Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Republikës së Kosovë, z.Behgjet Pacolli, ka marrë pjesë në Balkan Leaders Sumit, në pjesën ekonomike të konferencës së organizuar nga Federata Amerikane e Shoqatave Ballkanike.
Në fjalën që zëvendëskryeministri Pacolli ka mbajtur para të ftuarve në këtë konferencë, ka shpjeguar vizionin e Qeverisë së Kosovës për krijimin e kushteve të favorshme për investimet e huaja në Kosovë.
Sipas Pacollit, Qeveria e Kosovës, është duke promovuar reforma të cilat, investitorëve të huaj, por edhe atyre shqiptarë, ju ofrojnë mundësi të mëdha, që të zhvillojnë biznesin e tyre në Kosovë.
Pacolli po ashtu, ka folur edhe për idenë e krijimit të dy zonave të lira ekonomike në Kosovë, një në Mitrovicë, dhe një në Gjakovë.
Në fund, të fjalës së tij, zoti Pacolli u ka bërë thirrje të gjithë investitorëve që të vijnë në Kosovë, sepse sipas tij, Kosova ka potencial të madh, për suksese.
Fjalimi i plotë i z.Behgjet Pacolli në forumin ekonomik
Të dashur miq
Kam kënaqësinë që sot të ndaj me ju disa fakte për realitetin Kosovar.
Pas Deklarimit të pavarësisë në Shkurt të vitit 2008, Kosova është në procesin e shtet-ndërtimit.
Prezenca e Minoriteteve- Në Institucionet e Kosovës (Parlament, Qeveri dhe institucione tjera publike) është shumë evidente.
Deklarata e pavarësisë se Kosovës ka qenë e mbështetur dhe e afirmuar më 22 korrik 2010 nga gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Deri me tani, Kosova është njohur nga 84 vende si shtet I pavarur dhe Sovran,si dhe është anëtare e plotë e organizatave të ndryshme ndërkombëtare siç janë: BANKA BOTËRORE, FMN, CEEFTA, shpresojmë se shumë shpejt do të jetë anëtare e Bankës Evropiane për Zhvillim.
Unë pata mundësinë qe të jem President I Republikës se Kosovës, për një kohe të shkurtë dhe gjatë asaj kohe mora m iniciativën për reformat ne sistemin tone Kushtetues dhe zgjedhor.
Vitin e ardhshëm,Kosova do të filloj qe për here të pare të implementoj , pas luftës 1999, zgjedhjen e presidentit të votuar drejtpërdrejt nga populli.
Këto reforma janë shumë të nevojshme për forcimin e institucioneve tona si dhe kemi pasur një konsensus ne mes të gjitha partive politike dhe shoqërisë Kosovare për ti shtyre me tutje këto reforma.
Besoj qe këto reforma do të sigurojnë qartësi me të madhe ne qeverisje dhe gjithashtu të siguroj qe populli të ketë me shumë ndikim ne zgjedhjen e udhëheqësit të tyre.
Ju lutëm me lejoni të ju prezantoj disa fakte:
Kosova është një shtet I vogël me rreth 2 milion banore,dhe 10.000 km2, ka 600 metra lartësi mbidetare, ka klime 4 sezonale, dhe është ideale për zhvillimin e bujqësisë.
Kosova është vend ku 92% e popullsisë janë shqiptare,është shtet Multi-etnik dhe Multi-fetar.
Gjuhet zyrtare janë: Gjuha Shqipe dhe Serbe-,ndërsa Gjuha Angleze, Frënge Gjermane janë po ashtu gjuhe shumë të përdoruara nga ne.
Kosova ka dhe një Diasporë të gjerë, afërsisht rreth 800.000 njerëz. Diversiteti kulturor është një nga aspektet me tërheqëse të vendit tone. GJDP (GDP) ne Kosovë sillet mbi 4.5 miliardë euro.
Buxheti i konsoliduar I Kosovës është 1.5 miliardë euro,ose 26% e GJDP (GDP). Ngritja ekonomike ne vitet e kaluara ka arritur rreth 5%. Valuta monetare e vendit është EURO.
Niveli I Papunësisë sillet rreth 40-45% e popullsisë aktive. Paga mesatare ne Kosovë është 300 euro ne muaj,gjë qe dukshëm është shumë e ulet,por ne anën tjetër gjithashtu edhe interesantë për investitorët e huaj.
Qeveria e Kosovës ka si qellim qe të arrij rritjen ekonomike ne 8% dhe të krijoj 30.000 vende pune të reja ne vit. Kosova ka kaluar ne procesin e privatizimit dhe deri me tani mbi 80% e aseteve publike janë privatizuar. Momentalisht asetet me atraktive publike qe pritët të privatizohen janë:
Licencimi i Minierave, Telekomi i Kosovës, Korporata Energjetike e Kosovës, Si dhe disa pasuri tjera të patundshme.
