasadorin Christoph Weidinger. I urova mirëseardhje ambasadorit Weidinger, dhe i thash se Kosova është përherë mirënjohëse për kontributin e Austrisë dhënë ndër vite.
Ambasadorin e njoftova se Kosova është shtet i potencialeve të mëdha dhe shtova se jemi të kënaqur që investitorë austriakë tanimë kanë investuar në Kosovë.
Prishtinë, 18 shtator 2019 – Gjatë takimit me Ambasadorin e ri Austriak në Kosovë. Prishtinë, 18 shtator 2019 – Gjatë takimit me Ambasadorin e ri Austriak në Kosovë.
Takimi i pare me Ambasadoren e re të Kroacisë në Republikën e Kosovës, Shkëlqesinë e Saj Daniela Barisiç, duke i shprehur mirëseardhje në Kosovë.
Kosova ka nevojë për mbështetjen e vazhdueshme të Kroacisë dhe si një vend mik, me të cilin kemi ndërtuar marrëdhënie të shkëlqyeshme bilaterale, presim që Kroacia të jetë zë i fuqishëm në procesin e Kosovës drejt integrimit Evropian.
Prishtinë, 18 shtator 2019 – Në takim, të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë.
Sot pranova kopjet e letrave kredenciale nga Ambasadorja e re e Kroacisë në Republikën e Kosovës, Daniela Barisiç, duke i shprehur mirëseardhje në Kosovë.
Urova ambasadoren Barisiç për detyrën e re dhe shprehu interesimin që marrëdhëniet e sinqerta bilaterale të zhvilluara ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me dinamikë të përforcuar.
Prishtinë, 18 shtator 2019 – Pranova kopjet e letrave kredenciale nga Ambasadorja e re e Kroacisë në Republikën e Kosovës, Daniela Barisiç, duke i shprehur mirëseardhje në Kosovë. Prishtinë, 18 shtator 2019 – Duke i dëshiruar mirëseardhje Ambasadores së re të Kroacisë në Kosovë.
Franca është një partner i rëndësishëm i shtetit të Kosovës, duke dhënë kontribut të vazhdueshëm në projekte të rëndësishme për vendin, si në fushën ekonomike, sociale dhe ngritjen e kapaciteteve tona njerëzore.
Ky përkushtim do të vazhdoj edhe më tutje ka konfirmuar ambasadorja e re shtetit francez, Marie Christine Butel, të cilën e njoftova për të arriturat e Kosovës, proceset aktuale politike dhe shpreha gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve tona.
Kosova mirëpret angazhimin dhe rolin e Francës, Presidentit Macron dhe iniciativës së tij në procesin e dialogut me Serbinë, për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.
Prishtinë, 11 shtator 2019 – Takim me Ambasadoren e re të shtetit francez në Kosovë, Marie Christine Butel. Prishtinë, 11 shtator 2019 – Takim me Ambasadoren e re të shtetit francez në Kosovë, Marie Christine Butel.
Në takim mikpritës me ambasadorin e Norvegjisë, Jens Eric Grondahl, duke i shprehur mirëseardhje në Kosovë, ia konfirmova vullnetin tonë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe raporteve miqësore ndërmjet shteteve tona.
Norvegjia ishte ndër të parat që u rreshtua përkrah shteteve që njohën pavarësinë e Kosovës dhe gjithmonë në mbështetje të fuqishme të vendit tonë në proceset euroatlantike dhe të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare.
Prishtinë, 11 shtator 2019 – Duke i shprehur mirëseardhje në Kosovë ambasadorit të Norvegjisë, Jens Eric Grondahl. Prishtinë, 11 shtator 2019 – Duke i shprehur mirëseardhje në Kosovë ambasadorit të Norvegjisë, Jens Eric Grondahl.
Kosova ka përuruar Ambasadën në Doha, Shtetin e Katarit. Kjo ambasadë do të promovojë interesat e Kosovës në një vend që ka një pozicion të rëndësishëm në ekonominë botërore.
Kjo Ambasadë e re është pjesë e përpjekjeve të mia për të zgjeruar rrjetin diplomatik të Kosovës në botë dhe forcimin e marrëdhënieve me ekonomi të fuqishmë.
