Paris, 26 nëntor 2017
Kam marrë pjesë dhe përfaqësuar vendin në Ministerialin e 34-t të Konferencës së Frankofonisë, e cila i kishte zhvilluar punimet në kryeqytetin francez, Paris.
Me këtë rast, kam zhvilluar takime të ndara me Ministrin për Marrëdhënie me Jashtë dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar të Burundit, Togos, Cape Verde, Tunizisë, ministra të ngarkuar dhe të deleguar nga Republika Demokratike e Kongos, Republika Qendrore Afrikane, Guniea Bissau, të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit nga Republika e Guinesë, përfaqësues të lartë nga Qeveria e Seychelles, Ministrin e Shtetit në Ministrinë për Evropë dhe Marrëdhënie me Jashtë të Francës dhe përfaqësues të tjerë nga shtete të ndryshme pjesëmarrëse.
Në të gjitha takimet bilaterale që kam zhvilluar kam ripërsëritur kërkesën për njohje ndaj vendeve që nuk e kanë njohur Kosovën dhe kam rikonfirmuar marrëdhëniet e mira dhe miqësore me përfaqësues të shteteve që e kanë njohur vendin tonë.
Gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Frankofonsisë në Paris pranova edhe zyrtarisht Notën Verbale të njohjes së Republikës së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran nga Republika e Madagaskarit, pas një takimi që kam zhvilluar me homologun tim nga ky shtet.

Pasi pranova Noten Verbale të njohjes së Republikës së Kosovës nga Madagaskarim vazhdova takimet e radhës. Republika e Afrikës Qendrore, vendi që ka njohur Kosovën në vitet e para pas shpalljes së pavarësisë, është vend jashtëzakonisht i rëndësishëm.
Ne, do të thellojmë marrëdhëniet diplomatike me këtë shtet të rëndësishëm afrikan. Këtë ia komunikova edhe ministrit të deleguar për Frankofoni, Chancel Sekode Ndeugbayi, të cilit i kërkova mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, si mundësi reale e luftës kundër fenomeneve negative dhe krimit të organizuar ndërkombëtar.

TAKIM ME MINISTRIN E JASHTËM TË BURUNDIT, ALAYN NYAMIDWE
Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Armeni dhe pjesëmarrjes në Konferencën e Frankofonisë në kryeqytetin armen Jerevan, kam zhvilluar takime të ndara me disa homologë, me të cilët ka diskutuar mbi shqyrtimin e intensifikimit të bashkëpunimit dypalësh dhe ka kërkuar mbështetje për anëtarësimin e vendit në Organizatat Ndërkombëtare, me theks të veçantë në INTERPOL.
Kënaqësi ishte edhe takimi me ministrin e Jashtëm të Burundit, Alayn Nyamidwe.




TAKIM ME MINISTRIN E JASHTËM TË GUINEA BISSAUS
Takim shumë miqësor më Ministrin e Punëve të Jashtme të Guineas, Mamady Toure, me të cilin patëm një shkëmbim të rëndësishëm të ideve në lidhje me bashkëpunimin mes dy vendeve.
E falënderova për përkrahjen e fuqishme, që po na ofron në procesin e anëtarësimit në Interpol dhe organizata tjera ndërkombëtare.
U pajtuam të organizojmë vizita me qëllim të shqyrtimit të mundësive të bashkëpunimit dhe i premtova, që Republika e Kosovës tashmë ka krijuar një përvojë, të cilën mund ta ndajë me këtë vend, veçanërisht në fushën e legjislacionit apo praktikave policore.



TAKIM ME SEKRETARIN E SHTETIT TË FRANCËS, JEAN BAPTISTE LEMOYNE
Vizitën në Paris e mbylla me një takim me Sekretarin e Shtetit të Francës, Jean Baptiste Lemoyne.
Shpreha se liria, barazia dhe vëllazëria si parime themelore të revolucionit francez kanë qenë dhe mbeten frymëzuese për të gjithë ne edhe këtu në Kosovë. Liria e Kosovës na bëri bashkë në vitin 1999.
Shteti i Kosovës na bashkoi sërish në vitin 2008. Tani, Kosova dhe Franca, si dhe Kosova e Perëndimi janë së bashku në promovimin e vlerave më të mira politike dhe ekonomike të demokracisë.





