Thellësisht mirënjohës që në takimin lamtumirës me Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, konstatuam bashkë që bashkëpunimi mes vendeve shteteve dhe popujve tanë, mbetet i paluhatur dhe i palëkundur.
Ambasadori Norvegjez edhe një herë konfirmoi që ai do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në të gjitha formatet, dhe njëherësh theksoi faktin që këto 20 vite, Kosova ka shënuar një progres të konsideruar në të gjitha fushat.
Ambasadorin Norvegjez e sigurova që mirënjohja e Republikës së Kosovës për shtetin dhe popullin Norvegjëz është gurthemeli i forcimit të marrëdhënieve mes vendeve tona.
Kosova ka miq gjithandej, dhe ne nuk do të ndalemi në forcimin e këtyre miqësive si dhe krijimin e miqësive të reja.
Prishtinë, 16 korrik 2019 – Momente nga shkëmbimi i dhuratave me Ambasadorin norvegjez.
Kam pritur sot në takim ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Paul Schmit, me të cilin diskutova për programet e përkrahjes nga ky vend për procesin e integrimit.
Falenderova ambasadorin Schmit për vazhdimin e mbështetjes së Luksemburgut në synimin e Kosovës për t’u bërë anëtarë si në Interpol ashtu dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare.
Prishtinë, 24 qershor 2019-Takimi me Ambasadorin e Luksemburgut, jorezident për Kosovë, z.Paul Schmit.
Prita në takim Ambasadorin Britanez z.Ruari O’Connell të cilin e falenderova për angazhimin e tij të vazhdueshëm për Republikën e Kosovës dhe për popullin e saj. Gjatë takimit diskutuam për situatën politike në vend dhe problemet me të cilat ballafaqohet diplomacia kosovare.
Ambasadori O’Connell më dorëzoi ftesën nga Sekretari për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Jeremy HUNT, për të marrë pjesë në Konferencën Globale për Lirinë e Medias e cila do të mbahet në Londër me 11 dhe 12 Korrik.
Ambasadori O’Connel e rikonfirmoi përkrahjen e Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën në proceset e saj integruese dhe shprehi shpresën e tij që këto marrëdhënie do të vazhdojnë të kultivohen edhe më tutje.
Prita në takim Ambasadorin e Mauritianisë shkëlqesinë Hamed Sidi Mohamed, u shpreha mjaft i lumtur për miqësinë me Mauritianinë si një nga vendet e para që e ka njohur Pavarësinë e Republikës së Kosovës.
E njoftova ambasadorin se ne jemi të lumtur për ardhjen dhe emërimin e tij si Ambasador jo-rezident në Kosovë. Thellimi i bashkëpunimit në të gjitha fushat mes të dyja vendeve është i domosdoshëm.
Diskutuam për vizitat që duhet ti shkëmbejmë mes dy vendeve dhe shpreha gatishmërinë tonë për bashkëpunim në të gjitha fushat.
Pata kënaqësinë të mirëpres në zyrën time për një takim pune Ambasadorin e Shtetit të Katarit në Shqipëri, jorezident për Kosovë, Shkëlqesinë e Tij, Ali Bin Hamad Al Marri, me të cilin diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyeshme mes të dyja vendeve tona.
E informova Ambasadorin Al Marri për procesin e hapjes së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Doha, e cila në vetvete është mesazh që ne i çmojmë jashtëzakonisht shumë marrëdhëniet me Shtetin e Katarit.
Ambasadorin Al Marri e njoftova për planin që kam për të vizituar zyrtarisht Katarin në muajin shtator, me ç’rast edhe do të inaugurojmë Ambasadën tonë atje, si dhe do të zhvilloj takime të nivelit të lartë me qëllim ngritjen e bashkëpunimit dy-palësh në të gjitha fushat.
Prishtinë, 2 maj 2019-Vizita e Ambasadorit të Shtetit të Katarit në Shqipëri,jo rezident për Kosovë, SH.T.Z Ali Bin Hamad Al Marri.
Jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar për shtrirjen graduale të përfaqësimit të Republikës së Kosovës në botë. Edhe në një kryeqytet të fuqishëm botërorë, Lisbona, arritëm që të ngritim flamurin e Republikës së Kosovës në oborrin e Ambasadës më 12 mars 2019.
Zyrat e Ambasadës u funksionalizuan në fillim të marsit.
Hapja dhe zyrtarizimi i ambasadës tonë në Portugali u kurorëzua sot me prezentimin e letrave kredenciale nga ambasadori ynë Ylber Kryeziu.