Në dy vitet e mia si Ministër i Punëve të Jashtme, Kosova ka hapur Ambasadën në Katar, Tajlandë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bangladesh, Norvegji dhe ne jemi në proces për të zgjeruar më tej rrjetin tonë diplomatik. Mbrojtja e sovranitetit të Kosovës dhe promovimi i investimeve janë prioritet strategjik i imi.
DOHA, 11 shtator 2019 – Përurimi i Ambasadës në Doha të Katarit. Dy flamujt e shteteve përkatëse. DOHA, 11 shtator 2019 – Takimi i ambasadorit Amir Ahmeti dhe delegacionit nga Kosova në takim me delegacionin shtetëror të Katarit.
Në takim kam pritur Ambasadorin e ri të Britanisë së Madhe në Republikën e Kosovës, Nicholas Abbott, nga i cili kam pranuar edhe kopjet e letrave kredenciale, nëpërmjet të cilave ai u akreditua si Ambasador Fuqiplotë i Britanisë së Madhe në vendin tonë.
Në margjina të këtij takimi të dy bashkëbiseduesit shkëmbyen pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Ata vunë në dukje në veçanti marrëdhënien speciale dhe partneritetin strategjik në mes dy vendeve dhe dy popujve.
Prishtinë, 6 shtator 2019 – Gjatë pranimit pë petrave kredenciale nga Ambasadori i ri Britanik, Nicholas Abbott.
Me mjegullen mbi liqe, qiellin e ngrysur dhe temperaturat e ulëta dukej sikur vjeshta kishte ardhur më herët në Bled por shiu që ra vetëm sa ja shtoi bukurinë qytetit mes bjeshkëve.
Punimet zyrtare në sallën e festivaleve në Bled filluan me këtë atmosferë.
Diskutimet dhe shkëmbimet mbi bashkëpunimin rajonal, sigurinë e kontinentit dhe anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian ishin tema në Forumin Strategjik të Bledit të Sllovenisë.
Ditën e hënë e fillova me panelin e Liderëve në të cilin ndër të tjerash thashë se i gjithë rajoni duhet të bëhet pjesë e BE-së dhe NATO-s ashtu që gjenerata e ardhshme të mos përjetojë vështirësitë që kemi përjetuar ne, ndërkohë duhet të ketë njohje reciproke, respektim të të drejtave të pakicave kombëtare dhe të ketë ballafaqim me të kaluarën.
Bled – Slloveni, 3 shtator 2019 – Momenti kur kam marr fjalën para të pranishmëve në Forumin e Bledit.
Folësi kryesor ishte homologu finlandez Pekka Haavisto, kurse folësit tjerë ishin znj. Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Bosnje dhe Hercegovinë, Igor Crnadak, Ministër i Punëve të Jashtme të Bosnjës dhe Hercegovinës, Ivica Daçiq, Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, Dr. Srđan Darmanoviq, Ministër i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Nikolla Dimitrov, Ministër i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Dr. Vedran Džihić, Hulumtues i Lartë/Ligjërues i lartë, Instituti Austriak për Çështjet Ndërkombëtare, Universiteti i Vjenës, Austri.
Bled, Hotel Rikli Balance. Paneli me titull Ballkani Perëndimor – rruga drejt Evropës dhe demokracisë dhe përgjegjësia e përbashkët. Diskutim me Mathew Palmer gjatë Forumit në Bled.
Në panel ishte edhe z. Matthew A. Palmer, Zëvendës Ndihmës Sekretari, Byroja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Departamenti i Shtetit i SHBA-së, Péter Szijjártó, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë i Hungarisë.
Dëgjuesit kryesorë:
Znj. Nina Kodelja, Zëvendës Sekretarja e Përgjithshme, Iniciativa e Evropës Qendrore – Sekretariati Ekzekutiv, Slloveni
Prof John O’Brennan, Jean Monnet Profesor i Integrimit Evropian, Universiteti Maynooth, Irlandë
Moderator: z. Goran Svilanović, ish-ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë.
Bled, Hotel Rikli Balance. Paneli me titull Ballkani Perëndimor – rruga drejt Evropës dhe demokracisë dhe përgjegjësia e përbashkët. Pas vitesh ëndrrash të pezulluara, a është e mundur të kuptosh se BE-ja nuk ka shkop magjik për të tundur dhe se ndryshimi nuk ka gjasa të vijë nga jashtë; rajoni duhet ta bëjë vetë. A është rajoni gati për ndryshim?
