Tag: Bashkimi EVropian

  • Në takim me Ambasadoret e vendeve të Quintit dhe të Bashkimit Evropian

    Në takim me Ambasadoret e vendeve të Quintit dhe të Bashkimit Evropian

    Prishtinë, 2 dhjetor 2019 –

    Kam pritur në takim Ambasadoret e vendeve të Quintit dhe të Bashkimit Evropian në Kosovë. Në këtë takim kam diskutuar për prioritet e politikës së jashtme të Kosovës dhe veçmas përkushtimin tonë për koordinim të ngushtë me të gjitha shtetet partnere në agjendën ndërkombëtare.

    Kam siguruar ambasadorët se në mesin e prioriteteve kryesore është vendosmëria për të përdorur politikën e jashtme të Kosovës jo vetëm për të zgjeruar dhe ushtruar sovranitetin por edhe për qëllime të politikës së brendshme sikurse janë rritja e investimeve të huaja direkte në Kosovë.

    Prishtinë, 2 dhjetor 2019 – Në takim me Ambasadorët e vendeve të Quintit.

    Unë shpreha protestën dhe shqetësimin tonë për fushatën e ndyrë diplomatike dhe propagandistike të Serbisë. E bëra shumë të qartë se njohja e Kosovës dhe anëtarësimi i saj në organizata ndërkombëtare është faktori më i rëndësishëm për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

    Kjo është një vijë e kuqe për Kosovën dhe për Serbinë më mirë që më shpejt sesa më vonë të pranojnë realitetin për të mirë të së ardhmes së saj dhe të të gjithë rajonit.

    Prishtinë, 2 dhjetor 2019 – Në takim me Ambasadorët e vendeve të Quintit.
  • Së bashku me delegacionin shtetëror të Republikës së Kosovës

    Së bashku me delegacionin shtetëror të Republikës së Kosovës

    Prishtinë, 28 shkurt 2018

    Së bashku me delegacionin shtetëror të Republikës së Kosovës, Presidentin, Thaçi, Kryeparlamentarin Veseli dhe Kryeministrin Haradinaj, në takim e përbashkët me Presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Junker, Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe Komisionarin për Zgjerim, Johanes Hahn.

    Vizita e Presidentit të Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, e cila është e para e një presidenti evropian në Kosovë, është dëshmia më e mirë e përkushtimit të BE-së ndaj Kosovës dhe shënon një fillim të ri në marrëdhëniet tona.

    Kjo vizitë i dha kuptim të plotë dhe mbështetje të palëkundur përpjekjeve tona dhe të qytetarëve tanë për të bërë hapa të shpejt dhe të vendosur në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

  • Pritja në Prishtinë e delagacionit të lartë nga Bashkimi Evropian  

    Pritja në Prishtinë e delagacionit të lartë nga Bashkimi Evropian  

    Prishtinë, 28 shkurt 2018

    Kisha kënaqësinë t’i shprehë mirëseardhje në Aeroportin e Prishtinës, Presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Junker, Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Frederica Mogherini dhe Komisionerit Johanes Hahn.

    Vizita e tyre në Kosovë një mesazh tepër i rëndësishëm për rrugëtimin tonë drejt anëtarësimit në BE; mbështetje e fortë për kalimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi dhe shpresë për liberalizimin e shpejtë të vizave për qytetarët e vendit tonë. Sot, pritet të jetë një ditë historike për vendin dhe për të ardhmen evropiane të Kosovës.

    Prishtinë, 28 shkurt 2018 – Duke i shprehur mirëseardhje në aeroportin e Prishtinës, Presidentit të Komisionit Evropian, Jean Claude Junker.
    Prishtinë, 28 shkurt 2018 – Duke i shprehur mirëseardhje në aeroportin e Prishtinës, Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Frederica Mogherini.
    Prishtinë, 28 shkurt 2018 – Duke i shprehur mirëseardhje në aeroportin e Prishtinës, Komisionarit Johanes Hahn.
  • Takim me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

    Takim me shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova

    Prishtinë, 12 shtator 2017

    Në takim me Shefen e Zyres së BE-së në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova, me të cilën ka biseduar rreth procesit të integrimit Evropian të Kosovës si dhe rreth intensifikimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit.

    Ambasadorja Apostolova përgëzoi për detyrën e re duke ritheksuar përkushtimin e BE-së në mbështetjen e Kosovës për përmbushjen e Agjendës për Reforma Evropiane. Ambasadores i ritheksova përkushtimin e plotë në avancimin e qëllimeve të përbashkëta, duke përfshirë këtu edhe thellimin e bashkëpunimit rajonal për promovimin e sigurisë, stabilitetit, dhe prosperitetit në rajonin e Ballkanit.