Lisbonë, 10 janar 2019 – Ambasadori Kryeziu dorëzoi letrat kredenciale tek Presidenti i vendit Sh.T.Z Marcelo Rebelo de Sousa, më datë 10 janar 2019.
Ambasadori Kryeziu dorëzoi letrat kredenciale tek Presidenti i vendit Sh.T.Z Marcelo Rebelo de Sousa, më datë 10 janar 2019.
Portugalia është shtet i rëndësishëm dhe me histori të pasur ndikimi në pjesë të ndryshme të botës.
Mbështetja e shtetit portugez në vazhdimësi ka qenë e fuqishme për vendin tonë, andaj këtë partneritet tash e tutje do ta thellojmë edhe më shumë.
Lisbonë, 10 janar 2019 – Ambasadori Kryeziu pasi dorëzoi letrat kredenciale tek Presidenti i vendit Sh.T.Z Marcelo Rebelo de Sousa, i’u dha mundësia të zhvillonte një takim me presidentin Rebelo de Sousa.
RRETH MARRËDHËNIEVE
Kosova dhe Portugalia gëzojnë marrëdhënie miqësore dhe vitet e fundit, këto marrëdhënie kanë hyrë në një fazë të re dhe të avancuar.
Me hapjen e Ambasadës në Portugali, Kosova ka bërë hapin e madh drejtë vendosjes së një partnetiteti të veçantë me Republikën e Portugalisë, duke shprehur kështu interesin e saj politiko-diplomatik për thllim të marrëdhënieve dypalëshe dhe për të hapur një kapitull i ri të lidhjeve mes dy popujve tanë.
Lisbonë, 10 janar 2019 – Ambasadori Kryeziu dorëzoi letrat kredenciale tek Presidenti i vendit Sh.T.Z Marcelo Rebelo de Sousa, më datë 10 janar 2019.
Pikënisje e këtyre marrëdhënieve të mira është padyshim fakti që Portugalia është një ndër vendet e para që kanë njohur Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
Portugalia ka kryesuar Presidencën e BE katër herë radhazi në momente me ndjeshmëri historike për Kosovën dhe sidomos në 2007 gjatë fazës finale të negociatave në Vjenë për statusin e Kosovës ku ajo u perpoq te kontribuoje dhe koordinoje ne veprime të përgjithsme dhe koherente me shtetet e tjera të BE-së.
Lidhjet mes dy popujve tanë u krijuan fillimisht përmes Forcave te Armatosura te Portugalisë të cilët kanë shërbyer në Kosovë. Rreth 7000 ushtarë portugezë, përfshirë një numër të konsideruar punonjësish në misionet europiane dhe ato ndërkombëtare, kanë shërbyer në vendin tonë për dy dekada.
Lisbonë, 10 janar 2019 – Ambasadori Kryeziu duke respektuar garden shtetrore të Portugalisë në oborrin presidencial para se të dorëzoi letrat kredenciale tek Presidenti i vendit Sh.T.Z Marcelo Rebelo de Sousa.
Ky numër i madh dinamik po afirmon gjithnjë e më tepër lidhjet dhe marrëdhëniet dypalëshe duke u shëndërruar kështu në një urë ndërnjerëzote, kulturore dhe ekonomike bashkëpunimi. Keto janë, njëherësh, edhe themelet e marrëdhënieve tona të së ardhmës.
Populli i Kosovës i është mirënjohës popullit të Portugalisë për njohjen dhe përkrahjen e jashtëzakonshme dhënë Kosovës për dekada me radhë, të cilat kanë kontribuar shumë në përparimin e qëllimeve tona parësore në rrugën e integrimeve Euro-Atlantike, forcimin e paqes dhe stabilitetit rajonal.
Sot, Portugalia vazhdon të jetë zë i rëndësishëm i mbështetjes dhe te pa rezervē të proceseve demokratike dhe reformuese të vendin tonë në rrugën e integrimeve Euro-Arlantike, liberalizimit të vizave dhe forcimit të pozitës së Kosovës në kuadrin e marrëdhënieve shumëpalëshe dhe integrim të plotë në sistemin ndërkombëtar.
Lisbonë, 10 janar 2019 – Ambasadori Kryeziu duke respektuar garden shtetrore të Portugalisë në oborrin presidencial para se të dorëzoi letrat kredenciale tek Presidenti i vendit Sh.T.Z Marcelo Rebelo de Sousa.
Në këto dy vitet e fundit, përtej sfidave në përballjen me pndeminë, në marrëdhëniet me Portugalinë ka patur risi të dukshme; kjo pasi dialogut politik, tashmë në nivel të shkëlqyeshëm, po i shtohen vlera të rëndësishme si interesi për shkëmbime ekonomiko-tregëtare dhe investime, rritja e turizmit, bashkëpunimit në arsim dhe shkëmbime kulturore.