Fjalimin tim gjatë takimit në Bled e fillova me dy fjalët kyçe të këtij paneli,
• Evropianizimi dhe
• Demokratizimi
Potencova se Ilustrimin tonë të synimeve, ne ia kemi hedhur vetvetes, si anëtare të ardhshme të BE-së dhe NATO-s, por është përgjegjësia e përbashkët, nga ana tjetër, që tregon rrugën e vetme përpara në përmbushjen e objektivave.
Thash se jem plotësisht dakord se përgjegjësia është kryesisht mbi shpatullat e rajonit. Por potencova se kur BE-ja nuk arrin të sigurojë një perspektivë të qartë për integrimin ose madje as të përmbushë premtime shumë specifike pasi të përmbushen të gjitha kërkesat, ngarkesa mbi supet tona bëhet më e rëndë. Thash se BE ka shumë për të ofruar.
Bled, Hotel Rikli Balance. Paneli me titull Ballkani Perëndimor – rruga drejt Evropës dhe demokracisë dhe përgjegjësia e përbashkët.
Historia e BE-së dhe e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të jetë një prej mundësive të humbura, rrethanave të ndryshueshme dhe të pafavorshme, cikleve të vazhdueshme zgjedhore dhe premtimeve të thyera. Marrëdhëniet midis rajonit dhe BE-së nuk duhet të frenohen ose të lëvizin në qarqe ndërsa bota po ecën përpara.
Pas vitesh ëndrrash të pezulluara, a është e mundur të kuptosh se BE-ja nuk ka shkop magjik për të tundur dhe se ndryshimi nuk ka gjasa të vijë nga jashtë; rajoni duhet ta bëjë vetë. A është rajoni gati për ndryshim?
Përgjegjësia qëndron kryesisht mbi supet e rajonit, pasi përparimi në integrimin në BE nuk sjell automatikisht europianizimin e shoqërisë dhe vlerave, as nuk siguron automatikisht standardet më të larta demokratike.
Bled, Hotel Rikli Balance. Paneli me titull Ballkani Perëndimor – rruga drejt Evropës dhe demokracisë dhe përgjegjësia e përbashkët. Diskutim me Mathew Palmer gjatë Forumit në Bled.
A janë vendet gati të kryejnë reformat e nevojshme dhe të ndryshojnë paradigmat e vazhdueshme që nuk janë në përputhje me perceptimin e BE-së për sundimin e ligjit, demokracinë apo zhvillimin e qëndrueshëm politik dhe ekonomik?
A janë gati elitat politike të lehtësojnë ndryshimin dhe, në thelb, a është BE gati të ndihmojë në rivendosjen e premtimit për një të nesërme më të mirë për rajonin?
A është koha për të pranuar se procesi i zgjerimit është me të meta dhe se integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE ka nevojë për erë të re në velat e tij, duke përfshirë rivendosjen e besimit midis rajonit, qytetarëve të tij dhe projektit evropian?
Bled, Hotel Rikli Balance. Paneli me titull Ballkani Perëndimor – rruga drejt Evropës dhe demokracisë dhe përgjegjësia e përbashkët. Zëvendëskryeministër i Parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Bled, Hotel Rikli Balance. Paneli me titull Ballkani Perëndimor – rruga drejt Evropës dhe demokracisë dhe përgjegjësia e përbashkët. Pas vitesh ëndrrash të pezulluara, a është e mundur të kuptosh se BE-ja nuk ka shkop magjik për të tundur dhe se ndryshimi nuk ka gjasa të vijë nga jashtë; rajoni duhet ta bëjë vetë. A është rajoni gati për ndryshim?Bled, Hotel Rikli Balance. Paneli me titull Ballkani Perëndimor – rruga drejt Evropës dhe demokracisë dhe përgjegjësia e përbashkët. Shtrëngim duarsh me znj. Majlinda Bregu, Sekretare e Përgjithshme, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Bosnje dhe Hercegovinë.
Pasdite, fillova takimet bilaterale. I fillova me të Dërguarin e Posaçëm Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, pasi që marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në janë ekzistenciale dhe strategjike.