Qeveria e Kosovës po bën përpjekje për zbatimin e sundimit të ligjit(Prania e EULEX-it).
-Ruajtjen e stabilitetit Makro-Fiskal, Investimet dhe mbështetjen e sektorit private, Zhvillimin e infrastrukturës, Zhvillimin e bujqësisë, Zhvillimin e kapitalit njerëzor dhe mundësinë për rritjen e ( SME) përmes zonës se lirë.
-Arritjen e marrëveshjeve të favorshme të tregtisë dhe investimeve ndërkombëtare,veçanërisht me BE.
Kosova ka politiken tatimore shumë tërheqëse. Tatimi mbi të ardhurat është deri ne 10% max.
Norma tatimore e saj është 10%. TVSH-ja është 16% gjë qe është me e ulëta ne regjion.
Qeveria e Kosovës do ti kushtoj vëmendje të posaçme zhvillimit të bujqësisë. Kjo është një nga prioritetet e qeverise ku ne planifikojmë të rrisim prodhimin vendor,të zvogëlojmë importin e produkteve bujqësore,si dhe të reduktojmë papunësinë.
Strategjikisht Qeveria synon të rritë buxhetin deri ne 3% të GJDP(GDP), duke mbështetur fermerët si dhe zhvillimin e infrastrukturës rurale.
Zhvillmi I kapitalit njerëzor është po ashtu një nga prioritetet e qeverisë .Synimi është qe të:
-rrisë kualitetin e kapitalit njerëzor dhe të përmirësoj shërbimet ne tregun e punës.
Kjo do të arrihet me mbështetjen dhe përmirësimin e arsimit të lartë dhe këshillimit profesional.
Pse Kosova si objektiv i Investimeve. Se pari,për shkak të pozitës se mire gjeografike, Lidhjen përmes Autostradës me Portet kryesore detare, Lidhjet me hekurudha, Fluturimet e përditshme ajrore ne mbare botën, Popullsia e re dhe kosmopolitane, Shtet me çmimet dhe taksat me të ulëta ne të gjithë Euro-zonën, Mjedis të favorshëm ligjor për mbrojtjen e investimeve Kosova është ne proces të themelimit të zonave të lira tregtare.
Gjithashtu ne Kosovë veprojnë shumë banka internacionale,kompani të sigurimeve ,komerciale dhe shoqata të ndryshme tregtare.
Deri me tani,Kosova ka me shumë se 3.500 kompani dhe ndërmarrje të përbashkëta me pronësi të përbashkët vendor dhe të huaj.
Investimet janë të shpërndara ne shkalle të ndryshme ne sektorët e biznesit veçanërisht të fokusuar ne banka dhe sektorin financiar,sektorin e telekomunikacionit, teknologjisë informative dhe ne industrinë e ushqimit dhe mallrave.
Së fundi,Qeveria e Kosovës ka definuar si qellim të saj radhitjen ne dhjetëshen e reformatoreve të raportit të Bankës Botërore për Reformën e të berit Biznes.
Ministria jon e Tregtisë dhe Industrisë ka paraqitur një program shumë sfidues,qe përmban promovimin e investimeve siç është krijimi I qendrës tregtare One-Stop Shop për:
-Procedurat e Regjistrimit të biznesit dhe këshillimit, Reduktimin e procedurave burokratike dhe ndërprerjen e të gjitha licencave të padobishme.
Dua të ndaj me ju edhe një informacion qe ka të bej me një çështje shumë të rëndësishme për të ardhmen ekonomike të Kosovës. Një grup I Biznesmenëve ne Kosovë kanë filluar të themelojnë FONDIN E INVESTIMEVE NE KOSOVË.
Ky synon të jetë fondi me I fuqishëm ne Evropën Juglindore dhe do të ketë ndikim dhe një rol të madh ne vendime të ndryshme ekonomike dhe aktivitete të lidhura me ekonominë e Kosovës ne të ardhmen.
Dua të inkurajoj ,të gjithë biznesmenët që ja prezent sot në këtë forum të mblidhemi prapë së bashku, ditën e nesërme dhe të garojmë për ketë çështje.
Ju lutem,me lejoni mua që ne emër të Kosovareve to ju ftoj ju dhe të gjithë investitorët potencial, të vijnë dhe të shohin mundësitë e investimeve ne Kosovë.
Qeveria e Kosovës do të mbetet në dispozicionin tuaj ne çdo kohe, duke hulumtuar investime për ju Mundësitë ,kornizë ligjore për biznes, dhe duke prezantuar reforma të vazhdueshme të lidhura me promovimin e investimeve dhe mbrojtjen e tyre.
Ju faleminderit shumë, për durimin tuaj dhe ju dëshiroj një ditë të suksesshme.