Në Portugali jeton një numër i vogël i komunitetit kosovar i cili është i integruar kretësisht në shoqërinë portugeze dhe i cili jeton identitetin e tij të dyfishtë si pasuri dhe vlerë e shtuar në marrëdhëniet kulturore dhe historike mes dy vendeve tona.
Ztr. Ylber Kryeziu u dekretua si Ambasador i parë i Republikës së Kosovës në Republikën e Portugalisë.
Në shtëpin time kam pritur takim të rregullt pune, Ambasadorin jo-rezident të Japonisë në Kosovë, z. Kiyoshi Koinuma. Qëllimi i këtij takimi ishte se vitin e ardhshëm shënohet 10 vjetori i marrëdhënieve diplomatike dhe organizohet Forum Ekonomik Kosovë-Japoni.
Në kuadër të këtij takimi është diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend, ndërkohë që vëmendje e posaçme i është kushtuar avancimit të marrëdhënieve dy-palëshe në mes dy vendeve.
Për qëllimin e njëjtë, të dy diskutuam në lidhje me organizimin e ceremonisë për shënimin e dhjetë vjetorit të marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve në fillim të vitit të ardhshëm dhe po ashtu organizimin e një Forumi Ekonomik në mes dy vendeve, që pritet të mbahet në gjashtë mujorin e parë të vitit 2019.
Prishtinë, 18 dhjetor 2018 – Takim pune me Ambasadorin jorezident të Japonisë në Republikën e Kosovës, Kiyoshi Koinuma.
Prita në takim të rregullt pune ambasadorin e Republikës së Çekisë në Kosovë, Ivo Šilhavý.
Në kuadër të këtij takimi, me ambasadorin çek, Šilhavý, diskutuam zhvillimet e gjithmbarshme politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë, ndërkohë që vëmendje e posaçme i është kushtuar edhe përkushtimit dhe vullnetit të dyanshëm ndër-shtetëror për thellimin dhe zgjerimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale.
Mbështetja e mëtutjeshme e Republikës së Çekisë drejt proceseve të integrimit në strukturat euro-atlantike; liberalizimit të vizave; integrimit dhe anëtarësimit të vendit në Organizata Ndërkombëtarë ishin disa nga temat tjera të bashkëbisedimit, për të cilat Ministri i Jashtëm Pacolli ka vlerësuar se përkrahja e Republikës së Çekisë është tejet e rëndësishme.
Prishtinë, 8 gusht 2018 – Në takim me Ambasadorin e Çekisë në Kosovë, Ivo Šilhavý.
Kam pritur në takim Ambasadorin e Kanadasë në Kroaci, i cili është Ambasador jo-rezident edhe në Republikën e Kosovës, Daniel Maksymiuk.
Synimet e përbashkëta institucionale për thellimin e marrëdhënieve në mes dy shteteve në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, rritja e mbështetjes kanadeze për anëtarësimin e vendit në struktura Euro-Atlantike dhe Organizata Ndërkombëtare si dhe investimet potenciale kanadeze në Kosovë, në veçanti në sektorin minerar ishin disa nga temat e diskutimit të këtij takimi.
“Përkrahja kanadeze për Kosovën ka qenë gjithmonë e pazëvendësueshme. Nga ndërhyrja e NATO-s, strehimi i refugjatëve kosovarë, kontributi në ruajtjen e paqes e deri tek shtet-ndërtimi dhe integrimi i vendit në strukturat ndërkombëtare. Tani është koha që t’i japim sinergji të reja bashkëpunimit dhe partneritetit në mes dy vendeve, në veçanti në fushën e investimeve ekonomike dhe krijimit të vendeve të reja të punës”,
Prishtinë, 29 qershor 2018 – Në takim me Ambasadorin jorezident të Kanadasë në Republikën e Kosovës, Daniel Maksymiuk.
Kanadaja gjithmonë e ka treguar veten duke u renditur krah Kosovës që nga njohja e Pavarësisë.
Në një takim Ambasadorin e Kanadasë për Kosovë, rezident në Kroaci, Daniel Maksymiuk, bashkëbiseduam për zhvillimet ekonomike në vend, përfshirë prioritetet e Qeverisë në planin ekonomik.
Fokusi kryesor i takimit ishin potenciali minerar që ofron Kosova pasi që Kanadaja njihet si lider botëror në këtë industri. Me këtë rast Ambasadori Maksymiuk, më njoftoi për disa kompani Kanadeze të interesuara në këtë fushë që pritet të vizitojnë Kosovën së shpejti.