Unë e përgëzova z.Palmer për emërimin e tij dhe si një mik i vjetër i Kosovës në këtë pozicion të ri, do të vazhdojë të na mbështesë në të gjitha nivelet.
Ne e shohim dialogun si një proces të rëndësishëm që ka një mundësi për të mbyllur kapitullin e errët midis Kosovës dhe Serbisë.
Normalizimi i marrëdhënieve me njohje të ndërsjellë është qëllimi i vetëm, asgjë me pak, dhe vlerësojmë pozicionin e fuqishëm të Uashingtonit për ketë synim. Kosova mund të llogarisë si gjithmonë në ShBA, por edhe ShBA duhet të llogarisë tek ne, si partnerë të përkushtuar dhe të besueshëm.
Bled, Hotel Rikli Balance. Me të Dërguarin e Posaçëm Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, pasi që marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në janë ekzistenciale dhe strategjike.Bled, Hotel Rikli Balance. Me të Dërguarin e Posaçëm Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, dhe zonjën nga ekipi i tij. Marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në janë ekzistenciale dhe strategjike.Bled, Hotel Rikli Balance. Me të Dërguarin e Posaçëm Amerikan për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, zhvilluam takim bilateral.
Pas darkës së shtruar nga miku dhe homologu turk, Mevlut Cavusoglu, të martën e 3 shtatorit pranë liqenit të bukur të Bledit, i vazhdova takime bilaterale.
Turqia do të vazhdojë të ndihmojë forcimin ndërkombëtar të Kosovës. Këtë e rikonfirmoj homologu turk, Mevlut Cavusoglu.
Cavusoglu na uroi sukses gjatë kryesimit të Kosovës në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP). Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) ka startuar në vitin 1996 në Sofje me synim të fuqizimit të bashkëpunimit dhe mirëbesimit rajonal.
Bled, Hotel Rikli Balance. Me miku dhe homologu turk, Mevlut Cavusoglu. Turqia do të vazhdojë të ndihmojë forcimin ndërkombëtar të Kosovës.Bled, Hotel Rikli Balance. Me miku dhe homologu turk, Mevlut Cavusoglum darkë pune, në Slloveni, në margjinat e Forumit të 14-të Strategjik të Bledit. Bled, Hotel Rikli Balance. Me miku dhe homologu turk, Mevlut Cavusoglu. Turqia do të vazhdojë të ndihmojë forcimin ndërkombëtar të Kosovës.
Takim jashtëzakonisht i shkëlqyeshëm ashtu sikurse janë edhe marrëdhëniet e mira e tradicionale të Kosovës dhe Slovenisë, ishte me ministrin e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, z.Miro Cerar.
Në marrgjinat e Forumit të 14-të Strategjik të Bled-it, i shpreha mirënjohje ministrit Cerar për mbështetjen e vazhdueshme që Sllovenia i ka dhënë Kosovës në Bashkimin Evropian, NATO dhe kudo që shteti slloven është i pranishme në organizatat ndërkombëtare.
Bled, Hotel Rikli Balance. Në marrgjinat e Forumit të 14-të Strategjik të Bled-it, i shpreha mirënjohje ministrit Cerar për mbështetjen e vazhdueshme që Sllovenia i ka dhënë Kosovës në Bashkimin Evropian. Bled, Hotel Rikli Balance. Në marrgjinat e Forumit të 14-të Strategjik të Bled-it, i shpreha mirënjohje ministrit Cerar për mbështetjen e vazhdueshme që Sllovenia i ka dhënë Kosovës në Bashkimin Evropian, NATO dhe kudo që shteti slloven është i pranishme në organizatat ndërkombëtare.
Unë jam duke vizituar Finlanden këtë javë për të ndarë një mesazh të thjeshtë me ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, krerët e komisionit dhe homologët nga Ballkani Perëndimor.
Me të arritur në Helsinki thash se kjo nuk është vetëm një ditë e bukur, kjo është, sipas mendimit tim, një ditë e rëndësishme. Është një ditë shumë, shumë e mirë për Kosovën, pasi që unë si përfaqësues i Republikës po marr pjesë i barabartë me të gjithë përfaqësuesit e shteteve tjera të rajonit.
Rëndësia tjetër e këtij samiti ishte se shënonte njëkohësisht fillimin e presidencës finlandeze të BE-së.
Aktiviteti nisi me një pritje të mikpritësit dhe komisionerëve për punët e jashtme dhe zgjerimin ku merrnin pjesë krerët e diplomacisë së këtyre vendeve, gjë që ishte një mundësi e mirë për një shkëmbim joformal mendimesh mes neshë.
Mbërritja në Takimin Joformal të Ministrave të Punëve të Jashtme (Gymnich), që po zhvillohet më 30 gusht 2019, në Helsinki. Deri tek vendi ku do të mbahej takimi u përcolla me protokoll shteti.
Në hyrje ku po mbahej Samiti i Gymnich, u prononcova për media.
“Shumë përshendetje nga Kosova e bukur. Kosova është shteti më i ri në Evropë dhe ne jemi shumë të lumtur që jemi këtu në Finlandën e bukur. Një vend që do të thotë shumë për Kosovën sepse ne e kemi shpallur pavarësinë tonë sipas deklaratës së Ahtisaarit. Dhe kjo deklaratë është në fakt kushtetuta jonë e krijuar”
Mbërritja në Takimin Joformal të Ministrave të Punëve të Jashtme (Gymnich), që po zhvillohet më 30 gusht 2019, në Helsinki. Në paraqitjen e parë para mediave thash se ky përcaktim është pa paragjykim për qëndrimet mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Unë po përfaqësoj Republikën e Kosovës me ftesë nga krerët më të lartë të Komisionit, në cilësinë e shefit të diplomacisë kosovare.
Mbërritja në Takimin Joformal të Ministrave të Punëve të Jashtme (Gymnich), që po zhvillohet më 30 gusht 2019, në Helsinki. Mbërritja në Takimin Joformal të Ministrave të Punëve të Jashtme (Gymnich), që po zhvillohet më 30 gusht 2019, në Helsinki. Në paraqitjen e parë para mediave thash se ky përcaktim është pa paragjykim për qëndrimet mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244/1999 dhe Opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
Kosova merr pjesë e barabartë me të gjitha shtetet e tjera të rajonit. Si ministër i Jashtëm do të mbajë një fjalim ku do të trajtojë vizionin e Kosovës për bashkëpunim rajonal, pengesat e Serbisë në dialog dhe shkëmbimet ekonomike në rajon dhe thirrjen e Kosovës për t’i dhënë fund izolimit ndërkombëtar përmes liberalizimit të vizave, etj.
Sot gjatë ditës takimi vijon me një forum të përbashkët me dyer të mbyllura të krerëve të diplomacisë së Ballkanit Perëndimor me 28 homologët e tyre të Bashkimit, me takime dypalëshe, komunikim me mediat e shumta të të gjithë kontinentit etj.
Aktiviteti në fjalë përkon me dorëzimin e drejtuesve të institucioneve kryesore të Bashkimit Evropian te lideri i ri dhe fillimin e presidencës finlandeze.
Shtrëngim duarsh me Pekka Haavisto, Ministër i Punëve të Jashtme të Finlandës, në kuadër të takimit joformal të Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të quajtur Gymnich, që po mbahet në Helsinki.Me ftesë të Federica Mogherini, Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë dhe Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, po marr pjesë në takimin joformal të Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të quajtur Gymnich, që po mbahet në Helsinki. Me ftesë të Federica Mogherini, Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë dhe Zëvendës Presidente e Komisionit Evropian, dhe Pekka Haavisto, Ministër i Punëve të Jashtme të Finlandës, ministri në Behgjet Pacolli merr pjesë në takimin joformal të Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të quajtur Gymnich, që po mbahet në Helsinki.
As Samiti i Gymnich në Helsinki nuk kaloi pa përplasje mes meje dhe ministrit serb Daçiq.
Gjatë paraqitjes sime dhe atij serb, Ivica Daçiq, gjatë punimeve të sesionit të diskutimeve dhe debatit në Forumin informal të 28 ministrave të jashtëm të BE-së, dhe atyre të Ballkanit, u zhvillua debat i ashpër.
U dasht të reagoja ndaj përpjekjeve djallëzore të shefit të diplomacisë serbe për të paraqitur një rol konstruktiv të Serbisë në rajon dhe për të demonizuar Kosovën në një forum kaq prestigjioz.
“Ju tregoni përralla të tjera në Beograd dhe të tjera këtu “, I thash, Daçiqit.
“Nuk jeni engjëll si doni të dukeni me fjalët e bukura para kolegëve të Evropës. A ju duket evropiane dhunimi i autobusëve, i qytetarëve, i bizneseve tona në pikat kufitare, apo në territorin e Serbisë? Skandalet që ju keni bërë nëpër Afrikë janë të njohura tashmë për të gjithë “
Gjatë sesionit të diskutimeve dhe debatit në Forumin informal të 28 ministrave të jashtëm të BE-së, dhe atyre të Ballkanit, u zhvillua debat i ashpër. U dasht të reagoja ndaj përpjekjeve djallëzore të shefit të diplomacisë serbe për të paraqitur një rol konstruktiv të Serbisë në rajon dhe për të demonizuar Kosovën në një forum kaq prestigjioz.
Ndërkohë në fillim të fjalës sime falënderova Komisioneren për punë të jashtme Mogherini për ftesën që i bëri Kosovës të merrte pjesë si e barabartë në një forum kaq të rëndësishëm diplomatik.
Duke Vlerësuar ndjenjën e përkatësisë euroatlantike të Kosovës, i bëra thirrje Bashkimit Evropian që të përmbyllte misionin e vet ndaj Kosovës, duke e ndihmuar në përkryerjen e shtetësisë, mision që nisi me çlirimin e Kosovës nga gjenocidi, dhe vijoi me ndihmën e dhënë në krijimin dhe mbështetjen e institucioneve të reja kosovare.
Më tej shtova se Kosova dhe populli i saj janë më të izoluarit e kontinentit Evropian, dhe shtova se kjo gjendje s’duhet të vazhdojë.
Pjesë nga tryeza e takimit joformal të ministrave të punëve të jashtme (Gymnich), që do të zhvillohet më 30 gusht 2019, në Helsinki.
“Ne kemi përfunduar detyrimet tona sipas kontratës: ju lutem, kosovarët duhet të lëvizin të lirë, ne e meritojmë Evropën, sepse jemi evropianë!”
Duke ju referuar dialogut me Serbinë dhe pretendimeve serbe, thash me vendosmëri se Plani Ahtisaari ishte maksimumi i lëshimeve që Kosova i ka bërë Serbisë në të gjithë planet.
I përkujtova këtij forumi të rëndësishëm se statusi që ka Kosova sot ka legjitimitet të plotë ndërkombëtar, madje është pranuar edhe prej shteteve që e kundërshtojnë pavarësinë sot.
Në vëmendje të pranishmëve solla një deklaratë të miratuar në Londër në 31 janar 2006, të ministrave të jashtëm të vendeve të Grupit të Kontaktit, BE-së, ku përveç 3 parimeve të njohura, i bëhej thirrje Beogradit të mbajë parasysh se statusi i Kosovës duhet të ketë pëlqimin e popullit të saj.
Gjatë sesionit të diskutimeve dhe debatit në Forumin informal të 28 ministrave të jashtëm të BE-së, dhe atyre të Ballkanit, takova homologun tim sllovak Miroslav Lajçak.
“Demarkacioni mes Dy shteteve që nënkupton njohje reciproke, është i domosdoshëm, pa rregullime territoriale. Kosova është gati për dialog pa kushte… në baza barazie, por ne po bllokohemi ekonomikisht dhe diplomatikisht nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina në rajon dhe kudo”
Duke Denoncuar në këtë forum të rëndësishëm evropian, fushatat diplomatike të Serbisë kundër Kosovës, ku po përdoren para të paligjshme, thash se vendosja e taksës 100% ishte reagimi legjitim i frustrimit ndaj kësaj situate të papranueshme.
Gjatë qëndrimit në këtë forum, realizova takime të shkurtra dhe të frytshme me homologët e mijë dhe të shteteve kryesore evropiane, dhe ata të rajonit.
Gjatë sesionit të diskutimeve dhe debatit në Forumin informal të 28 ministrave të jashtëm të BE-së, dhe atyre të Ballkanit, takova homologun tim nga Shqipëria, Gent Cakaj.